VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FRYMË E RE RINORE APO KLON I POLITIKËS AKTUALE?

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
FRYMË E RE RINORE APO KLON I POLITIKËS AKTUALE?
E Martë, 07.19.2011, 07:47am (GMT+1)

Kuvendi Rinor i Shqipërisë përfaqëson mbi 70.000 të rinj nga i gjithë vendi.

Një nismë e një grupi të rinjsh në Shqipëri, me një bazë të fortë shkollimi dhe trajnimesh, ka nxjerrë në dritë kuvendin e të rinjve me 140 senatorë.

"Ne do të mbrojmë dinjitetin kombëtar dhe do të kontribuojmë në krijimin apo forcimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ne do të ndërtojmë politika të reja të cilat do të çojnë në zhvillimin e vendit".

Këtë sintezë jep, Anisa Hysa, senatore e Kuvendit Rinor shqiptar, që e zhgënjyer nga kaosi politik, social, apo i gjithanshëm në Shqipëri, ka vendosur të luajë një rol aktiv në vendimmarrje.

Ndërtimi i një Shqipërie të zhvilluar, ku të zbatohet ligji dhe kushtetuta, ku vepron forca e mendimit dhe e së drejtës: ky është qëllimi i Kuvendit Rinor Shqiptar të sapo krijuar. Lodhja nga politika e deritanishme, tranzicioni i stërzgjatur 21 vjeçar që vazhdon të marrë kohë, jetë dhe po shton antivlerat prej vetë atyre që janë zgjedhur si përfaqësues të popullit, ka nixtur këtë nismë të rinisë në Shqipëri.

Në fokus të saj është pikërisht luftimi i këtyre fenomeneve negative dhe rinovimi i politikës, që duket se ka mbetur shumë prapa aspiratave europiane të shqiptarëve.

Shqipëria evropiane

Në fokusin e Kuvendit Rinor, është zhvillimi ekonomik, politik, social e kulturor i vendit, dhe pikërisht këto e bëjnë senatore Anisën, që të mendojë më gjerë.

ëë

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Senatorja në Kuvendin e të Rinjve, Anisa Hysa "Senatorët e Kuvendit Rinor janë përzgjedhur përmes një proçesi të gjatë seleksionues dhe testues, dhe në fund kanë dalë 140 përfaqësues, ndoshta ajka e të gjithë atyre të rinjve që kanë ambicie për të ndryshuar diçka përmes politikës. Nga ky selektim, përmes bordit me figura të njohura mediatike, arsimore dhe intelektualë shqiptarë, ka dalë struktura më e madhe organizative e të rinjve në Ballkan" shpjegon ajo.

Ata janë 140. Po kaq sa deputetët e legjislaturës aktuale shqiptare, që ndoshta asnjëherë nuk kanë qenë të gjithë në seancat plenare, kush me më shumë faj, e kush me më pak.

Mes të rinjve që kanë zgjedhur që të marrin frenat e vendit në dorë direkt apo në mënyrë të tërthortë, është edhe Dritan Broka. Jo më kot është zgjedhur për të qenë prijësi i kësaj strukture të madhe rinore. Dritani është i zhgënjyer nga të gjitha forcat politike aktuale duke mos bëre asnjë dallim. Nën moton "Të vetëm kundër të gjithëve" ai mendon se mund t'ia dalë.

"Ne nuk do të jemi në krah të asnjë force politike, por do të jemi në oponencë me të gjitha partitë për të arritur që të ndryshojmë diçka në jetën tonë, dhe për ta bërë vendin më të mirë. Partitë kryesore krijojnë probleme, por ne mbështetemi në një bazë të gjerë me 70 mijë anëtarë në të gjithë vendin, dhe nga kjo, lufta jonë pozitive do të jetë më e lehtë", thotë Dritan Broka, kryetar i sapozgjedhur i Kuvendit Rinor.

Çfarë është Kuvendi Rinor?

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Dritan Broka, kryetar i sapozgjedhur i Kuvendit Rinor. "Kuvendi Shqiptar" është një institucion multifunksional, i cili ka në thelb zhvillimin e Shqipërisë me anë të politikës së re, e cila do të krijohet nga të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë. Politika e re do të bazohet tek fryma e mentalitetit të ri, por ajo çka është dhe më e rëndësishmë këtë politikë është, si asnjëherë tjetër dëshira, reale për Shqipërinë Evropiane", thotë Broka.

Rruga me anë së cilës arrihet pjesëmarrja e të rinjve në proçese vendimmarrëse është ajo që senatorët kanë vendosur të përshkojnë deri në arritjen e qëllimeve. Përfaqësimi në çdo strukturë vendimmarrëse të Republikës së Shqipërisë do t'i inkurajojë qytetarët e rinj të arrijnë potencialet si edhe përmirësimin e jetës së tyre.

"Kuvendi Rinor i Shqipërisë" është institucioni i vetëm rinor, demokratik, i pavarur dhe jo-politik, që përfaqëson mbi 70 000 rinj në mbarë Shqipërinë. Nëpërmjet 140 senatorëve me mandat 2 vjeçar, platforma e Kuvendit Rinor, ka si vizion të saj përfaqësimin e zërit të të rinjve, fuqizimin e këtij zëri në çështje të rëndësishme, të cilat prekin shoqërinë e sotme.

Këta të rinj jo më kot janë të njëjtë në numër si deputetët aktualë, jo më kot do të impenjohen për të bërë punën që ata që paguhen, nuk e bëjnë. Jo më kot do të përpiqen të mbushin atë hendek që e ndan Shqipërinë nga Europa psikologjikisht, dhe jo gjeografikisht. Anisa dhe Dritani shpresojnë që deri në fundin e mandatit të parë 2 vjeçar, të kenë dhënë më shumë për Shqipërinë, sesa disa ligjvënës në kafene, apo me vizita turistike jashtë vendit!

Autor: Aurel Boriçi

Redaktoi: E. Xhani

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E BUKUR, POR E TRISHTUESHME- Përsjatje mbi vëllimin poetik "Marr përdore hijen time" – Nga DANIEL GÀZULLI (07.17.2011)
Një urim për prof. dr. Muhamet Shatrin me rastin e 65 vjetorit të lindjesPROF. DR. MUHAMET SHATRI PASUES I DENJË I RRUGËS SË TRASUAR NGA RILINDASIT TANË PËR BASHKIM KOMBËTARNga Mr. sc. NUE OROSHI (07.16.2011)
BARJAM REXHEPI: NJË KOMB - NJË PASAPORTË, MISION I PAMUNDUR (07.15.2011)
NË 50 VJETORIN E VRASJES SË LULIT TË VOCËRRNga BEDRI ISLAMI (07.15.2011)
U PËRCOLL PËR NË BANESËN E FUNDIT DOM SIMON JUBANI (07.14.2011)
MAQEDONI: VAZHDON DEBATI PËR GJUHËN DHE FLAMURIN SHQIPTARNë Kuvendin i Maqedonisë po debatohet për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e flamurit kombëtar (07.14.2011)
GJUHA SHQIPE NË PARLAMENTIN MAQEDONAS (07.14.2011)
MADJE AS KËSHTU NUK BËNË!Qasje nga CEN PUSHKOLLI (07.13.2011)
VËSHTRIMI ETNOGRAFIK PËR VALLET E LUGINËS SË PRESHEVËSNga Prof. Dr. RAMAZAN H. BOGDANI (07.12.2011)
U NDÀ NGA JETA DOM SIMON JUBANI. HUMBËM EDHE NJË HERO... (07.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]