VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Xhejms Belushi hollivudian që mishëron përkryer temperamentin dhe shpirtin shqiptar

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 04:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Xhejms Belushi hollivudian që mishëron përkryer temperamentin dhe shpirtin shqiptar
E Djelë, 06.14.2009, 02:54pm (GMT+1)

 

 

 

 

James Belushi dhe Jennifer Sloan

 

James Adam "Jim" Belushi është një aktor, komedian dhe muzikan amerikan. Xhejms Belushi (ose Xhim Belushi, siç thërritet nga të gjithë) lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor i kinematografisë, teatrit dhe televizionit në SHBA me prejardhje shqiptare.

 

 

 Fëmijërinë e rininë e kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen, fshatin Qytezë, në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte Xhon Belushi (John Belushi), vdekur më 1982, aktor gjenial i skenës së Hollivudit dhe shoqërisë në SHBA. Xhimi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern Illinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit: Të shprehurit dhe Teatri.

 

 

Nga viti 1977 deri më 1980, Xhimi, ashtu si Xhoni, punoi së bashku me grupin teatror të Çikagos të quajtur: The Second City. Gjatë kësaj periudhe prezantohet si debutues në televizion më 1978, në :Who's Watching the Kids po ashtu kishte një rol të vogël në serinë The Fury të regjisorit Brian De Palma.

 

Roli i tij i parë me peshë ishte në filmi Thief të regjisorit Michael Mann (1981). Pas vdekjes së Xhonit, që nga 1983 deri më 1985, shkroi dhe mori pjesë në programin e mbrëmjes së shtunës Saturday Night Live. Ai portretizoi karaktere si Hank Rippy nga "Hello, Trudy!" dhe "That White Guy".  Belushi gjithashtu luajti në filmin Trading Places si një pijanec nën petkun e gorillës gjatë një feste në Vigjiljen e Vitit të Ri. Xhim ishte i ftuar në stinorin e tretë të Faerie Tale Theatre në episodin Pinocchio, ku rolin kryesor e luante Paul Reubens.

 

Belushi u afirmua më tej me rolet e tij jokryesore në About Last Night... Salvador dhe Little Shop of Horrors (personazhi Patrick Martin), të gjë më 1986, të cilët ia hapën rrugën drejt roleve kryesore.

 

Ai mori role kryesore në filma si Real Men, The Principal, Red Heat, Homer and Eddie, K-9, Dimenticare Palermo, Taking Care of Business, Mr. Destiny, Only the Lonely, Curly Sue, Once Upon A Crime, Wild Plams, Royce, Race the Sun, Separate Lives, Retroactive, Gang Relates, Angel's Dance dhe Joe Somebody (2001). K-9 pati dy vazhdime të cilat u nxorën në qarkullim edhe në video.

 

Zëri i tij mishëroi personazhe në filmat vizatimorë si The Mighty Ducks, Babes in Toyland, Gargoyles dhe Hey Arnold!, ndërsa kohët e fundit në Hoodwinked dhe në The Wild. Ai e dëshmoi talentin e tij zanor edhe në 9: The Last Resort (një lojë në PC nxjerrë në qarkullim në vitin 1995) ku ai portretizonte "Salty".  Më 4 janar 2001 u shfaq në episodin ER "Piece of Mind". Episodi merrej operacionin në tru tejet delikat, për jetë a vdekje, të Dr. Marc Greene, në Nju Jork dhe në personazhin e Belushit, i cili ishte viktimë e një aksidenti automobilistik me të birin në Çikago. Ishte ky rol që do t'ia hapte rrugën për tek roli kryesor në serialet e televizonit ABC, According to Jim.

 

Përsëri do të kishte zërin e tij në filma vizatimorë. Pas suksesit me Aaahh!!! Real Monsters, ai do të kishte në seritë e mëvonshme rolin kryesor si Simon the Monster Hunter, Simoni Gjahtari i Monstrave.

 

Më 2003 Belushi dhe Dan Aykroyd nxorën albumin Have Love, Will Travel, dhe mori pjesë në turin muzikor. Ai gjithashtu luajti në një mori ngjarjesh në mbarën vendin si Zee Blues në një version të aktualizuar të The Blues Brothers. Ai nxori librin e parë të tij, Real Men Don't Apologize (Burrat e vërtetë nuk kërkojnë falje) në maj 2006.

 

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 11 November 2008, Belushi mori urdhërin Honor of the Nation (Nderi i Kombit)  nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi.

 

Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se "kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë".

 

Belushi është martuar tri herë dhe ka tre fëmijë. Ai u martua me Sandra Davenport më 17 maj 1980 dhe ka një djalë, Robert (lindur më 1981), me të përpar se të divorcoheshin. Pastaj u martua me Marjorie Bransfield nga 1990 deri më 1992. Ai u martua me Jennifer Sloan më 2 maj 1998. Me të ka një vajzë, Jamison (lindur më 1999), dhe një djalë, Jared (lindur më 2002). Ai është i njohur si adhurues i Chicago Fire S.C. Kohët e fundit ai dha një pritje madhështore për këtë ekip.

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dëshmori i Atdheut Azem Ali MeshiNga Ramiz LUSHAJ (06.11.2009)
Jakup Krasniqi: Apostulli Shën Pali dëshmitar dhe ungjillëzues i paraardhësve tanë (06.10.2009)
Shteti i ri një vit më pasNga Hashim ThaçiKryeministër i Republikës së Kosovës (06.10.2009)
Presidenti Sejdiu dekreton miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (06.09.2009)
Dhjetë vjet pas çlirimit intervistë me Jakup Krasniqin (06.09.2009)
KFOR mund të reduktohet (06.08.2009)
Pritet pranimi zyrtarisht i Kosovës në Bankën Botërore (06.08.2009)
Aktorja Eliza Dushku viziton zonat e konfliktit në Ugandë (06.06.2009)
Cetinje: Presidenti Topi i del zot Kosovës (06.06.2009)
Ilir Kerni në Zagreb fizikisht, në Tiranë shpirtërisht (06.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]