VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MITROVICA ENDE PROBLEMATIKE, EDHE PAS KATËR VITEVE PAVARËSI

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 09:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MITROVICA ENDE PROBLEMATIKE, EDHE PAS KATËR VITEVE PAVARËSI

E Premte, 02.17.2012, 11:05am (GMT+1)



Mitrovicë - Qyteti që sot jeton i ndarë, edhe pas katër vitesh nga shpallja e pavarësisë së vendit ka mbetur në qendër të vëmendjes vendore e ndërkombëtare, për shkak se në veriun e saj, por edhe të vendit në përgjithësi, kanë ndodhur trazira e incidente të rrezikshme për shtetin e pavarur dhe popullatën e saj.
Vrasjet, mungesa e rendit dhe ligjit, bandat e organizuara kriminale, djegia e pikave kufitare, barrikadat, krimi i organizuar, kontrabanda, etj. janë vetëm disa nga elementet që e kanë karakterizuar këtë qytet nga pavarësia deri në ditët e sotme.
Remzije Istrefi, eksperte ligjore dhe politikologe, konsideron se për një kohë të gjatë Mitrovica ka qenë e lënë anash, por pas shpalljes së pavarësisë është vërejtur një interesim më i madh, me theks të veçantë gjatë vitit 2011, në aspektin politik, por jo edhe atë ekonomik e mbi të gjitha aspektin social.
Ajo theksoi për Kosovapress se qytetarët e Mitrovicës, në veçanti ata që jetojnë në pjesën veriore të qytetit, janë të brengosur me epilogun e të gjitha këtyre planeve dhe strategjive që dizajnohen në nivele vendore e ndërkombëtare për ta.
"Vetë fakti se qytetarët e Mitrovicës dhe shoqëria civile nuk janë të involvuar në gjithë këtë proces të rëndësisë jetike për ta, ndjell frikë se çdo lloj modaliteti ose plani që vendoset për këtë pjesë të Republikës së Kosovës mund të mos jetë i suksesshëm gjatë procesit të implementimit", ka thënë Istrefi.
Sipas saj, derisa Qeveria e Kosovës po hyn në një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit shtetëror, përkatësisht përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, është skeptik fakti se qeveria nuk ka arritur të ofrojë një modalitet të mirëfilltë për pjesën veriore, dhe kjo do ta dëmtojë këtë proces.
Ajo shtoi se mos zgjidhja e çështjes së veriut, pra integrimit të veriut me pjesën tjetër të shtetit, kërcënon rrezik permanent për destabilitet jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin, ndërkohë që tërheq vërejtjen se mungesa e menaxhimit të mirëfilltë të implementimit të Planit Ahtisari, ka lënë shumë hapësirë për "kreativitet" në gjenerimin e planeve të reja.
"Nëse analizohen të gjitha propozimet dhe modalitetet për Mitrovicën dhe veriun në përgjithësi prej shpalljes së pavarësisë e deri më sot, tek njerëzit e zakonshëm krijohet përshtypja se jemi duke qëndruar në të njëjtën pikë ku edhe është filluar", tha Istrefi, duke shtuar se për të lëvizur nga kjo pikë e ngrirë janë të nevojshëm hapa konkretë, por me vizion afatgjatë si në aspektin politik, ekonomik dhe atë social.
Edhe analisti politik Nexhmedin Spahiu, në katër vjetorin e pavarësisë e sheh Mitrovicën akoma problematike, ndërsa Kosovën me institucione që përkundër dobësive, megjithatë të forcuara.
Sipas tij, shteti i Kosovës akoma nuk e ka eliminuar rrezikun ekzistencial.
"Problemi i Mitrovicës dhe i veriut të Kosovës në tërësi është sfida jetësore për këtë shtet. Integrimi apo jo i kësaj pjese që pritet të ndodhë brenda këtij viti, do të na tregojë nëse Kosova do të jetë një shtet normal, apo një shtet i gjymtë, barrë e përhershme e fqinjëve dhe bashkësisë ndërkombëtare", ka thënë Spahiu për Kosovapress.
Gazetari Musa Mustafa, ka thënë se edhe pas sa viteve të pavarësisë, gjërat në qytetin e Mitrovicës shumë pak, apo fare nuk kanë ndryshuar.
"Veriu i vendit vazhdon të mbetet simbol i destabilitetit, dështimit të ligjit, krimit të organizuar dhe kontrabandës", u shpreh Mustafa për Kosovapress.
Ai potencoi faktin se edhe pas pavarësisë së Kosovës, në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është bërë kontrabandimi më i madh që ekziston në rajon, duke përfshirë mallra të ndryshme, drogën, armët, etj, dhe për fat të keq siç tha ai, kjo ka ndodhë kur në pikat kufitare kanë qenë vetë doganierët apo policët serbë, por edhe të EULEX-it.
"Ky kontrabandim i mallrave të pakontrolluara që e ka relacionin Serbi-Kosovë, ka shkaktuar humbje të madhe në ekonominë e Kosovës, ndërsa kanë përfituar kontrabandistët, kriminelët, bandat e ndryshme antishtetërore, por edhe shumë agjenci të huaja që veprojnë kundra shtetit të Kosovës, të cilat e kanë shfrytëzuar këtë shans", ka thënë mes tjerash Mustafa. /Kosovapress/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT DUAN BASHKËPUNIM MË TË GJERË (02.16.2012)
MEDALJA TJETËR E MPJ-sëNga DRITAN HILA (02.15.2012)
RRETHIMI I BARDHËNga MUJË BUÇPAPAJ, Rilindja Demokratike (02.15.2012)
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO (02.14.2012)
MONUMENTET DUHET TË BASHKOJNË DHE JO TË NDAJNË (02.14.2012)
TË RINJTË E MITROVICËS, JETË ME KUFIZIME (02.14.2012)
INVESTUESIT E HUAJ E NJOHIN SHUMË PAK SHQIPËRINË (02.14.2012)
KLD PRANON DORËHEQJEN E SPAHIUT. AUTORIZON NË KËTË DETYRË VALBONA VATËN (02.13.2012)
ARSIMI I INTEGRUAR, ÇËSHTJE E MBYLLUR! (02.13.2012)
BORA BLLOKON DISA ZONA NË SHQIPËRI (02.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]