VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DITA E DINJITETITNga SALI BERISHA

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

DITA E DINJITETIT

Nga SALI BERISHA


E Enjte, 12.09.2010, 07:59am (GMT+1)

Me këtë mesazh, me rastin e 8 Dhjetorit, në 20-vjetorin e Demonstrimit të Studentëve të Universitetit të Tiranës, përballjen e tyre epike në rrugët e kryeqytetit me diktaturën më të egër, më barbare që Europa ka njohur ndonjëherë, dua t'u përshëndes përzemërsisht ju të gjithëve, kudo që ndodheni.

Gëzuar festën e lirive tona, festën e dinjitetit tonë njerëzor, 8 Dhjetorin!

Sot, për mua dhe secilin prej jush, të dashur qytetare e qytetarë shqiptarë, është rast të përulemi me nderimin më të madh, mirënjohjen më të thellë, para veprës së atyre qindra studentëve që natën e 8 Dhjetorit 1990, në Shqipërinë bunker, vendin e burgjeve, kampeve të përqendrimit, gulagëve të pafund, vendin e terrorit shtetëror, vendin më të izoluar të planetit, do të ngriheshin nën udhëheqjen e tribunit legjendar të lirisë së shqiptarëve, Azem Hajdari dhe do të ndiznin në shpirtrat dhe zemrat tona të ndrydhura, të shkretuara rrezen e shpresës, dritën e lirisë. Duke huazuar nga Winston Churchill një frazë, dua të theksoj se, "kurrë në historinë e këtij kombi, një grup i vogël të rinjsh, prej disa qindra studente dhe studentësh nuk ka bërë sa ç'bëtë ju për lirinë dhe dinjitetin tonë njerëzor". Ju u shfaqët atë natë dhjetori të ftohtë, para nesh, njerëzve më të shtypur të planetit, si misionarë, si qenie mbitokësore, ndaj edhe ne nuk gjetëm, nuk kishim fjalë apo emër tjetër për ju, përveçse Engjëj të lirisë sonë. Me fuqi pothuajse hyjnore, do të pushtonit rrufeshëm shpirtin dhe zemrat tona dhe do të shndërroheshit në dritën e vërtetë, energjinë, entuziazmin që do të bënte të mundur fitoren përfundimtare mbi regjimin më tiranik, që planeti kishte njohur ndonjëherë.

Sot, pas 20 vjetësh, vepra juaj që bëri vitin 1990, vitin më të rëndësishëm në historinë kombëtare të Shqipërisë pas Pavarësisë, është qindra herë më e madhe, shndrit qindra herë më shumë, se në dhjetorin e ftohtë të vitit '90.

Çdo shqiptare dhe shqiptar që lindi para 8 Dhjetorit të vitit 1990 iu detyron ju, studentë dhe liberatorë të atyre ditëve, ditëlindjen e tij të dytë, ditëlindjen e lirive dhe dinjitetit të tij njerëzor. Por edhe të gjithë ata, qindra e mijëra djem dhe vajza që lindën pas 8 Dhjetorit të vitit '90, iu detyrojnë juve, Engjëjve të demokracisë, fatin e madh, fatin e bardhë të atij dhe atyre që lindin dhe rriten të lirë, në një vend të lirë.

Kombi shqiptar dhe Shqipëria iu detyrohet juve sot, studentëve dhe studenteve të 8 Dhjetorit '90, prijësit tuaj të përjetshëm Azem Hajdarit, Shqipërinë anëtare të NATO-s, lëvizjen e lirë në mbarë Europën.

Edhe unë, iu detyrohem juve lirinë dhe dinjitetin tim të munguar, por edhe fatin e madh që u njoha me ju, që u takova me ju, frymëzimin dhe energjinë e pashtershme që së bashku me ju, së bashku me qindra e mijëra të rinj shqiptarë të shndërrojmë në realitet ëndrrat tuaja më të bukura, më fisnike, ëndrrën tuaj europiane.

Zoti iu bekoftë ju, kudo që ndodheni sonte, familjet tuaja! Zoti i bekoftë shqiptarët, liritë e dinjitetin e tyre!

SALI BERISHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOSJA E FUNDIT E WIKILEAKS PËR SHQIPËRINËNga LUTFI DERVISHI (12.08.2010)
20 VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT INTEGRIMI EVROPIAN MBETET ËNDËRR (12.08.2010)
DHJETORI SHEMBI SISTEMIN KOMUNIST, TANI DETYRË ËSHTË DEMOKRACIANga BARDHYL UKCAMAJ, New York (12.08.2010)
AMBASADORI RAJERSON: MBRESA IME NGA SHQIPËRIA, DASHURIA E JASHTËZAKONSHME PËR SHBA (12.07.2010)
MORI SHKODËR, MOJ MIZORE, PAK NA U DUKE E SHUMË NA DOLE...Nga REXHEP SHAHU (student i përjetshëm Shkodre) (12.07.2010)
PUSHKATIMI I HASJANËVE QË KISHIN BASHKËPUNUAR ME DESANTËT QË ZBARKUAN NGA KOMPANIA 4000Nga SEJDI PEKA (12.06.2010)
AUREL PLASARI APEL SHISH DHE PROKURORISË PËR BIBLIOTEKËN KOMBËTARE (12.05.2010)
ZGJEDHJET RRITIN SIGURINË NË VERI (12.04.2010)
SHKODRA PËRJETON AKTUALISHT NJË NGA SITUATAT MË PROBLEMATIKE TË PËRMBYTJEVE (12.04.2010)
SKLLAVËRIMI I HISTORIOGRAFISË SHQIPTARENga FATBARDHA DEMI (12.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]