VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KONFLIKTI SIRIAN FORCON LIDHJET MES TURQISË DHE FRANCËS

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
KONFLIKTI SIRIAN FORCON LIDHJET MES TURQISË DHE FRANCËS

E Hënë, 11.17.2014, 12:27pm (GMT+1)



Turqia po përballet me kritika nga shumë aleatë perëndimorë, por ka një vend me të cilin po i forcon lidhjet, dhe ky vend është Franca. Deri së fundmi, dy vendet kishin një marrëdhënie të ftohtë, por tani po gjejnë një emërues të përbashkët për Sirinë.

Turqia, një vend anëtar i NATO-s, ka pasur qëndrime që kanë rënë ndesh me shumë prej atyre të aleatëve të saj perëndimorë mbi Sirinë dhe luftën kundër Shtetit Islamik.

Por muajin e kaluar presidenti francez Francois Hollande priti homologun e tij turk, presidentin Recep Tayyip Erdogan në Paris dhe shprehu qartë se të dy kishin pikëpamje të ngjashme lidhur me strategjinë për Sirinë.

Takimi hodhi dritë mbi një marrëdhënie dypalëshe që po rritet me shpejtësi, sipas analistit diplomatik Kadri Gursel të gazetës turke Milliyet  dhe faqes së internetit Al Monitor.

"Pas largimit të ish-presidentit Sarkozy, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës janë bërë më pak të ndërlikuara. Duhet ta pranojmë se takimi dypalësh mes Francës dhe Turqisë shkoi mjaft mirë, përsa i takon anës ekonomike, asaj politike dhe çështjes së Sirisë".

Paraardhësi i zotit Hollande, Nicolas Sarkozy, e indinjoi Ankaranë me bllokimin e rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Turqinë. Marrëdhëniet u keqësuan edhe më shumë kur zoti Sarkozy mbështeti pretendimin e Armenisë se Turqia otomane kishte kryer gjenocid kundër pakicës armene, një akuzë që Ankaraja e mohon.

Qeveria turke u hakmor duke i përjashtuar kompanitë franceze nga projektet madhore të ndërtimit. Studiuesi Sinan Ulgan i Institutit Carnegie në Bruksel, thotë se kompanitë franceze po përfitojnë nga përmirësimi i marrëdhënieve.

"Një përfitim për Francën do të ishte për kompanitë franceze që kanë interes tek këto kontrata të mëdha publike. Kjo do të hapë dyert për kompanitë franceze në tregun turk, gjë që nuk ka qenë e mundur më parë, përfshirë kompleksin e dytë bërthamor turk, ku kompania bërthamore franceze Ariva ka gjasa të japë kontribut".  

Zoti Ulgen thotë se me këto projekte, zoti Hollande do të jetë në gjendje që të rrisë tregun e punësimit në Francë. Duke u gjendur përballë rënies së popullaritetit në mes të mandatit pesëvjeçar, presidenti francez tha në një intervistë televizive së fundmi se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë nëse nuk ul ritmet e larta të papunësisë që kanë mbetur në mbi 10 për qind.

Ndërkohë, Parisi po e mbështet me forcë thirrjen  e Ankarasë për krijimin e zonave të sigurta në Siri, nën mbrojtjen e një hapësire ndalim-fluturimesh.  Po ashtu, Franca po mbështet thirrjen e qeverisë turke për të zgjeruar luftën kundër Shtetit Islamik, duke vënë në shënjestër edhe regjimin sirian.  

Zoti Erdogan e ka kritikuar strategjinë e koalicionit duke thënë se po injoron aktet terroriste të regjimit të Presidentit sirian Bashar al Assad. Ai thotë se nuk mund të luftohet Shteti Islamik, nëse koalicioni nuk lufton edhe regjimin.

Forcimi i lidhjeve franko-turke po konsolidohet nga angazhimi i Ankarasë për të bashkëpunuar ngushtë me homologët francezë në identifikimin dhe kapjen e xhihadistëve francezë që përpiqen të bashkohen me Shtetin Islamik. Por analisti Gursel paralajmëron se Turqia dhe Franca do ta kenë të vështirë t'i arrijnë synimet të vetme.   

"Franca dhe Turqia nuk mund të zgjidhin asgjë në Siri pa përfshirjen e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara  dhe pa një marrëveshje që të përfshijë Rusinë dhe Iranin."

Por vëzhguesit thonë se Ankaraja gjithësesi do t'i ndjejë pozitat e saj të forcuara, duke siguruar mbështetjen e një aleati të fuqishëm në politikën e saj kundër Sirisë, dhe ka mundësi që të vazhdojë të të tregohet e ngurtë përballë aleatëve të tjerë në diskutimet mbi formën që duhet të marrë lufta kundër Shtetit Islamik.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMENT - PERËNDIMI NUK DUHET TË LEJOJË T'I IMPONOHET NJË LUFTË E FTOHTË (11.17.2014)
LYNCH KANDIDOHET PËR PROKURORE TË PËRGJITHSHME E SHBA (11.08.2014)
FITORJA E REPUBLIKANËVE MUND TË PËRKEQËSOJË POLITIKËN E JASHTME TË OBAMËS (11.04.2014)
SHBA - PJESËMARRJA NË VOTIMET E SË MARTËS (11.03.2014)
KOMENT - KREMLINI PROVOKON KONFRONTIMIN LINDJE-PERËNDIM (10.31.2014)
ÇFARË RREZIKON PRESIDENTI OBAMA NË ZGJEDHJE (10.31.2014)
KOMENT - CDU DËSHIRON TË BËHET MULTIKULTI (10.26.2014)
ZGJEDHJET E MESIT TË MANDATIT - FAKTORI I FRIKËS (10.23.2014)
IGNATIUS - STRATEGJIA E SHBA KA DËSHTUAR (Intervistë) (10.19.2014)
NË BOSNJË PRIJNË NACIONALISTËT (10.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]