VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËRKIMET PËR NAFTË NË DETIN JON, ZBULOHEN HARTAT E QEVERISË GREKENga THIMI SAMARXHIU

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 06:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

KËRKIMET PËR NAFTË NË DETIN JON, ZBULOHEN HARTAT E QEVERISË GREKE

Nga THIMI SAMARXHIU


E Premte, 01.06.2012, 06:39pm (GMT+1)

TIRANË - 06 Janar 2012 - Gjithmonë e më shumë dalin në dritë fakte të reja se qeveria greke ka pasur qëllime të qarta në ndarjen e kufijve detarë me Shqipërinë, për të përfituar sa më shumë në kurriz të Republikës së Shqipërisë. Referuar dokumenteve dhe hartave të Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike të Greqisë provohet se një pjesë e territorit të shumë përfolur, i cili në bazë të marrëveshjes së firmosur mes qeverive greke dhe shqiptare, ishte një vendburim nafte. Këtë gjë, pala greke e ka ditur që në vitin 1984, ku janë kryer dhe studimet në të gjithë pjesën e bregdetit perëndimor të Greqisë dhe në zonën rreth ishullit të Korfuzit. Gjithashtu, brenda të njëjtit territor, nga studimet e kryera nga pala greke është evidentuar dhe vendi i përshtatshëm për hapjen e pusit të naftës. Këto përfundime dalin pas krahasimit të dy hartave, asaj të Ministrisë dhe hartës së ndarjes së kufijve detarë mes dy shteteve, ku vihet re qartë se një pjesë e konsiderueshme e "trekëndëshit ujor" që do t'i kalonte Greqisë, është vendburim nafte.

Hartat

Pas hapjes zyrtarisht të tenderit për kërkimin e naftës dhe të gazit natyror në tre zona, Gjiri i Patrës (Pjesa perëndimore), Katakolo dhe Janina, Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike në Greqi ka publikuar dhe hartat, ku sipas studimeve ka rezultuar se gjenden sasi të mëdha të naftës dhe të gazit natyror. Ajo që bie në sy në këto harta është fakti se një ndër zonat më të pasura me naftë është deti përreth ishullit të Korfuzit dhe përgjatë vijës bregdetare nga Igumenica deri në Prevezë. Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm është se zona e shumë përfolur e kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, është shënjuar nga studiuesit grek si një zonë që ka sasi të konsiderueshme nafte. Edhe pse marrëveshja është firmosur më 27 prill 2009, Greqia ka qenë në dijeni të këtij fakti që në vitin 1984, ku ishin kryer dhe studimet në atë zonë.

Duke ballafaquar hartat, provohet se një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes prej 354.4 km2, e cila në bazë të kësaj marrëveshjeje i takonte palës greke, është një vendburim nafte, i cili sipas studiuesve grekë, disponon sasi të mëdha të naftës. Ndërkaq, edhe pse vetëm pak ditë më parë qeveria greke ka hapur tenderin ndërkombëtar për nisjen e kërkimeve, zona detare përreth ishullit të Korfuzit nuk është përfshirë në këtë tender, duke qenë se marrëveshja mes dy qeverive ende nuk është ratifikuar nga pala shqiptare, pas rrëzimit të saj nga Gjykata Kushtetuese.

Marrëveshja detare

"Gazeta Shqiptare" ka qenë e para e përditshme në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Në disa numra rresht, "GSH" vërtetoi asokohe se qeveria shqiptare i kishte dhuruar Greqisë nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje një sipërfaqe të madhe ujore në detin Jon që arrinte deri në 354.4 km2. Por vetëm pak muaj më vonë, konkretisht në datë 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese me një votim unanim 9-0 vendos të pezullojë procedurat e ratifikimit në Kuvend, të marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Edhe pas këtij vendimi, qeveria greke nuk ka hezituar që herë pas here t'i kërkoj drejtuesve të shtetit shqiptar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigori Delavekura i ka apeluar Tiranës zyrtare të fillojë sa më parë procedurat për ratifikimin e marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Në një konferencë shtypi të zhvilluar në datën 3 nëntor 2010, Delavekura tërhoqi vëmendjen se për palën greke kjo marrëveshje është në përputhje me dispozitat e Ligjit Ndërkombëtar të Detit dhe se është miratuar për të mirën e të dy vendeve. "Për marrëveshjen e përcaktimit të zonave detare mes Greqisë dhe Shqipërisë, dua t'ju them se pikëpamjet e vendit tonë janë të qarta dhe i janë bërë të njohura palës shqiptare. Aktualisht, qeveria shqiptare do të duhet të shohë se si do të përfundojnë procedurat e brendshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje", - deklaroi Delavekura. Gjithashtu, reagime kanë ardhur dhe nga ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani e cila në një intervistë për televizion grek SKAI, shprehu keqardhjen për prishjen e kësaj marrëveshjeje, e cila sipas saj kishte plotësuar të gjitha qëllimet e politikës së jashtme

THIMI SAMARXHIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT PA POZITA UDHËHEQËSE (01.04.2012)
E VËRTETA RRETH ÇËSHTJES SË BASHKIMIT KOMBËTARNga ABAS FEJZULLAHIThënie: " E vërteta, liria, virtyti, tri gjëra të vetme, për të cilat duhet ta duam jetën." (01.03.2012)
Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, 25 tetor 1985JEMI FËMIJË TË ZOTIT, VËLLEZËR, MOTRA (12.31.2011)
REALIZOHET VIDEO-PRODUKSIONI MULTIMEDIAL "BARESHA" (12.30.2011)
"HESHTJE" E PAFALSHME…65 VJETORI I PUSHKATIMIT TË AT ANTON HARAPIT …Nga FRITZ RADOVANI (12.30.2011)
AT GJERGJ FISHTA - SHQIPTARI I MADHNga AT ANTON HARAPI (12.30.2011)
Një kontribut gramatikor i Hahnit për dialektin jugor shqiptar J. G. HAN, NJË NDËR THEMELUESIT E ALBANOLOGJISËNga MARTIN MATO (12.29.2011)
PËR VENDIMIN E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË "Se i vogli e shtrin viganin", - Fan S. Noli, "Rent or Marathonomak"Nga AGRON ALIBALI (12.28.2011)
NDREK LUCA, MALËSOR POR MODERN, PA MENTALITETENga KOZETA KURTI (12.27.2011)
GËZOHU ME MUA PËR AUTOSTRADËN E KOMBIT Z. LUBONJA(reagim për shkrimin "Autostrada Rrëshen - Mars - Kalimash" të Fatos Lubonjës)Nga REXHEP SHAHU (12.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]