VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROMOVOHET LIBRI "FILOZOFIA POLITIKE DHE NACIONALE E IBRAHIM RUGOVËS"

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 10:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PROMOVOHET LIBRI "FILOZOFIA POLITIKE DHE NACIONALE E IBRAHIM RUGOVËS"
E Shtunë, 01.15.2011, 12:16pm (GMT+1)

Çmimi "Konica" për familjen e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova

Promovimi i librit "Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës" na motivon të konstatojmë se Kosova pati fatin që në fillim të viteve 90 të hyjë në politikë njeriu i cili me vizionin strategjik dhe filozofinë e tij u bë lideri më i fuqishëm në krye të lirisë dhe demokracisë në Kosovë.
Kështu u tha të premten në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës, me rastin e promovimit të librit "Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës" i autorit Enver Bytyqi, në përvjetorin e pestë të ndarjes nga jeta të presidentit Rugova.
Don Lush Gjergji në fjalën e rastit ka thënë se studiuesi Enver Bytyqi strategjinë e Ibrahim Rugovës e vlerëson në mënyrë përmbledhëse.
"Presidenti Dr. Ibrahim Rugova pati shumë kundërshtarë të brendshëm dhe të jashtëm edhe pse ai kurrë nuk ishte kundër askujt po vetëm kundër të keqes padrejtësisë, ndarjeve dhe përçarjeve urrejtjes dhe gënjeshtrës. Ai vuajti shumë, pa i shkaktuar askujt vuajtje pa e sulmuar askënd, pa mbrojtur me fajësim apo shfajësim, sepse besonte në të pamundshmen me fitoren e të mirës ndaj të keqes, të të drejtës ndaj padrejtësisë, të së mirës së përbashkët apo universale ndaj asaj personale, familjare grupore", ka thënë Gjergji.
Shkrimtari Nazmi Rrahmani ka thënë se autori në këtë libër prezanton argumente bindëse për qëndrimet e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova gjatë një periudhe të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj.
"Pas një konstatimi të tillë autori vazhdon të premtojë dhe analizojë, me fakte e argumente bindëse sjelljet dhe qëndrimet e doktor Ibrahim Rugovës, gjatë një periudhe aq kyçe e të rëndësishme për historinë e shqiptarëve, duke i mbështetur konstatimet e veta në radhë të parë në njohjet e veta të hollësishme, po edhe në shtypin dhe opinionin gjerman, të cilin jo vetëm ka pasur rast ta përcjellë, por edhe ta njohë mirë, duke jetuar e vepruar një kohë në Gjermani", ka thënë Rrahmani.
Autori i librit Enver Bytyqi ka thënë se filozofia politike e Ibrahim Rugovës duhet të jetë një rrugë që duhet të ndiqet nga institucionet, të cilat vetëm me filozofinë e tij mund të jenë funksionale dhe paralele me institucionet evropiane. Ndërsa, Jusuf Bajraktari ka thënë se vdekja e Rugovës ishte humbje e madhe për Kosovën.
Me këtë rast Fatbardha Lauka nga Instituti për Studime Politike në Tiranë ndau çmimin "Konica" për familjen e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. /kosovapress/

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PASHK VASA - PËR DJE, PËR SOT E PËR NESËRNga DANIEL GÀZULLI (01.14.2011)
ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI DHE FAKTORI NDËRKOMBËTARNga XHELAL ZEJNELI (01.13.2011)
NË KUJTIM TË PANDORA DEDJES (PAPUÇIU)-Arsimtare veterane dhe studiuese e apasionuar-Nga Prof. as. Dr. MURAT GECAJ (01.13.2011)
PËRKUJTOHET NË GJAKOVË 100 VJETORI I HERONJVE TË PAVARËSISË ABDULLAH HOXHA DHE SHABAN BINAKINga HARRI BAJRAKTARI (01.12.2011)
PROMOVOHET MONOGRAFIA "IMZOT MARK SOPI, NJË JETË PËR FE DHE ATDHE" (01.12.2011)
AMBASADORJA MÃœLLER-HOLTKEMPER: "PREMTOJMË NJË SHKËMBIM MË TË FUQISHËM MES SHOQËRIVE TONA CIVILE" (01.11.2011)
BUNA E RE DHE DRINI I RI NJË ZGJIDHJE E DETYRUARNga Ing. XHEVAHIR NGJEQARI (01.11.2011)
DR. Zef Mulaj pos shkencëtar i mirëfilltë edhe shkrimtar i shkëlqyeshëmNXORI NË DRITË ROMANIN "IMAZH", SI MJALT MBI PLAGËT TONA TË TRANZICIONIT KOMBËTARNga ENGJËLL KOLIQI (01.10.2011)
MË 4 JANAR VDIQ MUZIKANTI SHKODRAN TONIN ZADEJANga PAUL TEDESCHINI (01.08.2011)
NEVOJA E NJË DËSHMIENjëzet e pesë vjet mbas ndalimi të novelës "Ata të dy e të tjerë" të Koço KostësNga ARTA SHAPLLO SEITI (01.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]