VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË EVIDENTOSH VLERAT UNIKALE TË ISUF LUZAJT I BËN NDER KOMBITOpinion nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

TË EVIDENTOSH VLERAT UNIKALE TË ISUF LUZAJT I BËN NDER KOMBIT

Opinion nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ


E Premte, 07.22.2011, 09:07am (GMT+1)

Të dashur bashkatdhetarë ,brenda ose jashtë kufijve ! Përgëzime miqtë e mi të mirë, për urimet, vlerësimet apo për rifreskimin e artikujve të shkruar qysh nga 1995-1996 apo 2009, 2010 për Isuf Luzaj!

Ky shqiptar i madh ka gati 11 vjet që është ndarë nga jeta, e megjithatë vazhdohet të hidhet baltë mbi të. Ende njerëzit pyesin të habitur ose edhe me kunja: "Kush është ky? Çfarë ka bërë? Pse... e paskan rehabilituar atë?!"

Kurse e motra e tij, Rahileja, në bisedë e sipër, e pyeti një herë Isufin: " Të keqen motra, gjithë këto libra që ke shkruar, kush do t'i lexojë vallë? Se për të të vlerësuar s'ma thotë mendja, pasi...

-Motër, asgjë dhe askush nuk humbet në këtë botë. Do të gjendet ndoshta një i panjohur, që do të flasë për punën time...sepse e vërteta është si drita e diellit, që nuk e mbulon dot me shoshë." dhe menjëherë ai shkroi vargjet domethënëse : "unë jam ditëlinduri nga asgjëja dhe do të ngelem i panjohur në vendin tim...( përshtati autorja)"

Dhe ai kishte të drejtë. Nuk vonoi dhe ra diktatura Komuniste në Shqipëri. Gjithë shqiptarët e mohuar, sidomos intelektualët, duhej të rehabilitoheshin nga shteti i ri demokratik. Por heshtja rreth figurës së tij dhe shumë e shumë të tjerëve vazhdoi, sikur të mos ekzistonte asnjëri prej tyre apo ky njeri me vlera të mëdha për botën dhe jo më për kombin.

Diku në horizont u duk një dritë jeshile për të njohur veprën e tij të gjerë, si në sasi edhe në cilësi. Ishin miqtë dhe adhuruesit e tij. U botua në shqip "Ekzistenca dhe Boshësia",që u përgatit për botim nën kujdesin e Poetit- Akademikut, Xhevahir Spahiu, i cili pas vizitës disa javore që i bëri Isuf Luzit në Çikago, shkruajti më 1995 për këtë intelektual shumë dimensional. Më pas të përgatitura mjeshtërisht, me dashurinë e autorit për autorin, nga shkrimtari Xhevat Beqaraj, u botua "Gloria e çmendjes ", pas botimit të së cilës shkruajti Prof Agim Vinca. Më pas vazhdoi dhe po vazhdon botimi i veprave të tij nën kujdesin e Z.Xhevat Beqaraj.

Të shkruash për veprën shumëdimensioanle të Isuf Luzajt, ai nuk dëgjon dhe as sheh gjë. Secili që shkruan për të, i ka bërë më tepër nder vetes, sesa atij. Ai është i nderuar për dimensionet dhe vlerat që ka vepra e tij. Por çdo njeri që çmon një intekelektual vlerash kombëtare, ka rritur personalitetin e tij.

Natyrisht që kanë shkruar për Prof.Dr.Isuf Luzaj, për vlerat e tij letrare apo filozofike edhe mjaft studiues, personalitete dhe dashamirë, por lind pyetja:

*Cili ishte ndryshimi që pësoi shkalla e njohjes për këtë potencial?

*A u njoh ky potencial intelektual në rrethet e kulturës sonë, apo arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri me këto shkrime, apo me këto vepra?

*A luajtën këto njohuri rolin e duhur që Isufi të zinte vendin që i takon në kolanën e letërsisë, filozofisë dhe elitës shqiptare?

* A u rehabilitua figura e përlyer e Isuf Luzaj, i dënuar si antikomunist personalisht nga Stalini dhe Enveri?

* Prof.Dr. Isuf Luzaj, i pari antifashist që u burgos, u internua nga fashizmi dhe jo vetëm nuk i njihet asgjë nga këto, por vazhdon të mohoet.Qysh në Mukje më 1943 ai ngriti tezën e Shqipërisë etnike, ku brenda trojeve kombëtare duhej të ishte Kosova. A u vlerësua për këto akte atdhetarizmi dhe nacionalizmi? Kurrë. Ngeli i panjohur për vendin e tij dhe i vlerësuar në vend të huaj, nga Amerika, që u bë atdheu i dytë i tij. Përse vallë?

Përgjigja dihet, ndaj nuk kërkon shumë filozofi

Që të zerë vendin që i takon në Kulturën shqiptare, për Isuf Luzin duhet shkruar përditë, deri sa të mos u vritet më as syri dhe as veshi cinikëve e

dashakeqëve. Mbi të gjitha ai ka nevojë për një vlerësim moral nga qeveria, politika dhe nga vetë shqiptarët, se të huajt nuk ia kanë mohuar një gjë të tillë.

Për të bërë këto duhet bujari, shpirtgjerësi, të udhëhiqen nga dashuria dhe respekti ndaj kulturës kombëtare, pjesë e së cilës ai është. Duhet të vihen né piedestal njerëzit e vlerave, pa smirë, pa mllefe dhe hakmarrje. As "Ai " dhe askush nuk ia zë vendin ndokujt. Secili ka vendin e vet. Veçse asnjë personalitet nuk duhet lënë në harresë, duhet të vendoset aty ku i takon.

Mendoj se vlerësimi i Prof. Dr. Luzajt nga Klubi "P.Marko" është këputja e një hallke të zinxhirit të mohimit dhe harresës për këtë personalitet me përmasa botërore. Këtu nisi të zhduket errësira që mbuloi këtë personalitet

Në datën 8 korrik 2011, në takimin e organizuar në Tempullin e dijes dhe kulturës, në një amfiteatër të bukur, në praninë e përfaqësuesve të të dy Universiteteve, të katedrave Historisë, Gjuhësisë dhe Filozofisë, u evidentua me projeksion, fotografia, arsimimi, veprat, vlerësimet dhe thënie të spikatura të Prof.Dr.Isuf Luzaj, madje të shoqëruara nga zëri i tij i rrjedhshëm dhe tejet i sigurtë (përmes një CD) që gurgullonte si gurrat tona.

Ky takim me vlera, nuk kishte si qëllim në vetvete që të flitej me mburrje se kush e vrau frikën i pari për të evidentuar këtë figurë me përmasa ndërkombëtare, as për të marrë lëvdata si shiu pas të vjelave, si dhe as për të marrë trofe.

Së paku mua, si anëtare e klubit "Petro Marko" më vranë veshin fjalët e ndonjë personi.

Që bir i Kaninës, Isuf Luzaj, ishte një burrë i madh, unë e dija qysh kur isha fëmijë, por nuk mund të flisja në erë, pa e njohur veprën e tij, që për fat të keq, edhe sot është fare pak ose aspak e njohur. Dikush ka lexuar këtë apo atë autorë që ka shkruar për I. Luzin, që janë edhe miqtë e mi, të cilëve, unë si bijë Kanine dhe adhuruese e veprës madhore të Isuf Luzajt, u jam mirënjohëse.

Kush mund ta besonte se në varrimin e tij në 2 dhjetor 2000, kur të tjerët kishin frikë të merrnin pjesë në ceremoninë mortore, pa le të flisnin, kurse para tombës së tij, lexova poemën kushtuar këtij vigani dhe nuk e botuan sepse diktatura dhe autorët e realizmit socialist, edhe sot i kanë rrënjët të thella dhe ende nuk e pranojnë këtë filozof të madh, poet, publicist, estet, historiograf dhe gjuhëtar të përmasave botërore, sepse tek personaliteti i tij shohin një rrezik( zbehjen e madhështisë së tyre). A nuk ju duket çudi që edhe i vdekur emri i tij i frikëson?

Poema kushtuar Isuf Luzit, u botua me vonë, më 2006 kur isha Kr/redaktore e gazetës "Kanina". Më pas me rastin e çdo përvjetori lindjeje apo vdekjeje kam shkruar për të.

Përgjigja është internetike dhe mund ta gjeni tek: ("Fjala e Lirë",""Bota e gruas shqiptare", "Tribuna Shqiptare", "Illyria","Standard", Gazeta RD, "Ndryshe" "Kanina","Kosova Albemigrant","Analiza shqip", "gazeta kritika","Dielli" etje.

Në 95 vjetorin e lindjes së tij, kritizerët do të gjejnë shkrimin me temë:"Filozofi me përmasa Botërore"... Ose "Si e kam njohur Isuf Luzin" Unë e ndiej si detyrë për të vënë në dukje vlerat e më të madhit të mëdhenjëve intelektual shqiptar Isuf Luzaj. Të nderuar lexues, do të jem e lumtur kur ai të shpallet "Nder i Kombit", sepse e meriton!

Nuk i shkruajta këto rreshta se dua lëvdata. Jo... Mendoj se çdo njeri bën sa mundet dhe në vartësi të njohjes. Por duhet ta keni të qartë se, të luftosh në Vlorë është e vështirë, pasi mentaliteti mesjetar dhe dogmat politike të djathta dhe të amjta, ende të mbysin. Çuditërisht, e kanë të vështirë ta pranojnë të vërtetën e hidhur që shtresën time dhe peresonalitete si Isuf Luzi i varrosën për gjysmë shekulli.

E keqja është se ende nuk e besojnë se ai personalitet i harruar, i panjohur dhe i mohuar, u vlerësua nga Klubi "P.Marko"dhe pyesin me mosbesim:"Pse,e kanë rehabilituar atë?!"

Nuk kuptoj një gjë: Çfarë krimi kishte bërë? Mos vallë ngaqë ishte anti- fashist dhe antikomunist? Ai luftoi për një ideal, si nacionalist. Apo mos vallë pse bota e vlerësoi atë si një mendjendritur dhe paqedashës?!", Që ta" rehabilitojnë", sipas tyre, mos vallë duhet të ngrihet nga varri diktatori që ta falë, t'i japë pafajësinë dhe t'i njohë meritat si personalitet të kulturës botërore? Jo...Kurrë mos e pranofshin persekutorët e komunizmit. Duan apo s'duan ata, ai është né piedestal, sepse e ka vënë puna dhe vepra e tij. Jam e lumtur që vlerësohet një atdhetar, që luftoi me pushkë, me penë dhe me ndërgjegje të lartë kombëtare, aq më tepër një bir Kanine.

Të shkruaja më parë, unë ende nuk isha e bindur se e kisha fituar apo jo të drejtën e fjalës dhe lirinë e shtypit. Duhet ta kenë të qartë se, edhe pas rënies së komunizmit, ende luftoja për një metër kub ajër më shumë, sepse ma rimohuan të drejtën e profesionit dhe më dënuan me vdekje familajarisht në vitin 1997.

Kurse gjithë autorët e tjerë, shkrimtarët dhe gazetarët me përvojën e Realizmit Socialist e kishin këtë të drejtë, qysh kur mua ma kishin prerë gjuhën, ma kishin prangosur mendimin dhe ma kishin vrarë dëshirën. Aq më tepër gjithë ata të përkëdhelurit e sistemit diktatorial që e kishin frikë dhe e urrenin kapitalizmin e imperializmin, si rrezikun kryesor të shembjes së kampit socialist, duhet të shkruanin pa droje sepse gjetën strehë politik në vendin e demokracisë, ShBA dhe në botën perëndimore kapitaliste.

Po të shkruanin qysh atëherë, kur e vlerësoi bota ( më 1954,1956, 1964, 1984...) për Isuf Luzin apo për luftën e klasave që u ndoq ndaj inteligjencës së arsimuar në perëndim, asgjësimit të fisnikërisë, të ngriheshin kundër vrasjeve, burgosjeve, internimeve, mohimit të profesionit, çdo të drejte dhe vlere humane, vërtet do të ishin këmbanat e parakohshme për veshët e sotëm.

Nëse dikush do të guxonte të shkruante para 90 për Isuf Luzaj, do t'i kisha hequr kapelen me nderim, por mjerisht kjo nuk ndodhi. Edhe nëse ndonjë shkrimtar karrierist ka shkruajtur sot pas 20 vitesh, gjasma për luftën e klasave, ka marrë si model peresekucioni vetëm fëmijët e byroistëve, apo të anëtarëve të Komitetit Qëndror të partisë, që u dënuan për karrike, por kurrë nuk shkruajtën për ata ndaj të cilëve u ndoq genocid i vërtetë shfarrosës.

Ndërsa unë nisa të shkruaj më 1996, vetëm atëherë kur u binda se ende më kishte ngelur diçka nga dhuntia e lindur, që ngeli vetëm ëndërr e parealizuar dhe një shpresë e vrarë për 52 vite të jetës sime. Njëzetë ditë pasi më ra në dorë "Gloria e çmendjes" e Isuf Luzit, shkruajta për të poemën, por mjerisht për t'i lënë lamtumirën e fundit më 2-12-2000.

Ju flas me zemër në dorë, mua më dhemb për Isuf Luzin, se jemi të të njëjtit brum klasor, kemi një trashëgimi klasore, i përkasim të njëjtit mohim dhe me fëmijët e tij na bashkojnë vuajtjet e pashëmbullta, ndaj shkruaj e gjithçka e bëj me dhembjen e shpirtit, me dashurinë për njeriun e vuajtur dhe filozofin e mohuar. Do të punoj dhe s'do të rresht për të, se Ai është vlerë kombëtare e pamohueshme. Prof. Dr.Isuf Luzaj nuk i takon më familjes që e lindi, apo fëmijëve , nipërve dhe mbesave të tij, as Kaninës, as Vlorës, as vetëm Shqipërisë, pori përket gjithë botës. Ai është "Profesor i Amerikës", Mësues dhe Filozof i Shquar i të gjithë kontinenteve.

Uroj që gjithë të rinjtë shqiptar të zgjedhin si model përsosmërie, individualiteti e diturie, intelektualin, Prof. Dr. Isuf Luzaj dhe kurrë nuk kanë për të qenë të humbur, por gjithmonë do të jenë të fituar.

Vlorë-19-7-2011

 

Vilhelme Vranari Haxhiraj

Kërkesë: Bëhet fjalë për Prof.Dr. Isuf Luzaj.

Prof.Dr. Isuf Luzaj

Intelektualëve dhe dashamirësve shqiptarë kudo në botë për njerëzit e vlerave kombëtare

Të nderuar lexues!

Të gjithë e dimë se vlerat e vërteta kombëtare janë mohuar për shkak të politikave të mbrapshta të ndjekura në vendin tonë të shumëvuajtur. Duke u nisur nga ky shkak, një grup nismëtar vendosi që të kërkoj përkrahjen e gjithë intelektualëve dhe dashamirëve kudo që janë në botë për vlerësimin e njerëzve të vlerave, të cilët janë lënë në harresë me dashje, për motive politike apo çvlerësim hakmarrjeje. Bota nuk i ka heronjtë dhe i krijojnë ata. Kurse ne i kemi, por i duam të varrosur.

Nuk ka komb pa elita, të cilat as emërohen dhe as votohen. Ato dalin natyrshëm në bazë të punës, ideve dhe veprave krijuese qofshin shkencore, artistike, letrare, filozofike apo politike. Pastaj idetë e tyre bëhen udhërrëfyes dhe dashamirët që i marrin si model, i ndjekin pas duke e çuar më tej veprën e tyre. Shqipërisë nuk i kanë munguar dhe nuk i mungojnë njerëzit e ditur, por koha i fshiu, i mori zvarrë. Antivlera e mbyti vlerën.

Mendoj se dinjitetin e këtyre elitave mund ta vendosim në vend vetëm ne, intelektualët. Nëse pushtetarët tanë do të marrin në konsideratë mendimin intelektual, jam e bindur se Shqipëria do të integrojë më shpejt drejt zhvillimit Euro-Atllantik. Grupi nismëtar mendon se duhet ta nisim me një atdhetar, filozof, poet, publicist, profesor,estet dhe gjuhëtar, të cilin puna e ka vendosur midis shtatë më të mëdhenjëve të shek XX-të.

Bëhet fjalë për Prof.Dr. Isuf Luzaj.

Duke i paraqitur institucioneve të larta shtetërore përkatëse kërkesën për vlerësimin e tij me titullin "Nder i Kombit", CV e tij tejet të pasur, si dhe listën emërore (emër, mbiemër, profesion, vendbanimi dhe firma).

Listës fillestare të grupit nismëtar secili mund t'i shtojë emrin e vet. Natyrisht ai person që e ndjen si detyrë që kombi deuhet të nderojë njerëzit e vlerave intelektuale.

Lista emërore e intelektualëve për vlerësimin e Prof. Dr. Isuf Luzaj me titullin "Nder i Kombit":

1-Vilhelme Vrana- Mësuese historie-shkrimtare- publiciste

2- Fitim Haxhiraj- ekonomist- koreograf

3- Xhevahir Spahiu- akademik-poet

4- Xhevat Beqaraj- shkrimtar-përgatitës i veprave të Profesor Isuf Luzit për botim

5- Fatmir Terziu- PhD, Pedagog, kineast, shkrimtar, kritik, gazetar,

studiues, (autor i një studimi per Prof Luzaj) -Londër

6-Përparim Hysi shkrimtar-poet-

7-Nebil Çika- gazetar-Tiranë

8- Luftar Kamberi- inxhinier gjeologji-miniera

9- Spiro Caushi Prof. fizikan Universiteti "Ismail Qemali"

10 - Mexhit Haxhiu- Mjeshtër i madh i sportit

11 -Agim Musta- ish i burgosur politik- shkrimtar-Tiranë -

12- Jani Gjergji- koreograf-

13- Ceno Caushaj ish i burgosur politik

14- Meto Hoxha -poet

15- Qerim Skënderi- shkrimtar

16- Evgjeni Caushi- farmaciste

17- Ermelinda Spathari Violonçeliste-Itali

18- Lek Spathari-trompist & dirigjent -Itali

19- Budin Luzi

20- Manushaqe Merkaj-

21- Petrit Golemi- President i gjimnazit "Perla "

22- Fatbardha Dervishi-

23- Mehmet Dervishaliu- mësues matematike

24-Teuta Dervishaliu

25- Liliana Premti- mësuese

26-Agim Mato- poet -drejtor i Tv Aulona Sarandë

27- Kujtim Murati- poet-ish i burgosur politik

28- Abdurraman Meçe-Prof:matematik-U. "I.Qemali"

29-Tefta Bisholla mjeke farmaci

30-Kristaq Bisholla-mjek-kirurg

31- Ermira Koçi- mësuese

32- Kosta Koçi Dr. I shkencave neurologjike

33-Jetgjar Luzi- mësues- ShBA

34- Engjëllushe Luzi- laburante-kimi

35- Beqir Hoxha- radiolog- Shoq.Çamëria

36- Bedri Çoku- shkrimtar-ish i burgosur politik

37- Kadri Malaj (Koculi) ekonomist

38- Kristo Çipa- agronom-Pilur

39-Anest Dhimojani- Drejtor i gjimnazit Himarë

40- Petraq Truja- Fizikan- Prof. U."I.Qemali"

41- Valentina Truja Mercologe e lartë

42- Andon Prifti- ish i burgosur politik-Pilur

43- Nestor Jonuzi- Piktor i Popullit

44- Lavdosh Veshi - Lepenicë

45- Kujtim Veshi - Lepenicë

46-Ajet Seferi- prof . matematik-fizik

47-Qëndro Meminaj- agranom-kryetar i Shoq "A.Asllani"

48- Gjyzela Murati-

49- Avdul Haxhiu- Imam (Xhami)

50- Hafize Agaj

51- Avni Agaj- Kryet, i Sh, P. P. antikomunist demokrat

52- Kristaq Pavli - kardiolog

53- Diana Pavli- mësuese letërsie

54- Remzi Gani Imam- Administrator i Myftinisë Vlorë

55- Pranvera Gani- financiere

56- Arta Murati

57- Lutfi Alizoti- disenjator komuniteti çam

58- Merita Golemi - administratore e gjimnazit "Perla"

59- Astrit Xhaferi- shkrimtar

60- Floreta Xhaferi

61- Pajtim Lamaj N/Kr i Sh.Mbarëkombëtare të Integrimit të Burgosurve e

të Përndjekurve Politik Shqipëri.

62- Raimonda Moisiu- shkrimtare, gazetare e pavarur ShBA

63- Janaq Pani- shkrimtar-Kanada

64- Arqile Gjata- poet- Greqi

65- Timo Mërkuri- shkrimtar

66-Murat Gezaj- Prof.Dr- sekretar i Pergjithsdhem i Shoqates se Arsimtareve te Shqiperise, pergjegjes sektori ne Institutin e Intergrimit te Kultures Shqiptare-Tirane, me 20 korrik 2011

67-Kadri Tarelli- mësues- gazetar- Durrës

68 -Shpresa Vranari- mësuese letërsie , shkrimtare -ShBA

69-Ali Vranari- ekonomist ShBA

70- Kozeta Zavalani- poete-shkrimtare -Tiranë

PS: Listës emërore të mësipërme, e konfirmuar nga secili, mund t'i shtojë emrin e vetë cilido shqiptar që e vlerëson këtë nismë dhe e quan si një obligim moral dhe qytetar për të çuar në vend këtë vlerë intelektuale shqiptare me përmasa botërore, të Prof:Dr. Isuf Luzaj

Për grupin nismëtar

Vilhelme Vranari Haxhiraj.

Ju lutem shkruani në adresën:

E-mail: haxhirajvilhelme@yahoo.com

VILHELME VRANARI HAXHIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESIQ: NE SLLAVËT FILLUAM TË VIJMË NË SHEKULLIN E SHTATË, DHE SHQIPTARËT E ILIRËT I GJETËM KËTU (07.20.2011)
KËSHILLI I EUROPËS: PAANSHMËRIA DHE PROFESIONALIZMI I KOMISIONEVE ZGJEDHORE NË SHQIPËRI SHUMË TË RËNDËSISHME (07.20.2011)
ZVOGËLIMI I FLAMURIT NË MAQEDONI I FYEN TË GJITHË SHQIPTARËT (07.19.2011)
FRYMË E RE RINORE APO KLON I POLITIKËS AKTUALE? (07.19.2011)
E BUKUR, POR E TRISHTUESHME- Përsjatje mbi vëllimin poetik "Marr përdore hijen time" – Nga DANIEL GÀZULLI (07.17.2011)
Një urim për prof. dr. Muhamet Shatrin me rastin e 65 vjetorit të lindjesPROF. DR. MUHAMET SHATRI PASUES I DENJË I RRUGËS SË TRASUAR NGA RILINDASIT TANË PËR BASHKIM KOMBËTARNga Mr. sc. NUE OROSHI (07.16.2011)
BARJAM REXHEPI: NJË KOMB - NJË PASAPORTË, MISION I PAMUNDUR (07.15.2011)
NË 50 VJETORIN E VRASJES SË LULIT TË VOCËRRNga BEDRI ISLAMI (07.15.2011)
U PËRCOLL PËR NË BANESËN E FUNDIT DOM SIMON JUBANI (07.14.2011)
MAQEDONI: VAZHDON DEBATI PËR GJUHËN DHE FLAMURIN SHQIPTARNë Kuvendin i Maqedonisë po debatohet për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e flamurit kombëtar (07.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]