VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA E BLLOKUAR NË BALLKANNga Av. ALI RR. ALIAJ

                                                                                      

E Djelë, 05.12.2024, 02:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

KOSOVA E BLLOKUAR NË BALLKAN

Nga Av. ALI RR. ALIAJ


E Premte, 02.25.2011, 10:51am (GMT+1)

 

 

Në hartë ndryshe nga çdo shtet tjetër ballkanik e europian, Kosova syshihet e rrethuar përqark me vargmale të larta e të bukura, nëpër të cilat harkon kufiri politik i këtij shteti të ri. Këto male të thikta e supelidhura jo vetëm formësojnë një kurorë alpine, po ngjajnë si një "mur i madh kinez"(!). Në këtë vend të cunguar etnikisht e të bllokuar nga relievi i saj, (e nganjëherë edhe prej dimrave të egër) komunikimi rrugor kryhet nëpërmjet luginave e qafave të maleve për t'u lidhë me fqinjët e vet, disa prej tyre me ambicje gjeopolitike të përflakura e të përgjakshme si Serbia etj. Astenjë shtet i Europës së sotme, qoftë në gadishuj apo lartësi alpine, nuk ka mbetur i bllokuar nga relievi i vet si Kosova. Kjo ka të bëjnë me faktin se gjithëmonë këtë trevë të shtylltë gjeopolitike në Ballkan është synuar ta mbajnë të pushtuar e të pazhvilluar, domethënë qartas, të bllokuar, për të mos e kthyer Kosovën në një qendër të zhvilluar mesdhetare e një ndër pikat kyçe kulturologjike të Perëndimit e të Lindjes. Më e keqja është se as sot në këtë shekull të ri, (ndër)kombëtarët që e drejtojnë Kosovën, nuk po ia vlerësojnë me veprime konkrete këtë pozicion gjeopolitik në zemër të Ballkanit.

Kjo trevë dardane ishte më e rrahur me karvaje a me qerre në antikitet e tevona me përvijimet e rrugëve të mëdha Perëndim-Lindje, si ato paralele: nga Raguza në veri kah Nishi; Egnatia, në jug mbi Ohër e tjetra, e ndërmjemja nga Lezhë-Shkodër nëpër Prizren e në Nish e ajo vertikale, nga Nishi në Shkup se sa trupimi i saj me autostrada në historinë moderne të Europës. Jugosllavia Versajiste i ka ndërtuar qëllimisht autostradat në skaje përtej kufitare të Kosovës për të bllokuar zhvillimin bashkëkohor të saj, ndaj e shmangu në kahje lindore korridorin paneuropian nëpër Luginën e Preshevës (Serbia Jugore). Astenjëherë Kosova nuk është konceptuar në nivelin e një prej republikave të RSF Jugosllave Avnojiste, biles edhe parametrat e zhvillimit të saj bllokoheshin te caku i statusit krahinor, çka e dëshmon edhe vet Prishtina e projektuar jo si një kryeqytet i ri i Kosovës po si një kryeqendër krahinare autonome të Republikës së Serbisë.

Malet Dinarike e Shqiptare, që shtrihen paralelisht me Detin Adriatik janë kthyer të kalueshme lehtësisht e mrekullisht me autostrada (autorrugë e hekurudha) nëpër lugina të thella e tunele në male të larta në mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, përveçse me shtetin e ri të Kosovës (!). E si mundet të shkojnë disa nga këto shtete në Europën e Bashkuar duke ia mbyllë rrugët e integrimeve infrastrukturore autostradore Kosovës (!). E vetmja sipërmarrje kolose drejt Kosovës është "Korridori i Kombit" (Autostrada Durrës-Morinë), që po trason edhe drejt Prishtinës. Në ecje drejt portit të Shëngjinit, përndryshe "Portit të Kosovës", pritet (ndofta lipsen edhe donacione ndërkombëtare) hapja njëherash apo veças e rrugës e hekurudhës përbri rrjedhës së Drinit të Bashkuar, pasi ky "Korridor i Alpeve: i lidh në më pak se dy orë kohë Prishtinën, Gjakovën (Kosovë), Plavë-Gucinë...(Mali i Zi) me Lezhën e Shkodrën, (Shqipëri) siç është nistuar me interesim apo me projekte që nga fundi i shek. XIX e deri më sot, si nga Porta e Lartë (Perandoria Otomane), Franca, Austria etj. po ende nuk është kryer nga qeveritë shqiptare përmbyllja e kësaj vepre as në shek. XXI.

Kosova në rreth 70 km gjatësi ka në veriperëndim kufirin me Malin e Zi që kalon majemaleve të larta (Gjerovica 2.656 m.), po nuk i mundësohet hapje e një rruge autostradore të shkurtër (170 km) nga Deçani (Kosovë) në Plavë-Guci (Mali i Zi) e në Shkodër (Shqipëri), që nga një skaj në tjetrin, nëpër tre shtete, shkon në më pak se dy orë, ndërkohë që nga rruga e vjetër, mal mbas mali, nga Peja në Guci shkon për mbi katër orë. Kjo rrugë ishte projekt-ide e RSFJ që në vitet 70-të të shek. XX (!) Këto janë premtime të lidervë partiakë shqiptarë e malazezë gjatë fushatave, po realisht Malit të Zi nuk ia don politika ajsberg ndaj shqiptarëve që ecë drejt asimilimit të tyre, asfalton rrugë(ica) ndër e brenda fshatrave e jo rrugë (ndër)kombëtare që çojnë në zhvillimin ekonomik e mos braktisjen e fshatrave me tokë e popullsi shqiptare. Për këtë rrugë, në pjesën e vet territoriale, ka thënë fjalë të forta Presidenti Topi (2009), ndihet mjaft e flaktë Topalli, nuk lenë rast pa premtuar Thaçi etj.

Në kufirin verior e verilindor me Republikën e Serbisë, në këto tre dekadat e fundme, jo vetëm që nuk ka siguri jete, ulet sipas valëve e selektimeve politike trau i doganës, po edhe mbyllet ndonjë rrugë e kahershme, bëhen të pakalueshme Mitrovica Veriore e disa komuna me shumicë serbe, etj. Ajo çka duam të përveçojmë është fakti se Serbia nuk po shfaq ndonjë vullnet të mirë politik për integrime autostradore drejt Kosovës. Nëse Rruga Durrës (Shqipëri) - Prishtinë (Kosovë) Nish (Serbi), veçanërisht në këtë segment më të fundit, atëherë do të ishte e mundur që një shqiptar, një turist italian apo grek nga Vlora të arrinte për pesë orë në Budapest. Çdo bllokim i infrastrukturës autostradore të sotme a të nesërme të Kosovës nga ana e Serbisë do të pengonte vetë integrimin ekonomik e kulturor të Evropës Qendrore e Lindore me bregdetin Adriatik e Jonian, me Gadishullin Apenin etj.

Kosova ndihet e bllokuar në Ballkan edhe për një arsye tjetër: nga 11 shtete në hartën e tij nuk e kanë njohur shtet të pavarur e sovran: Serbia, Greqia, Bosnje-Hercegovina e Rumania (!). Në Europë, Ballkani vjen si përqindje pas ish-republikave të BRSS (Bashkimit Sovjetik), të inkuadruara në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, pasi ndikon edhe aleanca e ortodoksizmit sllav e nostalgjia e komunizmit bolshevik e problematikat e tyre. Njëherash, Ballkani si përqindje shtetesh i bie të mbetet edhe pas kontinentit më të largët: Australi-Oqeani përsa iu përket njohjeve për Kosovën. Paradoksi qëndron te shembulli përngjasues: të gjitha ato perandori apo shtete që e kanë pushtuar në periudha të ndryshme Kosovën si Bullgaria e Turqia (Ballkan), Italia, Austria, Hungaria, Gjermania (Europë) ia kanë njohur pavarësinë e shtetësinë, përveç Serbisë, që ia njeh vetes "aftësinë për të pushtuar e sunduar", po historia e djeshme e as e sotme nuk ia njeh ndonjë vullnet apo progres për integrime jashtë etnisë serbe e në brendësi të botës sllave.

Ende edhe sot, Serbia e mban "peng" Mitrovicën Veriore duke cënuar integritetin e Kosovës së pavarur, çka tregon se nuk është e prirë për integrime, por për aneksime territoriale, siç ka vepruar më 1878 e siç përpiqet edhe më 2011. Jo vetëm kaq. Serbia synon të formojë një "bashkësi të komunave serbe" si ato të Zveçanit, Leposaviçit, Zubin Patokut e të "pjesës veriore" të Mitrovicës, që platformat e tyre antishqiptare, sado të kamufluara, i del tymi idesë së krijimit të një "republike të vogël serbe" në tokën e Kosovës, e përngjashme me atë në Bosnje-Hercegovinë. Pastaj, në një kohë të afërt apo të largët t'i aneksojnë si Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës) me të tri komunat Preshevë, Bujanoc, Medvegjë. Serbia në Ballkanin Perëndimor ua njohu pavarësinë e shtetësinë të gjitha ish-republikave të Jugosllavisë Versajiste e Avnojiste, përveç Kosovës. Në Bosnje-Hercegovinë, një nga tre republikat, ajo serbe, nën diktatin e Serbisë, po ushtron presion ta mbajnë të bllokuar njohjen prej tyre të pavarësisë së Kosovës.

I vetmi vend në Ballkan është Kosova, që ende shtetasit e saj nuk janë pjesë e lëvizjes së lirë në hapësirën "Shengen", ndërkohë që shqiptarët e Shqipërisë, në Maqedoni, në Malin e Zi e në Serbi (Lugina e Preshevës etj.) e kanë fituar këtë të drejtë që në fillim a në fundvitin 2010. Ky është një tjetër fakt i ditës që Kosova po mbetet e bllokuar në Ballkan.

Ende në dekadën e dytë të shek. XXI Kosova po mbetet e bllokuar nga statusi i saj: Nëse Kosova do të kishte arritë 97 njohje ndërkombëtare, atëherë Serbia nuk mund ta kalonte në shtator 2008 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rezolutën e saj për ta çuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nëse Kosovën do të arrijnë të sigurojnë në këtë vit, të katërtin e pavarësisë së saj, edhe 52 njohje të tjera ndërkombëtare, atëherë nuk do të ketë probleme të mëtejshme të diskutimit të shtetësisë së saj nga Serbia apo ndokush tjetër. Mbetja e Kosovës e bllokuar nga njohjet ndërkombëtare po i merr asaj shumë energji në këto vite si në GJND, në bisedimet më ta fundit të pritshme me Serbinë etj. në vend që t'i kanalizojë ato për zhvillimin e të ardhmen e vet në këto tre vite të pavarësisë e të shtetësisë së saj.

Av. Ali Rr. ALIAJ

Mastër shkencor në E Drejta Ndërkombëtare

Pedagog në Universitetin "Kristal" të Tiranës




15.02.2011

Tel. 067 27 70 110

Av. ALI RRUSTEM ALIAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BOMBA NË AMBASADËN SOVJETIKE, JA SI U MASAKRUAN 22 INTELEKTUALË SHQIPTARËNga AGIM MUSTA (02.25.2011)
Ditari i një ish studenti të Shkollës së Bashkuar:20 VJET MË PARË, SI DËSHTOI PUÇI USHATARAK NË SHKOLLËN E BASHKUARNga ILIRI METALIAJ (02.23.2011)
PRANIA SHPËRBLEHET - FIRMAT SHQIPTARE NË PANAIRIN E NUREMBERGUT BIOFACH 2011 (02.22.2011)
KTHESA VENDIMTARE - RRËZIMI I DIKTATURËS NË SHQIPËRI DY DEKADA MË PARË (02.20.2011)
NUK U MBAJTËN PROTESTAT E PARALAJMËRUARA (02.20.2011)
MAQEDONI: KOMISIONI PUNON PA SHQIPTARË (02.18.2011)
"DIHET SE NE GREKËT JEMI KOMPLOTISTË TË LINDUR" (Xhorxh Tenet)Opinion nga S. BOLLATI (02.18.2011)
3 VJET PAS PAVARËSISË: KOSOVA E SHEH ME OPTIMIZËM TË ARDHMEN (02.18.2011)
PRISHTINË, FILIZ SHPIRTIMarrë nga libri "Një fjongo Dielli nga New Yorku"Poezi nga KËZE KOEZETA ZYLO (02.17.2011)
PËRSHËNDETJE ME RASTIN E TREVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga MIMOZA DAJÇI, New York (02.17.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]