VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Vatra" kërkon nga votuesit shqiptarë të respektojnë me rigorizitet standartet demokratike të zgjedhjeve

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 12:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
"Vatra" kërkon nga votuesit shqiptarë të respektojnë me rigorizitet standartet demokratike të zgjedhjeve
E Premte, 06.26.2009, 07:04am (GMT+1)

 

Federata Panshqiptare "Vatra" ftoi dje të gjithë qytetarët shqiptarë që më 28 qershor të votojnë për Partinë Demokratike, duke e konsideruar këtë si një votë për kombin dhe ecjen e tij në rrugën e zhvillimit e modernizimit.

 

"Vota për PD sot është votë për realizimin e aspiratave kombëtare", thuhet në një deklaratë për shtyp të Federatës Panshqiptare me qendër në Nju Jork, e cila shprehet se po ndjek me shumë vëmendje përgatitjet për zgjedhjet e 28 qershorit, që do të jenë një ndër hapat më të rëndësishëm për ecurinë e zhvillimeve demokratike në Shqipëri.

 

"U bëjmë thirrje vëllazërore gjithë shqiptarëve me të drejtë vote të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje dhe me dinjitet e ndjenjë të lartë qytetarie të mbështesin ecjen e sigurt të Shqipërisë drejt përparimit dhe integrimit të plotë të vendit", thuhet në deklaratën e Vatrës. Ky proces, vijohet më tej në deklaratë, është i pari për Shqipërinë si një anëtare e NATO-s, dhe si i tillë duhet të pasqyrojë dhe të justifikojë besimin që Aleanca më e madhe e globit i dha Shqipërisë.

 

 

Federata Panshqiptare vlerëson se në katër vitet e shkuara, Shqipëria ka njohur arritje historike - arritje që janë rezultat i qeverisjes me vizion kombëtar e përkushtim të kryeministrit Berisha. "Anëtarësimi në NATO dhe ritmet e shpejta drejt anëtarësimit në BE janë dëshmi e vlerësimit të reformave të guximshme të asaj qeverie. Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një situatë e shëndetshme dhe e qendrueshme ekomonike në një kohë krize ekonomike botërore, rritje e mirëqenies, vepra të rëndësisë kombëtare si rruga Durrës-Prishtinë janë fakte të pamohueshme të vërtetuara nga shumë miq të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë të vlerësuara e të mbështetura nga SHBA. Këto fakte përbëjnë arsye bindëse që ne sot t'i kërkojmë çdo qytetari shqiptar që në datën 28 qershor, me votën e tij të garantojë vazhdimësinë e vendit dhe të kombit shqiptar në këtë rrugë të sigurt suksesi", nënvizon më tej deklaratën e saj Federata Vatra.

 

Më tej, drejtuesit e kësaj organizate panshqiptare ftojnë çdo qytetar të Shqipërisë që 28 qershorin ta kthejnë në një plebishit demokratik për t'i siguruar atdheut zhvillim dhe për katër vitet e ardhshme. "Në veçanti, u bëjmë thirrje mbështetësve të opozitës të gjejnë dinjitetin e kurajon ta hedhin votën atje ku e dikton interesi kombëtar, pa rënë pre e dëshirave për përfitime personale. 'Vatra' kërkon nga të gjithë votuesit të respektojnë me fanatizëm standardet demokratike të zgjedhjeve dhe me votën e tyre të lartësojnë nderin e Shqipërisë", nënvizohet më tej në deklaratën e Federatës Panshqiptare "Vatra".

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kombi shqiptar, Europa dhe ZvicraNga Alfred Papuçiu (06.19.2009)
Gjimnazistët e Prizrenit sërish të suksesshëm në provimin e diplomës gjermane (06.17.2009)
Gordon: Në 16 muaj pavarësi Kosova suksese të jashtëzakonshme (06.17.2009)
Intervistë me Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi (06.16.2009)
Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës "Dielli" (06.16.2009)
Xhejms Belushi hollivudian që mishëron përkryer temperamentin dhe shpirtin shqiptar (06.14.2009)
Dëshmori i Atdheut Azem Ali MeshiNga Ramiz LUSHAJ (06.11.2009)
Jakup Krasniqi: Apostulli Shën Pali dëshmitar dhe ungjillëzues i paraardhësve tanë (06.10.2009)
Shteti i ri një vit më pasNga Hashim ThaçiKryeministër i Republikës së Kosovës (06.10.2009)
Presidenti Sejdiu dekreton miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (06.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]