VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA - GAZETARËT DHE RUAJTJA E FSHEHTËSISË SË BURIMEVE

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 06:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
SHBA - GAZETARËT DHE RUAJTJA E FSHEHTËSISË SË BURIMEVE

E Premte, 08.15.2014, 05:52pm (GMT+1)

Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane mbron lirinë e shtypit, por qeveria dhe gazetarët ndonjëherë kanë mosmarrëveshje rreth interpretimit të tij.

Shkrimtari dhe gazetari i New York Times-it, James Risen nuk pranon të tregojë se ku e ka marrë informacionin për një operacion të CIA-s në Iran që ai përshkruan në librin e tij State of War (Gjendje Lufte), botim i vitit 2006. Risen, i cili rrezikon të burgoset ose gjobitet, ngul këmbë se Amendamenti i Parë i mbron burimet e gazetarëve.

Qeveria thotë se nuk është kështu kur kemi të bëjmë me sekrete të sigurisë kombëtare.

Të enjten, Departamentit të Drejtësisë në Uashington iu dorëzua një peticion që mbështet gazetarin Risen.

Peticioni, me rreth 100 mijë emra, i bën thirrje qeverisë amerikane të ndalë çdo ndjekje ligjore kundër gazetarit James Risen. Peticioni i organizuar nga grupi RootsAction u kërkon nga ana tjetër gazetarëve të ruajnë fshehtësinë e burimeve të tyre.

Libri i zotit Risen flet mbi një operacion të Agjencisë Qendrore të Zbulimit për të sabotuar programin bërthamor të Iranit gjatë administratës së Presidentit Xhorxh W. Bush. Administrata e identifikoi personin që, sipas saj, kishte dekonspiruar informacionin dhe i kërkoi zotit Risen të tregojë burimin e tij. Por autori nuk pranon.

Kritikët thonë se nxjerrja e informacioneve të fshehta është e paligjshme dhe mund të rrezikojë aftësinë e qeverisë për të mbrojtur publikun.

Bashkë-themeluesi i grupit RootsAction, Norman Solomon, ia dorëzoi peticionin një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë.

"Ne duam që Departamenti i Drejtësisë të ndalë përpjekjet për të detyruar autorin James Risen të zbulojë burimin. Ne kërkojmë një afirmim se Amendamenti i Parë duhet të përfshijë lirinë e gazetarëve për të treguar variantin jozyrtar të ngjarjeve pa patur frikë se mund të burgosen ose gjobiten."

Courtney Radsch e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se integriteti i zotit Risen ka rëndësi vendimtare:

"Aftësia për të ruajtur fshehtësinë e burimeve është thelbësore për praktikimin e gazetarisë. Ndryshe është shumë e vështirë që gazetarët të bëjnë punën e tyre, e cila mbështet demokracinë dhe siguron që qeveria të jetë transparente dhe e përgjegjshme."

Në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington, zoti Risen fajësoi Departamentin e Drejtësisë dhe administratën Obama për atë që ai e quajti një betejë e rëndësishme për lirinë e shtypit:

"Ata e kthyen këtë çështje në një betejë për lirinë e shtypit. Jam i lumtur ta vazhdoj këtë luftë, megjithëse nuk isha unë që e fillova," tha gazetari.

Zoti Risen ia paraqiti rastin e tij Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi të ndërhyjë.

Ahmed Ghappour, avokat për Fondacionin Liria e Shtypit, thotë se Departamenti i Drejtësisë mund ta burgosë dhe ta gjobitë gazetarin, ose mund ta zgjidhë çështjen në atë mënyrë, që zoti Risen të mos detyrohet ta tregojë burimin e tij.

"Ai nuk ka shkelur asnjë ligj duke botuar artikuj ose libra. As Departamenti i Drejtësisë nuk mund të dalë me një pretendim të tillë. Në të vërtetë, nuk ka ligj që i kërkon shtypit të ketë miratimin e qeverisë për informacione të marra në mënyrë të ligjshme."

Departamenti i Drejtësisë ka refuzuar të komentojë publikisht për çështjen.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA DO TA NDIHMOJË USHTARAKISHT IRAKUN (08.08.2014)
OBAMA AUTORIZON SULME AJRORE NDAJ SHTETIT ISLAMIK (08.08.2014)
MOLDAVIA I KËRKON RUSISË QË TË TËRHEQË TRUPAT E SAJ (08.06.2014)
LUFTA E TRETË BOTËRORE - VITI 2034Nga ARTYOM LUKIN (08.06.2014)
JAPONIA E KUJTON SULMIN ME BOMBË BËRTHAMORE (08.06.2014)
Washington Post - USHTRITË TERRORISTE, MË TË ZGJUARA DHE MË VDEKJEPRURËSE (08.04.2014)
RAPORTI - GJERMANIA E KA ANULUAR KONTRATËN USHTARAKE ME RUSINË (08.04.2014)
OBAMA - KRITIKA NË ADRESË TË PUTINIT (08.04.2014)
OBAMA, GAZA DHE UKRAINA (08.02.2014)
SHBA KURRË S'DO E PRANOJNË ANEKSIMIN E KRIMESË (07.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]