VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PDIU - PARTI ATDHETARE SHQIPTARENga SALI BOLLATI

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 11:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PDIU - PARTI ATDHETARE SHQIPTARE

Nga SALI BOLLATI


E Shtunë, 02.26.2011, 10:50am (GMT+1)

Partitë politike krijohen për mbrojtjen e interesave të atyre që i krijojnë, për kolltuqe e makina lluksoze, që fshihen nën ombrellën e mbrojtjes së interesave të nje klase te caktuar duke I vënë edhe emrin e asaj klase (vetëm se nuk harrojnë ta ndërojnë sa herë ju preken interesat personale), por fatkeqësisht gjithmonë neglizhojnë interesat kombëtare

PDIU ose e thënë shqip Partia për Drejtësi, Integrim dhe Bashkim është një Parti që ia ka vënë vetes qëllimin për të kërkuar Drejtësi për padrejtësitë e së shkuarës që i vuan ende sot Kombi Shqiptar, Integrim aty ku të drejtat tona na janë mohuar dhe Bashkim për t'i fituar këto të drejta të Ligjshme. Themeluesit e saj, djem të edukuar e të përkushtuar me Shqiptarizëm, e nisën veprën e tyre duke u prezantuar që nga kreu i Shqipërisë së Vërtetë-Kosova. Aty- në djepin e Shqiptarizmës vajtën biseduan, por edhe kënduan, kërcyen e u gëzuan bashkë me vëllezërit kosovarë për Ditën e Lirisë, për atë që këndohej me krenari në kohën e mbretit Zog:

Në Kosovë e Çamëri do valojë përsëri

Flamuri Kuq e Zi!!

Pra ke gjysma më e madhe këngës :BAC U KRY!

Vetëkuptohet që për realizimin e gjysmës tjetër duhet të qëndrojmë të Bashkuar!

Dhe zërin për mbrojtjen e nderit të Kosovës z.Sh. Idrizi i PDIU e ngriti dhe në Këshillin e Europës. Vlen per t'u nënvizuar këtu, kërkesa që po atdhetari nga Çamëria Rasim Dino ia paraqiti në emër të Vatrës, Presidentit Amerikan Wilson më 1919: "Vetëm ndërhyrja e ushtrisë Amerikane do t'i shpëtojnë vëllezërit shqiptarë të Kosovës nga vrasjet e serbëve"- dhe u deshën plotë 80 vjet që këtë kërkesë Presidenti Clinton ta bënte realitet!! Shekulli i Shqiptarizmës është edhe fryt i mbështetjes Amerikane.

I nderuari Shpetim Idrizi në ndjekje të parimeve bazë të PDIU shfrytëzoi mundësinë duke folur para KE për Genocidin e ushtruar nga shovinistat grekë ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, Genocid që para disa vitesh ja kishte parashtruar po KE, themeluesi i kesaj partie z.T.Muhedini. Nuk duhet harruar se ishin vetëm deputetët Çamë Sh.Idrizi dhe D.Tahiri që organizuan e protestuan publikisht para misionit te OSBE-s në Tiranë për fyerjet shumë të rënda të shovinistave mesjetarë grekë ndaj shqiptarëve. Nuk duhet neglizhuar që këto thirje poshtëruese bëheshin nga "miku strategjik" po atë ditë kur qeveria e Tiranës u falte tokat shqiptare për varreza(ose e thënë shqip" për të ngulur gozhdat e Nastradinit në tokën shqiptare). Besa dhe trimëria e trashëguar e Çamit ne veprim!

Këta atdhetarë nuk pretenduan karrike (ashtu siç u falen argatëve ardhacakë të kasolleve), por si Rilindas të Vërtetë, si bijë bejlerësh e agallarêsh të lindur, me veprën e këmbënguljen e tyre luftojnë në konformitet me të gjithë legjislacionet ndërkombëtare të zgjidhin padrejtësitë që Kombi Ynë, prej Tivari në Prevezë, vuan prej mbi 100 vjetësh.

Kryetari i saj z.Sh.Idrizi midis të tjerave nënvizon: "PDIU do të jetë një subjekt modern i atdhedashurisë dhe i patriotizmit shqiptar, i cili nuk mund të tolerojë më pabarazinë në trajtimin e kombeve në Ballkan. Shqiptarët janë kombi themelues i qytetërimit jo thjesht ballkanik, por atij europian dhe shqiptarët duan të kapin vonesat historike."

Përfaqësuesit e kësaj partie me shumë të drejtë kërkojnë të drejtat e mohuara dhe të shkelura të shqiptarëve të Çamërisë, por nuk kërkojnë ndryshimin e kufijve. Shqiptarët e Çamërisë si ata të përzënë me dhunë ashtu si edhe ata që vazhdojnë të jetojnë atje duan të drejtën e njohjes si minoritet dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, njohjen e Genocidit të ushtruar ndaj tyre, njohjen e pasurive të tyre mijëra vjecare, hapjen e shkollave dhe përdorimin zyrtar të gluhës së Perëndisë-gjuhen shqipe, pra asgjë më tepër se Të Drejtat Themelore të Njeriut te njohura nga legjislacionet ndërkombtare.

Ndërsa përfaqësuesit e partive të atyre ardhacakëve, megjithëse gëzojnë të drejta që asnjë minoritet nuk i ka në botë, pretendojnë për autonomi të fantazmës "vorioepir". Dhe për t'i luftuar këto ëndra bizantino mesjetare ngrejnë zërin drejtuesat e PDIU dhe fatkeqësisht, ndonjë deputet i vetëm i partisë në pushtet. Atdhetarizmi dhe vendosmëria e deputetëve të PDIU, bashkë me intelektualët dhe atdhetaret e vërtetë të gjithë krahinave shqiptare detyroi qeverinë që jo vetëm ta shtyjë, por edhe ta ndryshojë formularin e rregjistrimit të popullsisë

Kështu PDIU megjithëse ka si qëllim zgjidhjen e Çështjes Çame, si plaga më e madhe e Kombit Shqiptar, që ende kullon gjak; kjo si parti relativisht e re, me programin e saj është për mbrojtjen e të drejtave të gjithë Kombit Shqiptar kudo që ndodhet në trojet tona etnike. Kam besim të madh se ata që e ndjejnë me të vërtetë vehten Shqiptarë do ta ndjekin PDIU në zbatimin e programit të saj atdhetar dhe do tê votojnë për kandidatët e saj, djem e vajza të kulturuar e të përkushtuar SHQIPTARË.

Sali Bollati

NY , shkurt

2011

SALI BOLLATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESNATA E FTOHTË E NJË PUSHKATIMI BARBAR, 60 VJET MË PARËNga AGIM XH. DISHNICA (02.25.2011)
KOSOVA E BLLOKUAR NË BALLKANNga Av. ALI RR. ALIAJ (02.25.2011)
BOMBA NË AMBASADËN SOVJETIKE, JA SI U MASAKRUAN 22 INTELEKTUALË SHQIPTARËNga AGIM MUSTA (02.25.2011)
Ditari i një ish studenti të Shkollës së Bashkuar:20 VJET MË PARË, SI DËSHTOI PUÇI USHATARAK NË SHKOLLËN E BASHKUARNga ILIRI METALIAJ (02.23.2011)
PRANIA SHPËRBLEHET - FIRMAT SHQIPTARE NË PANAIRIN E NUREMBERGUT BIOFACH 2011 (02.22.2011)
KTHESA VENDIMTARE - RRËZIMI I DIKTATURËS NË SHQIPËRI DY DEKADA MË PARË (02.20.2011)
NUK U MBAJTËN PROTESTAT E PARALAJMËRUARA (02.20.2011)
MAQEDONI: KOMISIONI PUNON PA SHQIPTARË (02.18.2011)
"DIHET SE NE GREKËT JEMI KOMPLOTISTË TË LINDUR" (Xhorxh Tenet)Opinion nga S. BOLLATI (02.18.2011)
3 VJET PAS PAVARËSISË: KOSOVA E SHEH ME OPTIMIZËM TË ARDHMEN (02.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]