VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berisha ngre flamurin në selinë e Aleancës

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Berisha ngre flamurin në selinë e Aleancës
E Martë, 04.07.2009, 08:02am (GMT+1)

Bruksel, flamuri shqiptar, i pari në rreshtin e flamujve të NATO-s

Flamuri shqiptar do të ngrihet sot në selinë e NATO-s në Bruksel përkrah flamujve të 27 vendeve të tjera anëtare të Aleancës. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në selinë e Aleancës do të jetë kryeministri Berisha, i cili u nis dje në krye të delegacionit shqiptar për në Bruksel. Në këtë ceremoni, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, do të jenë të pranishëm 26 ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe delegacionet e Shqipërisë dhe Kroacisë, të kryesuar nga kryeministri Berisha dhe kryeministri kroat Sanader, në përbërjen e të cilëve do të jenë edhe ministrat e Punëve të Jashtme respektivë dhe ambasadorët e të dy vendeve në NATO. Banda ceremoniale e NATO-s do të luajë fillimisht himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Kroacisë dhe himnin e NATO-s. Këtë ceremoni do ta përshëndesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Japp de Hoop Scheffer dhe më pas, do të mbajnë fjalët e tyre të rastit kryeministri Berisha dhe kryeministri i Kroacisë, Sanader. Gjatë kësaj vizite, kryeministri do të ketë takime dhe bisedime me personalitete të pranishme në këtë ceremoni. Ngritja e flamurit shqiptar, i cili do të renditet i pari në rreshtin e flamujve të vendeve më të fuqishme të globit, përbën aktin më solemn të vlerësimit dhe krnarisë për çdo qytetar shqiptar. Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Samitin e Strasburg-Kehlit, pasi 26 vendet anëtare brenda një kohe rekord ratifikuan Protokollin e Anëtarësimit, që u firmos në muajin korrik të vitit të kaluar. Tre ditë më parë, në samitin jubilar të 60-vjetorit të Aleancës, Presidenti i SHBA-së Barack Obama, i vlerësoi si të jashtëzakonshme reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ajo kroate. Të njëjtin qëndrim mbajtën të gjithë drejtuesit e vendeve anëtare, të cilët vlerësuan se anëtarësimi ishte plotësisht meritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe jo një dhuratë e Aleancës. Kryeministri Berisha e vlerësoi momentin e anëtarësimit të vendit në NATO si ngjarjen më madhore të kombit pas shpalljes së Pavarësisë. Dy ditë më parë, kryeqyteti shqiptar, në një atmosferë entuziasmi të pamasë festoi anëtarësimin e vendit në Aleancën politiko-ushtarake më të fuqishme të globit. Qindra mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin qëndror të Tiranës, për të ndarë së bashku gëzimin për këtë arritje të madhe kombëtare. Kreu i qeverisë, duke përshëndetur qytetarët e mbledhur për të celebruar këtë ngjarje, tha se përfaqësuesit shqiptarë u ulën për herë të parë si anëtarë me të drejta të plota përkrah me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, Presidentin e Francës, Nikola Sarkozi, Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe të gjithë drejtuesit e Aleancës. "Dje, ju dhe përfaqësuesit tuaj më të lartë, u ulën për herë të parë në historinë e këtij kombi në Samitin e Strasburgut si të barabartë me liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Prandaj sot, urimi im për ju, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, por edhe për shqiptarët kudo që janë sot, është: Gëzuar ditën e madhe të krenarisë kombëtare, ditën e bardhë të mrekullisë së lirisë", u tha Berisha mbi 150 mijë qytetarëve të Tiranës të mbledhur në Sheshin "Skënderbej". Ai tha se anëtarësimi në NATO shënon sigurinë e lirive të qytetarëve shqiptarë dhe të gjitha gjeneratave që vijnë. Ky anëtarësim, tha kreu i ekzekutivit, shënon fundin e një udhëtimi shekullor; epik në qëndresë, legjendë në dhimbje, sakrificash dhe vuajtjesh më të mëdha se të çdo kombi tjetër. Berisha e cilësoi këtë ngjarje si një fillim të ri të ndritur, në të cilin shqiptarët do të kenë NATO-n mburojë të lirive të tyre, epokë në të cilën ata do të mund të ndërtojnë të lirë, të ardhmen e munguar dhe të ardhmen që meritojnë. Ndërkohë, vetë qytetarët shprehen se ndihen krenarë për këtë arritje madhore, duke nënvizuar se janë optimistë për një integrim të shpejtë edhe në BE.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri Anëtarësimi në Aleancë mburoja e lirive për të ardhmen e çdo shqiptari (04.06.2009)
Projekti i liqenit të Shkodrës më i rëndësishmi për zonën (03.27.2009)
Mohimi - si afirmim negativ i opozitës     Nga Arbër Ahmetaj (03.26.2009)
Nderohet post mortem aktorja Adriana Abdullahu (03.25.2009)
Dhjetë vjet nga bombardimet e NATOs (03.25.2009)
Tinguj pranverorë mbi varrin e Tish Dajisë (03.19.2009)
508 metra që të dyja anët e tunelit të bashkohen (03.18.2009)
60 vjet më parë ndërroi jetë në burgun e Durrësit poeti Vinçens Prennushi (03.17.2009)
95 vjet më parë zbarkonte në Durrës Princi i Shqipërisë Vilhelm Vid (03.16.2009)
Zëdhënësi i Partisë Demokratike shprehet për njëjvetorin e Gërdecit (03.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]