VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berisha: Turistët kosovarë këtë verë vijnë në Shqipëri nëpërmjet rrugës Durrës-Kukës

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 08:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Berisha: Turistët kosovarë këtë verë vijnë në Shqipëri nëpërmjet rrugës Durrës-Kukës
E Enjte, 04.23.2009, 07:47am (GMT+1)

Rama-Edili, zhurmë për operatorin e katërt sepse humbën tenderin

 

-Zoti kryeministër, ju thatë se qeveria kineze do të financojë një sërë projektesh. A folët për një plan konkret dhe çfarë projektesh në infrastrukturë mendoni se do të investohen nga qeveria kineze?

Qeveria kineze, çdo vit, akordon një grant, me të cilin ne kemi blerë kompjuterë dhe vazhdon ta ofrojë dhe këtë vit. Por kësaj here, në dallim nga granti i tillë, me të cilin njëherë kemi marrë skanerin e doganave, kryeministri kinez më premtoi qartë se ata do të vlerësojnë dhe do të japin një kredi të butë, të konsiderueshme për të gjithë shoqërinë e informacionit, ku ne kemi shumë interesa. Ne kemi një skaner, por do të doja që sa më shpejt, të gjitha pikat tona kufitare të kishin skaner, të vendosej një sistem i sigurt skanerësh në të gjitha pikat doganore në vend. Po kështu, në informatikë, e-goverment dhe në fusha të tjera në këtë aspekt. Së dyti, kryeministri i Kinës u angazhua personalisht për të kredituar projekte të caktuara në infrastrukturën e vendit. Ne do të ulemi në bisedime me palën kineze, do t'u paraqesim projektet dhe qeveria kineze do t'i financojë ato përmes kredive të buta. Gjithnjë bëhet fjalë për kredi të buta konçesionare.

-Si e gjykoni dënimin e dhënë nga Gjykata e Vlorës për zotin Vasil Bollano, në një kohë kur jemi në prag zgjedhjesh. PBDNJ dhe OMONIA ende nuk e kanë deklaruar pozicionin e tyre, nëse do të jenë në krah të koalicionit që drejtohet nga Partia Demokratike, në një kohë kur pritet dhe vizita e kryeministrit Karamanlis në Tiranë. A ka kjo një prapavijë politike?

Unë kam dhënë një përgjigje, e cila është e afishuar në ëeb-in e Kryeministrisë, e cila trajton si çështjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe respektimin e lirive të të drejtave të qytetarëve, përfshi këtu dhe të drejtat politike. Pra, unë kam dhënë përgjigje të plotë për këtë pyetje.

-Ju keni premtuar se këtë verë turistët kosovarë do të vijnë nga rruga Durrës-Kukës. I qëndroni këtij premtimi?

Dua t'ju siguroj se rruga Rrëshen-Kalimash inaugurohet para zgjedhjeve. Tuneli përfundon plotësisht dhe turistët kosovarë që duan të vijën në Shqipëri dhe unë i ftoj ata që të vijnë në vendin tonë, do të kalojnë në rrugën e re. Nuk po them sot "u krye", por bashkërisht do të themi se edhe ajo "u krye".

-Gjatë kohës që keni qenë në Kinë ka një deklaratë të Ramiz Alisë, që ka pranuar se qeveria shqiptare është nxituar nga vitet '70 në prishjen me marrëdhëniet me Kinën, por nga ana tjetër, gjatë periudhës që ju keni qenë President i vendit, ju keni penguar zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. A keni ndonjë koment për këto deklarata të tij? Gjithashtu, ka edhe një deklaratë tjetër të tij, ku ai iu akuzon ju se gjatë një prej takimeve të para tuajat me autoritetet kineze, ju jeni prezantuar si komunist.

Alia është një gënjeshtar kongjenital, për të mos thënë pak më tutje. Ai është arkitekt i mjerimit dhe i terrorit në Shqipëri dhe nuk ia vlen këtu të komentoj deklaratat e një gënjeshtari kongjenital.

-Gjatë kohës që keni zhvilluar vizitën në Kinë, opozita ka intensifikuar lëvizjen për çështjen e kartave të identitetit. A do të ketë më lëshime nga qeveria për çështjen e kartave?

Opozita është sovrane, merr të gjitha vendimet që ajo do. Uroj që vendimet e saj të mos diktohen nga vendimet familjare Rama-Eftimi, përmes të cilës, në aktin më të shëmtuar, i kanë lejuar vetes të marrin 19 nga 28 lejet e ndërtimit. Unë iu garantoj se le t'i biesh planetit kryq e tërthor, nuk e gjen asgjëkundi një gjë të tillë, përveç se me kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Kjo përbën një akt poshtërues për qytetin, për qytetarët dhe për vendin. Pyeteni veten se si do të dukej një njeri i juaji po të ishte kryetar bashkie dhe të shkonte të merrte 19 nga 28 lejet e ndërtimit. Çdo njeri me normat më minimale morale do të ndihej i turpëruar, i skuqur nga një veprim i tillë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është zhveshur, do të më falni që po e them, jo si herën e parë, por edhe lëkurën e ka hequr fare. Sepse herën e parë ju e mbuluat me një gjethe fiku dhe mirë bëtë, sepse ishte gabim ta nxirrnit ashtu. Ndërsa kësaj here, me këtë gjë që ka bërë është në një konfuzion.

Para 10 ditësh, Rama porosit një gazetë kroate për të botuar një trillim fund e krye dhe tani drejton fushën mbi trillimin e shkruar në një gazetë kroate, të cilën e përgënjeshtroi edhe qeveria kroate. Cili kryetar opozite është ai që krijon trillime dhe i paraqet ato si alternativa dhe shkon në Shkodër dhe thotë nuk do të lejojmë ndërtimin e kujt? Të hiçit? Nuk mund të them gjë tjetër për të veçse, fale Zot për ato që bën, sepse kjo është gjëja më e pakonceptueshme. Boton në gazetën kroate artikullin dhe shkoi në Shkodër dhe tha se nuk do të lejojmë të ndërtohet central. Por si mund të ndodhë kjo, kur si qeveri, edhe Bushatin e hoqëm dhe e shndërruam në Ashtë dhe në këtë mënyrë ia ulëm jo pak, por rreth 40 deri në 50-megavat kapacitetin, vetëm për të ruajtur ekosistemin e Shkodrës. Tani ai do ta transferojë në Sarandë centralin. Do të paguajë një gazetë në Korfuz dhe do të thotë se do të ndërtohet centrali në Sarandë dhe do të drejtojë demonstratat në Korfuz e Sarandë kundër centralit. Mos u merrni me të, ai është në një konfuzion total, sepse ai ka kryer vepër.

- Lidhur me reagimin e opozitës për ecurinë e kartave të identitetit?

Për kartat e identitetit, dua t'ju garantoj se 700 mijë shqiptarë, të cilët nuk kanë pasaporta, pra që të gjithë do të marrin karta pa asnjë lloj vështirësie dhe pengese. Për ata që kanë pasaporta, ka qenë vet opozita që ka kërkuar të përjashtohen nga procesi i marrjes së kartave deri në zgjedhjet që vijnë. Pra, është shumë evidente kjo gjë. Nëse Rama e ka hallin tek karta e identitetit, apo tek votat, apo kartat i duken vota, kjo është puna e tij. Unë kam detyrimin që të krijoj kushte dhe të garantoj çdo zgjedhës pa pasaportë që të marrë kartën pa asnjë vështirësi, ashtu siç bëmë. Kategoritë e përmendura do ta marrin falas dhe e deklarova gjithashtu që rreth 700 mijë aplikantë të tjerë do ta marrin këtë kartë me 2 mijë lekë.

- Kur do të shpallen listat për kandidatët për deputetë dhe cili është kriteri bazë për përcaktimin e tyre?

Kandidatët për deputetë do të shpallen në afatin ligjor të përcaktuar. Kriteret për përzgjedhjen e tyre janë integriteti moral, politik, kontributi, aftësitë, pra janë një sërë kriteresh komplekse.

- Zoti kryeministër, së pari, përse po kërkoni t'i jepni patentë dhe jo liçencën, operatorit të katërt celular në vend, kam parasysh këtu që Agjencia e Komunikimeve Elektronike e ka shpallur tenderin të pavlefshëm. Do të vijoja më tej me miratimin në komision pa korumin e nevojshëm, madje me vota të deleguara?

Kjo pyetje është pyetje tipike që tregon se si pronarët përdorin mediat, sepse Edili, së bashku me Edvinin, ishin 2 pretendentët kryesorë të liçencës. A i keni parë ju se si turfullojnë për ARMO-n, vetëm sepse Besniku Tajvanit mbeti pa marrë, pavarësisht se kishte rreth 30 milion më pak me Edi Ramën në ofertë? Oferta e tyre ishte 100 milion, ndërkohë që oferta e atyre që fituan ishte 130 milion. Një vit rresht, "tele - edili" nuk thotë gjë tjetër, veçse errësohet dhe gdhihet vetëm me ARMO-n. Tani na doli çështja e liçencës, por liçenca e Edilit dhe Edvinit ishte nja 2 ose 3 milion më pak se kjo tjetra. Përse pronari juaj nuk e bëri 8 milion dhe atëherë ai le të shikonte nëse do t'ia jepnim atij ose jo këtë leje. Absolutisht do t'ia jepnim atij, pavarësisht këtyre që unë them. Ka një interes publik. Problemi është se interesi publik nuk mund të cënohet në asnjë rast dhe ky interes është që liçenca i jepet atij që ka dhënë shumën më të madhe dhe ka ofruar kushtet më të mira dhe kjo është kompania, e cila ka në përbërje Postën dhe Telekomin e Kosovës, Entin Publik. Ai ka sjellë 7 milion dhe ne nuk mund t'i themi se do t'ia japim Edilit me 4 milion. Jo, kjo nuk mund të ndodhë.

- Në kohën e qeverisjes së zotit Nano, ju keni deklaruar se privatizimet para zgjedhjeve janë të pamoralshme. Si i komentoni këto privatizime?

I kemi ndërprerë të gjitha, përveç kësaj. Unë u kam dhënë urdhër ministrive që të ndërpriten. Por kjo ofertë është në një periudhë të paktën 2-3 muaj para zgjedhjeve. Megjithatë, ju kur të dëshironi, mund të shkoni të njiheni me çmimin e dhënë. Njëra ofertë është 7 milion, tjetra është 4-5 milion. Sigurisht që fitues u shpall ai që ofroi më shumë. Nuk mjafton të bësh presion mbi këtë qeveri për të fituar tenderë. Kjo nuk ndodh. Unë iu garantoj se Edili, nëse do ta kishte sjellë atë ofertë me 8 milion, ai do të ishte fitues, sepse ne nuk shkelim në interesin publik.

- Mediat kanë publikuar fakte në lidhje me ndërtimin e fabrikës së Gërdecit, ku është i përfshirë zoti Fahri Balliu. Cili është komenti juaj për këtë çështje?

Zotëria ka dhënë një konferencë për shtyp dhe u është përgjigjur të gjitha pyetjeve. Mua më duket se ai është një gazetar dhe ju keni komunikim të vazhdueshëm. Por do të bënit mirë që t'i ofronit edhe valët e antenës, ta ftonit në studiot tuaja dhe jo ta gjuani nga dritarja, ashtu siç ju gjuani. Hapeni median tuaj se do të ketë më shumë shikues. Ky është interesi juaj më i mirë. RD/Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Osman Mula: Pse e dua më shumë Shkodrën se Tiranën (04.23.2009)
I madhi Karl Gega nuk ishte aq i vogël sa të vriste veten (04.17.2009)
Ardian Fullani: Shqipëria duhet medoemos të përfitojë nga fondi që 20 vendet më të fuqishme akorduan për FMN (04.16.2009)
Pavarësia dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (04.16.2009)
Kosovë: Vazhdojnë reagimet ndaj akuzave për krime lufte të UÇKsë (04.15.2009)
Ja 6 letrat e Mjedës dërguar albanologut danez (04.13.2009)
Mbreti Leka Zogu i Parë nis vizitën katërditore në Kosovë (04.11.2009)
BalkanWeb: Shqiptarët iu druhen tërmeteve (04.11.2009)
Gjashtë të vdekur dhe rreth 50 të plagosur shqiptarë nga tërmeti në Itali (04.10.2009)
Në vetën e parë Mikele Placido: reportazh për një histori shqiptare në Akuila (04.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]