VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REZOLUTË PËR BISEDIMET ME SERBINË

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 12:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
REZOLUTË PËR BISEDIMET ME SERBINË
E Hënë, 02.28.2011, 06:36pm (GMT+1)

Kuvendi i Kosovës

28.02.2011

Zijadin Gashi

Opozita në Prishtinë kërkon që Kuvendi i Kosovës të ketë rolin e vet në procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë. Një mbështetje këtij qëndrimi i ka dhënë edhe kryetari i legjislaturës, Jakup Krasniqi, i cili kërkon miratimin e një rezolute për këto bisedime. Ndërkaq, Qeveria thotë se bisedimet me Serbinë do të jenë të karakterit teknik.


Kuvendi i Kosovës duhet t'i përcaktojë kornizat e bisedimeve të ardhshme me Serbinë, thonë partitë opozitare. Roli aktiv i Kuvendit në bisedime, mbështetet edhe nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili kërkon që të miratohet një rezolutë, që do t'i përcaktonte kornizat e këtij dialogu, për palën kosovare.

Krasniqi mbështet nismat për debat parlamentar rreth natyrës së dialogut me Serbinë.

"Unë mendoj që Kuvendi ka nevojë ta nxjerrë një rezolutë, e cila i përcakton kornizat se çka mund dhe çka nuk mund të bisedohet dhe natyrisht jam që në Kuvend të zhvillohet një debat për natyrën e këtyre bisedimeve"
, thotë Krasniqi.

Një nismë konkrete në drejtim të përfshirjes së rolit të Kuvendit në procesin e ardhshëm të bisedimeve Kosovë - Serbi mund të iniciohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si grupi më i madh opozitar.

Nënkryetari i Kuvendit dhe i LDK-së, Sabri Hamiti, thotë se Kosova dhe Serbia nuk mund të zhvillojnë bisedime teknike, pasi që, sipas tij, ende çdo raport ndërmjet këtyre dy shteteve konsiderohet i natyrës politike.

"Biseda me Serbinë, qoftë kur cakërrohet një gotë, qoftë kur thuhet një mirëdita, në raportet që i kemi ne në dy dekadat e fundit është politikë..., apo qoftë edhe kur bisedohet për kanalizim, është politikë".

"Prandaj, unë e konsideroj si çështje shumë më të madhe sesa një deklarim se një dëshirë e komunitetit ndërkombëtar që të bëhet prioritet për Kosovën, sepse shkurt e shqip, dialogu me Serbinë nuk është prioritet i Kosovës"
, thekson Hamiti.

Deputeti Sabri Hamiti nuk e përjashton as mundësinë që Kuvendi të debatojë për dialogun me Serbinë edhe prapa dyerve të mbyllura, në mënyrë që të mos cenohet procesi që tashmë është në përgatitje e sipër nga ana e Brukselit.

Anashkalimi i Kuvendit në bisedimet e ardhshme, sipas Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të nënkuptonte një proces jo legjitim.

Mirëpo, një mendim ndryshe nga opozita ka Qeveria e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se është krijuar një perceptim i përgjithshëm se me Serbinë çdo bisedim është i natyrës politike. Por, ai mendon se ka edhe aspekte teknike që mund të dialogohen.

"Mendoj që nëse nuk flitet për statusin, tërësinë territoriale, rendin juridik kushtetues dhe pavarësinë, këto tjerat mbeten çështje të raporteve ndërshtetërore"
, nënvizon Kuçi.

Një pozicionim të qartë kundër bisedimeve me Serbinë e ka shprehur tashmë edhe Lëvizja Vetëvendosje, si partia e tretë në Kuvend.

Në qëndrimet e këtij subjekti politik thuhet se bisedimet me Serbinë do t'i thellojnë vijat ndarëse ndër etnike brenda Kosovës dhe se nga ky dialog, Serbia do të sigurojë vendin kandidat për në BE, kurse Kosova nuk do të fitojë asgjë.

Në anën tjetër, komuniteti ndërkombëtar adreson në vazhdimësi mesazhe për nisjen e këtij dialogu. Ambasadori francez në Prishtinë, Fransua Fitu, pas një takimi me Ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, konsideron se ky dialog është i pashmangshëm.

"Dialogu me Serbinë është i pashmangshëm. Të dyja palët duhet të gjejnë rrugë për qasje sa më konstruktive ndaj kësaj çështjeje. Sipas asaj që unë shoh, të dyja qeveritë, ajo në Beograd dhe kjo në Prishtinë kanë vullnetin që ta ndihmojnë këtë dialog",
shprehet Fitu.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës ka emëruar tashmë zëvendëskryeministren Edita Tahiri në postin e koordinatores për bisedimet me Serbinë dhe pritet që shumë shpejt të formohen edhe ekipet punuese për fushat, në të cilat do të dialogohet.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGËRÇI I IDENTIFIKIMIT (02.28.2011)
OPTIKA LETRARE ZBARDHËLLON MBI OLIGARKINË E SHËRBIMEVE SEKRETENga SHEFQET DIBRANI (02.28.2011)
KONVULSIONET NACIONALISTE TË SERBISË - DËSHTIMI I NJË IDEOLOGJIE ANTIHISTORIKENga XHELAL ZEJNELI (02.27.2011)
RIAKTUALIZOHET ÇËSHTJA E TË PAGJETURVE (02.26.2011)
DEMOKRACIA NUK NDËRTOHET MBI HARRESËNNga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (02.26.2011)
PROVOKIMET GREKE, ME GERMAT E EPITAFEVEDhunimi i gurëve të varreveNga ARBEN LLALLA (02.26.2011)
PDIU - PARTI ATDHETARE SHQIPTARENga SALI BOLLATI (02.26.2011)
MESNATA E FTOHTË E NJË PUSHKATIMI BARBAR, 60 VJET MË PARËNga AGIM XH. DISHNICA (02.25.2011)
KOSOVA E BLLOKUAR NË BALLKANNga Av. ALI RR. ALIAJ (02.25.2011)
BOMBA NË AMBASADËN SOVJETIKE, JA SI U MASAKRUAN 22 INTELEKTUALË SHQIPTARËNga AGIM MUSTA (02.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]