VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës "Dielli"

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 05:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës "Dielli"
E Martë, 06.16.2009, 07:47am (GMT+1)

 

 

 

Më 13 qershor në një nga mjediset e kolegjit Monroe në Nju Jork u zhvillua seminari mbi 100 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli, që më pas do të bëhej organ i Federatës mbarë shqiptare të Amerikësë, Vatra. Në seminar morën pjese edhe një grup studiues e historianësh nga trojet shqiptare dhe diaspora, SHBA e Kanada, të cilët paraqitën kumtesat e tyre mbi rolin e gazetës Diell në çështjet kombëtare.

 

Seminari kulturor u thirr nga shoqata Vatra për nder të 100 vjetorit të gazetës Dielli, e cila u themelua më 1909 nga Konica e Noli, duke u bërë prelud i Fedetarës Vatra që u krijua tri vjet më vonë, më 1912, nga të njëjtit atdhetarë. 

Ështe kjo lidhje e ngushtë që e bën të përbashkët fatin e këtyre dy institucioneve, prandaj edhe suksesi mos suksesi i njërit afekton tjetrin, i gëzon e i shqetëson të gjithë.Në kushtetutën 97 vjecare të federatës panshqiptare Vatra, Diellit i është caktuar roli informues dhe edukativ për anëtarët e mbarë lexuesit e saj. 

 

Por ka rreth 20 vjet që Gazeta Dielli ka dalë rrallë e më rrallë ndërsa që prej vitit 2006 nuk e ka parë dritën e botimit. Mendimi i përgjithshëm është se Vatër pa Diell nuk mund të ketë.Zoti Agim Karagjozi është kryetar i federatës mbarë shqiptare Vatra. Ai thotë se kjo shoqatë tashmë ka dalë nga vështirësitë financiare që pengonin edhe botimin e gazetës.

Zoti Karagjozi është njëkohësisht edhe administrator i gazetës Dielli. Dje ai u premtoi vatranëve se gazeta Dielli do të dalë përsëri dhe shumë shpejt. Veprimtari i njohur komunitetetit, Harry Bajraktari, e sheh cështjen edhe me syrin e afaristit. Që Vatra e Dielli duhet dhe do të gjallërohen, për këtë zoti Bajraktari nuk ka asnje dyshim.

Takimi u hap me hymnet kombetare shqipatare e amerikane,e të shtetit të Kosovëv, interpretuar nga këngëtarja e njohur Merita Halili, shoqëruar nga instrumentisti Raif Hyseni.

 

Seminari u drejtua nga dy prej anëtarëve më aktivë të Vatrës, zonja Merita Bajraktari Mekormak që drejton degën e Vatrës në Uashington dhe zoti Agron Alibali, anëtar i kryesisë nga Bostoni. Të dy ata përfaqësojnë edhe brezin e ri shqiptaro amerikan, që Vatra ka filluar ta afrojë për mbarëvajtjen e punës së saj. 

Kancelari i Kishës së Shën Gjergjit në Boston, at Artur Liolini i kishte dërguar konferences një telegram urimi. Zëvëndës ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Kreshnik Çollaku lexoi telegramin e urimit dërguar vatranëve në këtë 100 vjetor të Diellit, nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Vatranët i përshëndeti edhe ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, Adrian Neritani. Në këtë 100 vjetor të Diellit, përshëndetën edhe përfaqësues të ministrisë së Kosovës për çështje të Diasporës, si dhe të Arkipeshkëvisë Katolike të Kosovës.

 

Në referatin e tij, historiani Beqir Meta foli mbi rolin e Gazetës Dielli në zgjimin kombëtar në fillim të shekullit të XX.Ndërsa redaktori i Diellit, Anton Çefa, foli mbi redaktorët në vite të kësaj gazete që nga dita e themelimit të saj, të cilë luajtën rol kyç në përmbushjen e misionit të kësaj gazete dhe të Vatrës në përgjithësi. Profesor Muharrem Dezhgiu nga Shqipëria shqyrtoi rolin e gazetës Dielli gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, rol që gjithmonë lidhej me cështjen kombëtare dhe ekzistencën e shtetit shqiptar, pavarësisht nga rrymat ideologjike në vend. 

Historiani Sevdai Kastrati i hodhi një vështrim shkrimeve letrare të botuara në faqet e Diellit mes viteve 1909 1971. Ndërsa,Dalip Greca redaktor i gazetës shqiptare amerikane Illyria në Nju Jork foli mbi rolin e Diellit si shkollë e shtypit të lirë dhe lajmit të saktë, rol, tha ai, që duhet të studiohet e të merret si model nga gazetaria e sotme shqiptare. Referate kishin përgatitur për këtë 100 vjetor edhe studiues të tjerë si shkrimtari i njohur Naum Prifti mbi letërsinë artistike të pasqyruar në faqet e Gazetës Dielli; apo studiuesi Idriz Lamaj mbi intelektualin Kostë Cekrezit si redaktor i gazetës Dielli në prag të luftës së parë botërore. 

 

Gjithashtu gjatë këtij seminari, historiani nga Shqipëria, profesor Beqir Meta u shpall anëtar nderi i Federatës mbarë shqiptare e Amerikës Vatra. Ndërsa veprimtari për të drejtat çamëve, Ahmet Xhafo nga Kalifornia i bëri thirrje mbarë komunitetit, që ta ngrenë rolin e Diellit në lartësinë që ka gëzuar, duke e ndihmuar materialisht dhe moralisht. 

Zoti Xhafo në mënyrë të hapur i dorëzoi Vatrës një cek prej 1 mijë dollarësh për gazetën Dielli dhe propozoi që kjo federatë mbarë shqiptare duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar në zgjidhjen e cështjes çame. 

Vëzhguesit thonë se konferenca kulturore mbi 100 vjetorin e gazetës Dielli përbën edhe një rikujtesë se pavarësisht nga ngadalësimet që skeptikët i shohin si ndalesa, Vatra me Diellin kanë forca për ta vazhduar misionin e përcaktuar nga idealistët e rilindësit shqiptarë të shekullit të kaluar, Noli e Konica. /ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhejms Belushi hollivudian që mishëron përkryer temperamentin dhe shpirtin shqiptar (06.14.2009)
Dëshmori i Atdheut Azem Ali MeshiNga Ramiz LUSHAJ (06.11.2009)
Jakup Krasniqi: Apostulli Shën Pali dëshmitar dhe ungjillëzues i paraardhësve tanë (06.10.2009)
Shteti i ri një vit më pasNga Hashim ThaçiKryeministër i Republikës së Kosovës (06.10.2009)
Presidenti Sejdiu dekreton miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (06.09.2009)
Dhjetë vjet pas çlirimit intervistë me Jakup Krasniqin (06.09.2009)
KFOR mund të reduktohet (06.08.2009)
Pritet pranimi zyrtarisht i Kosovës në Bankën Botërore (06.08.2009)
Aktorja Eliza Dushku viziton zonat e konfliktit në Ugandë (06.06.2009)
Cetinje: Presidenti Topi i del zot Kosovës (06.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]