VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dëshmori i Atdheut Azem Ali MeshiNga Ramiz LUSHAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 06:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Dëshmori i Atdheut Azem Ali Meshi

Nga Ramiz LUSHAJ


E Enjte, 06.11.2009, 08:06am (GMT+1)

1. Njeriu që na mblodhi edhe në këtë përvjetor përjetësimi, që na nderon në të gjitha ditët, stinët e vitet me veprën e tij, polici i shtetit,  Azem Ali Meshi, i lindur në Kosturr të Hasit, më 20 qershor 1968 dhe i rënë me lavdi në krye të detyrës më 3 qershor 1999 për ruajtjen e rendit e të sigurisë, sot është 41 vjeçar, sepse ka moshën e kujtesës historike: Moshën e Dëshmorit të Atdheut.

 

Akti i tij i sakrificës më të lartë njerëzore në emër të interesave të shtetit, për shkak të cilësive të veçanta të detyrës, akti i tij i 3 qershorit 1999 i përballjes misionare e sublime me bandën e zezë të krimit në Yzberisht të Tiranës, tregon se shteti kërkon ligjin, të drejtën, të vërtetën, se mbrojtësit me uniformë të shtetit ligjor janë në lartësinë e kohës, detyrës e vetëmohimit.

 

Polici është mburoja e shtetit dhe mburoja e policit është pasqyrë e shtetit, ku shteti hedh  hapat me sigurinë e jetës  dhe shtetasit lëvizin me qetësinë e kohës.

 

 Azem Ali Meshi i ka në jetën e aktin e tij këto atribute të merituara: është mburojë-shqiponjë e shtetit dhe pasqyrë dëshmi  e shtetit, që në gjoksin e lavdinë e tij mban  dekoratën "Medaljen e Artë të Shqiponjës" dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me Dekretin Nr. 2639, datë 31 maj 2000, me motivacionin "Për trimëri dhe akt të guximit qytetar deri në sakrifikimin e jetës", që në memorien e pashuar të kohës e memorialin e ndritur të Policisë së Shtetit mban statusin e përjetsisë,titullin e nderit "Dëshmor i Atdheut", me vendimin institucional e meritor Nr. 12, Datë 4 korrik 2003.

 

Trimat si Azem Ali Meshi, polic në efektivin e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Kryeqytet,  hyjnë në zemra e lënë gjurmë në kohë:

 Një rrugë në zonën e Kombinatit në Tiranë e mban emrin e tij, ku vajza e tij  Greta 17 vjeçare e gjithë brezi i saj rinor mund të shëtisin të sigurtë, të qetë, të vendosur në ritmet e vizionet e tyre drejt të ardhmes.

Për të skalitur portretin e tij janë derdhur vargje poetike, ku, në një prej tyre, tek libri "Dhimbja më grish", një polic veteran elegjon "O mik i zemrës", çka i dëshmon bashkëshortes së tij, Loretës fisnike, se Azemi kishte një zemër të madhe për nusen e tij, për vajzën e tij, për të gjithë njerëzit e gjakut të tij, për Atdheun e vet, për Ardhmërinë Shqiptare; se Azemi kishte një zemër kaq të madhe saqë është mik në zemrat e të gjithëve, tek ata, miqtë e të njohurit, me të cilët jetoj  e punoj në Has, Tropojë e Tiranë e kudo, tek ata, tek ne, që për moralin e sigurinë e kohës e të të gjithëve sakrifikoi jetën e vet.

 Rapsodët e Hasit i këndojnë një këngë, ku historinë e hapur të këtij trimi  e mbyllin me vargjet:

        Kush jep jetën për vend t'vet

        Është gjallë: O kurr' nuk vdes.

  Dhe dje, sot e nesër, Azem Ali Meshi është gjallë, me emrin, jetën e aktin e tij, në zemrën e mendjen e nënës së vet, tek 6 vëllezërit e dy motrat, tek bashkëshortja e vajza e tij, tek shokët e miqtë e shumtë, tek ata që nuk e kanë njohur fizikisht, tek ata që do ta njohin veprën e veprimtarinë e tij.

   Azemi sot është këtu, në mes nesh, me Ne, për Ne, duke na buzëqeshur si gjithëmonë nga kjo fotografi me uniformën e policit të shtetit, duke na e ruajtur buzëqeshjen përgjithmonë, ne të të gjithëve.

   Po vjen Azem Ali Meshi nga udhëtimi i tij drejt përjetësisë.

   Po vjen se e ka marrë malli për njerëzit e tij të gjakut, për miqtë e tij të komisariatit, për livadhet e Hasit, për gurët e Kamit, për trotuaret e bulevardet e Tiranës.

  Po vjen se më 20 qershor 2009 e ka 41 vjetorin e lindjes.

  Po vjen çdo ditë nga pavdeksia e emrit të vet, në kujtesën e Policisë së Shtetit, në këtë nderim prej Shtetit Shqiptar.

 

   2.

  Emri Azem, në shqip, ka një një domethënie të bukur e kuptimplote: do të thotë "Kollos".

 I tillë ishte e mbetet Azem Ali Meshi.

 Në djepin ku lindi, në kullën karakteristike dykatëshe, me gurë të tokës e më frengji të armëve, në kullën e tij në Kosturr të Hasit, në këtë kullë që është e shpallur monument kulture e mbrohet nga shtetit shqiptar për identitetin e saj kombëtar.

 Në kullën ku lindi, atje në Kosturr, në atë kullë që nga dera e saj nxori trima e tregoi urtësi, shkroi në pragun e gurët e saj, në kujtesën e lavdinë e kohës historinë e vet.

Gjyshërit e tij, Arif e Ukshin Ademi, ishin në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qershor të vitit 1878, morën pjesë në luftrat masive e heroike kundër otomanëve.

Babai i tij, Ali Meshi, në moshën 14 vjeçare, u bashkua me çetat partizane për çlirimin e vendit nga fashizmi dhe u inkuadrua në Batalionin e Hasit e në Brigadën e XXV-Sulmuese.

Kjo kullë në Kosturr, tani mban në rrënjët e lartësitë e saj, edhe emrin e  Azemit, Dëshmor i Atdheut, që kontribuoi si kollos qëndrestar në mbrojtje të rendit e të qetësisë, që në vitin e mbrapshtë të rebelimit më 1997 qëndroi si kollos në Degën e Ruajtjes e Sigurimit të Objekteve në ruajtjen e institucioneve të rëndësishme të Shtetit Shqiptar e të Përfaqësive Diplomatike të Huaja të Akredituara në Tiranë, që e tregoi veten kollos në përballjen me bandat e zeza të krimit më 3 qershor 1999.

Azem Ali Meshi shërbeu me devotshmëri e dinjitet për 17 vjet në efektivat e Policisë së Shtëtit, dhe 17 vjet nuk janë pak; janë gaati sa mosha e sotme e vajzës së tij Greta.

Po, polici i shtetit, Azem Ali Meshi, vazhdon të punojnë me uniformën e tij të policit të shtetit, me shembullin e jetës e aktit të tij, me simbolikën frymëzuese si Dëshmor i Atdheut.

 

 

3.

Azem Ali Meshi në mes shumë detyrave e profesioneve në jetë e përzgjodhi të jetë në shërbim të Atdheut të vet, si polic i Shtetit Shqiptar,  detyrë të cilën e kreu me besnikëri e devotshmëri dhe e justifikoi me ndershmëri e vetmohim.

Koha e Demokracisë i dha shanset të jetë polic i shtetit dhe në vitet e demokracisë punoi të jetë në lartësitë e detyrës së policit të shtetit.

Vërtetë shkollën fillore e kreu në vendlindje të tij, në Kosturr të rrethit të Hasit, por shkollën 8 vjeçare e përfundoi në  qytezën minatore në Kam të Tropojës, ndërsa shkollën e mesme profesionale e mbylli me rezultate të larta në qytetin e Kukësit. Ëndrra për të ndjekur shkollën e lartë i mbeti vetëm ëndërr, sepse lufta e klasave me zjarrin e saj të ashpër ia shuan shpresat për dijen e mundësitë për të shërbyer në forcat e policisë.

Kur erdhi në Tiranë, për të qënë model i policit bashkëohor, për t'u ngritur në lartësitë e misionit të tij si polic i shtetit, si polic qytetar në shërbim të qytetarëve, e ndoqi pa shkëputje nga puna Akademinë e Policisë së Shtetit.

Ai nisi të ecte në jetën e strukturat e policisë duke marrë gradat hap pas hapi, duke bërë karrierë nga dita në ditë, sepse më përpara, karriera e tij ishte e vështirë për shkak të dënimit me burg të babait të tij, Ali Meshi, për bindje politike, sekuestrim pasurie dhe keqdamoksjen si "i deklasuar" për rregjimin komunist.

 

  Ai eci në karrierë si polic i shtetit, si qytetar i shtetit demokratik, por me aktin e tij të 3 qershorit 1999 i ngjiti lartësitë e kohës si Dëshmor i Atdheut, si simbol i përkushtimit e qëndresës së Policisë së Shtetit, si shqiponjë medalje artë e trimërisë dhe aktit të guximit qytetar në luftën kundër krimit deri në sakrifikimin e jetës.

Azem Ali Meshi e dha jetën për të mbrojtur jetën, e dha jetën për të na dhënë siguri për jetën, e dha jetën për dimensionet reale të shtetit ligjor, e dha jetën për idealet njerëzore e hyjnore të Demokracisë.

Shteti demokratik, shteti ligjor, i dha Azem Ali Meshit dimensionet e nderimit e të përjetësimit, i dha atributet e kohës për aktin e aktivitetin e tij kontribues e sakrifikues, i dha vendin e merituar në memorien e historisë dhe në memorialin e Policisë së Shtetit.

      

                                                              RAMIZ LUSHAJ

 

Tiranë, më 3 qershor 2009

Ramiz Lushaj


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Jakup Krasniqi: Apostulli Shën Pali dëshmitar dhe ungjillëzues i paraardhësve tanë (06.10.2009)
Shteti i ri një vit më pasNga Hashim ThaçiKryeministër i Republikës së Kosovës (06.10.2009)
Presidenti Sejdiu dekreton miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (06.09.2009)
Dhjetë vjet pas çlirimit intervistë me Jakup Krasniqin (06.09.2009)
KFOR mund të reduktohet (06.08.2009)
Pritet pranimi zyrtarisht i Kosovës në Bankën Botërore (06.08.2009)
Aktorja Eliza Dushku viziton zonat e konfliktit në Ugandë (06.06.2009)
Cetinje: Presidenti Topi i del zot Kosovës (06.06.2009)
Ilir Kerni në Zagreb fizikisht, në Tiranë shpirtërisht (06.04.2009)
Marrëveshja për të mos u marrë vesh (06.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]