VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DUHET NJË PËRGJIGJE PËR KUMBARIN E RUSISËNga ADAM MICHNIK

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 11:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
DUHET NJË PËRGJIGJE PËR KUMBARIN E RUSISË
Nga ADAM MICHNIK

E Premte, 03.21.2014, 12:15pm (GMT+1)



Duke aneksuar Krimenë, Vladimir Putin u soll si Kumbari. Ai i tha Rusisë dhe botës: Truri apo firmat tuaja do të jenë në atë kontratë. Kjo lloj politike rezultoi e suksesshme, ndonëse askush nuk e di se për sa kohë akoma. Në fjalimin e tij të fundit, Putin zbuloi atë që mendon realisht: regjimi i tij nuk i trembet asnjë ndëshkimi dhe ai do të bëjë çfarë të dojë. Krimea është vetëm një hap i parë në ëndrrën e tij për madhështi. Dhe megjithatë, ai nuk i tha të gjitha. Çdo paragraf i fjalimit të tij ishte i mbushur me gënjeshtra dhe manipulime, të pandashme këto nga mendimi i tij për botën. Një analizë e hollësishme e fjalimit do të ishte humbje kohe. E vërteta e thjeshtë është se Presidenti i Rusisë, një vend që është kaq shumë i fuqishëm dhe prapë kaq i vetmuar sot, ka nisur rrugën e konfrontimit me pjesën tjetër të botës. Ai do të ftojë partnerë për bisedime dhe menjëherë pastaj do t'i akuzojë ata se veprojnë në një mënyrë  "brutale, të papërgjegjshme dhe jo profesionale". Njësoj si te "Demonët" e Dostojevskit, duke krijuar një botë që nuk ekziston dhe as ka ekzistuar ndonjëherë. Çfarë ka vallë të përbashkët Kosova, ku shqiptarët vuajtën persekutimin, me situatën në Krime, ku njerëzit nuk kanë qenë asnjëherë të shtypur? Ça kuptimi ka përbuzja për qeverinë dhe parlamentin e Ukrainës?

Ku do të dalë kur etiketon autoritetet ukrainase si "fashiste dhe antisemite"? Tartarët e Krimesë as që do t'ua vënë veshin përrallave për sunduesit fashistë në Ukrainë; ata kujtojnë fare mirë deportimin në masë, brutal dhe vrastar të bashkëkombësve të vet, urdhëruar nga Stalini dhe ekzekutuar nga NKVD-ja. (Komisariati i Popullit për Punët e Brendshme). Putini evokon historinë e një Rusie të diskriminuar nga e gjithë bota për tre shekujt e fundit. Në të vërtetë është e vështirë të imagjinohet një diskriminim më të egër sesa ai që na çon pas në kohërat e despotëve gjakësorë si: Katerina II, Nikolla I dhe Josif Stalini. Putini paralajmëron gjithashtu rusët dhe ukrainasit se "ne dhe ju, rusët dhe ukrainasit mundet që shumë shpejt ta humbasim Krimenë". Por edhe njëherë ai nuk di të sqarojë se kush? Ndoshta polakëve dhe lituanezëve u ka ardhur oreksi edhe njëherë për Sevastopolin? "Ne nuk mund të lëmë popullin e Krimesë, të vetëm në këtë situatë të vështirë ku ai ndodhet", thotë Putin. Këto fjalë të bëjnë të qeshësh dhe vetëm të qeshësh; këto fjalë janë një citim i huazuar nga Leonid Brezhnjev që e bëri këtë deklaratë në gusht të vitit 1968 kur donte të justifikonte ndërhyrjen në Çekosllovaki. "Ne e duam Ukrainën të jetë e fortë dhe e pavarur", thotë Putin. Ky i fundit është një qëndrim i Stalinit për Poloninë bërë në vitin 1945. Nuk po përmend këtu fjalët e Hitlerit në kohën e Anshlusit dhe pushtimit të Çekosllovakisë-miqtë e mi, demokratë rusë, e kanë bërë këtë tashmë.

Historia ka përmbyllur ciklin e vet. Ky është fundi i vërtetë i historisë- i asaj historie të ëndrrave për një botë të qeverisur sipas vlerave demokratike dhe ekonomisë së tregut. Nëse bota demokratike nuk arrin të kuptojë momentin, se tani nuk është koha për besimin tradicional te kompromisi diplomatik dhe se ne duhet të japim një përgjigje të fortë për të ndalur politikën imperiale dhe banditeske të Putinit, atëherë një logjikë ngjarjesh do t'i krijojë hapësirë mendimit se ajo ka frikë të mendojë edhe për të sotmen. Duhet forcë për të ndalur një bandit. Unë e përgëzoj dhe ndihem krenar për politikën e Polonisë dhe reagimin e shoqërisë së saj. Politika e saj e vendosur dhe e kujdesshme na jep ne kredibilitet të madh. Por ne duhet të kuptojmë se ky çerek shekulli, më i miri në katër shekujt e fundit të Polonisë është duke përfunduar mu përpara syve tanë. Koha e ndryshimeve tektonike ka nisur. Le të vlerësojmë pra atë që kemi arritur dhe të mësojmë sesi ta mbrojmë atë. Ne të gjithë e kujtojmë se Kumbari pati një fund jo të lumtur dhe unë nuk mendoj se për kopjen e tij ruse do të ketë diçka më të mirë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EVROPA PËRPIQET PËR PAVARËSI ENERGJITIKE NGA MOSKA (03.21.2014)
MERKEL PARALAJMËRON ASHPËR RUSINË - JEMI GATI TË MARRIM EDHE MASAT E FAZËS SË TRETË (03.20.2014)
Radio Evropa e Lirë, MANUALI I DIKTATORIT - GJASHTË MËSIME NGA KRIMEJA (03.20.2014)
KONFRONTIM I PASHMANGSHËM MIDIS RUSISË DHE PERËNDIMITKoment nga INGO MANNTEUFEL, Deutsche Welle (03.19.2014)
A DO TË KENË SUKSES SANKSIONET NDAJ RUSISË? (03.19.2014)
TAKIMI ABAS-OBAMA, NJË SHTYTJE E RE PËR PAQEN NË LINDJEN E MESME (03.18.2014)
STEINBERG - SHKUARJA E REKRUTËVE NË SIRI PËRMES TURQISË, FENOMEN I NJOHUR NË EVROPË PREJ DY VITESHIntervistë me Guido Steinberg, ekspert i fesë islame, punonjës shkencor në fondacionin Shkenca dhe Politika (03.17.2014)
KRIMEA DHE UKRAINA PAS REFERENDUMIT (03.17.2014)
MCCAIN - PUSHTIMI I UKRAINËS LINDORE NGA RUSIA, SHKELJE ME PASOJA TË MËDHA (03.16.2014)
UKRAINA MUND TË JETË FILLIMI I FUNDIT PËR PUTININNga ADEM MICHINIK (03.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]