VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KQZ: Fitore e PDK në Prizren e LipjanNga Bekim Bislimi

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

KQZ: Fitore e PDK në Prizren e Lipjan

Nga Bekim Bislimi


E Hënë, 02.01.2010, 12:38pm (GMT+1)

 

 

 

Rezultatet preliminare të KQZ-së, të cilat i ka komunikuar kryetarja Nesrin Lushta, tregojnë se në dy komunat ku u mbajtën rivotimet për kryetar të komunës, në Prizren dhe Lipjan, kanë fituar kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës kundrejt atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Rezultatet preliminare nga rivotimet për kryetar komune, në Prizren dhe në Lipjan, të cilat i ka publikuar Komisioni Qendror Zgjedhor, mbrëmë pas mesnatës, thonë se kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë fituar në të dyja këto komuna.

Nesrin Lushta, kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor, tha se në komunën e Prizrenit kanë dalë 43.3 për qind të votuesve në 198 vendvotime.

"Në komunën e Prizrenit, Partia Demokratike e Kosovës, kandidati Ramadan Muja ka fituar 30,151 vota, gjegjësisht 53.2 për qind. Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati Hanefi Muharremi, ka fituar 26,493 vota, gjegjësisht 46. 8 për qind", kumtoi Lushta.

Sa i përket komunës së Lipjanit, zonja Lushta tha se për të votuar kanë dalë 57.1 për qind të votuesve në 71 vendvotime.

"Në komunën e Lipjanit, Partia Demokratike e Kosovës, kandidati Shukri Buja ka fituar 14,209 vota, gjegjësisht 53.7 për qind. Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati Imri Ahmeti ka fituar 12,261 vota, gjegjësisht 46.3 për qind", bëri të ditur Lushta.

Ai shtoi se rezultatet preliminare kanë përfshirë vetëm votat e rregullta, ndërsa, sipas saj, votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta do të numërohen më vonë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Në anën tjetër, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja, përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e vlerësuan pozitivisht rrjedhën e procesit të votimeve në përgjithësi, në Prizren dhe Lipjan.

Zëdhënësi i kësaj partie, Blerand Stavileci, tha se mbajtja e zgjedhjeve pa probleme të theksuara, është fitore e demokracisë në Kosovë, ndërkohë që edhe rezultati nga zgjedhjet në këto dy komuna ishin fitore për partinë e tij.

"Edhe qytetarët e Prizrenit, por edhe të Lipjanit dhe të gjithë pjesëmarrësit dhe aktorët në këto zgjedhje, kanë dëshmuar edhe një herë vlerat e larta demokratike, të cilat i kanë qytetarët e Republikës sonë".

"Ja që edhe një herë, dita e sotme e vërtetoi, e dëshmoi fitoren tonë të thellë. Ajo ishte akoma më bindëse dhe më e thellë se në dy herët e para dhe për ne është një mburrje, një krenari që edhe procesi zgjedhor kaloi shumë mirë",
u shpreh Stavileci.

Ndërkaq, Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pak para shpalljes së rezultateve preliminare, tha se rezultati që do të certifikohet nga KQZ-ja, çfarëdo qoftë ai, do të jetë i pranueshëm nga partia e tij.

"Ankesat tona, vërejtjet tona procedurale, shkeljet procedurale dhe shkeljet tjera gjatë ditës së sotme, do të shqyrtohen nga organet kushtetuese. LDK-ja e pranon rezultatin e zgjedhjeve".

"LDK-ja, cilindo kandidat që e certifikon KQZ-ja, në momentin e parë e uron për rezultatin e arritur, e uron për mandatin dhe dëshiron që ai të jetë i suksesshëm dhe të jetë në interes të qytetarëve
", tha Haziri.

Sidoqoftë, në të dyja komunat, Prizren dhe Lipjan, ku u mbajtën zgjedhjet, të drejtë vote kishin 185,933 votues. Procesi zgjedhor është vëzhguar nga 2,811 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KQZ shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë (02.01.2010)
Sa do të shpronësohet toka për autostradën?Nga Nadie Ahmeti (01.31.2010)
Debate për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri (01.31.2010)
Vdiq Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së (01.30.2010)
Berisha: Kutitë nuk hapen kurrë (01.29.2010)
Kongresmeni Engel komenton mbi fjalimin e Presidentit Obama (01.29.2010)
Ndërkombëtarët reagojnë për mësimin e gjuhës (01.28.2010)
Reagime për vendimin mbi kufijtë detarë (01.28.2010)
Trajkoviq: Strategjia për veirun - dokument seriozNga Bekim Bislimi (01.28.2010)
Eurosocialistët dënojnë bojkotin e opozitës në Shqipëri (01.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]