VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U PËRCOLL PËR NË BANESËN E FUNDIT DOM SIMON JUBANI

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 01:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
U PËRCOLL PËR NË BANESËN E FUNDIT DOM SIMON JUBANI
E Enjte, 07.14.2011, 07:36pm (GMT+1)

E enjte, 14 Korrik 2011

Sot në mesditë u përcoll për në banesën e fundit Dom Simon Jubani, kleriku katolik që u shndërrua në simbol të qendresës antikomuniste dhe përpjekjeve për rifitimin e lirive fetare në Shqipëri. Trupi i tij u vendos në varrezat katolike të Rrmajit, pikërisht atje ku ai, me 4 dhe 11 nëntor të vitit 1990, së bashku me banorët e Shkodrës, sfidoi rregjimin komunist të kohës, duke mbajtur meshën e parë publike, pas disa dekadash persekucioni komunist ndaj klerit dhe fesë.

Pas dy ditë homazhe, të mbajtura në sallën "Kardinal Koliqi" të kishës katedrale të Shkodrës, sot në mesditë trupi i pajetë i klerikut të njohur , dom Simon Jubani, u përcoll për në banesën e fundit, në Varrezat e Rrmajit, në qytetin e Shkodrës.

Në meshën për shpirtin e dom Simon Jubanit, të mbajtur paradite në Katedralen e qytetit, morrën pjesë besimtarë të shumtë, autoritetet vendore, përfaqësues të Presidencës dhe Qeverisë si dhe drejtues të opozitës.

Mesha u udhëhoq nga meshtarë të shumtë nga Arqipeshkvija e Shkodrës si dhe kishat shqiptare në Mal të Zi, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur në pretkun e meshës, Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Engjëll Masafra, vlerësoi qendresën antikomuniste të dom Simon Jubanit, përpjekjet e tij për rifitimin e lirive fetare në Shqipëri si dhe qendrimin e fort kritik në mbështje të lirisë së besimit dhe proceseve demokratike.

"Për të gjithë ne, dom Simoni ishte mjaft radikal. Po ai kërkonte më të mirën për kishën. Donte që kisha të ishte zëri i nevojtarëve dhe të shtypurve, donte që të gjithë klerikët të mos i nënshtroheshin terrorit apo privilegjeve që pushetet e rrejshme të kësaj bote mund t'i japin kishës në këmbim me zërin e saj shpirtëror e moral. Kishte të drejt".

Përmes telegrameve të ngushëllimit, figura e dom Simon Jubanit u vlerësua sot edhe nga Ati i Shenjtë, Presidenti i Republikës dhe Kryeministri i Shqipërisë. Dom Simon Jubani vlerësohet edhe nga qytetarë të shumtë, me një pjesë prej të cilëi ai punoi me vendosmëri për t'i hapur rrugën lirive fetare dhe proceseve demokratike në Shqipëri.

Shoqëruar nga një kortezh i gjatë, trupi i pajetë i klerikut katolik, dom Simon Jubani, u vendos në mesditë në Varrezat katolike të Rrmajit, në qytetin e Shkodrës, pikërisht në vendin ku 21 vite me parë, në nëntor të vitit 1990, së bashku me mijra banorë të Shkodrës, ai sfidoi rregjimin komunist të kohës duke mbajtur meshën e parë publike, pas ndalimit të dhunshëm prej disa dekadash, që diktatura komuniste u bëri lirive fetare në Shqipëri, meshe që e shndërroi atë në një symbol të qendresës antikomuniste.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONI: VAZHDON DEBATI PËR GJUHËN DHE FLAMURIN SHQIPTARNë Kuvendin i Maqedonisë po debatohet për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e flamurit kombëtar (07.14.2011)
GJUHA SHQIPE NË PARLAMENTIN MAQEDONAS (07.14.2011)
MADJE AS KËSHTU NUK BËNË!Qasje nga CEN PUSHKOLLI (07.13.2011)
VËSHTRIMI ETNOGRAFIK PËR VALLET E LUGINËS SË PRESHEVËSNga Prof. Dr. RAMAZAN H. BOGDANI (07.12.2011)
U NDÀ NGA JETA DOM SIMON JUBANI. HUMBËM EDHE NJË HERO... (07.12.2011)
EPIRI DHE ÇAMËRIA SIPAS SAMI FRASHËRITNga ISUF B. BAJRAMI (07.11.2011)
RIPAROHET KISHA E NDRE MJEDËS NË SHKODËR (07.10.2011)
Prof. Dr. Isuf Luzaj "Nderi i Klubit të Shkrimtarëve 'Petro Marko'"FILOZOFIA E ISUF LUZAJT NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTAREKumtesë nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (07.10.2011)
DELEGACIONI I PRESHEVËS VIZITOI TË BURGOSURIT E LUGINËS NË BEOGRAD (07.09.2011)
MAQEDONI: GJUHA SHQIPE, PJESË E MARRËVESHJES PËR QEVERINË (07.09.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]