VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LDD dhe AKR nënshkruajnë marrëveshje politike për zgjedhjet lokale 2009

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
LDD dhe AKR nënshkruajnë marrëveshje politike për zgjedhjet lokale 2009
E Martë, 09.15.2009, 09:31am (GMT+1)

 

 

Lidhja Demokratike e Dardanisë dhe Aleanca Kosova e Re kanë nënshkruar dje një marrëveshje politike për zgjedhjet komunale të nëntorit të këtij viti në të cilën përcaktohen obligimet e dyanshme të bashkëpunimit dhe përcaktohen komunat ku dy subjektet opozitare politike do të dalin me kandidat të përbashkët.

Dy partitë do të dalin me kandidatë të përbashkët në njëzet komuna të Kosovës, prej të cilave në 12 komuna kandidatët do ti jep Lidhja Demokratike e Dardanisë, ndërsa në 9 Aleanca Kosova e Re.
Gjithashtu është përcaktuar që partitë në balotazh përkrahin kandidatin e partisë tjetër.
Është arritur marrëveshja që fushata zgjedhore për kandidat të përbashkët për kryetar komune do të realizohet bashkërisht në përputhje me strategjinë e përbashkët të fushatës zgjedhore për kryetar komune dhe për realizimin e saj dy partitë formojnë trup të përbashkët koordinues.
Në komunat ku AKR dhe LDD marrin përgjegjësi për qeverisje, përgjegjësitë do të ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet të dy partive.
LDD dhe AKR sot po demonstrojnë një kapacitet të ri, janë në gjendje me i përafrua programet ne vizionin e përbashkët që e kanë, tha me ketë rast kryetari i LDD, akademik Nexhat Daci.

"Për të demonstruar se në Kosovë ka subjekte politike që dinë dhe duan ta respektojnë kushtetutshmërinë. Ma te respektuarin Behgjet jemi gjatë edhe para futjes në Parlament, në respektimin e vlerave që i respektojmë njëri dhe tjetri", tha akademik Daci.
Kryetari Daci tha se behët fjalë për një marrëveshje për të cilën kanë filluar të bisedojnë shumë herët edhe para këtyre zgjedhjeve dhe ajo "ka për qëllim rrugëtimin e përbashkët në sukses. Shpresoj se në këtë rrugëtim do të na bashkëngjiten edhe të tjerët".

Ndërkaq kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka deklaruar se marrëveshja është implementim i idesë së tij të kamotshme që të punojnë dhe të janë unik dhe të mos formojnë parti regjionale.

"Jam jashtëzakonisht i kënaqur sot që më mikun tim, njeriun që e kam respektuar dhe e respektoj, akademikun Nexhat Daci kam arritur të kam një marrëveshje të tillë", ka thënë Pacolli.

Pacolli vlerësoi se kjo marrëveshja do ta forcoj bashkimin e dy partive dhe do te ndikoj në punën për shtetin, popullin dhe ardhmërinë e Kosovës, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Zyra për informim pranë LDD-së. (http://www.rtklive.ch)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon se vendi bëri zgjedhjet më dinjitoze dhe se numërimi ishte korrekt (09.15.2009)
Krijohet koalicioni partiak zgjedhor AKR-LDD-PD (09.14.2009)
Fushata, Rama e Lakrori në Shkodër: Të bashkohet e majta dhe ndryshojmë qeverinë (09.13.2009)
Jozefina Topalli - Butësia e zonjës së hekurt (09.13.2009)
Ekonomia e Shqipërisë dhe kriza botërore (09.12.2009)
Berisha: Pse ishte e vështirë përzgjedhja e emrave në qeveri (09.11.2009)
Muhedini: Nuk na dhanë një ministri, por do marrim patjetër ambasadën në SHBA (09.11.2009)
Blushi dhe Malaj takim nesër me socialistët për reformimin e PS (09.10.2009)
Blushi insiston: Jam kundër bojkotit, po bëhet për interesa personale (09.09.2009)
Kryesocialisti nis sot turin për zgjedhjet e shtatorit (09.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]