VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në vetën e parë Mikele Placido: reportazh për një histori shqiptare në Akuila

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Në vetën e parë Mikele Placido: reportazh për një histori shqiptare në Akuila
E Enjte, 04.09.2009, 12:11pm (GMT+1)

Voal-online - Futem në veturë, nisem drejt Akuilës. Më vjen në mendje Edgar Lee Masters e filmi i tij Spoon River. Mendoj: "Nëse çdonjëri prej këtyre të vdekurve do të mund të rrëfente historinë e tij, kushedi çfarë mrekullie do të dilte." E pra, kushedi çfarë. Përshkoj qytetin pa e parë, pa e prekur. Dua ndërkaq t'i takoj emigrantët maqedonë të cilët jetojnë në këto fshatra prej njëzet vjetësh. Sapo kam lexuar titullin e një gazete: "Misteri i maqedonëve të pagjetur." E pra vetë vdekja është një mister, këta trupa të pajetë e bëjnë edhe më të papërfytyrueshme, edhe më të pabesueshme. Nicola, Ciceroni im, një burrë i mirë dhe i ditur, më prin për në Paganica, fshat i madh në jug të qytetit kryeqendër, shtrirë në një shpatinë të butë në luginën e Aternos. Na pret një djalë 23 vjeç, i thatë si një thupër. Jimmy maqedon e thërrasin: ka nënën dhe babain që punojnë këtu prej vitesh. Edhe ai natyrisht punon, punëtor krahu. "Shte¨pia ime po rrënohej dhe kam zbritur nëpër shtyllën elektrike." Ja nëpër këtë shtyllë. I lehtë si një lepur, nuk ka pritur që toka të pushonte së dridhuri. Është hedhur, kacavarur, siç bëjnë tani skuadrat e shpëtimit të SAF, urgjencës alpine, për të provuar t'i shpëtojnë ata që janë nën rrënoja. Jimmy tani është duke pritur që karabinierët ta lejojnë të hyjë në shtëpi dhe t'i marrë dokumentet e qytetari rezident, punëtor i ligjëruar, kontribues i ndershëm. Më shpjegon: "Disa miq kanë ikur pa pritur tendat, është e vërtetë. Por nuk janë zhdukur... Kanë shkuar tek bashkëpatriotët tanë në Terni, apo edhe në Rimini, madje edhe në Ravenna. Për të qëndruar bashkë, për të gjetur pak rehat, një shtëpi."
Nuk ka të vdekur e nuk ka mister.
Janë larguar para se të arrinte Mbrojtja Civile. Emrat e tyre janë nëpër regjistrat e gjendjes civile, jeta e tyre tani për tani është gjetkë. "Por maqedonë të tjerë do të gjesh në Poggio Picenze. Kanë më shumë se njëzet vjet që banojnë atje, janë të gjithë të bashkuar."
Poggio Picenze, pesë kilometra më në jug, është pikëtakimi me një hero primitiv, një figurë pothuaj biblike. Arrij tendopolin përmes një fushe të pambjellë. Atje e gjej më në fund. Maqedonët janë të gjithë atje. Në grup. Janë të gjithë burra.
Para se të pyes për të, ma tregojnë ata. Osman Mediu është 42 vjeç, murator. Gërvishtjet ia përshkojnë trupin, duart e këmbët e mbështjella me fashor sytë i ka me lotë. Ka në fizik regbisti. Janë njëmbëdhjetë ata që duhet t'i falënderojnë duart e tij dhe shpatullat e tij. Ka guxuar atë që askush prej nesh nuk do të përfytyronte se është e mundur.
Nis të flasë ngadalë e qetë: "Shtëpia ime ishte një grumbull rrënojash, kishte marrë fund. E gjithë familja ime ishte varrosur poshtë saj.
Vikatte gruaja ime. Por para së gjithash i kam hequr pllakat e çimentos dhe e kam dërguar vajzën time të madhe drejt rrugës. Pastaj kam rendur drejt gruas. Jam dëmtuar, m'i shikoni duart? M'i shikon këmbët? Kur kam mbaruar kam rendur tek Valbona, vajza ime e vogël. Kam gërmuar e kam gërmuar, por nuk mund të bëja asgjë, Valbona nul lëvizte dhe unë nuk mund ta ndihmoja."
Valbona kishte vdekur dhe Osmani në vend që ta qajë dhe të mallkojë tokën e qiellin, Italinë dhe punën, të mallkuarën punë që në Tetovë qytetin e tij nuk gjendet, ka guxuar deri atje ku askujt nuk mund t'i shkojë mendja.
Osmani ka lënë Valbonën e tij, bijën e tij të vdekur. Ka lënë të vdekurën në punën e saj dhe ka rendur të shpëtojë jetë të tjera. Jo të vetën por të njerëzve të vet: të kunatit, të nipave, të Rencës, Almirit, Zonurës, të gjithë lindur në Aquila. Vogëlushë maqedonë.
Emigrantë të breznisë së dytë. Njëmbëdhjetë herë shpatullat dhe duart e Osmanit, këtij Krishti të plagosur, kanë tërhequr trupa të dëmtuar por të gjallë, gra të trembura, fëmijë të tmerruar, gjyshe plot me lotë.
Kush mund ta kishte përfytyruar ndonjëherë. Ngulmos së pyeturi: Kush? Kush prej nesh do  të kishte forcën të linte bijën e tij tashmë pa jetë dhe të kthehet tek të tjerë nevojqarë, edne në rrezik. Kush nga ju? "Valbona ime nuk është më." Dënes tani. Dëshpërimi i tij është pa zë, është civil, i denjë për një njeri të madh. Heshtja e tij thërret heshtjen e të vdekurve. Lee Masters ka shkruar: "Kam njohur heshtjen e yjeve dhe të detit dhe heshtjen e qytetit kur pllakoset. E pyes për gjërat e thella çfarë duhet gjuha."
E përqafoj. Osmani është një hero e tani ka të vetmin peng: ta dërgojë Valbonën në Maqedoni. Ta dërgojë të pushojë nën gurët e tokës së tij. E me të edhe Vassili që e ka gruan e tij Nuria për t'iu dërguar lotët të afërmve në Shkup: "Janë duke na pritur, duhet ta dërgojmë. Presim të kuptojmë si."
Më ka ardhur në mendje përfytyrimi i kohës kur në Ascoli Satriano, fshatin tim, pritnim të vdekurit e Marcinelle, në Belgjikë. Dy bashkëfshatarë të rënë në punë në tokën e huaj. Isha me turmën në shesh. Ishim të gjithë atje për t'i pritur ata trupa të përpirë nga miniera atje, aq larg. Heronj të kohës sonë. Punëtorë që me raskapitjen e tyre na ndihmonin ne të jetonim pak më mirë.
Ne më parë dhe tani ata. Historia përsëritet.
Osmani do të niset, e unë betohem se do ta ndihmoj sa të mundem. I takoj prapë dhe e siguroj. "Mbahu u fortë dhe nisu. E pastaj kthehu se ne të presim," i them. Më përgjigjet se po: "Italia më ka dashur shumë dhe unë e kam dashur shumë Italinë.
Sigurisht që do të kthehem."
Dielli djeg fort, më shumë se kur në Onna, pak orë më parë, kisha takuar Marien me një shtatore të Shën Mërisë në dorë të pluhurosur: "Është një mrekulli, shikoja sa e bukur." Shtatorja kishte qenë në shkollën që e drejtojnë murgeshat prej 120 vjetësh. "Kemi humbur dy vogëlushë, dy fëmijë katër e pesë vjeç. Të tjerët kanë shpëtuar."

Kanë shpëtuar si këta pleq ulur para tendës. Dhe si kjo zonë që vjen e më taskon. Është flokëtare dhe para se për shtëpinë mendon për punën e saj të vdekur: "Kush do të kujdeset më për flokët?"


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Toka dridhet në Itali (04.09.2009)
E majta dhe të pushkatuarit pa gjyq (04.08.2009)
Berisha ngre flamurin në selinë e Aleancës (04.07.2009)
Kryeministri Anëtarësimi në Aleancë mburoja e lirive për të ardhmen e çdo shqiptari (04.06.2009)
Projekti i liqenit të Shkodrës më i rëndësishmi për zonën (03.27.2009)
Mohimi - si afirmim negativ i opozitës     Nga Arbër Ahmetaj (03.26.2009)
Nderohet post mortem aktorja Adriana Abdullahu (03.25.2009)
Dhjetë vjet nga bombardimet e NATOs (03.25.2009)
Tinguj pranverorë mbi varrin e Tish Dajisë (03.19.2009)
508 metra që të dyja anët e tunelit të bashkohen (03.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]