VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Washington Post - PERËNDIMI NUK TREGON VULLNET TA MBROJË LIRINË KUNDËR RUSISË

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 09:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Washington Post - PERËNDIMI NUK TREGON VULLNET TA MBROJË LIRINË KUNDËR RUSISË

E Enjte, 06.05.2014, 06:19pm (GMT+1)


Presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka marrë premtim për mbështetje nga presidenti Barack Obama të mërkurën në Varshavë, shkruan në fillim të editorialit të vet, e përditshmja Washington Post, dhe vazhdon duke konstatuar se, megjithatë, në betejën për të ardhmen e Ukrainës, Vladimir Putin dukej sikur fitues i ditës.
 
Derisa Obama e mbajti një fjalim tjetër në Varshavë për mbrojtjen e lirisë, forcat e mbështetura nga Rusia e ndërmorën një ofensivë madhore në provincën ukrainase, Luhansk, ku ata e okupuan qendrën e komandës kufitare dhe bazën e Gardës Kombëtare.
 
Sipas komandantit suprem të NATO-s, Philip M. Breedlove, gjeneral amerikan, kryengritësit "ishin të udhëhequr shumë mirë, të financuar shumë mirë dhe të organizuar shumë mirë" nga Rusia.
 
Përfaqësuesit e Putinit po e forcojnë rrethin e tyre në Luhansk, dhe provincën e afërt Donjeck, në luftimet që janë përshkallëzuar prej zgjedhjes së Poroshenkos, shkruan Washington Post.
 
Jo vetëm që Putini ende nuk e ka paguar çmimin për agresion, derisa kërcënimet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian me sanksione mbeten në pritje, por ai është ftuar në manifestimet në Francë, me rastin e përvjetorit të zbarkimit në Normandi, dhe për takime me liderët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.
 
Obama, po ashtu, ka folur për "rëndësinë e mbajtjes së raporteve të mira me Rusinë" dhe për shpresën e tij për "ripërtëritje të një pjese të besimit" me Moskën gjatë muajve të ardhshëm.
 
Pra, Putini ka pikëmbështetje në pjesën lindore të Ukrainës dhe ai, në mënyrë të fuqishme e ka kontrollin ndaj Krimesë.
 
Një numër i konsiderueshëm i trupave ruse ende janë në kampet në kufijtë e Ukrainës, ndërsa luftëtarët e parregullt dhe armatimi po lëvizin matanë.
 
Prandaj, e përditshmja Washington Post e shtron pyetjen se për çfarë mbrojtje të lirisë ka folur Obama në Sheshin e Kështjellës në Varshavë?
 
Presidenti dhe partnerët e tij evropianë po shkojnë deri aty aq sa ata e perceptojnë se nuk paraqet tepër shqetësim për Putinin.
 
Obama ka shpallur nismë prej një miliard dollarësh shtesë për manovra ushtarake me polakët dhe me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe për vendosje të pajisjeve, por e ka anashkaluar kërkesën e Polonisë për baza të përhershme të Shteteve të Bashkuara ose të NATO-s në territorin e vet.
 
Poroshenko ka deklaruar javën e kaluar se ai kishte shpresuar për një program të "huas" nga Shtetet e Bashkuara për furnizim të ushtrisë së dobët të Ukrainës me armatim dhe stërvitje, që i nevojitet për t'iu shkaktuar disfatë forcave të mbështetura nga Rusia.
 
Ai e ka marrë një premtim nga  Obama për 5 milionë pajisje jovdekjeprurëse, përfshirë edhe radio dhe pajisje për vëzhgim gjatë natës. Do të ishte më pak fyese sikur të mos ishte ofruar asgjë, shkruan Washington Post.
 
Obama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, patën shpallur muajin e kaluar se nëse Rusia i shkatërron zgjedhjet në Ukrainë do të ishte subjekt i sanksioneve ndaj sektorëve kryesorë të ekonomisë së saj.
 
Kur pastaj forcat e mbështetura nga Rusia e parandaluan votimin në pjesën më të madhe të Luhanskit dhe Donjeckut, që përbëjnë 15 për qind të elektoratit në Ukrainë, liderët perëndimorë vendosën se linja e tyre nuk ishte kaluar.
 
Të mërkurën, Obama dhe Merkel e paraqitën një test të ri: zoti Putin duhet ta njohë dhe të bëjë negociata me Qeverinë Poroshenko, ta ndalë futjen e armatimit nga Rusia në Ukrainë, dhe t'i detyrojë kryengritësit t'i ulin armët e tyre. Në të kundërtën, kanë tërhequr vërejtjen ata, do të imponohen sanksione.
 
Pa dyshim, Putini do ta vlerësojë kërcënimin e fundit sipas ashpërsisë me të cilën sanksionet e fundit ishin implementuar. Ai nuk është tërhequr nga strategjia e tij për ta shfrytëzuar forcën, për ta shkatërruar stabilitetin e Ukrainës dhe për ta rrezikuar pavarësinë e saj.
 
"Duke pasur parasysh përgjigjen e pavendosur të perëndimit, përse jo?", shkruan në fund të artikullit e përditshmja Washington Post.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIRAZHI I ISLAMIT POLITIK (06.05.2014)
AMERIKANËT NË MOSKË NDJEJNË NGRICËN E MARRËDHËNIEVE SHBA-RUSI (06.02.2014)
Deutsche Welle - MBËSHTETJE E MERKELIT PËR JUNKERIN E FORCON BE-në (06.01.2014)
PUTIN DHE NACIONALIZMI EVROPIAN (05.29.2014)
KOMENT - IDEJA E RREZIKSHME EUROAZIATIKE E PUTINIT (05.28.2014)
Wall Street Journal - FANTAZMAT E EVROPËS (05.28.2014)
CAMERON - JO REFERENDUM PARA VITIT 2017 (05.26.2014)
FITORE TË EUROSKEPTIKËVE NË ZGJEDHJET PËR PARLAMENTIN EVROPIAN (05.26.2014)
PARATË PËR FUSHATAT POLITIKE NË SHBA (05.24.2014)
KTHESË E PAPRITUR PRO EUROPËS? ANTIEUROPIANËT PËSOJNË HUMBJE NË HOLANDË (05.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]