VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PARATË PËR FUSHATAT POLITIKE NË SHBA

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 07:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
PARATË PËR FUSHATAT POLITIKE NË SHBA

E Shtunë, 05.24.2014, 07:01am (GMT+1)


Në zgjedhjet presidenciale dhe për në Kongres të vitit 2012 sipas  Komisionit Federal të Zgjedhjeve, u shpenzuan rreth $7 miliardë dollarë. Vlerësimet për shpenzimet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë edhe më të mëdha, duke patur parasysh vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar, që ja bën më të lehtë individëve dhe grupeve të dhurojnë fonde për zgjedhjet.  Por grupet e pavarura, thonë se donacionet e tepërta po ashtu shtojnë mundësinë për korrupsion. Njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Uashington,  Jim Malone:
 
Presidenti Barack Obama duke bërë betimin për një mandat të dytë pas zgjedhjeve më të kushtueshme në historinë e Shteteve të Bashkuara:
 
Dhe ku shkoi pjesa më e madhe e parave?
 
Reklama televizive të të gjitha llojeve...
 
Disa theksojnë biografinë e një kandidati...

Të tjerë e venë fokusin tek besimi fetar...
 
Nuk mungojnë as reklamat për sulme ndaj kandidatëve...
 
Dhe shumë të tjera që kundërshtojnë hapur kundërshtarin...
 
Më shumë para se kurrë po shpenzohen, pjesërisht falë vendimeve të kohëve të fundit të Gjykatës së Lartë, që i kanë zgjeruar të drejtat e amerikanëve për të bërë donacione të mëdha për kandidatët dhe partitë që u pëlqejnë.
 
Por më shumë para po ashtu do të thotë rrezik më i madh për korrupsion, thotë Sheila Krumholz, e Qendrës për Politika Përgjegjëse.
 
"Ne  nuk duam të cenzurojmë asnjeri që të jetë në gjendje të flasë hapur dhe t'i përdorë paratë në disa mënyra. Në anën tjetër, në se përdor shumë para dhe në varësi të burimit të tyre, kjo mund të ketë një ndikim korruptiv."
 
Ndryshimet janë mirëpritur nga konservatorët, të cilët i shohin fushatat për donacione si një zgjerim të së drejtës së fjalës së lirë.
 
David Keating është në Qendrën për Politika Kompetitive.
 
"Njerëzit duhet të jenë të aftë për të shpenzuar sa duan, t'u thonë çfarë të duan njerëzve të tjerë në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj le të vendosin votuesit."
 
Zoti Keating do që qeveria të mos ndërhyjë tek biznesi që rregullon kontributet për fushatat elektorale.

"Rreziku më i madh është t'i lejosh njerëzit që janë në qeveri të vendosin se çfarë u lejohet njerëzve të thonë për qeverinë."
 
Kjo çështje i ndan anëtarët e Kongresit nga udhëheqësi demokrat i Senatit Harry Reid...

"Republikanët në Senat thonë se kush ka më tepër para ka edhe më tepër liri fjale."
 
...tek i republikan, Mitch McConnell.

"Këta qytetarë amerikanë kanë të drejtën kushtetuese që të marrin pjesë në procesin politik."
 
Por përkrahësja e reformave, Sheila Krumholz paralajmëron se sistemi aktual është jashtë kontrollit.

"Unë mendoj se përsa kohë të kemi këtë lloj dialogu të ndershëm, të hapur, do të duhej një skandal për të na bërë që ta kundërshtojmë këtë problem."

Shpenzimet për fushatën, vetëm për reklama televizive për zgjedhjet për në Kongres të këtij viti, pritet të shkojnë në $2.5 miliardë dollarë.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KTHESË E PAPRITUR PRO EUROPËS? ANTIEUROPIANËT PËSOJNË HUMBJE NË HOLANDË (05.23.2014)
STEINMEIER - BOTA E JASHTME PRET PREJ GJERMANISË MË SHUMË ANGAZHIM E PËRFSHIRJE (05.21.2014)
BIDEN - KUFIJTË E EVROPËS NUK DUHET TË NDRYSHOJNË (05.20.2014)
GREQI - AGIMI I ARTË DHE ZGJEDHJET EVROPIANE (05.20.2014)
KUSH DO TA FITOJË BETEJËN PËR LIRINË E FJALËS?Nga Timothy Garton Ash, The Guardian (05.20.2014)
POLITIKA E JASHTME E PRESIDENTIT OBAMA (05.19.2014)
PËRSËRI DEBATE PËR QENDRËN ISLAME NË NJU JORK (05.19.2014)
REFERENDUMET - RECETË UNIVERSALE APO RRUGË E GABUAR? (05.18.2014)
BE - SYNIMET PËR REPUBLIKAT ISH SOVJETIKE (05.15.2014)
RUSIA TËRHEQ MBËSHTETJEN PËR STACIONIN NDËRKOMBËTAR TË HAPËSIRËS (05.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]