VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - STAVILECI: SHQIPTARËT PO RRITEN SI POPULL, POR PO TKURREN SI KOMB

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 09:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
STAVILECI: SHQIPTARËT PO RRITEN SI POPULL, POR PO TKURREN SI KOMB
E Hënë, 11.29.2010, 04:15pm (GMT+1)

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 është arritja më e madhe historike, kurse flamuri kombëtar meriton nderim dhe respekt për vlerat e tij të vërteta si simbol i lirisë dhe pavarësisë kombëtare, u tha në konferencën e organizuar nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare me temën "Shqiptarët në shekullin 21".
Në këtë konferencë morën pjesë profesorë nga Kosova e Shqipëria, si dhe anëtarë të Lëvizjes "Vetëvendosje", duke u nisur nga Albin Kurti, Rexhep Selimi e shumë të tjerë.
Profesori nga Tirana, Hysamedin Ferraj ka thënë se 28 nëntori duhet të përkujtohet si një detyrë e lënë përgjysmë për një projekt të parealizuar në tërësi.

"Pyetja më e madhe është të shpjegojmë historinë si ka ndodhur, por pyetja më e madhe është pse nuk mundemi të bëjmë historinë ose pse nuk e quam historinë më tej, por mbeti në 1912. Dhe kur them nuk e quam historinë më tej nuk e kam fjalën të pjesë kombit nuk kanë shënuar arritje sociale, ekonomike, kulturore dhe vetëdijes kombëtare ose prej dymbëdhjetës, prej trembëdhjetës deri sot shteti shqiptar nuk iu shtua ndonjë pëllëmbë territor dhe pjesë të kombit shqiptar që mbetën jashtë në trembëdhjetën. Në të këtë kuptim ne ende nuk kemi arritur të bëjmë histori dhe historia na ka mbetur pak a shumë në atë 1912-13", ka thënë Ferraj.
Për më tepër, ai ka theksuar se shqiptarët edhe në shekullin 21 nuk janë të lirë, që nga njëra anë rriten si popull, e në anën tjetër tkurren si komb.

"Në përfundim të fjalës sime është edhe porosia që do të jepja për shqiptarët e shekullit 21, shqiptarët nuk ndihen të lirë në shekullin e 21 që nga njëra anë të rriten si popull e nga ana tjetër të tkurren si komb. Mendoj se në këtë porosi ka edhe përcaktim timin. Edhe pse e trajtojmë në petkun festiv temën e konsideroj si mjaft serioze, prandaj nuk mjafton t'i qasesh në mënyrë relaksuese. E konsideroj edhe mjaft tensionuese që t'i qasesh në një trajtë krejt të qetë, sikurse e konsideroj shumë të ngrohtë që t'i qasesh krejtësisht me mënyrën më të thuktë", ka thënë Stavileci.
Nga ana tjetër profesor, Pajazit Nushi, ka thënë se vetëdija e shqiptarëve është strukturë stabilizuese mendore e njohur edhe vepruese e secilit prej nesh, ndërsa duke folur për flamurin kombëtar ka thënë se meriton nderin dhe respektin për vlerat e tij të vërteta.

"E madhe është që është kryer shpallja e pavarësisë kombëtare me 28 nëntor 1912 dhe sovraniteti i pavarësisë së Kosovës. Çfarë është dëshira për të kryer në të ardhmen kombëtare të shqiptarëve. Unë 28 nëntorin 1912 sikurse edhe të tjerët e përjetojmë arritjen më të madhe historike, kurse flamurin kombëtar që meriton nderim dhe respekt për vlerat e tij të vërteta sigurojnë simbol të lirisë dhe pavarësisë kombëtare jo vetëm të një pjese por të pavarësisë kombëtare në tërësi kudo që shqiptarët jetojnë", është shprehur Nushi.
Ai ka theksuar se flamuri kombëtar është simbol i kombit dhe shtetit shqiptar, i luftërave shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi për ruajtjen e identitetit kombëtar kundër çdo përpjekje për nënshtrim dhe asimilim.

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOM NIKOLLË KAÇORRI, PRIFTI KATOLIK QË FESTONTE PASHKË E BAJRAMNga GJIN KAÇORRI (11.28.2010)
BASHKËPUNIMI KOSOVË-SHQIPËRI NË FUSHËN E TELEKOMUNIKACIONIT (11.27.2010)
SHQIPËRIA DHE FUQITË E MËDHA - ROLI I GJERMANISË NË KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR (11.27.2010)
SHKODËR, AUTORITETET PARALAJMËROJNË PËR MUNDËSINË E EVAKUIMIT NGA PËRMBYTJET (11.26.2010)
SHQIPËRIA U SHKËPUT PËRFUNDIMISHT NGA METASTAZAT E REGJIMIT KOMUNISTNga JAAK GABRIELS, Ministër i Shtetit i Mbretësisë së Belgjikës (11.25.2010)
IMZOT NIKOLLË KAÇORRI - FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTARNga NUE OROSHI (11.24.2010)
NJË LUTJE PËR PRISHTINËN (Paranteza e hapjes dhe Paranteza e mbylljes)Nga XHEMAIL MUSTAFA (11.23.2010)
DHJETË VJET NGA VRASJA E XHEMAJL MUSTAFËSNga SABEDIN HALITI (11.23.2010)
102 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT (11.22.2010)
SA ËSHTË I SIGURTË AEROPORTI NDËRKOMBËTAR "NËNË TEREZA" NË TIRANË? (11.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]