E Shtunë, 04.27.2024, 08:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Ja 6 letrat e Mjedës dërguar albanologut danez
E Hënë, 04.13.2009, 09:23am (GMT+1)

Shpresoja se mund të takoja Zotërinë Tuaj në këtë Kongres të Orientalistëve, por fatkeqësisht shpresat e mija qenë zhgënjyese. Përveç çështjeve të ortografisë së shqipes doja të diskutoja me Zotërinë Tuaj mbi alfabetin e ri të adaptuar në Atdheun tim. Zotëria e Juaj do të ketë dëgjuar se si, në muajin maj të këtij viti, janë mbledhur ipeshkvijtë e Shqipërisë për të ujdisur, mbi një mënyrë të vetme, të shkruarit e gjuhës shqipe. Në ato konferenca unë paraqita dhe mbrojta alfabetin Meyer, në një farë mënyre të modifikuar, sepse ipeshkvijtë mundësisht, nuk donin, as shkronjat e binjakëzuara, as ato greke. Duke mos më mbetur asnjë kopje e shtypur, po marr lejen t'Ju dërgoj një kopje të dorëshkrimit.
Pesë ipeshkvij kanë adaptuar këtë sistem për shkollat e tyre; Ata janë të gatshëm, pak a shumë, të pranojnë ato modifikime që dijetarët do t'i shikonin të nevojshme. Arqipeshkvi i Shkodrës i është nënshtruar pikërisht edhe ai gjykimit të dijetarëve, për t'i pranuar, apo jo. Unë kam bërë për këtë një paraqitje të shkurtë në sesionin e parë të këtij Kongresi; por duke mos qenë aty asnjë specialist shqiptar, ato u mjaftuan me një votim të përgjithshëm. Profesori shumë i ndritur, Vilhelm Thomsen, më dha për ato një gjykim shumë ledhatues: Ai aprovoi të gjitha, përveç d 1 për ä dhe þ për è; dhe do të donte, në vend të tyre, ð (ose ð ) dhe þ ose g. Shenji ð, propozuar prej Zotërisë Suaj, tek Albania e Brukselit, nuk është në simetri me shkronjat e tjera latine dhe pastaj, me karakteret latine të shkronjave të mëdha: unë do të kisha propozuar, që në fillim ð, por më përmbajti propozimi i Juaj, i shprehur në revistën e lartpërmendur.
Me të njëjtin mendim të Profesor Thomsen është edhe Profesori Bloomfield i Baltimores. Unë do të isha i gatshëm të pranoja ð dhe g dhe i lutem përunjësisht Zotërisë Suaj të më shprehni gjykimin Tuaj mbi këtë alfabet.
Sikurse të mos të vonohej për të rënë në dorën tuaj, kjo letra e ime do Ju lutesha me kërkesën për të patur një përgjigje sepse do të më ishte e nevojshme para kthimit tim në atdhe. Në një rast të tillë do të mund të më shkruanit në Vjenë: Manastiri Franceskan.
Shpresoj gjithashtu që Zotëria e Juaj të mos mënojë të sqarojë me këshillat e tij Akademinë Shqiptare "Agimi" të sapothemeluar prej ipeshkvijve, kryesinë e së cilës ma besuan mua. Adresa ime, në Shkodër, është:
D. Andrea Miedia, Sekretar i Ipeshkvit të Sapës, Shkodër, Shqipëri.
Pranoni më në fund, Zotëri Profesor, shprehjen e adhurimit dhe të respektit tim.

Hamburg, 10 shtator 1902. Me devocion
D. Andrea Miedia

Sot, i kthyer nga Pottenstein, gjeta letrën Tuaj shumë të çmuar të
11 muajit vazhdues. Falënderoj pafundësisht Zotërinë Tuaj për xhentilencën në përgjigjen kaq të shpejtë të letrës sime e pastaj për dashamirësinë e treguar ndaj sistemit të propozuar prej meje. Vërejtjet e Juaja janë shumë të sakta; unë vetë, më përpara, i pata propozuar Konferencës së Ipeshkvijve ts dhe tÅ¡; por ato iu kundërvunë sepse ishin tinguj që përdoreshin shpesh, ndërsa shkrimi bëhej më i papërcaktuar, ndërsa pranuan dz dhe dž sepse ishin të rralla. Mbështetur në shënimin e bërë prej Zotërisë Suaj në parathënien e "Tekste Shqipe" tuaja, u theksova ipeshkvijve, në mënyrë private, përdorimin e shenjës Y për e të pazëshme, por pashë se nuk do të aprovohej. Pikërisht kështu jam i sigurtë që nuk do të dëgjohesha nëse do të propozoja 2 , për . Përkundrazi do të bëj çdo gjë, madje, besoj se kam autoritetin të vendosi ð dhe þ për d 3, þ, aq më tepër që me Zotërinë Tuaj pajtohen edhe profesorët Thomsen e Jarnik (ky me të vërtetë tha ð e þ). Por përsëri do të doja të pyesja nëse është pikërisht një diçka e papërshtatshme të përdoroj Ð. ð në vend të ð.
Zotëria e Juaj thotë që sistemi me dy shkronja mund të përfeksionohet deri në një shkallë të lartë, p.sh. sh = Å¡. Besoj që Ju gjithmonë nënkuptoni sikurse unë, në fund iu drejtova letrës suaj, në rastin që t'i jepet njerës prej shkronjave tuaja, për shembull h një rol special; sepse diagramet sh, gh, ch, th sikurse përdoren prej Albanisë së Brukselit e prej një shoqërie të Shkodrës, nuk mund të shërbejë për të gjithë dialektet shqiptare, p.sh. greko-shqiptare: nishem (s+h); laghem (g+h); pichem (në rasën e c=k); nìithem.
Pardje kam qenë në Pottenstein pranë dr. Jarnikut. Natyrisht biseda ra mbi Zotërinë Tuaj, dhe ai më tregoi që Ju kishit kaluar disa javë në Pragë, pranë tij. Ka qenë një fatkeqësi për mua që nuk munda ta takoja Zotërinë Tuaj për t'u ndriçuar mbi disa pika të ndryshme. Por i gjëndur në Shqipëri, do Ju shkruaj shpesh e shpresoj që Zotëria e Juaj do të më japë këshillat e njerëzishme. Pastaj do të isha me fat, sikur, kurdo, që të ndodhë, të mund t'Ju kisha mysafir në shtëpinë time. Nuk do të gjeni komoditetet e vendeve tuaja, por, së bashku me varfërinë, do të gjeni gjithë zemërbardhësinë e mundur. Mjafton që Zotëria e Juaj të më lajmërojë dhe unë do të vij shpejt t'u takoj në port.
Dr. Jarniku ka shkruar për alfabetin tim "Gjithë kjo më duket shumë praktike dhe shkencore". Për sa i përket d4 e þ thotë se do të donte ndonjë shenjë tjetër. "ose diçka si shënja greke të modifikuara, ose ato të cilat përdoren në gjuhët gjermanike, pra ð, þ."
Prej këtu, mbas tre ose katër ditësh, do të nisem për në Shqipëri.
Drejtimi im atje është: NenÅ¡ati-Scutari d'Albania.
Duke Ju falënderuar për xhentilencën tuaj, jam me ndjenjat e stimës së thellë dhe të adhurimit
i Zotërisë Suaj sherbëtor shumë i devotshëm
D. Andrea Miedia,
Sekretar ipeshkvnor i Sapës
Wiena, 18 shtator 1902

Letra që Zotëria e Juaj ka patur mirësinë të më shkruaj muajin e kaluar ka qenë për mua ngushëllim i madh; ndërsa miratimi i Zotërisë Suaj është shpërblimi më i madh për lodhjet e mija. Në anën tjetër alfabeti që unë i kam propozuar atdheut tim është më shumë i Juaji se sa i imi.
Tekstet që unë jua kam dërguar Zotërisë Suaj kanë gabime shtypi dhe gabime kopjimi. Dhe arsyeja është që unë nuk kam mundur të kem bocat e shtypit për rishikim. Pastaj për kopistin, qoftë alfabeti, qoftë ortografia ishte gjë e re e kështu nuk është çudi që të gabonte shpesh. Përveç saj, pas një sorrollatje të gjatë, se kush duhej të më shtamponte këto tekste, në fund u nxitua shumë, me qëllim që të paraqiteshin sa më parë. Kështu që në katër muaj unë i vetëm u desh të shkruaja, të kopjoja e të kopjoja e të rilexoja këto katër libra, dhe gjithashtu në të njëjtën kohë, pesë tekste të tjera që janë në shtyp.
Kisha ushqyer një shpresë të madhe që Zotëria e Juaj do të kishit ardhë vitin e shkuar në Shkodër, sikur para tre vitesh keni patur një qëllim të tillë. Do të kisha trajtuar me Ju shumë çështje të ortografisë. Në kohën e sotme, Shkodra është gati një grumbull gërmadhash, por nuk do të vonojë shumë dhe do të mund t'u japë strehim mysafirëve, e në një rast të tillë, Zotëria e Juaj do të mund të vinte, si në shtëpinë e vet, në rezidencën episkopale, sepse vëllai i im, nga ipeshkëv i Sapës, është bërë arqipeshkvi i Shkodrës. Unë pak a shumë ndalem në dioqezën e Sapës, sepse në këtë fushë të gjërë, përveç asaj pak që mund të bëj në letërsi mund t'i shërbej atdheut duke futur pak bujqësi racionale në përdorimin e veglave të përfeksionuara moderne. Por gjithashtu nëse do ta dija që nuk jam tepër i rëndë për Zotërinë Tuaj, do të merrnja lejen, në një kohë jo të largët, t'Ju propozoja disa çështje ortografike për t'u ndriçuar nga ana e Zotërisë Suaj.
Duke Ju falënderuar përzemërsisht për mirësjelljen Tuaj të këndshme që keni përdorur ndaj meje, gjithmonë me ndjenjat e stimës së thellë e të mirënjohjes
Jam shërbëtori i devotshëm i Zotërisë Suaj shumë të Ndritur
D. Andrea Miedia
Famullitari i Grâmšit
Shkodër, 11 korrik 1905

Dëshiroj prej shumë kohe të falënderoj Zotërinë Tuaj të Ndritur për gjykimin ledhatues të dhënë mbi punimin tim të vogël e të varfër Vrejtje mbi artikuj e premna pronës të giuhës shqipe; gjykim që i detyrohet mirësisë Suaj të lindur.
Zotëria e Juaj u mrekullua që mbas aq shumë vitesh unë u kujtova për Ju; po si mundem unë të harroj durimin Tuaj dashamirës të përdorur ndaj meje në çështjen e alfabetit? Si mundem unë të mos ndjeja mirënjohje për veprimin Tuaj të palodhur në hulumtimin e gjuhës sime amtare me një mprehtësi të jashtëzakonshme për gati gjysëm shekulli?
Por mirënjohja ime është diçka e vogël; emri i Zotërisë Suaj të Ndritur të mbetet përjetësisht në zemrën e çdo shqiptari.
Përsëri tani, i Ndrituri Zotëri Profesor, po vi t'Ju shqetësoj duke kërkuar një gjykim Tuajin.
Duke studiuar prej meje mbaresat e emrave dhe të përemrave shqip, kam arritur të bindem që këto mbaresa nuk janë tjetër veçse përemri i shkurtuar "i": i dhaçë , e pashë, Njejës; u thaçë, i njof, Shumësi. Duke shërbyer për mashkullorin e femërorin, këto rasa, do të shërbenin për të gjitha rasat mashkullore e femërore. Përveç kësaj mungesa e Emrores në ato, do të tregonte që në gjuhën shqipe emrorja e emrave, do të ishte një casus indefinitus. (rasë e papërcaktuar). Me këto do të ishte e natyrshme shpjegimi i gjindores, shumës - ve pa ndjekur ovom slave, sikurse bën Skok, që sipas mendimit tim është plot gabime; Edhe sikurse do të ishte i lehtë shpjegimi i gjindores shumës "atune". Një gjurmë e këtij përemri e bashkuar me gjindoren, dhanoren njejës të emrave që mbarojnë me a më duket se mund të jenë gjindorja, dhanorja, njejës "sai".
Do të isha pafundësisht mirënjohës, sikur Zotëria e Juaj e Ndritur të denjonte të më tregonte pikëpamjen e Tij mbi këtë çështje.
Pranoni i Ndritur Zotëri Profesor shprehjen e nderimit dhe adhurimit tim më të lartë me të cilin dëshiroj të jem

i Zotërisë Suaj të Ndritur Sherbëtor i Devotshëm
D. Andrea Miedia
Profesor në Seminarin Papnor
Shkodër, Shqipëri

Letra e Zotërisë Suaj të Ndritur më erdhi në dorë mbas një farë kohe sepse kishte shkuar më parë në Kostandinopol. Falënderoj me gjithë zemër Zotërinë Tuaj të Ndritur për mirësjelljen që keni përdorë duke më kujtuar mua. Pres pastaj me ankth tre botimet tuaja, që më shënon në letër. Hulumtimet gjuhësore të Zotërisë Suaj të Ndritur lidhur me gjuhën shqipe, janë të një mjeshtrije shumë të lartë; Sa herë që unë kam patur rastin t'i kem, kam mbetur prej tyre pa mend i mrekulluar. Për çdo rast, për të më gjetur përsëri, mund të përdorni adresën time...... Arcivescovado, Scutari d'Albania.
Tekstet shkollore në botim që jua kam përmendur Juve janë gjashtë, përvec atyre të katërtave që tashmë Zotëria e Juaj i zotëroni dhe janë: 1.) Numeratorja. Å ka³a e mjesYme; 2) E njëjta, Å ka³a e tretY; 3) KYndime per Å¡ko³Y, Libri i tretY; 4)TY mbleðunit' e mYsimeve tY kYÅ¡têna, Pjesa e dytY; 5) E njëjta, Pjesa e tretY; 6) Historija šêjte. Posa do të kenë dalë prej botimit do të jetë detyra e ime që t'Jua dërgoj kopjet Zotërisë Suaj të Ndritur.
Duke qenë këto ditë i transferuar në Kukli (pranë lumit Drini) e duke u gjëndur në ndërtimin e shtëpisë së re famullitare nuk kam mundur ende të nxjerr në qarkullim librat e mij; pra kështu nuk kam mundur të shikoj as Meyerin, as Rossin. Ajo që thuhet sinzY nuk më është aspak e njohur. Madje, duke bërë fjalë për një vegël të zakonshme, mund të siguroj që nuk është aspak e dialektit gegë që kupton Rossi. Nëse kjo fjalë tek Meyeri nuk është në rendin alfabetik, jam i sigurtë që është një gabim i shtypshkronjës, në vend të k½zY (me kie = me krasitë), ndoshta Rossi ka shtuar n për hundaken.
Pranoni i Ndrituri Zotëri Profesor, shprehjen e nderimit dhe adhurimit tim të lartë.
Kukli, 1 qershor 1906
I Zotërisë Suaj të Ndritur
Sherbëtor shumë i devotshëm
D. Andrea Miedia,
Famullitar i Kuklit

I Ndrituri Zotëri Profesor

Lajmi i përvjetorit Tuaj të shtatëdhjetë, ka mbushur me gëzim të patreguar zemrën time. Zotëria e Juaj i Ndritur, në vazhdën e gjatë të këtyre viteve ka kaluar si një diell mesditës, duke shpërndarë rrezet e tij të ndritshme mbi errësirën e institucioneve të shumë gjuhëve të huaja e përtej të tjerave ka kontribuar në njohjen e gjuhës sime amtare. Të tjerët kanë folur e do të flasin për meritat Tuaja shumë të larta në këtë degë të diturisë njerëzore; Unë nuk mundem tjetër, veçse t'Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë për investigimet Tueja shumë diturake mbi gjuhën shqipe. Falënderoj Zotin që më ka dhënë kohën për të parë këtë ditë të lavdishme për të ndritshmin Zotërinë Tuaj duke mbushur pikërisht edhe unë shtatëdhjetë vjetët (19.11. 1866).
Lajmi i kësaj dite të lumtur për Zotërinë Tuaj të Ndritur më arriti më 3 të këtij marsi. Ndonëse kishte kaluar kufiri që të merrnja pjesë në "Tabula gratulatoria" të omazhit ndërkombëtar që Ju ofrua në atë ditë shumë të gëzueshme, unë nuk do të doja të hiqja dorë nga të dërguarit e kësaj letre pjesëtarëve të kësaj ceremonie. Ju lutem pranoni Zotëri i Ndritur shprehjen e mirënjohjes sime të sinqertë dhe të një adhurimi të thellë.

i Zotërisë Suaj të Ndritur, Sherbëtor i Devotshëm
D. Andrea Miedia
Profesor në Kolegjin Saverian dhe Seminarin Papnor

Shkodër 26 mars 1937



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mbreti Leka Zogu i Parë nis vizitën katërditore në Kosovë (04.11.2009)
BalkanWeb: Shqiptarët iu druhen tërmeteve (04.11.2009)
Gjashtë të vdekur dhe rreth 50 të plagosur shqiptarë nga tërmeti në Itali (04.10.2009)
Në vetën e parë Mikele Placido: reportazh për një histori shqiptare në Akuila (04.09.2009)
Toka dridhet në Itali (04.09.2009)
E majta dhe të pushkatuarit pa gjyq (04.08.2009)
Berisha ngre flamurin në selinë e Aleancës (04.07.2009)
Kryeministri Anëtarësimi në Aleancë mburoja e lirive për të ardhmen e çdo shqiptari (04.06.2009)
Projekti i liqenit të Shkodrës më i rëndësishmi për zonën (03.27.2009)
Mohimi - si afirmim negativ i opozitës     Nga Arbër Ahmetaj (03.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]