VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mbi 30 milionë shqiptarë në 83 shtete të botës

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 09:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Mbi 30 milionë shqiptarë në 83 shtete të botës
E Martë, 04.28.2009, 08:19am (GMT+1)

1. Në të gjithë globin tokësor, në të 6 kontinentet e banuar, numri i përgjithshëm i shqiptarëve, në vitin 2007 arrinte në mbi 30 milionë banorë, të cilët janë vendës etnikë në Ballkan, (Ilirikun e dikushëm) dhe të shpërngulur, me dëshirë apo me forcë, në 83 shtete të botës e kohës së sotme.

Në  cilësimin e shqiptarëve në emigrim, në këtë hulumtim studimor, që e ka në proces Akademia Monarkiste Shqiptare, kam parasysh tri kategorizime: a)- Shqiptarët, që ende e ruajnë origjinën e tyre të etnisë, të emigruar për arsye të ndryshme nga Trojet e Veta Etnike para e gjatë pushtimit Otomon, b)-Shqiptarët, që formojnë Diasporën e Vjetër, të emigruar në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare (nga vitet '30 të shek. XIX deri në periudhën e fundme të pushtimit e sundimit të Komunizmit Bolshevik dhe, c)- Shqiptarët, që formojnë Diasporën e Re, të  emigruar gjatë kohës së rënies së  sundimit Sllavo-Komunist-Ortodoks  e deri më sot, ( rreth viteve '90  deri më 2007).

Gjithsesi nuk pretendojmë se ky është dhe mbetet evidentimi më i plotë dhe më i saktë i shqiptarëve në botë e për më tepër të jetë përfundimtar, sepse janë disa kushte, mundësi e rrethana që krijojnë mjaft vështirësi të paevitueshme, si:

 

a)- Fakti që gjatë kohës së sundimit komunist enverian nuk ka pasë asnjë përpjekje nga qeveritë përkatëse në Tiranë, për të bërë një rregjistrim të përgjithshëm të shqiptarëve etnikë në Ballkan dhe në të gjitha hapësirat gjeopolitike të botës.

 

b)- Vendet tona fqinj si Jugosllavia dhe Greqia, edhe  pas Luftës së  Dytë Botërore e deri më sot (më 2007) nuk kanë qenë asnjëherë të interesuara për të saktësuar e publikuar numrin e përgjithshëm të shqiptarëve etnikë në trojet e veta dhe, për më tepër, të atyre shqiptarëve që kanë emigruar, përkundrazi kanë praktikuar politika raciste, një gencod të pashembullt e  një spastrim etnik të egër, si  ndaj  shqiptarëve  në Kosovë e të atyre në Malin e Zi, në Maqedoni, në krahinën e Sanxhakut e Kosovën Lindore dhe ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

 

c)-Aktualisht shqiptarët janë të ndarë në 6 shtete ballkanike, si: në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë, Republikën e Malit të Zi, Republikën e Greqisë dhe në Republikën e Serbisë, prandaj edhe diaspora shqiptare, e vjetër apo e re, Ã«shtë jashtëzakonisht e pamundur për t'u evidentuar tërësisht e plotësisht, pasi është e vështirë mundësia e koordinimit dhe mungojnë sipërmarrjet e përbashkëta në kryerjen e kësaj detyre imediate e historike.

 

Ende edhe sot diasporat shqiptare në botë cilësohen të ndara në emërtime si "Shqiptarët e Shqipërisë", "Shqiptarët e Kosovës", "Shqiptarët e Maqedonisë", "Shqiptarët e Malit të Zi", "Shqiptarët e  Çamërisë" e  "Shqiptarët e Kosovës Lindore"...

   

d)- Historikisht asnjëherë nuk ka pasë ndonjë përpjekje zyrtare për të ndërmarrë e kryer një evidentim të plotë të shqiptarëve në botë, përveçse çka kanë bërë vetë diasporat shqiptare me shoqatat e tyre në emigracion ose ndonjë hulumtim i veçuar i demografëve shqiptarë në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.

 

f)- Vetë shtetet e ndryshme të botës, përjashto disa vende anglo-sanksone në Europë, Amerikë e Australi, nuk kanë pasë ndonjë angazhim  të ndjeshëm apo publikim zyrtar të saktë  të të dhënave të popullsisë shqiptare të emigruar në vendet e tyre.

 

g)- Shqipëria, në kohën e komunizmit Enverian, ia kishte mbyllur "Derën e Shtëpisë" Diasporës së saj të Vjetër e të Re, dhe e vetmja punë që bënte ishte misioni për t'i përçarë  mbi bazën e bindjeve politike të kohës.

Jugosllavia e Greqia e kishin si pikësynim të tyre vetëm  spastrimin etnik  me forma e mjete të ndryshme, deri edhe të përgjakshme, për t'i dëbuar nga Trojet Etnike Shqiptare, të aneksuara e okupuara padrejtësisht prej tyre.

 

 

h) Në asnjë shtet ballkanik, ku shqiptarët jetojnë në Trojet e Veta Etnike, (pa përjashtuar as Republikën e Shqipërisë apo Kosovës), aktualisht, nuk kemi një rregjistrim të plotë e të saktë të popullsisë shqiptare. Bile në Maqedoni, Malin e Zi, Republikën e Serbisë apo në Greqi asnjëherë nuk jepen shifra realisht të sakta kur është fjala për numrin e vërtetë të shqiptarëve në këto shtete fqinj.

      

Vetëm në këto vitet e fundit të Demokracisë në Republikën e  Shqipërisë ka një përpjekje zyrtare vizionare me ngritjen e Institutit Kombëtar të Diasporës Shqiptare pranë  Ministrisë së Punëve të Jashtme, që është në fillimet e tij për kryerjen e një detyre të tillë misionare  mbarëkombëtare.

 

Nga viti  2004, sidomos më 2005, tani, më 2007, edhe  OSBE, po bën një punë të mirë  për të ndihmuar në  rregjistrimin e popullsisë së Kosovës, si Protektoriat Ndërkombëtar i OKB.    

    

Diçka dua të theksoj për lexuesit: ky nuk është publikim i një studimi të  përfunduar, por ravijëzime rreth kësaj teme, për çka mirëpresim  vrejtje e ndihmë nga çdo i interesuar.

 

 

2. Mbi 30 milionë shqiptarë, në Trojet e veta Etnike në Ballkan  dhe të  shpërndarë në të gjithë Globin, ndodhen në 83 shtete të botës, nga 192 vende që sot janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

Numri më i madh i shqiptarëve ndodhet në Ballkan, që arrijnë në mbi 18 milionë banorë,  si Shqiptarë Etnikë në Trojet e  Veta Etnike  në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, në Maqedoni,  në Malin e Zi, në Republikën e Serbisë dhe në Greqi, si dhe shqiptarët e emigruar në Turqi, Greqi, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Rumani, Bullgari e Kroaci  dhe  ata shqiptarë, që ndodhen në thellësi të territoreve gjeo-politike të  Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë.

 

Po të flasim sipas kontinenteve, numri më i madh i shqiptarëve ndodhet në Europë.

 

Interes të vecantë përbën fakti se numri më i madh i shqiptarëve të emigruar, ndër dekada e fundit  të historisë, Ã«shtë në vendet anëtare të Bashkimit Europian e të NATO-s, çka tregon për prirjen e ecjen  pro-perëndimore të  Kombit Shqiptar dhe dëshiren e prejkohshme e vullnetin e lartë politik të sotëm për t'u integruar në strukturat euro-atlantike.

 

 

 

3. Në Republikën e Shqipërisë, sipas përllogaritjeve e disa burimeve publike, janë  mbi 3. 6  milionë banorë, që figurojnë të rregjistruar, ku hyjnë, në një përqindje të lartë, edhe emigrantë të viteve të  fundit, të cilët ende nuk kanë marrë dokumentacionin plotor në vende të ndryshme të botës.

 

Rreth kësaj shifre numerike  të mësipërme flasin edhe burime zyrtare në Tiranë apo organizata e organizma të ndryshme ndërkombëtare, të cilët, në përllogaritjet e tyre, kanë parasysh edhe rritjen mesatare progresive të popullsisë në Shqipëri.

 

Në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave dhe në atë të Ministrisë së Punëve të Jashtme jepet shifra 3.364.571 banorë, e evidentuar zyrtarisht  në qershor të vitit 1999.

    

Po të mos kishim një emigracion  masiv e ende  të pandalur, mbi të gjitha, të pa kontrolluar zyrtarisht e të  paevidentuar saktësisht gjatë dekadave të fundit, nisur nga vështrimi i parametrave të rritjes së popullsisë, atëhere  mund të themi,  pa u  nxituar e pa u gabuar,  se popullsia e Shqipërisë sot do të ishte mbi 4 milionë banorë.

 

Në vitet 2025 dhe 2050, nga publikimet ndërkombëtare për popullsinë e pritshme të botës, parashikohet që  Republika e Shqipërisë të ketë rritjen më të madhe të popullsisë në Europë, pavarësisht se  do ta  frenojnë  në një masë të ndjeshme emigracioni, planifikimi familiarë, prirja për të lindur më pak fëmijë, kushtet  e  rrethanat historike e të nivelit të jetesës, etj.

 

Nisur nga  raportet e ndryshme të publikuara vitet e fundit nga INSTAT në Tiranë, PNUD, IOM, etj. dhe, duke gjykuar  mbi bazën e disa sondazheve të kryera nga  institucione ndërkombëtare apo vendase, mbi një e katërta e popullsisë janë në emigracion, çka i takon përafërsisht mbi 1 milion banorë.

 

Numri më i madh i të emigruarëve nga Republika e Shqipërisë, në këto dekadat e fundit, është në Greqi, Itali, SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar,etj. çka dëshmon se  jemi të integruar në strukturat euro-atlantike me rreth një të tretën e popullsisë së Shtetit të sotëm Shqiptar, jemi kontribues të shumanshëm në këto vende perëndimore.

 

Realisht në Shqipëri po ndodhën edhe fenomeni i rikthimit të emigrantëve në Atdheun e vet, qoftë në mënyrë të imponuar nga politika e imagracionit të shteteve të ndryshme, nga rrethanat e kushtet përjetuese të emigrantëve në këto vende, por ka edhe nga ata , që kanë ikur herët dhe  vijnë për të kontribuar në vendin e vet pas një shkollimi universitar ose pasuniversitar apo pasi kanë venë një pasuri që iu jep mundësi për të investuar në vendlindjen e vet, por ka dhe nga ata që vijnë për t'i kaluar vitet e fundit të jetës në  tokën e  vatrën e tyre, etj.

 

Ky numër i të rikthyerve i kalon mbi 100 mijë vetë, pamvarësisht se ende nuk  jepen të dhëna zyrtare të sakta nga institucionet përkatëse në Shqipëri apo nga shtete të ndryshme të botës.

 

Në këto tre vitet e fundit nga Qeveria "Berisha" po hartohen e zbatohen politika të veçanta për rikthimin e "trurit shqiptar" dhe të "kapitaleve investuese shqiptare" në  Republikën e Shqipërisë, si  të atyre me tituj e grada shkencore apo ta sapo diplomuar, etj. dhe të biznesmenëve shqiptarë nga vende të ndryshme të botës.

 

Republika e Shqipërisë po e përjeton edhe një dukuri bashkëkohore faktike: po rritet numri i emigrantëve të huaj që  vijnë në vendin tonë. Kjo shifër po shkon nga  në rreth 20 mijë banorë, ku më të shumtit janë nga vendet fqinjë të Ballkanit Perëndimor, nga Italia e Greqia, nga Turqia e Kina, por edhe deri nga Iraku, Irani, etj. Vetëm gjatë periudhës shkurt 1996 qershor 2004 janë pajisur me leje pune 6.020 shtetas të huaj, që punojnë në arsim, prodhim,ndertim, tregti, sistemin bankar,etj.  Pjesa më e madhe shtetasve të huaj, që kryejnë aktivitet në vendin tonë,  janë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë,etj.

 

Sipas parashikimit të  IOM,  (Organizata  Ndërkombëtare e Migracionit),  në vitin 2020  Republika e Shqipërisë do të kthehet në një vend emigrimi.  Natyrisht  ndërkombëtarëve iu intereson ky fakt, ndaj po i paraprijnë me politika të veçanta përshpejtimit të një dukurie të tillë, që të bëhet një realitet i afërt dhe i prekshëm edhe  në vendin tonë.

Shteti Shqiptar, me politikat e veta, mbështetur ne konventat ndërkombëtare e në realitetin shqiptar të sotëm e të nesërm, duhet t'i paraprijnë këtij fenomeni të pritshëm  për të mos u krijuar probleme sociale, demografike e politike të aktualitetit e perspektivës.

  

Një tjetër fenomen po e prek rëndë Republikën e Shqipërisë: disa shtete ballkanike po e rrisin së tepërmi,  artificialisht, me pikësynim e përshpejtim,  numrin e minoriteteve të tyre në vendin tonë. Vërtetë se kjo ndodh edhe për arsye se një pjesë e madhe e shqiptarëve etnikë, me dëshirën për të siguruar "Lëvizjen e tyre të Lirë në Europë" duan të marrin pasaporta të vendeve anëtare të Bashkimit Europian e të NATO-s,  nga niveli jo i lartë i jetesës në Shqipëri kërkojnë të përfitojnë disa ofertime pensionore,etj. Por, Presidenca, Parlamenti e Qeveria në Republikën e Shqipërisë duhet t'i kushtojnë më tepër vëmendje kësaj dukurie, që po kthehet në fenomen dhe, për më keq, mbart disa pasoja të nesërme të njohura e të panjohura për etninë e tokën shqiptare, etj. Gjithsesi duhet përpjekur deri edhe zyrtarisht për të mos lejuar deri në masën më të mundshme praktika të artificialitetit, tendenciozitetit,etj. Më e rëndësishmja, për zbutjen e këtij fenomeni,  Ã«shtë krijimi i kushteve më të mira e më të shpejta për të rritur mirëqënien ekonomike me standart jetese më të lartë, për të mos tejzgjatur tranzicionin dhe arritja e sigurisë e pjekurisë politike në vend dhe ngritja e imazhit të Shqipërisë në arenën botërore.

     

 

 

4. Në Kosovë, sipas burimeve të Institutit të Statistikave të Kosovës (ISK) të vitit 2007, popullsia shënonte mbi 2.1 milionë banorë, ku mbi 92 për qind e tyre shqiptarë.

 

Më 2007 në Kosovë ishin mbi 1.9 milionë shqiptarë etnikë. Ndërsa, në vitin 2008,  do të kenë arritur, sipas të gjitha gjasave,  mbi 2 milionë.

 

Po të llogarisim edhe mbi 400 mijë shqiptarë, që janë të rregjistruar në Kosovë, por ndodhen në emigracion, të larguar nga politika e valët  e spastrimeve të shovinizmit millosheviçian, atëhere popullsia shqiptare e Kosovës shkon, aktualisht,  në mbi 2.3 milionë.

 

 

Në këtë numër të të larguarve nga Kosova, kryesisht në dekadën e fundit të shek. XX, i cilësojmë  tre faza emigrimi:

 

a) Nga viti  1989, kur Millosheviçi i rrëmbeu Kosovës, me dekret e dhunë, Statusin e saj si  Krahinë Autonome e RSF të Jugosllavisë dhe vazhdon  deri më 1998.

 

b) Në vitin 1998, si pasojë e politikës së genocidit e spastrimit etnik, të ndjekur ndaj shqiptarëve nga rregjimi sllavo-komunist  i Sllobodanit, nga  toka e Kosovës u larguan rreth 200 mijë shqiptarë, ku shumica e tyre shkuan në ish-republikat e Jugosllavisë, tek të afërm e të njohur të tyre dhe në Shqipëri, por edhe në disa shtete euro-atlantike.  Rreth  80 për qind e tyre janë rikthyer në Kosovë në këto vitet e fundit.

 

c) Në vitin 1999, shënohet faza e tretë, kur Sllobodani e rregjimi i tij shovinist, ndërmori spastrimin etnik të përgjakshëm mbi Trevën Shqiptare të Kosovës, duke i shpërngulur nga tokat e vatrat e veta  mbi 800 mijë shqiptarë etnikë.

 

Rreth 500 mijë prej tyre erdhën tek vëllezërit e vet të gjakut, gjuhës e tokës, në Republikën e Shqipërisë.

 

Mbi 170 mijë shkuan në Trevat Shqiptare në Republikën fqinjë të Maqedonisë, ku shumica e tyre qëndroi në kampinge të përkohshëm,që gëzonin kujdesin e agjensive të OKB-së, si UNHCR..., të shteteve perëndimore euro-atlantike dhe të vet shtetit maqedonë.

 

Mbi 60 mijë  morën rrugën për në Republikën fqinjë të Malit të Zi  duke qëndruar tek të afërmit e tyre të gjakut, të sakrificave e humanizmit të përbashkët historikisht.

 

Rreth 90 mijë shkuan në ish-republikat e Jugosllavisë, si në Bosnje-Hercegovinë, në Slloveni, Kroaci dhe në disa zona në Republikën e Serbisë.

 

Në Republikën Federale të Gjermanisë shkuan  9.974 vetë, në Turqi 6.259 vetë, në Norvegji, Francë e Austri, mbi 2 mijë vetë në secilin nga këto shtete, ( gjithsejt  mbi 6 mijë vetë), në Belgjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Suedi, Danimarkë, Hollandë, Luksemburg,... mbi 10 mijë vetë,etj.

      

Mbi 90 për qind e tyre u rikthyen në vatrat e veta, biles në masmediat botërore u cilësua si një "rikthim biblik".

        

Paradoksi i kohës është se ndërkombëtarët flasin vetëm për rikthim të serbëve dhe nuk e ngrejnë zërin sa e siç duhet për shqiptarët e shpërngulur nga rregjimi racist i Sllobodanit, të cilët ende kanë mbetur pa u rikthyer në Kosovë, tek  toka, shtëpia e njerëzit e vet.

 

Një regjistrim i plotë dhe i saktë i popullsisë së Kosovës pritet të bëhet  më 2008, me fondet e monitorimin  e Komunitetit Ndërkombëtar dhe me pjesmarrje kontributive të vet institucioneve  të Shtetit të Ri të  Kosovës.

 

5. Në Republikën e Maqedonisë  shqiptarët zenë vendin e dytë,  për nga popullsia, me  26.4 për qind apo me  mbi 500 mijë banorë, ( sipas statistikave të tyre),  ndërkohë që faktikisht, sot janë  800 mijë.

 

Ky numër është më i lartë, sepse rregjistrimi i mëparshëm i popullsisë nuk është bërë saktësisht për shqiptarët etnikë në Trevat e Veta në Maqedoni dhe veçanërisht  për ata që jetojnë në zona më të thella të këtij vendi, kujtojmë  se ka pasë një trysni të shumanshme ndaj popullsisë shqiptare për deklarimin e nënshkrimin e etnisë së saj, por, duhet të shtojmë edhe faktin se, ka një rritje të ndjeshme të popullsisë shqiptare në këtë shtet edhe gjatë viteve të fundit.

 

Rregjistrimi i afërt i popullsisë në Maqedoni do të faktojë zyrtarisht se janë rreth  900 mijë shqiptarë në të gjithë hapësirën gjeopolitike të këtij shteti fqinj.

 

Në kryeqytetin e dikurshëm të Dardanisë, në Shkup, sot, kryeqyteti i Maqedonisë, me rreth 600 mijë banorë,  mbi 200 mijë janë të etnisë shqiptare. Disa   "mini-bashki' të  Shkupit kanë shumicë shqiptare, si   në atë të  Sarajt me mbi  60 mijë banorë janë mbi  94 për qind  shqiptarë, në  Cain mbi 43 mijë shqiptarë, në Gazi Baba rreth 20 mijë, në Butel mbi 14 mijë, në Karpos, Gorke Petrov,Qënder, Aerodrom ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve.

 

Në këtë shtet fqinj, me ndërhyrjen e Komunitetit Ndërkombëtar, pas konfliktit të armatosur të shqiptarëve me ushtrinë e policinë maqedonase, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, Shqiptarët arritën disa të drejta , sipas Konventave Ndërkombëtare, si përdorimi i Gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare, pjesëmarrja më e gjërë nga ana vertikale e horizontale në Qeverisjen e Shtetit të Maqedonisë, ngritja e universiteteve  për studentët shqiptarë në këtë vend, etj.

Theksojmë se është koha e duhur, që Maqedonisë, nga ana e Komunitetit Ndërkombëtar, t'i paravendosen kushte jotoleruese për anëtarësim në NATO e BE lidhur me përmbushjen avancuese të detyrimeve, që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare e Marrëveshja e Ohrit, lidhur me të drejtat e liritë themelore të shqiptarëve- si shtet formues në këtë vend europian.

  

 

6. Shqiptarët etnikë në Republikën e Malit të Zi, zënë  5.6 për qind, sipas rregjistrimit  zyrtar më të fundit të popullsisë, më 2003, që nuk është   i saktë përsa i përket etnisë shqiptare, pasi, tani janë  8 deri 10 për qind.

 

Në Malin e Zi, shqiptarët, për nga popullsia, sipas statistikave malazeze, zenë vendin e katërt, pas malazezëve, serbëve e boshnjakëve, kur, në realitet, nisur nga e vërteta faktike, janë të renditur në vendin e tretë.  Në këtë vend fqinjë ndeshim këtë dukuri: boshnjakët, në shumicën e rasteve, janë shqiptarë etnikë, por të vetdeklaruar me etni tjetër për arsye mbijetese përballë rregjimit sllavo-komunist nga frika e asgjësimit  fizik apo  nga rreziku  për t'i shpërngulur si muslimanë në Turqi e gjetkë.

 

Studiuesi i pasionuar për historinë e Plavë-Gucisë, Rexhep Dedushaj, autor i katër  librave të mirëpritur, më shpjegonte më 2006-tën, se nga familja shqiptare e  luftëtarit legjendar Jakup Ferri, ata që banojnë në Malin e Zi janë "kthyer" në boshnjakë dhe ata që janë në Republikën e Shqipërisë kanë etni shqiptare.

Shembuj të tillë gjenden në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, këtij "Bashkimi Sovjetik të vogël" në Ballkan.

 

Nga numri i popullsisë, shqiptarët, arrijnë në  60 mijë banorë etnikë.

 

Numri më i madh i shqiptarëve është në Ulqin, me mbi 84 për qind, Tuz mbi 70 për qind, Plavë mbi 20 për qind, Bar 8 për qind, Podgoricë (kryeqyteti ) mbi 7 për qind, Rozhajë mbi 5 për qind, etj.

 

Ndihet e domosdoshme, që në Malin e Zi, Gjuha Shqipe të ligjërohet si gjuhë zyrtare e tretë  dhe kjo duhet të jetë një nga kushtet ndërkombëtare  për këtë  shtet për ta pranuar në strukturat euro-atlantike.

 

 

7. Në Luginën e Preshevës, përndryshe Kosova Lindore, që  i përf shin komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në fillim të shek. XX, shqiptarët ishin mbi 80 për qind e popullsisë dhe shumica e fshatrave ishin etnikisht të pastra, të banuara nga shqiptarë.

 

Sot nuk mundemi të sigurojmë shifra të sakta për popullsinë shqiptare, por, gjithësesi, thuhet se  popullsia shqiptare, në këto tri komuna, në dekadat e fillimit të sundimit të komunizmit sllavo-ortodoks, shënonte mbi 100 mijë banorë.

 

Në vitin 1981, në   rregjistrimin  në  Republikën e Serbisë, rregjimi sllavo-komunist-ortodoks, në Kosovën Lindore, synonte të pasqyronte në kolonën e etnisë vetëm serbët.

Në Komunën e Preshevës, më 1981, nuk mundën ta ngrinin shifrën më lart se 12 për qind ( 4.204 banorë) popullsinë serbe, ndërkohë që shqiptarët përbënin mbi 85 për qind. Nga 35 vendbanime të kësaj komune, 25 prej tyre ishin me popullsi shqiptare, 6 prej tyre me popullsi  etnike të përzierë  dhe vetëm 4 fshatra ishin me popullsi serbe.

Në komunën e Bujanocit, më 1981, shqiptarët ishin mbi 55 për qind e popullsisë. Në 59 vendbanime, 36 prej tyre kanë qënë me banorë serbë, (të cilët kishin nga 900 banorë), ndërkohë që vetëm fshati Tërnovc i Madh kishte 6.336 banorë. Qyteti i Bujanocit e kishte në numër pothuajse të barabartë popullsinë shqiptare, atë serbe dhe atë  të romëve. Po kështu edhe fshati Osllarë. Në 23 fshatra të kësaj komune, shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë.

Në komunën e Medvegjës, më 1981, shqiptarët ishin rreth 32 për qind e popullsisë. Nga 44 vendbanime në këtë komunë vetëm 3 prej tyre kanë patur mbi 1.000 banorë. Në 8 vendbanime shqiptarët ishin shumica e popullsisë, ndërsa mbi tre të katërtat e fshatrave ishin me popullsi serbe e malazeze. Qyteti i Medvegjës dhe dy fshatra ishin etnikisht të përziera, por me shumicë serbe.

Romët, në Luginën e Preshevës, (Kosovën Lindore), sipas rregjistrimit të vitit 1981, rezulton se jetonin kryesisht në qytetet e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës apo në rrethinat e tyre.

 

Në vitin 1991, kur  Republika e Serbisë e bëri rregjistrimin tjetër të popullsisë, Shqiptarët e Luginës së Preshevës,( Kosova Lindore), ashtu si dhe Kosova, që ishte vetshpallur Shtet i Pavarur e Sovran, e bojko -tuan, çka nuk mund të flitet për statistika të sakta.

 

Në vitin 2001, sipas vlerësismit të  organizatave ndërkombëtare, në komunën e Preshevës kishte 46 mijë banorë, nga të cilët: 92 për qind shqiptarë, 7 për qind serbë dhe 1 për qind romë. Në komunën e Bujanocit kishte 49.000 banorë, nga të cilët: 50 për qind shqiptarë, 36 për qind serbë dhe 14 për qind romë. Në komunën e Medvegjës kishte 13.500 banorë, nga të cilët:  32 për qind shqiptarë, 67 për qind serbë dhe 1 për qind romë.

 

Dy rregjistrimet e fundit, që i ka bërë Serbia, më 2002 e para një viti,  nuk ka deklaruar të dhëna zyrtare publike për Shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 

Mirëpo, për Luginën e Preshevës,(Kosovën Lindore) nuk mund të jepet e saktë popullsia shqiptare, as me vlerësimet e ndërkombëtarëve, pasi gjatë viteve 1999 2001 ka pasë tri shpërngulje të mëdha të shqiptarëve të saj:

 

a).-  Nga Lufta në Kosovë, më 1999, u larguan pothuajse një e treta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku vetëm nga komuna e Preshevës ishin rreth 20 mijë shqiptarë. Pas qershorit 1999, kur trupat e NATO-s hynë në Prishtinë, u rikthyen shumica e të shpërngulurëve. Sipas të dhënave, nga fundi i vitit 1999, kishin mbetur 3.227 shqiptarë të këtyre tri komunave në Kosovë dhe mbi 3 mijë në Maqedoni,etj.

 

b).-  Kur filluan konfliktet e armatosura në mes të forcave të sigurimit të Republikës së Serbisë dhe UCPMB (Ushtria Clirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit), nga shkurti deri në qershor të vitit 2000, nga këto tri komuna, u larguan rreth 900 familje.Me intesifikimin e konflikteve në nëntor 2000 u larguan edhe rreth 10 mijë banorë, ku pjesa më e madhe e tyre u strehua në Kosovë e kryesisht në Gjilan.

 

 c).- Në maj të vitit 2001, nga pasiguria e jetës, presionet e serbëve, etj., u shpërngulën 14 mijë banorë nga Presheva e Bujanoci.

 

 

Në mes të Republikës së Serbisë (në Beograd ) e organizatave ndërkombëtare ka "lojra shifrash". Organizatat ndërkombëtare theksojnë se në mes të vitit 2001 në Luginën e Preshevës, në të tri komunat  e saj, janë rikthyer 5.300 shqiptarë, ndërsa Përfaqësuesi i Trupit Koordinues Qeveritar (Serbia) flet për 8.346 vetë.

Një fakt:  vetëm  në disa fshatra të skajshme të komunës së Bujanocit, si Zarbinc, Pribovc, Ravno Buçje, Suharn e Novoselë, të njohura si Malësia Bujanoc, nga 247 familje të ikura, janë rikthyer vetëm 90.

 

Komuniteti  Ndërkombëtar  me  të drejtën  e  vet   kërkon që  të rikthehen në Kosovë serbët e ikur, por, të njëjtin detyrim ndërkom -bëtar duhet t'ia kërkojnë edhe Republikës së Serbisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës,  ( Kosovës Lindore), sepse nuk mund të ketë dy standarde: ndryshe t'iu kerkohet shqiptarëve në Kosovë e ndryshe Serbisë  në Beograd (!).

     

 

 

8. Në Republikën e Serbisë, me mbi 8.6 milionë banorë, sipas statistikave të tyre, shqiptarët  zënë vendin e pestë ndër të gjitha nacionalitetet, ndërkohë që arrijnë të jenë të katërtit për nga popullsia.

 

Në Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës) shqiptarët zenë vendin e parë.

 

Në Serbinë Qendrore, sipas statistikave të publikuara nga Beogradi, shqiptarët renditen në vendin e tretë, por, këta, (serbët), në këtë përqindje, kanë parasysh edhe Shqiptarët në  Luginën e Preshevës, (me të tri komunat e saj), në Krahinën e Sanxhakut (ku Serbia më 1887 bëri një spastrim etnik të mbi 200 mijë shqiptarëve), në  kryeqytetin e saj në Beograd,( ku jetojnë rreth 80 mijë shqiptarë, që punojnë kryesisht si furrtarë, zanatcinj, ...), etj.

    

Në Krahinën Autonome të Vojvodinës, shqiptarët, sipas statistikave serbe, renditen në vendin e 16-të.  Në këtë Provincë Autonome, sot, më 2007, shqiptarët, kanë arritur  në mbi 3 mijë banorë, ndërkohë që janë më shumë, sepse, një pjesë të tyre, i paraqesin si të etnive të tjera.

 

Republika e Serbisë i publikon zyrtarisht  mbi 1.3 për qind të popullsisë së saj si  shqiptarë etnikë, (natyrisht pa e përfshirë Kosovën),  ndërkohë që sot  janë mbi 3 për qind apo mbi 300 mijë shqiptarë.

 

Në Republikën e Serbisë, ( po edhe në Mal të  Zi e Maqedoni), në mijëra raste, ka ndodhur që shqiptarët etnikë t'i cilësojnë me emertimin etnik "muslimanë", për t'ua humbur etninë shqiptare dhe zvogëluar numrin e lartë të popullsisë së tyre.

 

     

 

9. Çamëria me rrethinat e saj ka përjetuar nga politika e Greqisë  spastrim etnik e genocid nga më të rëndët, duke i dëbuar nga tokat e veta, duke i këmbyer me grekët e Turqisë, duke iu bërë luftë të ashpër muslimanëve çamë, duke mos i lejuar që të kthehen në Trojet e Veta Etnike,etj.

 

Me mijëra çamë i shpërndau nëpër vise të ndryshme të Greqisë e deri në ishujt e Egjeut.

 

Sot mbi 200 mijë çamë jetojnë në Greqi.

 

Mbi 200 mijë në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm në pjesën më jugore të vendit, por edhe Vlorë, Elbasan, Tiranë, Fier, Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, etj.

 

Rreth 400 mijë kanë emigruar në Turqi, SHBA e vende të ndryshme të Europës, biles edhe në vende aziatike.

 

 

10. Mbi 3 milionë arvanitë (arbnorë) jetojnë në Greqi, kryesisht në kryeqytetin e Athinës dhe në rreth 320 vendbanime  të këtij shteti fqinjë, kryesisht përrreth  Levadhies, në Eubene (Evine) e Jugut, në Atikë e Korint, në Androsin Verior, etj.

 

Një pjesë e konsiderueshme e arvanitëve, në shekujt e fundit,  ka emigruar në Itali e  deri në Amerikë e Australi.

 

Arvanitët e emigruar në mesjetën e vonë në Greqinë Qëndrore e Jugore kanë pasë një asimilim të ndjeshëm.

 

Arvanitët ( Arbrorët e Greqisë) e flasin Gjuhën Shqipe, "Arbërishten" apo ndryshe, siç e quajnë grekët  "Arvanitika", por ngaqë kjo gjuhë nuk ka një status zyrtar, atëhëre nuk mund të flasim saktësisht mbi numrin e përdoruesëve të saj, veçanërisht   po të kemi parasysh brezat e mëvonshëm të arvanitasëve të hershëm.

 

Komuniteti Ndërkombëtar i ka kërkuar Greqisë,  një gjysëm shekulli më parë, në vitin 1957,  t'i njohin Arvanitët edhe si minoritet gjuhësor.

 

11. Diaspora e re Shqiptare në  Greqi, në këto dekadat e fundit, ka shkuar deri në mbi 700 mijë vetë, të cilët kanë emigruar në këtë vend në mënyrë masive  me fillimet e proçeseve demokratike në Shqipëri dhe, ky emigracion vertikal, vazhdon pandërpreje deri më sot, më 2007.

 

Një numër i pakët i të emigruarëve të rinj në Greqi është nga Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore, por ka edhe shqiptarë të rikthyerë nga shtete të tjera europiane.

 

 

12. Greqia, në qershor 2007, numëronte 10.706.290 banorë, ku shqiptarët arvanitas, çamët etnikë dhe Diaspora e Re Shqiptare, të gjithë të emigruarit e hershëm e të sotëm, të përllogaritur  së bashku, arrijnë  në  mbi 4 milionë banorë.

Kjo shifër e lartë tregon se shqiptarët  përbëjnë mbi 30 për qind të popullsisë së Greqisë, çka ky fakt nuk mund të pranohet botërisht nga grekët, por as nuk mund të nënvlerësohet nga shqiptarët, sepse, jo vetëm  i shërben  miqësisë e ardhmërisë, por  tregon se pjesa më e madhe e shqiptarëve është e integruar në strukturat euro-atlantike,etj.

 

Edhe diçka tjetër: nisur nga këto fakte të etnisë e emigracionit shqiptar në Greqi duhet të kërkojmë, as më pak e as më shumë nga çka kërkuar vet Komuniteti Ndërkombëtar, të paktën  50 vjet më parë, që të hapen shkolla shqipe në këtë vend, pasi për këtë edhe vet Greqia ka detyrimet e saj si vend euro-atlantik.

 

 

13. Sot në Turqi jetojnë mbi 8 milionë shqiptarë, të cilët kanë emigruar  në shekujt e fundit dhe janë nga të gjitha Trevat Tona Etnike në Ballkan, si nga Republika e Shqipërisë, Kosova, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Republika e Serbisë, etj.

Një pjesë e madhe kanë ikur me dëshiren e tyre në kohën e Perando- risë Otomane, të caktuar në detyra të ndryshme ose për të siguruar një jetesë më të mirë,etj., por ka edhe të shpërngulur me forcë  për t'i mobi -lizuar në ushtrinë otomane,etj.

Një pjesë e madhe është shpërngulur edhe nga Mbretëria Serbe (ish Jugosllavia), që me spastrimin etnik të 200 mijë shqiptarëve të krahinës së Sanxhakut apo mbi bazën e marrëveshjeve të ndryshme e të herë pas hershme të nënshkruara në mes Beogradit e Ankarasë, mes Athinës e Ankarasë,etj.

 

Prof. Dr. Hakide Adevies, më 1937, shkruante se "Nuk ka familje në Turqi që të mos ketë pak a shumë lidhje gjaku me shqiptarë".

 

Vet Presidenti i Turqisë, Turgut Ozal, që më 1987, ka pohuar se në vendin e tij ka më shumë shqiptarë se në Shqipëri e në Kosovë, të marrë së bashku.

 

Shqiptarët në Turqi u vendosën në Stamboll, Izmir, Bursë, Manisë, Ajdin, Çanakala, Adapazar, Ankara, Kajser, Qemajl-Pasha, Bafër, etj. dhe në 300 fshatra të Anadollit.

 

Sot Turqia ka mbi 71 milionë banorë, ku mbi 10 për qind e tyre i takon të jenë shqiptarë.

 

Turqia duhet të hedhin hapin e duhur, të kërkuar e të mirëpritur, për të lejuar hapjen e shkollave shqipe në vendin e vet, pasi  është vend kandidat potencial për antarsim në Bashkimin Europian e, për më tepër, iu ka borxhe shqiptarëve në Ballkan,  sepse nuk lejojë në kohën e Perandorisë Otomane hapjen e shkollave shqipe, sic ua mundësoi serbëve dhe grekëve.

    

 

14. Shqiptarët, në ish republikat e tjera të Jugosllavisë, si në Bosnje-Hercegovinë, Slloveni e Kroaci, janë  mbi 100 mijë vetë, pavarësisht nga shifrat e rezervuara, që i publikojnë këto shtete ballkanike.

 

Për nga numri i popullsisë, në Slloveni e Kroaci, zënë vendin e shtatë, ndërsa në Bosnje-Hercegovinë vendin e nëntë.

 

 

15. Në dy shtete të tjera ballkanike, në Rumani dhe në Bullgari, shqiptarët kanë emigruar gjatë kohës së  pushtimit Otoman, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por edhe në  kohën e Zogut.

 

Në vitet e komunizmit ky proçes pati ndërprerje të theksuar, ndërsa në vitet e demokracisë ka një rritje të konsiderueshme, ku një pjesë e madhe e shqiptarëve shkojnë duke marrë pasaporta të këtyre vendeve mike, për arsye punësimi e shkollimi, etj.

 

Në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e në periudhën e Zogut diaspora shqiptare në këto shtete ka qënë mjaft aktive e kontribuese për Pavarësinë tërësore e zhvillimin e shumanshëm të Kombit Shqiptar, ndërsa në periudhën e komunizmit  sllavo-ortodoks veprim -taria e tyre ka rënë ndjeshëm, për vet politikat diskriminuese e asimiluese të ndjekura ndaj tyre në disa raste e drejtime të caktuara.

 

Tani, në këto dy shtete, nuk mund të themi se janë mbi 100 mijë shqiptarë, ndërkohë që, sipas përllogaritjeve progresive të popullsisë, mund të ishin edhe  tre herë më shume, por   ka me mijëra  që tashmë nuk  e ndjejnë veten të tillë nga origjina e tyre.

 

 

 

16. Në  Itali shënohet emigracioni më i hershëm dhe më i madh i shqiptarëve, i cili ka nisur që në shekujt e parë të mijëvjeçarit të kaluar dhe ka vazhduar deri në shek. XIV.

 

Eksodi më i madh i shqiptarëve drejt Italisë së Veriut dhe të Jugut, ndodhi pas vdekjes së Skënderbeut  me mbi 200 mijë vetë, të cilët, nga që iknin  nga Arbëria, u cilësuan "Arbëreshët e Italisë" dhe, ndër dekada, formuan një diasporë shqiptare të madhe, besnike e fisnike.

       

Rendja e shqiptarëve drejt Italisë ka qënë një proçes i  pandër prerë, jo vetëm gjatë sundimit  rreth pesë shekuj nga Otomanët, por edhe pas Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare Shqiptare.

 

Me mijëra arvanitas nga Greqia , si nga Peloponzi e të gjitha zonat e tjera, kanë emigruar në shekujt e fundit drejt Italisë, përtej Detit Jon.

 

Arbëreshët kanë kontribute të mëdha për Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe për kulturën tonë kombëtare, si pas vdekjes së Skënderbeut  e  deri në ditët tona. Përveç kësaj i ruajtën e ngritën lart edhe traditat shqiptare, Gjuhën Shqipe,etj.

 

Arbëreshët  u  përqendruan më së shumti në  Italinë Jugore, në 43 fshatra të Kalabrisë dhe në 36 fshatra të Sicilisë,por u shpërndanë edhe në krahina të ndryshme të këtij shteti fqinjë, biles emigruan edhe drejt shteteve të tjera, si   në Argjentinë, SHBA, Uruguaj, Francë, Spanjë, etj.

Mendohet, sipas disa të dhënave e përllogaritjeve, se dy shekuj më parë numri i Arbëreshëve në Itali i kalonte mbi 3 milionë. 

 

Gjithsesi e kemi mjaft të vështirë të themi numrin e saktë të arbëreshëve në pesë shekujt e mijëvjeçarit të kaluar.

 

Sot, më 2007, mund të flasim për rreth 1 milionë Arbëreshë në Itali, ku mbi 200 mijë ndodhen në Kalabri e mbi 160 mijë në Sicili, etj., por edhe deri në Italinë e Veriut, të cilët e kujtojnë dhe e nderojnë origji -nën   e tyre shqiptare.

 

Një eksod  i madh i shqiptarëve drejt Italisë ka ndodhur më 1991, që bëri jehonë të madhe edhe në masmediat botërore. Kjo u përseritë, në përmasa më të vogla, edhe më 1997. Po duhet theksuar edhe tjetra, se emigrimi i shqiptarëve drejt këtij vendi fqinjë është i panderprerë gjatë dy dekadave të fundit.

 

 Në vitin 2007, sipas disa publikimeve, diaspora e re në Itali, arrinte mbi  210 mijë shqiptarë nga  Republika e Shqipërisë, ndërsa nga  trevat e tjera shqiptare në Ballkan numërohen mbi 20 mijë.

 

Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në këtë vend kapën shifrën mbi 1.2 milionë, duke llogaritur arbëreshët dhe diasporën e vjetër e të re.

 

"Libri i Fakteve të Botës" për vitin 2007, kur flet për grupet etnike në Itali  thekson se në  58 milionë italianë, në Italinë e Veriut përfshihen edhe gjermano-francezë e slloveno-italianë, ndërsa në Italinë e Jugut dhe shqiptaro-italianë e greko-italianë. Cka do të thotë se shqiptarët kanë një peshë të ndjeshshme në popullsinë e këtij vendi.

   

 

 

17. Në të gjithë Europën nuk ka shtet ku të mos ketë shqiptarë.

   

Në Gjermani jetojnë qindra mijë shqiptarë, ndërsa në Zvicër rreth 200 mijë, ku numri më i madh i të emigruarve është nga Kosova, Maqedonia, etj., të cilët kanë dhënë gjatë dy dekadave të fundit një kontribut të madh për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, veçanërisht në vitet 1998-1999.  Po, këtu, duhet të kemi parasysh edhe një fakt tjetër, numri i të rikthyerëve në Kosovë,  nga këto dy shtete, është  relativisht në rritje.

 

Në vitin 1994, në Viersen të Republikës Federale të Gjermanisë, kam takuar një shqiptarë nga Kosova, i cili kishte emigruar në këtë vend në vitet '50. Ai më tregonte se ishte shqiptari i vetëm në Viersen, në këtë qytet që po rritej nga ana demografike e urbanistike dhe, për të mos harruar Gjuhën Shqipe, dilte në fushë të hapur e nëpër kodrinat e vogla, duke folur me vetveten, me zë të lartë, fjalë e fjali të gjuhës së nënës, duke kënduar këngë shqiptare, etj., se nuk donte të harronte të fliste Shqip. Dhe mbijetoi Shqipja në shpirtin e memorien e tij. Gëzimi i tij më i madh ishte kur nisën të vijnë shqiptarë të tjerë, gjersa më 1994 numëroheshim mbi 20 mijë shqiptarë në këtë  provincë gjermane, në  qytet e rrethinat e tij.

   

Në Mbretërinë e Bashkuar numri i të emigruarëve i ka kaluar mbi 200 mijë vetë, të cilët, më së shumti, janë shqiptarë nga Republika e Shqipërisë.

 

Në Hollandë ka mbi 100 mijë shqiptarë, të shkuar sidomos në 10 vitet e fundit.

 

Në Luksemburgun me 480 mijë banorë numri i shqiptarëve  i ka kaluar mbi 5 mijë banorë. E përmendim këtë fakt, se, kur cilësohen grupet etnike të këtij vendi euro-atlantik, pas keltëve e francezëve dhe gjermanëve, nacionalitetet kryesore të tij, vijnë portugezët, italianët dhe, menjëherë, edhe " ... shqiptarët nga Republika e Shqipërisë, Kosova e  Mali i Zi".

 

Në Vendet Nordike ndodhen   mbi  70  mijë shqiptarë, ku, në Suedi  35 mijë,  Danimarkë mbi 15 mijë, Norvegji mbi 14 mijë, Finlandë  rreth 10 mijë dhe në Islandë rreth 100 vetë.

 

Mbi 20 mijë shqiptarë janë në secilin prej këtyre shteteve perëndimore si  në Belgjikë, Austri e Francë.

 

Në  Irlandë, Spanjë, Republikën Ceke, Hungari, Sllovaki, Portugali, Poloni, Estoni, Letoni, Lituani, Maltë. Moldavi, Andorra, Lihtenshtejn, Qipro (dhe në Qipron Turke),San Marino e Monako, në secilin nga këto shtete, numërohen nga rreth 20 mijë e deri në më pak se 10 vetë, të cilët, të gjithë së bashku, arrijnë në rreth 100 mijë shqiptarë.

 

Në 12 ish-republika të Bashkimit Sovjetik,  përgjithsisht në pjesën europiane, janë rreth 100 mijë shqiptarë, si  në Federatën   Ruse, Ukrainë, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni e Azerbajxhan.   Në Ukrainë   ndodhen  rreth  10  mijë shqiptarë, të vendosur, të paktën 3 shekuj më parë,  në  Karakut, Taz,Tyshki, Xhandran, por edhe deri në kryeqytetin e vendit, në Kiev.

 

Në  Federatën Ruse  mendohet se mund të jenë rreth 20 mijë shqiptarë, të emigruar në këta shekujt e fundit, si dhe nga ata që i largoi rregjimi komunist, sepse i kishin nënat e tyre ruse, apo qindra të tjerë që kanë emigruar nga të gjitha viset shqiptare në këto dy dekadat e fundit, të cilët janë të vendosur në Moskë dhe në disa zona të tjera të këtij vendi, si në Shën Petërburg, etj.

 

Në Armeni janë mbi 200 vetë me origjinë të hershme shqiptare. Edhe në Gjeorgji ka shqiptarë të hershëm  e të mëvonshëm. Më pak ndodhen në Bjellorusi, e vecanërisht në Azerbajxhan.

 

 

18. Në kontinenin e Europës, në Trevat Etnike në Ballkan dhe të emigruar në të gjitha shtetet e saj, numërohen mbi 20 milionë shqiptarë.

 

 

19. Në të gjitha vendet antare të NATO-s ndodhen rreth 15 milionë shqiptarë. I takon të jenë mbi 4 herë më shumë se popullsia e Republikës së Shqipërisë.

 

Numri më i madh i  shqiptarëve ndodhen  në Turqi, Greqi, Itali, SHBA, Kanada, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Suedi, Francë, Belgjikë, Austri, etj.

 

Kjo tregon se, në një kuptim të caktuar, Republika e Shqipërisë është "de facto" antare e NATO-s dhe, nga ana tjetër, kjo përbën një faktor e shans të  rëndësishëm, për t'u antarësuar "de juro" në vitin 2008.

 

20. Në të gjitha vendet e Bashkimit Europian ndodhen mbi 6 milionë shqiptarë. I takon që të jenë rreth dy herë më shumë se popullsia e Republikës së Shqipërisë.

 

Numri më i madh i shqiptarëve ndodhen në Greqi, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Hollandë, Francë, Belgjikë, Austri, Irlandë, Vendet Nordike, Luksemburg, etj.

 

Vetëm gjatë viteve 1990 2007, nga Republika e Shqipërisë, ( pa folur për Trevat e tjera Etnike në Ballkan), ndodhen në shtete të Bashkimit Europian, si pjesë e diasporës së re shqiptare dhe e këtyre vendeve, mbi  1. 2  milionë shqiptarë.

 

Kjo shifër tregon se një e treta (1/3) e popullsisë shqiptare, në këto dy dekadat e fundit të hapjes e zgjerimit të Bashkimit Europian ka  shkuar në këto vende si në Greqi, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë,  Belgjikë, Irlandë, Austri, etj.

Kjo përqindje është edhe më e rëndësishme po të kemi parasysh faktin se  mbi një e treta (1/3) e popullsisë së Republikës së Shqipërisë është nën moshën 20 vjec dhe mbi një e shtata (1/7) janë pensionistë.

 

Përndryshe, sipas këtyre këndvështrime statistikore të popullsisë, i takon që Republika e Shqipërisë të jetë përtej Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, të jetë "de facto" antare e Bashkimit Europian, pasi mërgata e saj në vendet e BE-së  janë një potencial vital numerik e kontribues, që do të thotë se ka ardhur koha e duhur për t'u pranuar  "de juro" dhe pjesa tjetër në Republikën e Shqipërisë në këtë organizëm të fuqishëm të botës.

 

21. Në vendet e Perëndimit, Kosova Protektoriat Ndërkombëtar i OKB-së, i ka të emigruar në këto pesë dekadat e fundit, mbi 1 (një) milionë banorë, cka do të thotë se janë më shumë se gjysma aktuale e popullsisë së saj.

    

Numri më i madh i të emigruarëve nga shqiptarët e Kosovës ndodhet në SHBA, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Francë, Austri, Vendet Nordike, Slloveni, etj.

 

22. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ndodhen rreth 3  milionë shqiptarë të emigruar në shekujt e fundit si nga trevat etnike Shqiptare në Ballkan: Republika e Shqipërisë, republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Republika e Serbisë, (veçanërisht nga Kosova Lindore e Sanxhaku), nga Greqia, ( Çamëria me rrethinat e saj), por edhe nga Arbëreshët e Italisë e Arvanitët e Greqisë.

 

Në Amerikë kanë emigruar shqiptarë edhe nga nga diasporat shqiptare në shtete të ndryshme të botës, si nga Europa, Amerika e Jugut, Egjypti,  Kanadaja, Turqia, etj.

 

Numri më i madh  dhe më i hershëm i emigrimeve shqiptare drejt Amerikës shënohet nga Arbëreshët e Italisë dhe, në një masë më të vogël, nga Arvanitët e Greqisë. Ky shtresim diaspore shqiptare i hershëm po njihet shqiptarisht në këto dekadat e fundit, sidomos pas Luftës së Kosovës më 1999 dhe me krijimin e një imazhi  më dinjitoz  të Republikës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare në këto vitet e fundit të Qeverisjes Demokratike, me zhvillimet e dekadave të fundit në Ballkan, etj.

 

Shqiptarët më të hershëm, të emigruar në Amerikë, në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, janë nga Korça me rrethinat e saj, të cilët ishin  një potencial i ndjeshëm demografik, politik dhe ekonomik.

 

Numri më i madh i shqiptarëve të emigruar në Amerikë, në këto dekadat e fundit, krahasuar me popullsinë etnike në vendlindjen e tyre,  Ã«shtë nga shqiptarët e Malit të Zi dhe të Malësisë së Madhe, të cilët e kanë ndjekur në vazhdimësi preferenciale këtë  linjë horizontale emigrimi të pandalur.

 

Shqiptarët e Amerikës jetojnë në komunitet më të madh në Nju York, Cikago, Detroit, Micigan,Nju Xhersi, Connecticut (Kenerika), Teksas, Florida, Ariziona, Ohalio,  Kaliforni e deri në Alaska.

 

Shqiptarët e Amerikës kanë kontribute të mëdha e faktorizuese për Pavarësinë Kombëtare Shqiptare më 1912, për Cështjen e Kosovës e atë të shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës Lindore e Camërisë. Nga ky realitet historik ka lindur edhe refreni mabrëpopullor " Mbahu Nëne, mos ki frikë/ Se ke djemtë në Amerikë/...

 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen numri më i madh i biznesmenëve shqiptarë ndër të gjitha diasporat shqiptare në botë.

 

Në SHBA, më shumë se kudo në diasporat shqiptare në botë, Shqiptari e ndjen vetëveten tamam Shqiptar, nga ana e Etnisë, Dinjitetit, Prosperitetit, etj.

 

Në  SHBA, për organizatat e ndryshme të komunitetit shqiptar, Shteti Amerikan, mbi bazën e procedurave ligjore  e të projekteve të hartuara e të miratuara, ka dhënë deri në 2 milionë USD fonde në vit.

 

23. Në Kanada, vecanërisht në këto dekadat e fundit, është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë, të cilat kanë shkuar mbi bazën e planifikimeve të njohura zyrtarisht apo me inisiativën e tyre, si nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore e Sanxhaku, Camëria, si dhe nga Arbëreshët e Italisë e Arvanitët e Greqisë, por edhe nga diasporat shqiptare në Europë, SHBA, Turqi, Amerikën e Jugut, Egjypt, etj.

 

Deri më 2007 numri i përgjithshëm i shqiptarëve në këtë vend euroatlantik ka shkuar në mbi 300 mijë vetë.

 

Kanadaja, për shqiptarët, është vend i mundësive të mëdha dhe një shtet social, ku e ndjejnë vetëtveten të sigurtë për jetesën dhe kërkues për të nesermen.

 

   

24. Në të gjithë kontinentin e Amerikës së Veriut jetojnë mbi 3 milionë shqiptarë, duke pasë parasysh arbëreshët, arvanitët, shqiptarët nga Trojet Etnike në Ballkan dhe ata të ardhur nga diasporat shqiptare nëpër botë.

 

Shqiptarët e emigruar  ndodhen  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

 

Në shtetet e tjera të Amerikës së Veriut numri i shqiptarëve është i vështirë për t'u saktësuar, si në Meksikë apo në shtetet e vogla të Karaibeve,etj. Në këto shtete ka pasë emigracion të  hershëm, por shqiptarët janë asimiluar. Kurse për emigracionin e ri, të dekadave të fundit, pavarësisht se mund të ketë, nuk kemi ndonjë të dhënë të mundshme nga asnjë burim zyrtar, mediatik apo privat.

 

 

25. Në Egjypt ka pasë një diasporë shqiptare të madhe, duke nisur, të paktën,  nga shek. XIX e deri në mesin e viteve  '50 të shek. XX.

 

Në vitin 1805 shënohet një vërshim i madh i shqiptarëve nga Trojet e tyre Etnike dhe nga vise të ndryshme të Perandorisë Otomane, pasi në këtë vend mbretëronte  shqiptari i famshëm, Mehmet Ali Pasha dhe, dinastia e tij, mbretëroi në Egjypt deri më 1952, me rënien nga froni të Mbretit Faruk.

 

Në kohën e Mehmet Ali Pashës shumica e shqiptarëve shërbenin në ushtrinë e vendit të faraonëve, prandaj ata shkuan edhe në Siri, Liban, Palestinë, Jemen, Sudan, etj.,ku edhe kanë mbetur përgjithnjë.

 

Në  mesin e shek. XIX dhe në fillimet e shek. XX, në Egjypt ishin mbi 3 milionë shqiptarë, ku, komunitetet më të mëdha ishin në Kajro, Fejum, etj.

 

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare është zhvilluar një veprimtari e madhe e diasporës shqiptare në Egjypt, ku botoheshin disa gazeta shqiptare në disa qytete, si "Toska", "Besa", "Shkreptima", etj. dhe kontribuan  disa personalitete të shquara si  Andon Zako  Cajupi, Filip Shiroka, Aleksandër Xhuvani, etj.

 

Nga viti 1945 deri  më 1952 në Egjypt nuk e shtriu dot veprimtarinë e vet diplomatike as  Tirana komuniste, sepse edhe ambasada atje ishte e Mbretërisë Shqiptare në Mërgim, e Mbretit Zog I.  Biles, kur u  rrëzua nga froni Mbreti Faruk,( kushëriri i nënës së Mbretit Zog) gazetat në Moskën komuniste shkruanin se "Egjypti shpëtoi nga marrja e pushtetit prej Mbretit Zog të Shqiptarëve", prandaj kjo ishte arsyeja që Mbretit Zog ia konfiskuan pasurinë e tij dhe e izoluan shuman -shmërisht,  gjersa iku për në Francë.

 

Fakti që nga Egjypti ka pas emigracion të madh të shqiptarëve, vecanërisht drejt vendeve aziatike e afrikane e deri në Australi e Zelandën e Re, por edhe për në Amerikë, nuk na e jep mundësinë të gjejmë një statistikë të saktë të shqiptarëve të mbetur në këtë vend.

   

Mendohet se, sot, në Egjypt, duhet të jenë rreth 2 milionë shqiptarë, të kahershëm, të diasporës së vjetër e të re, por këta, në brezat e sotëm, pjesa më e madhe e tyre nuk e falsin  Gjuhën Shqipe, pavarësisht se e ndjenë veten me origjinë shqiptare të hershme apo të mëvonshme.

  

Më 2007 edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Republikës Islamike të Egjyptit në Tiranë ishte me origjinë shqiptare, si në linjën e gjakut dhe të qumshtit.

 

 

26. Në kontinentin e Afrikës, përveç Egjyptit, në shekujt e fundit, ka pasë emigracione edhe në Algjeri, (një komunitet shqiptar aktiv, tashmë i harruar...), në Libi, Marok e Tunizi, shtete që shtrihen në Mesdhe, e deri në Afrikën e Jugut.

Drejt këtyre vendeve afrikane ka pasë emigracione të ndjeshme nga Trevat Etnike Shqiptare apo nga diasporat shqiptare në Egjypt, Turqi, etj.  

 

Në Afrikën e Jugut, ku ka pasë për rreth 30 vjet Oborrin e Tij Mbretëror  ( 1978- 2002) Mbreti Leka i Parë dhe, atje,  ka lindur me 1980 Princ Leka.

Kur shkova në Afrikën e Jugut, në mars të vitit  1994, kam mësuar se atje kishte mbi 500 shqiptarë, kryesisht të diasporës shqiptare të  re. Sot, pas interesimeve për këtë mërgatë, më tregojnë se ka mbi 1 mijë shqiptarë, të cilët kanë shkuar nga Trevat Shqiptare në Ballkan, nga emigracioni shqiptar në Greqi, etj.

 

Në disa  shtete të tjera të  Afrikës ka  me mijëra shtetas që e kujtojnë origjinën e tyre të hershme shqiptare, por janë të palidhur me trojet e veta, me gjakun e vet në Atdhe apo me diasporat shqiptare nëpër botë.

 

Në vitin 1994, gjatë udhëtimit me mikrobus  nga Oborri Mbretëror i Mbretit Leka i Parë për në Parkun Kruger ( 28 mijë km2 park), shoferi fliste me krenari për origjinën e tij polake dhe e kujtonte me nostalgji largimin e paraardhësve të tij para 300 vjetësh nga vendlindja.  Edhe ky fakt më ka nxitur gjithnjë që të kërkojë në të gjitha burimet më të mundshme për shqiptarët e diasporës së vjetër e të re, por edhe për ata miliona të tjerë ,që e kanë origjinën e tyre shqiptare.

 

    

 27. Në kontinentin e Azisë  mendohet për rreth 4 milionë shqiptarë, si ata me origjinë shqiptare dhe ata të diasporës së vjetër e të re shqiptare.  Kjo është një shifër befasuese, por edhe besuese.

 

Vendet aziatike, drejt të cilave kanë emigruar shqiptarët, janë ata që përfshihen në Mesdhe, si Siria, Libani, Izraeli, Qipro e Palestina si dhe ata në Turqinë Aziatike.

 

Në Siri, ka pasë një emigracion të madh të shqiptarëve nga Ballkani,  sidomos nga Egjypti dhe nga Turqia.

 

Sot në Siri, ndodhen rreth 600 familje shqiptare, të vendosura veçanërisht në  kryeqytetin e vendit, në Damasak, e cila është një diasporë aktive, duke pasë parasysh edhe vështirësitë e saj të kohërave e pozicionit gjeopolitik, etj.  Në vitin 2002, nga Damasku, kam marrë një letër nga një shqiptaro-sirian, të cilit i kishte rënë në dorë gazeta "Dardania" dhe, më drejtohej si kryeredaktor i  saj, duke më rrëfyer për shqiptarët e këtij vendi, të cilët ishin të aktivizuar edhe në parti politike shqiptare, si ajo e Legalitetit, etj. Ai kërkonte që Shqipëria t'iu gjendej më praën  në atdheun e tyre të dytë.

         

Në Siri, Liban, Izrael, Jemen, Sudan, etj. gjenden me mijëra familje me origjinë shqiptare, që mbajnë mbiemrat Arnauti e El-Albani, si dëshmi e krenari e origjinës së tyre shqiptare.

 

Në Arabinë Saudite, Jordani, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarr, Iran, Irak, etj. gjenden shqiptarë të emigruar ndër shekuj deri në dekadat e fundit. Nuk është i panjohur fakti se një mbretëreshë e Arabisë Saudite është me origjinë shqiptare;  në Jordani ka shqiptarë deri në nivele të larta qeverisëse;  në universitet të  Kuvajtit ka profesorë shqiptarë; në ushtrinë e Emirateve të Bashkuara Arabe ka ushtarakë të lartë;  në diza zona të Irakut ka dhjetra familje shqiptare të kahershme, etj. Në disa nga këto vende ka edhe biznesmenë të njohur me origjinë shqiptare.

 

Në Kinë ka mbi 1 mijë shqiptarë nga Ballkani e diasporat shqiptare në botë, të cilët kanë shkuar apo mbetur atje për arsye të ndryshme, si për biznes, martesa, shkollim, etj,., të cilët ndodhen në Pekin e në disa qytete të këtij shteti aziatik.

 

Në Malajzi, Tajlandë, Singapor, etj., ka me qindra shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në këto vende, në qytete të mëdha apo në ishuj të vegjël, biles kanë zënë edhe  detyra të rëndësishme. Këta kanë emigruar me dëshirën e tyre, por ka edhe nga ata që kanë mbetur aty, sepse nuk kanë mundur të shkojnë në Australi e Zelandën e Re.

 

Në Indi ndodhen shqiptarë, biles atje, në Kalkuta, ka jetuar e kontribuar edhe Nobelistja Shqiptare, Nënë Tereza.

 

Shqiptarë të hershëm, për nga origjina e tyre, ndodhen edhe në Pakistan, të mbetur atje prej shekujsh, biles studiues të huaj po merren me të folmen e tyre, që në formen e vet arkaike tregon se rrjedh nga  Shqipja. Dhe këta nuk janë pak, por mbi 1 milionë banorë, të cilët, helenët, duan t'i  paraqesin si  të tyrët.

Më pak shqiptarë ka në disa vende të Indokinës.

 

Shqiptarë të hershëm gjenden edhe në  ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, që bëjnë pjesë në hapësirën kontinentale të Azisë, si  në  Turkmenistan, Taxhikistan,Kazikistan, Kirgistan e Uzbekistan.

 

Për gjurmë të shqiptarëve duhet kërkuar edhe në Japoninë e largët, pasi, atje, një delegacion i Kosovës, para shumë vitesh, i ka rastisur të takojnë një shqiptarë, në një nga funksionet drejtuese të një banke të nivelit të dytë.

 

28. Në kontinentin e Australisë e të Oqeanisë ndodhen mbi 600 mijë shqiptarë, të cilët janë të vendosur në Australi e në Zelandën e  Re, e, me ndonjë përjashtim të rrallë, në ndonjë shtet tjetër.

 

Këta kanë emigruar në këta dy shekujt e fundit nga të gjitha Trevat Shqiptare në Ballkan dhe nga diasporat shqiptare në Turqi, Egjypt, Siri, etj.

 

Në vitin 1995, shqiptaro-australiani Gani Ardolli, drejtues i një instituti shqiptar në Melburn, më tregonte se Shteti Australian iu kishte dhënë 50 mijë dollarë për atë vit për institutin, për evidentimin e diasporës shqiptare, botimin e revistës "Flamuri", etj.

 

Në Australi, më 2008, pritej të përfundonte evidentimi i diasporës shqiptare në këtë vend, nga  disa emigrantë të rinj pauniversitarë.

 

 

29. Në Ameriken e Jugut  ka një emigrim të hershëm të shqiptarëve, veçanërisht të Arbëreshëve të Italisë, të cilët  kanë shkuar në Argjentinë, Uruguaj, etj.

 

Në Argjentinë  kanë emigruar mbi 2 milionë arbëreshë, por ka pasë edhe arvanitas e shqiptarë nga bregdeti Adriatiko-Jonian, biles në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare kishin edhe shoqatat e tyre, botuar gazeta, zhvilluar festivale folklorike shqiptare, etj.

 

Një nga këto arbëreshe të hershme në Argjentinë, një nga milioneret më të fuqishme të kontinentit Amerikano-Jugor, në moshën 80 vjecare, në vitin 1999, i dhuroi  për Kosovën, nëpërmjet  një agjensie të OKB-së, 500 mijë USD.

 

Në Uruguaj ka pasë një komunitet shqiptar të madh, që arrinte deri në 300 mijë vetë, biles kishin edhe shoqatat e tyre në fillimet e shek. XX dhe zhvillonin veprimtari të ndryshme kulturore e artistike.

 

Në  Brazil ka një komunitet shqiptar të shpërndarë, të cilët kanë ardhur në këtë vend nga SHBA, Europa e shtete të tjera të Amerikës së Jugut.

 

Në vitin 1991, një shqiptar atdhetar në Brazil, Ramadan Sadiku, antar i kolegjiumit të gazetës "Atdheu" në Nju York, më dërgonte një letër në Tropojë, ku më tregonte se,  në kryeqytetin e këtij shteti, jetonin 73 familje shqiptare dhe më kërkonte që në këtë vend të hapej një ambasadë shqiptare, pasi njerëzit do ta harrojnë gjuhën dhe atdheun e tyre. Unë u interesova në maj të vitit 1991 në MPJ të Shqipërisë, por nuk munda të bëja asgjë më tepër se ta përcillja shqetësimin e tij dhe, fatkeqësisht, t'i leja  në fatin e vet të  harrimit e asimilimit gradual.

 

Italia fqinje, një nga tragjeditë e mëdha të kombit të vet, e cilëson mungesën e interesimit për diasporen e saj, sepse kur iu përkushtua këtij misioni të lartë kombëtar ishte vonë, tepër vonë. Miliona italianë nëpër botë ishin të harruar, të asimiluar, etj. Vetëm në Argjentinë ka pasë mbi 20 milionë italianë, mbi gjysmën e popullsisë të këtij vendi Amerikano-Jugor.

 

Edhe për Republikën e Shqipërisë nuk është vonë të bëjnë të jashtëzakonshmen për bashkëkombasit e vet nëpër Botë. Tragjedia Shqiptare është e njëjta, si ajo e Italisë, por me një ndryshim, ata kanë punuar e po punojnë, ndërsa ne vëzhgojmë, studiojmë e nuk po veprojmë si të tjerët për mërgatat shqiptare në të katër anët e globit tokësor.

        

 

 

                                                              Ramiz    Lushaj

Ramiz Lushaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA: Promovohet libri i Balliut "Zonja e zezë Nexhmije Hoxha" (04.27.2009)
Rufi Osmani kërkon marrëveshje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve (04.26.2009)
Hashim Thaçi: Batalioni Atlantiku imazhi perëndimor i UÇKsë (04.24.2009)
Berisha: Turistët kosovarë këtë verë vijnë në Shqipëri nëpërmjet rrugës Durrës-Kukës (04.23.2009)
Osman Mula: Pse e dua më shumë Shkodrën se Tiranën (04.23.2009)
I madhi Karl Gega nuk ishte aq i vogël sa të vriste veten (04.17.2009)
Ardian Fullani: Shqipëria duhet medoemos të përfitojë nga fondi që 20 vendet më të fuqishme akorduan për FMN (04.16.2009)
Pavarësia dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (04.16.2009)
Kosovë: Vazhdojnë reagimet ndaj akuzave për krime lufte të UÇKsë (04.15.2009)
Ja 6 letrat e Mjedës dërguar albanologut danez (04.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]