VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NUK U MBAJTËN PROTESTAT E PARALAJMËRUARA

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NUK U MBAJTËN PROTESTAT E PARALAJMËRUARA
E Djelë, 02.20.2011, 09:22am (GMT+1)

Pamje nga protesta e 13 shkurtit 2011, në Kalanë e Shkupit, e cila eskaloi në dhunë.

19.02.2011

Zërijeta Hajro Jajaga

Me gjithë paralajmërimet e shumta nga grupet e ndryshme maqedonase përmes rrjeteve sociale për të protestuar kundër ndërprerjes së punimeve për ndërtimin e kishës-muze, protestat nuk u mbajtën.

Protestat u anuluan si duket për shkak të paralajmërimeve të njëpasnjëshme të krerëve politikë dhe ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, se dikasteri i Policisë do të reagojë ashpër në të gjitha tentativat për shkelje të rendit publik, paqes, si dhe rrezikimin e sigurisë së qytetarëve të Maqedonisë.

Ndryshe, forca të shtuara të policisë janë stacionuar në të gjitha pjesët e qytetit të Shkupit dhe objektet fetare ku jeton popullatë e përzier shqiptare dhe maqedonase, si rrjedhojë e thirrjeve të të rinjve maqedonas për tubime dhe protesta të reja në Kala, në shenjë hakmarrjeje pas incidentit që kaloi në dhunë javën e kaluar.

Analisti politik Alajdin Demiri duke komentuar situatën e vënë nën kontroll nga ana e policisë, vlerëson:

"Po në këtë fazë policia e luan rolin e të qenët një polici efikase, sepse në këtë moment nuk ka nevojë për një konflikt apo një përleshje të re ndëretnike, ngase çfarëdo pësimi do të ishte dështim i policisë, për arsyen se këta të rinj që mblidhen, janë të rinj të manipuluar, të cilët shprehin frustrimet e tyre etnike".

Ai shton se dëshpërues është fakti që në incidentet e fundit ndëretnike në vend, gjithnjë e më shumë përfshihen të miturit, që bëhen pre e manipulimeve nga ana e politikë-bërësve, për të kamufluar dështimin e tyre në zgjidhjen e problemeve reale, me të cilat përballet vendi, si në integrimin e vendit, ashtu dhe në gjendjen e rëndë ekonomike.

"E gjithë kjo bëhet nga ana e krerëve shtetërorë, konkretisht nga ana e kryeministrit Gruevski për të thyer rejtingun e humbur të tyre, ngase pritet të hyjnë në zgjedhje të parakohshme dhe me këtë tentojnë të zhvendosin vëmendjen nga problemi i rëndë që kjo përbërje qeveritare nuk ka kapacitet ta zgjidhë, siç është çështja e emrit",
thekson Demiri.

Ndryshe, Lëvizja Qytetare "Zgjohu", që organizoi protestat një javë më parë, kundër ndërtimit të kishës-muze, me të cilën siç u tha i humbet karakteri multi-etnik kryeqendrës, të shtunën ka paralajmëruar se do të ngre iniciativë në Gjykatën Kushtetuese që të vlerësohet kushtetutshmëria për ndërtimin e këtij objekti fetar në Kala.

"Ne tashmë kemi nisur konsultime me ish-gjykatës të Gjykatës Kushtetuese duke u bazuar në faktin se rregullimi shtetëror i Maqedonisë thotë se shteti është laik dhe nuk ka të drejtë të ndërtojë objekte fetare me mjete nga buxheti i shtetit. Njëkohësisht, me këtë vendim për ndërtimin e kishës-muze, qeveria shkakton pabarazi duke favorizuar njërin komunitet, e kjo nuk guxon të ndodhë në një shtet multi-etnik"
, thotë nënkryetarja e Lëvizjes Qytetare "Zgjohu", Teuta Zllatku.

Ndryshe, edhe Komiteti i Helsinkit në Shkup nga organet kompetente ka kërkuar që urgjentisht ta zgjidhë rastin e incidentit në Kala.

"Nga institucionet e sistemit kërkojmë që sa më shpejtë të zgjidhet rasti "˜Kalaja', si dhe të fillojë hetimi i organizatorëve dhe pjesëmarrësve në këtë ngjarje, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike dhe religjioze, ose personave aktualisht të angazhuar në politikë, siç ishte zëvendësministri i Punëve të Brendshme, si dhe liderët e disa partive politike"
, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONI: KOMISIONI PUNON PA SHQIPTARË (02.18.2011)
"DIHET SE NE GREKËT JEMI KOMPLOTISTË TË LINDUR" (Xhorxh Tenet)Opinion nga S. BOLLATI (02.18.2011)
3 VJET PAS PAVARËSISË: KOSOVA E SHEH ME OPTIMIZËM TË ARDHMEN (02.18.2011)
PRISHTINË, FILIZ SHPIRTIMarrë nga libri "Një fjongo Dielli nga New Yorku"Poezi nga KËZE KOEZETA ZYLO (02.17.2011)
PËRSHËNDETJE ME RASTIN E TREVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga MIMOZA DAJÇI, New York (02.17.2011)
NIK XHELILAJ MERR ÇMIMIN SHOOTING STAR (02.16.2011)
ILLYRICUM LIBERTAS: TË NDALET URGJENTISHT NDËRTIMI I KISHËS NË KALANË E SHKUPIT (02.15.2011)
PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN HEBREJTË NGA NAZIZMI?Nga SAMI ISLAMI (02.14.2011)
DJEMTË E PEJËS-Selim Kelmendi- (1937-20/09/1987 )Nga DANIEL GÀZULLI dhe SELIM HASANAJ (02.14.2011)
FJALA E ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETARIT TË SHTETIT TË SHBA TOM KANTRIMENAmbasada e SHBA, Tiranë (9 Shkurt 2011) (02.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]