VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROVOKIMET GREKE, ME GERMAT E EPITAFEVEDhunimi i gurëve të varreveNga ARBEN LLALLA

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 12:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PROVOKIMET GREKE, ME GERMAT E EPITAFEVE

Dhunimi i gurëve të varreve

Nga ARBEN LLALLA


E Shtunë, 02.26.2011, 11:03am (GMT+1)

Dhunimi i gurëve të varreve

Ashtu siç kam shkruar në shkrimin tim të datës 12 shkurt se grekët kanë filmuar varrezat ortodokse shqiptare të shekullit 19 me mbishkrime greke u vërtetua. Dje, në një media elektronike greke janë paraqitur fotot e varrezave shqiptare ortodokse me mbishkrime greke të vitit 1888. Deklarata e ish-konsullit grek Theodhoros Ikonomu, se Korça është pjesë e Vorio Epirit dhe të krishterët le të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për origjinën e tyre, është bazuar pikërisht te filmimet dhe fotografimet e varrezave të Korçës. Siç duket grekët ende ngatërrojnë fenë me kombin si në Mesjetë. E njëjta strategji me fotografimet e varreve me mbishkrime greke ka ndodhur pak vite më parë, kur disa gazetarë grekë filmuan varrezat e vjetra ortodokse në qytetin e Manastirit (Bitola), duke na ofruar pamje të pllakave të varreve me mbishkrime në gjuhën greke.

Këto veprime u bënë me qëllim që Greqia të ngrejë pretendimet se në Maqedoni jeton një minoritet i fshehur grek me rreth 100 mijë njerëz. Por le t'u japim përgjigje deklaratave të ish-konsullit grek Theodhoros Ikonomu për gurët e varreve në Korçë që janë në gjuhën greke dhe fotografuar nga Maria Karathanu. Dihet se këndimi në kishat ortodokse të trevave shqiptare, deri sa u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare, bëhej në gjuhën greke, e cila ka qenë gjuhë zyrtare e liturgjisë në kishë. Kështu, ishte e natyrshme që edhe mbishkrimet në pllakat e varreve të shqiptarëve të shkruheshin në këtë gjuhë, ashtu si myslimanët shqiptarë i shkruanin në gjuhën turke me shkronja arabe.

Më 1922-shin u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare dhe më 1929-n u formua Sinodi i Shenjtë me kryepeshkop Visarion Xhuvanin, por njohja zyrtare u bë disa vite më vonë nga Patriakana Egumenike e Stambollit. Pra, pas shpalljes së Kishës Autoqefale kaluan disa vite deri më 1937-n, vit në të cilin u njoh zyrtarisht gjuha shqipe për t'u përdorur në kishën ortodokse dhe në mbishkrimet e varreve.

Grekët besoj se i dinë këto fakte historike. Informatat flasin se grekët kanë filmuar varrezat e vjetra shqiptare që janë me mbishkrime greke në disa qytete si Korça, Gjirokastra, Saranda, Delvina. Këto pamje grekët ua paraqesin ndërkombëtarëve për t'u treguar se ekziston popullsi shumicë greke në jugun e Shqipërisë, të cilët për 50 vite regjimi komunist i asimiloi me dhunë.

Meqenëse grekët qenkan interesuar për pllaka varresh, ne pyesim: Pse Greqia në fillim të viteve 1930 zhduki mbi 500 mijë varre të bashkësisë hebreje në qytetin e Selanikut? Me pllakat e varreve qeveria greke ngriti godinat e universiteteve në këtë qytet. Pse Greqia në fillim të viteve 1970 prishi varrezat e bashkësisë bullgare, rumune dhe shqiptare në qytetin e Selanikut? Ç'u bë me kockat e të vdekurve? Pse gjithë kjo urrejtje e popullit grek ndaj popujve të tjerë, të cilët i kanë ofruar kulturë dhe zhvillim Greqisë?! Në përfundim dua të shtoj se provokimet greke për autonomi të Vorio Epirit kanë mbështetjen e Rusisë. Kohët e fundit vihet re një përkrahje e madhe e mediave ruse për shpalljen e autonomisë së Vorio Epirit me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga shqiptarët e atjeshëm.

Me anulimin e regjistrimit të popullsisë, që do të mbahej në prill 2011, grekët kanë shtypur formularë për ta bërë vetë regjistrimin e popullsisë në Republikën e Shqipërisë, duke shkelur çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtare. Pra, ëndrra e shovinistëve grekë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë nuk është shuar. Ata, me të gjitha mjetet, po përpiqen që sa më shpejt të realizojnë projektin e Megaloidesë.

24 SHKURT 2011

ARBEN LLALLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PDIU - PARTI ATDHETARE SHQIPTARENga SALI BOLLATI (02.26.2011)
MESNATA E FTOHTË E NJË PUSHKATIMI BARBAR, 60 VJET MË PARËNga AGIM XH. DISHNICA (02.25.2011)
KOSOVA E BLLOKUAR NË BALLKANNga Av. ALI RR. ALIAJ (02.25.2011)
BOMBA NË AMBASADËN SOVJETIKE, JA SI U MASAKRUAN 22 INTELEKTUALË SHQIPTARËNga AGIM MUSTA (02.25.2011)
Ditari i një ish studenti të Shkollës së Bashkuar:20 VJET MË PARË, SI DËSHTOI PUÇI USHATARAK NË SHKOLLËN E BASHKUARNga ILIRI METALIAJ (02.23.2011)
PRANIA SHPËRBLEHET - FIRMAT SHQIPTARE NË PANAIRIN E NUREMBERGUT BIOFACH 2011 (02.22.2011)
KTHESA VENDIMTARE - RRËZIMI I DIKTATURËS NË SHQIPËRI DY DEKADA MË PARË (02.20.2011)
NUK U MBAJTËN PROTESTAT E PARALAJMËRUARA (02.20.2011)
MAQEDONI: KOMISIONI PUNON PA SHQIPTARË (02.18.2011)
"DIHET SE NE GREKËT JEMI KOMPLOTISTË TË LINDUR" (Xhorxh Tenet)Opinion nga S. BOLLATI (02.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]