VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REAGIME TË NDRYSHME NDAJ DEKLARATËS TURKE PËR ARMENINË

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 05:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
REAGIME TË NDRYSHME NDAJ DEKLARATËS TURKE PËR ARMENINË

E Enjte, 05.01.2014, 03:19pm (GMT+1)


Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ngushëlloi kohët e fundit të afërmit e armenëve të vrarë në Luftën e Parë Botërore nga otomanët dhe ky veprimi i tij është vlerësuar në shkallë globale. Por Ankaraja po përballet gjithashtu me kritika sipas së cilave, ky gjest nuk ishte asgjë më shumë se sa lojë politike.

Kryeministri e dërgoi mesazhin të mërkurën e kaluar, një ditë pasi armenët përkujtuan 99 vjetorin e vrasjeve nga otomanët në vitin 1915. Zoti Erdogan e nxorri deklaratën në gjuhët turke, armene dhe shtatë të tjera, duke shprehur shpresën që ata që u vranë të jenë në paqe dhe duke përcjellë ndjesën e Turqisë për pasardhësit e tyre.

Megjithëse mesazhi përmbante një frymë pajtimi që nuk ishte shprehur kurrë më parë, Sinan Ulgen, një studiues i Institutit Carnegie në Bruksel, thotë se lëvizja e zotit Erdogan ishte pjesë e një strategjie më të gjerë.  
 
"Ky ka qenë një plan i përgatitur nga Ministria e Jashtme. Nuk ishte ide e kryeministrit. Eshtë pjesë e strategjisë për të ndryshuar perceptimin për vendin përsa i takon çështjes së Armenisë dhe hapa të mëtejshëm duhet të pasojnë këtë lëvizje të parë".

Presidenti armen Serzh Sargsyan nuk u kushtoi shumë rëndësi ngushëllimeve të Ankarasë, duke e akuzuar Turqinë se nuk i ka njohur vrasjet masive të armenëve në Luftën e Parë Botërore si genocid.

Deri në 1.5 milion njerëz humbën jetën në masakër dhe shumë e konsiderojnë atë genocidin e parë të shekullit të 20. Armenia ka kërkuar nga Turqia që ta pranojë se bëhej fjalë për genocid, por Ankaraja e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë përcaktim, duke këmbëngulur se deri në 500,000 armënët vdiqën si rezultat i luftimeve dhe urisë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Kjo çështje mbetet shumë e debatueshme në Turqi. Shumë përkrahës të nacionalizmit turk, që përbëjnë një përqindje të madhë të bazës së kryeministrit, kundërshtojnë fuqimisht çdo përpjekje për të pranuar që vrasjet ishin genocid.

Cengiz Aktar i Qendrës për Politika në Stamboll thotë se me afrimin e zgjedhjeve presidenciale, përpjekjet e zotit Erdogan për çështjen armene, kanë kufizime.
 
"Duke pasur paraysh synimin e tij për t'u bërë president dhe idenë e tij personale për genocidin, ky është maksimumi që ai mund të bëjë. Ai nuk shkon dot më larg dhe ky veprim nuk do të ketë ndikim në marrëdhëniet mes Armenisë dhe Turqisë".
 
Anëtarë me peshë të diasporës armene e kanë akuzuar zotin Erdogan se është më i interesuar të shmangë njohjen e genocidit armen sesa tek marrëdhëniet e mira.

Por Ankaraja i mohon këto akuza, duke e vënë theksin tek reagimet pozitive ndaj hapave të zotit Erdogan, si në arenën kombëtare ashtu edhe atë ndërkombëtare, përfshirë disa nga anëtarët me peshë të pakicës armene në Turqi.
 
Analisti Ulgen thotë se pavarësisht nëse marrëdhëniet me Armeninë marrin një drejtim pozitiv ose jo, zoti Erdogan ka arritur një suskes të rëndësishëm diplomatik.
 
"Duke pasur parasysh përgjigjen përgjithësisht pozitive ndaj kësaj deklarate si brenda vendit edhe jashtë, ajo ka kontribuar në përmirësimin e imazhit të qeverisë dhe kryeministrit në një kohë kur qëndrimet e qeverisë kanë ngjallur mjaft kritika".
 
Në komentet e tij,  zoti Erdogan përsëriti gjithashtu një propozim të mëparshëm të Turqisë për një studim të përbashkët të ngjarjeve të vitit 1915, përfshirë akademikë nga dy vendet. Por ende nuk dihet nëse kjo përpjekje apo të tjera do të sjellin rezultat.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURQIA HETON NJË KLERIK MYSLIMAN PËR KOMPLOT NDAJ QEVERISË (05.01.2014)
Freedom House - VENDET EUROAZIATIKE MË SË PAKU LIRI TË MEDIAVE (05.01.2014)
Financial Times - MERKEL SHKON NË UASHINGTON... (04.30.2014)
TURQIA DHE PASOJAT E KRIZËS SË UKRAINËS (04.30.2014)
RRËMBIMI I VËZHGUESVE SHTON TENSIONET UASHINGTON-MOSKË (04.28.2014)
MAHMUD ABBAS - HOLOKAUSIT, KRIMI MË NEVERITËS NË HISTORINË E RE (04.27.2014)
RUSIA PO PËRGATITET PËR VETIZOLIM (04.25.2014)
Süddeutsche Zeitung, PAKTI HITLER-STALIN - TRAUMË E PAKAPËRCYER PËR LINDJEN (04.25.2014)
USACKAS - NË PIKËPYETJE MARRËVESHJA PËR UKRAINËN (04.25.2014)
51% E RUSËVE THONË SE NDIKIMI I LENINIT ËSHTË POZITIV (04.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]