VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROTESTAT NE HONG KONG

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
PROTESTAT NE HONG KONG

E Mërkurë, 10.01.2014, 05:57pm (GMT+1)


Zyrtarët në Hong Kong zhvilluan sot ceremoni që shënojnë 65 vjetorin e themelimit të Kinës komuniste. Ndërkohë, drejtuesit e qytetit vazhdojnë ballafaqohen me protestuesit që kërkojnë reforma më të mëdha demokratike. Ndërsa vazhdojnë tensionet në qytet, një ceremoni herët në mëngjes për ngritjen e flamurit në sheshin Bauhinia kishte mbledhur qindra personalitete për të festuar Ditën Kombëtare të Kinës. Ndërsa aty pranë, dhjetëra mijëra demostrues pro-demokracisë të zemëruar nga kufizimet e qeverisë pro-Pekinit për zgjedhjet e vitit 2017, nuk treguan shenja sprapsje.
                      

Në prag të festës, turmat ishin më të vogla sesa ato që janë parë gjatë ditëve të fundit. Numri i protestueve po shtohet me kalimin e orëve. Shumë vullnetarë po grumbullojnë ushqime dhe ujë për mbështetësit si dhe po pastrojnë zonën dhe mbajnë rendin.

         Protestuesit kanë nën kontroll pjesën dërmuese të qendrës së Hong Kongut me kërkesën për të drejtë vote për kadidatët e zgjedhur nga vetë ata dhe jo ata të miratuar nga Pekini.

Studenti Ping Wond thotë se ata janë të përgatitur të mbajnë qendrën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

"Përse po e bëjmë këtë? Po e bëjmë për Hong Kongun. Duam liri."

Çadrat e përdorura më parë për t'u mbrojtur nga spërkatjet e policisë me piper, tani ofrojnë mbrojtje nga dielli dhe shiu, duke u kthyer kështu në simbol të lëvizjes popullore.

Revolucioni i çadrave,  duket se ka tërhequr mbështetës të rinj jashtë rrethit studentor dhe grupeve pro demokracisë. Benson Zheng ka ardhur nga Macau.

"Po shoh studentë nga universitet e Makaut dhe gjimnazet që marrin pjesë tani në mbështetje të lëvizjes në Hong Kong."  

Yan Chung, që punon në një kompani tregtare në Hong Kong, thotë se tani demokracia është më e rendësishme se biznesi.  

"Nëse nuk bashkohemi dhe qendrojmë tani, nuk kemi tjetër shans. Ky është i vetmi shans. Ndaj është më e rendësishme se biznesi."

Sot, shumë biznese, disa stacione të metrosë dhe disa linja autobusësh u mbyllën si rezultat i protestave. Bursa e Hong Kongut është e mbyllur sot dhe nesër me rastin e festës.  Qeveritë e huaja dhe grupe të të drejtave të njeriut vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën nën drojën për shpërthime të reja dhune.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Sekretari John Kerry do të diskutojë sot në Uashington krizën politike në Hong Kong  me Ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOCIALISTËT NË FRANCË HUMBASIN SHUMICËN NË SENAT (09.29.2014)
SPANJA SFIDON REFERENDUMIN NË KATALONIA (09.28.2014)
RUSI - RUBLA NË NIVELIN HISTORIK MË TË ULËT KUNDËR DOLLARIT AMERIKAN (09.27.2014)
KOMENT - NË LINDJEN E AFËRT KARTAT PËRZIHEN NGA E PARA (09.25.2014)
PRESIDENTI OBAMA NË KOMBET E BASHKUARA - RUSIA KA AMBICIE TERRITORIALE (09.24.2014)
NJË SREBRENICË TJETËR? (09.23.2014)
ISLAMI ËSHTË NJOLLOSUR NGA 'FORCAT E ERRËSIRËS' (09.23.2014)
SKOCISË I PREMTOJNË FUQI SHTESË NËSE RRI E BASHKUAR ME BRITANINË (09.16.2014)
STRATEGJIA KUNDËR SHTETIT ISLAMIK (09.16.2014)
NIS PUNIMET NË PARIS KONFERENCA PËR IS-in (09.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]