VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË KRIZË TJETËR NË MARRËDHËNIET GJERMANO-AMERIKANE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
NJË KRIZË TJETËR NË MARRËDHËNIET GJERMANO-AMERIKANE

E Martë, 07.08.2014, 03:22pm (GMT+1)



Spiunimi i supozuar i një punonjësi të BND për SHBA ka rënduar edhe më shumë miqësinë gjermano-amerikane. Por nga Uashingtoni nuk ka ende asnjë deklaratë. Ndoshta do të shprehet së shpejti CIA.

Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar Gjermanisë bashkëpunimin e tyre në hetimin e çështjes së agjentit të dyfishtë në Shërbimin Informativ Gjerman (BND). Zëdhënësi i presidentit Barack Obama, Josh Earnest, tha të hënën në Uashington, se duan t'u ndihmojnë gjermanëve për të zgjidhur çështjen në mënyrë adekuate.

Më shumë se ky premtim nuk mund të mësohet ndërkohë nga qeveria në Uashington. Në lidhje me pretendimin se një agjent i BND ka spiunuar për shërbimet sekrete amerikane, Earnest nuk deshi të shprehej. "Ne i kemi parë këto njoftime", tha ai. Megjithatë kemi të bëjmë me një proces gjyqësor në pritje në Gjermani dhe me një çështje e shërbimit të fshehtë në SHBA. Prandaj ai mund të shprehet lidhur me këtë çështje.


Foli para gazetarëve, por nuk tha asgjë.

Ka humbur besimi?

Ai foli për "partneritetin e ngushtë" ndërmjet Gjermanisë dhe SHBA, që mbështetet në "besimin e përbashkët" dhe "vlerat e përbashkëta". Se sa është humbur nga ky besim, e bëri të qartë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Gjatë vizitës së saj në Kinë ajo foli për një rast, që mund të jetë "shumë serioz". "Aktivitete të tilla përgjimi qëndrojnë në kundërshtim të qartë me atë, që unë kuptoj me bashkëpunim të besueshëm të shërbimeve dhe partnerëve", bëri të qartë ajo.

A është spiunuar komisioni për NSA-në?

Të premten u bë e ditur se një punonjës i BND dyshohet të ketë spiunuar për SHBA komisionin hetimor të Bundestagut për çshtjen e NSA-së. 31-vjeçari u arrestua javën e kaluar nga prokuroria federale. Për shkaka të aferës NSA marrëdhëniet ndërmjet Berlinit dhe Uashingtonit janë të ngarkuara tashmë prej më shumë se një viti. Komisioni Parlamentar filloi në mars punën për sqaruar rolin e NSA-së dhe BND-së.

Rekrutimi nga CIA

Siç njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar personave të brendshëm, shërbimi i fshehtë amerikan CIA ka qenë i përfshirë, kur ështe rekrutuar punonjësi i BND-së. Sipas informantëve shefi i CIA-s, John Brennan, do të informojë anëtarë të zgjedhur të Kongresit Amerikan në lidhje me proceset. Se kur kjo do të ndodhë kjo, është e paqartë. CIA mbështillet në heshtje.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Washington Post - NJERËZIT E THJESHTË JANË PËRGJUAR MË TEPËR SE TË JASHTMIT (07.06.2014)
DODIK - REPUBLIKA SERBE DUHET TË PAVARËSOHET (07.04.2014)
Washington Post - SHBA DUHET TË NDIHMOJË NË ULJEN E TENSIONEVE IZRAELITO-PALESTINEZE (07.03.2014)
GAZPROMI ME MONOPOL DISKRIMINUES (07.02.2014)
LINDJA DHE PERËNDIMI PËRBALLË UKRAINËS (07.01.2014)
ÇFARË ËSHTË KALIFATI ISLAMIK? (07.01.2014)
FUQIA RREZATUESE E VLERAVE TË EVROPËS (06.28.2014)
'Françesku - Papa në mes të ujqërve', EKSPERTI I VATIKANIT MARCO POLITI - PAPA PO E DEMOKRATIZON KISHËN KATOLIKE (06.27.2014)
ISH SHTETET SOVJETIKE AFROHEN ME PERËNDIMIN (06.27.2014)
RËNDËSIA E ALEANCËS SË NATO-s (06.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]