VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RËNDËSIA E ALEANCËS SË NATO-s

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 12:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
RËNDËSIA E ALEANCËS SË NATO-s

E Enjte, 06.19.2014, 06:53am (GMT+1)


Roli i NATO-s, Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në shekullin e 21-të, ka dalë në qendër të vëmendjes pas konflikteve në  kufijtë lindorë dhe jugorë të bllokut.

Aleanca e NATO-s, e lindur në fillim të Luftës së Ftohtë, po ringjallet, ndërkohë që kërcënime të reja shfaqen kudo në glob.
                                          
Fushata e gjatë e NATO-s në Afganistan po përfundon.

Por fundi i këtij misioni, nuk do të sjellë rënien e ngadaltë të NATO-s, siç mendohej dikur, thotë profesori Jonathan Eyal me institutin "Royal United Services".
 
"NATO tani është më e rendësishme se një dekadë më parë."  
 
Kjo rëndësi, thotë profesori, është kryesisht për shkak të Rusisë. NATO publikoi këto imazhe satelitore ditët e fundit, ku tregohen tanke që kalojnë nga Rusia në lindje të Ukrainës.
 
Pamjet flasin për mbështetjen taktike të Moskës për seperatistët ukrainas dhe marrjen me forcë të Krimesë në mars.
 
Profesori Jonathan Eyal thotë se ish shtetet sovjetike në Evropë janë të shqetësuara.  
 
"Evropiano-lindorët nuk u dëgjuan kur shprehnin shqetësime rreth Rusisë. Mbizotëronte mendimi se frika e tyre nga Rusia ishte e pajustifikuar pasi Rusia nuk ishte më një vend armik. Por koha tregoi se Evropa Lindore kishte të drejtë dhe ne ishim gabim. Ky është momenti kur alenaca do të duhet të risigurojë të gjitha vendet anëtare."  
 
NATO po e bën këtë përmes shtimit të prezencës mbrojtëse në det dhe në ajër përgjatë kufirit të vendeve anëtare në lindje.
 
Rusia nuk mund të konsiderohet më si partnere strategjike dhe kjo nënkupton një ndryshim strategjik në dislokimin e forcave, thotë gjenerali Philip Breedlove, Komandat Suprem i NATO-s në Evropë.  
 
"Kemi parë një vend që shkeli kufijtë sovranë, të njohur ndërkombëtarisht dhe ankesoi me forcë një pjesë të një shteti tjetër. Kjo ndryshon mënyrën tone të veprimit ndaj po shqyrtojmë masat  e gatishmërisë, reagimit dhe pozicionimit."
 
Një raport i vetë NATO-s mbi të ardhmen e aleancës, parashtron nevojën e ripohimit të objektivit kryesor, që është mbrojtja kolektive.
 
Autorët e raportit thonë se vendet anëtare evropiane duhet të ndërpresin shkurtimet buxhetore për mbrojtjen.
 
Por Evropa është e ndarë për mënyrën e reagimit ndaj Rusisë, thotë profesori Eyal.
 
"Vendet si Gjermania, Franca apo Britania thonë se nuk duhet t'i kushtohet kaq shumë rendësi krizës aktuale në Ukrainë. Vende si Polonia dhe Rumania, vende të mëdha, ish komuniste në kufi me Ukrainën, besojnë se Ukraina është një shenjë e një Evrope krejtësisht të ndryshme nga ajo që dihej."  
 
Profesori thotë se NATO po ashtu duhet të trajtojë edhe konfliktet në kufijtë jugorë të saj.
 
"Turqia ka kërkuar mbledhjen e NATO-s për të diskutuar krizën në kufijtë e saj."
 
Kriza në Siri dhe Irak po përshkallëzohet, me militantët ekstremistë islamikë në kontroll të zonave të mëdha në të dy vendet.
 
Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s ka thënë se nuk parasheh ndonjë rol të aleancës në Irak.
 
Por zyrtarë perëndimorë të sigurisë, thonë se mungesa e ligjit është parajsë për terroristët dhe NATO duhet të vazhdojë të luajë një rol kyç në mbrojtjen kolektive.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KFOR: VAZOT NË URËN KRYESORE NË MITROVICË - POLITIKISHT TË MOTIVUARA (06.19.2014)
Wall Street Journal - PUTINI I KA EKSPOZUAR ÇARJET E EVROPËS (06.17.2014)
BERLINI NË FRONTIN DIPLOMATIK (06.17.2014)
LIANA FIX - KËRCËNIMET E NATO-s JANË KREJTËSISHT TË PABESUESHME (06.16.2014)
SHBA - REPUBLIKANËT PAS HUMBJES SË ERIC CANTORIT (06.13.2014)
Independent - NJË KOMB PËR TERRORISTËT (06.11.2014)
LETONI - FRIKË NGA FQINJI I MADH (06.09.2014)
Washington Post - PERËNDIMI NUK TREGON VULLNET TA MBROJË LIRINË KUNDËR RUSISË (06.05.2014)
MIRAZHI I ISLAMIT POLITIK (06.05.2014)
AMERIKANËT NË MOSKË NDJEJNË NGRICËN E MARRËDHËNIEVE SHBA-RUSI (06.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]