GJYKATA E BE-së HEQ HAMASIN NGA LISTA TERRORISTE
E Mërkurë, 12.17.2014, 11:20am (GMT+1)
Flamuj të Hamasit
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian ka anuluar vendimin e bllokut për të mbajtur Lëvizjen Islamike Palestineze të Hamasit në listën e grupeve terroriste.
Vendimi është bazuar jo në shqyrtimin e veprimeve të Hamasit, por në "fajësimet faktike që rrjedhin nga interneti dhe shtypi", kanë konstatuar gjykatësit.
Hamasi kontrollon Gazën dhe ka bërë një luftë 50-ditëshe me Izraelin këtë verë.
Grupi po ashtu është përcaktuar si organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, për shkak të sulmeve dhe refuzimit të tij për të hequr dorë nga dhuna.
Nën statutin e tij, Hamasi është i angazhuar për shkatërrimin e Izraelit.
Por nga mbështetësit e tij shihet si lëvizje legjitime e rezistencës.
www.voal-online.ch
|