VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Televizioni i Preshevës -TVP:"PRESHEVA SOT" - Agjencia e parë informative në Luginën e Preshevës

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 10:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Televizioni i Preshevës -TVP:

"PRESHEVA SOT" - Agjencia e parë informative në Luginën e Preshevës


E Martë, 11.30.2010, 08:26am (GMT+1)

 

Nga 28 nëntori, Kosova Lindore ka startuar me funksionimin e Agjencisë Informative Kombëtare (AIK) "Presheva Sot" e cila do të mbikqyret nga Nefail Maliqi, gazetar shumëvjeçar në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Stafi i kësaj agjencie informative "Presheva Sot" i përbërë nga një ekip prej 20 gazetarëve në vend dhe perendim janë profesionalë dhe me përvojë shumëvjeçare dhe të rryer në gazetari. Sikur t'mos ishte interesi kombëtar, në veçanti për Kosovën Lindore (Presheva. Bujanoc dhe Medvegja) të cilat ende gjenden nën administrimin serbë dhe komuna më të pazhvilluara në Evropë apo sikur t'mos ishte mungesa e një web faqe profesionale, sigurisht as web faqja e kesja agjencie informative (Preshevasot.com) nuk do të ishte aktivizuar.

Sipas Nefail Maliqit, drejtues i AIK "Presheva Sot", agjencia ka të vetmin objektiv "të njoftojë qytetarët me lajme nga aktualiteti, mbi zhvillimet në vend, rajon dhe botë. Agjencia jonë për parim ka një gazetari reale dhe profesionale, moderne dhe proevropiane, të paanshme dhe mundësisht të jemi të parët me lajmin nga ngjarja deri tek lexuesit tanë..» Me "Presheva Sot' pretendohet jo vetëm për një Preshevë nesër më të mirë, por natyrisht edhe për sensibilizmin e cështjes së shqipatrëve të këtyre viseve në arenën ndërkombëtare.. thonë drejtuesit e kësaj agjencie të parë informative në Kosovën Lindore.

Më këtë Agjenci Informative të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës tash e tutje këto treva do të jenë më afër realitetit, jo vetëm mbi zhvillimet në shtëpinë e vetë, në trojet e tyre etnike...por agjencia në fjalë pretendon të jetë edhe një dritare informative për ngjarjet dhe zhvillimet edhe përtej Krahinës së Preshevës , në Kosovë e Shqipëri, në Maqedoni e Ballkan, në Zvicër e Amerikë...pra kudo që gjenden shqiptarët. Qysh tash AIK Presheva Sot ka korrespondetët dhe bashkëpunëtorët e vetë si në tri komunat e Kosovës Lindore, po ashtu edhe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Amerikë, Zvicër dhe Gjermani. Në web faqen e kësaj agjencie përveq rubrikave standarde (Kosova Lindore, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bota..) faqja eshte mjaft e pasur edhe me rubrika kulturore dhe sportive si dhe nga fusha e biznesit, pastaj të bi në sy edhe rubrikat tjera interesante si "të tjerët për ne", "diaspora" etj...që japi freski faqes.

Lexuesit dhe vizitorët e "Presheva Sot" do të binden dhe do të kanë privilegj se kjo web faqe është nën mbikqyrjen e gazetarit tonë të njohur Nefail Maliqi, të cilit nuk i mungon profesionalizmi e as përvoja pas ushtrimit të këtij profesion pas plotë dy decenie në organizatat ndërkombëtare (OKB) si dhe në NATO, BE..Siq jeni dëshmitarë z.Maliqi, në fillim të karrierës së tij gazetareske ka punuar si korrespondetn nga Gjenevë (UNO) për Dë pastaj për BBC, TV Shkupi. Nefail Maliqi si gazetar i vetëm shqiptarë në Pallatin e Kombeve të Bashkuara, aktualisht është bashkëpunëtor dhe korrespondent nga Gjeneva (OKB) për Top Channel, Bota sot, Shqip dhe "Tribune de Genève..."

Drejtuesi i AIK "Presheva Sot" z.Maliqi njëkohësisht sot është në bashkëpunim të ngusht me agjencitë dhe mas-mediat e njohur dhe prestigjioze botërore, ai po ashtu gjendet në krye të drejtuesve të shoqatave ndërkombëtare të Gazetarëve si në APES dhe ACANU. Pra, funksionet dhe veprimtarija e tij në këto organizata të mëdha botërore dëshmon bindshëm jo vetëm profesionalizmin e tij, por edhe korrektësinë dhe neutralitetin e tij në skenën tonë politike për cka është dëshmuar këto dy deceniet e fundit në ndërkombetarizimin e çështjes së Kosovës dhe sensibilizimin e qështjes shqiptare, sidomos asaj të atyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje në arenën ndërkombëtare.

Pra, në njëfarë mënyre AIK « Presheva Sot » tash e tutje do të jetë një zedhënëse e qytetarëve të Kosovës Lindore, një dritare e cila do të pasqyrojë jo vetëm ngjarjet nga aktualiteti por edhe t'i qaj hallet bashkarisht me rininë e saj si problemet sociale, ekonomike dhe bashkë me to duke sensibilizuar edhe cështjen shqiptare të këtyre treveve shqiptare në arenën ndërkombëtare. Shkurt, "Presheva Sot", do të jetë për një Preshevë nesër më të mirë, përfshirë këtu edhe Bujanocin dhe Medvegjën.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STAVILECI: SHQIPTARËT PO RRITEN SI POPULL, POR PO TKURREN SI KOMB (11.29.2010)
DOM NIKOLLË KAÇORRI, PRIFTI KATOLIK QË FESTONTE PASHKË E BAJRAMNga GJIN KAÇORRI (11.28.2010)
BASHKËPUNIMI KOSOVË-SHQIPËRI NË FUSHËN E TELEKOMUNIKACIONIT (11.27.2010)
SHQIPËRIA DHE FUQITË E MËDHA - ROLI I GJERMANISË NË KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR (11.27.2010)
SHKODËR, AUTORITETET PARALAJMËROJNË PËR MUNDËSINË E EVAKUIMIT NGA PËRMBYTJET (11.26.2010)
SHQIPËRIA U SHKËPUT PËRFUNDIMISHT NGA METASTAZAT E REGJIMIT KOMUNISTNga JAAK GABRIELS, Ministër i Shtetit i Mbretësisë së Belgjikës (11.25.2010)
IMZOT NIKOLLË KAÇORRI - FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTARNga NUE OROSHI (11.24.2010)
NJË LUTJE PËR PRISHTINËN (Paranteza e hapjes dhe Paranteza e mbylljes)Nga XHEMAIL MUSTAFA (11.23.2010)
DHJETË VJET NGA VRASJA E XHEMAJL MUSTAFËSNga SABEDIN HALITI (11.23.2010)
102 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT (11.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]