VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kryeministri Berisha në përurimin e Qendrës Tregtare "Megatek"

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 05:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kryeministri Berisha në përurimin e Qendrës Tregtare "Megatek"
E Mërkurë, 12.30.2009, 12:32pm (GMT+1)

     

Kryeministri theksoi se qeveria nuk do të ndalet në përpjekjet e saj, për të zhvilluar hapësirat dhe liritë e investitorëve në vend, si faktorë të rëndësishëm të punësimit dhe begatimit të qytetarëve shqiptarë.

 

TIRANË, 30 DHJETOR/VOAL- Kryeministri Berisha mori pjesë sot, në inaugurimin e Qendrës tregtare të materialeve të ndërtimit dhe arredimit, "Megatek" në Tiranë. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm, deputetë, përfaqësues të biznesit vendas dhe atij të huaj, drejtues të Tirana bank dhe Alfa Bank, si dhe të ftuar të tjerë. Ky hipermarket, më i madhi i llojit të tij, në Shqipëri  dhe rajon, i cili  përmbledh në një koncept të vetëm, përvojat më të mira të tregut ndërkombëtar është investim privat, i mbështetur me kreditim, nga Tirana Bank dhe Alfa Bank.

 

Duke përshëndetur në ceremoninë e rastit, Kryeministri Berisha e vlerësoi qendrën "Megatek", si një prej qendrave më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, e ndërtuar mbi konceptet më moderne të tregut dhe të shërbimit.  Kryeministri u shpreh se kjo qendër, e cila punëson rreth 500 punonjës, i jep një zgjerim të madh tregut të materialeve të ndërtimit dhe arredimit, në sektorin promotor të zhvillimit të ekonomisë së vendit, siç është sektori i ndërtimit. "Me këtë rast unë dua të përgëzoj Dionis Teqen për guximin dhe sipërmarrjen e ndërmarrë. Dionis Teqja është një nga simbolet e hershme të suksesit të biznesit shqiptar. Dhe natyrisht në përpjekjen e tij, ai kulmon sot me këtë qendër të fuqishme të tregtimit të, materialeve të ndërtimit dhe arredimit, e cila jep një zgjerim të madh të paprecedent të tregut të këtyre materialeve  në sektorin më jetik, më përcaktues, në promotorin e zhvillimit të ekonomisë së vendit, siç është fusha e ndërtimit."

 

Kryeministri theksoi se  investimet më të fundit  që kanë hyrë në tregun e kryeqytetit, i kanë dhënë këtij tregu, një fizionomi të re dhe moderne, por gjithashtu janë shndërruar në faktorë të rëndësishëm të punësimit të mijëra e mijëra  qytetarëve. "Në një hark të shkurtër kohor ne përjetojmë  zhvillime të mëdha në tregun e kryeqytetit. Vetëm dy javë më parë dhe disa qindra metra larg që këtu u inaugurua City Park, qendra më e madhe tregtare dhe e fuqishme e vendit, një nga më të bukurat në rajon. Gjashtë javë më parë u inaugurua "Praktiker". Të gjitha së bashku i japin tregut një fizionomi krejtësisht tjetër, shumë moderne, por së bashku këto punësojnë me mijëra  e mijëra qytetarë."

Ndër të tjera, kryeministri shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për mbështetësit kryesor të këtij projekti, Tirana Bank dhe Alfa Bank, të cilat kanë mbështetur edhe projekte të tjera shumë të rëndësishme, në kohëra të vështira të krizës ekonomike. Në këtë kontekst, kryeministri garantoi të gjitha bankat private në Shqipëri se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt të investimeve të tyre në Shqipëri.  "Unë dua të shpreh mirënjohjen time, falënderimin tim të përzemërt për Tirana Bank, për Alfa Bank, të cilat kanë qenë mbështetësit kryesorë të këtij projekti, por dhe mbështetësit kryesorë të një seri projektesh të mëdha. I kanë mbështetur ato me guxim e kurajë dhe jo në kohëra me diell, por në kohëra të stuhisë dhe të krizës. Banka greke me kreditë e shërbimit që ofrojnë janë një faktor i rëndësishëm të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Ndaj dhe unë shfrytëzoj rastin ti falënderoj dhe të garantoj ato dhe bankat private në Shqipëri dhe në tërësi se qeveria ime është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet, për një mjedis sa më të sigurtë të investimeve të tyre në këtë vend.

 

Kryeministri theksoi se qeveria nuk do të ndalet në përpjekjet e saj për të zhvilluar hapësirat dhe liritë e investitorëve në vend, si faktorë të rëndësishëm të punësimit dhe begatimit të qytetarëve shqiptarë. "Nga video që pamë, e cila paraqiste fillimin e ndërtimit të kësaj qendre dhe të gjitha fazat me rradhë, një djalë i ri përshëndeti me dy gishtërinj. Më lejoni ta përshëndes atë. Nuk jemi në zgjedhje, por ta përshëndes sepse dua ti them Dionisit, po të mos qenë ata dy gishta lart, ideja e vitit 2004 nuk do të zbatohej as në vitin 2024. Simbolet kanë domethënien e tyre të madhe.

 

U ndala në këtë moment për të theksuar një fakt, se kjo qeveri është e vendosur të bëjë çdo përpjekje, për një mjedis sa më cilësor ndaj investitorëve dhe ndaj biznesit. Në një kohë të shkurtër ne kemi vendosur në Shqipëri barrën fiskale më të ulët, por unë do tu garantoj ju, se përpjekja jonë për të lehtësuar për ju barrën fiskale, për tu mbrojtur ju, nga arbitrariteti shtetëror,përpjekja jonë për të zhvilluar hapësirat dhe liritë tuaja nuk do të ketë të ndalur.

 

Ne jemi të bindur se në projektet tuaja, në ëndrrat tuaja, në shndërrimin e tyre në realitet janë dhe faktorët kryesorë të zhvillimit të këtij vendi, të  punësimit të qytetarëve shqiptarë, të begatimit të tyre, ndaj dhe duke ju përgëzuar dhe njëherë për këtë kryevepër në llojin e vet, dëshiroj ti uroj të gjithë stafit, të gjithë punonjësve të Megatek-ut, gëzuar vitin e Ri 2010. Për të gjithë ju këtu, një vit të mbarë me mirësi, gëzim, suksese." (http://www.keshilliministrave.al)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Arrihet marrëveshja për riformatim të kabinetit qeveritar (12.30.2009)
Presidenca spanjolle, prova e Traktatit të LisbonësNga Ahto Lobjakas (12.30.2009)
Haradinaj: 2009-a vit i rëndë për Kosovën (12.29.2009)
Debati rreth emrit: Patriotët dhe tradhtarët (12.29.2009)
Pieter Feith: Nëse partitë e koalicionit nuk merren vesh, duhet të thirren zgjedhjet e parakohshme (12.29.2009)
Kryeministri bën bilancin e 100 ditëshit të parë të mandatit të dytë qeverisës (12.29.2009)
Rivotimet në Prizren e Lipjan më 31 janar (12.28.2009)
KQZ nesër pritet të caktojë datën për rivotime në Prizren e Lipjan (12.27.2009)
Krasniqi nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme gjatë vitit të ardhshëm (12.26.2009)
KQZ: Rinumërim e pastaj vendim për Gjilanin (12.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]