VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PASOJAT E "HARRESËS" SË ÇAMËRISË SHQIPTARENga SALI BOLLATI

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 07:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PASOJAT E "HARRESËS" SË ÇAMËRISË SHQIPTARE

Nga SALI BOLLATI


E Martë, 02.28.2012, 09:25am (GMT+1)


Si pasojë e antishqiptarizmës së ndjekur nga politikanët europianë, me gjithë përpjekjet dhe luftën e atdhetarëve Çamë bashkë me vëllezërit e tjerë Shqiptarë të krahinave të tjera, Çamëria, një nga krahinat që përveç "gluhës së Perëndisë", me emrat e vendeve fshatrave e qyteteve me kuptim SHQIP, si asnjë krahinë tjetër, me pozicionin strategjik dhe fushat e pasura bashkë me kodrat e veshura me ullinj e limona e portokale, iu shkëput trungut të nënës Shqipëri dhe iu dorëzua grekut!


Greqia me atë shovizmin karaktestik mesjetar, e komanduar nga kisha bizantine, në kundërshtim me te gjitha legjislacionet ndërkombëtare në fuqi vodhi pronat, ju mohoi gjuhen e të drejtat dhe mbasi I vrau I dëboi me dhunë një pjesë të Shqiptarëve Çamë nga Shqipëria e Jugut.

Dhe me këtë genocid e spatrim etnik vuri në lëvizje ëndrën mesjetare "megalidenë" për pjesën e sipërme të Shqipërisë së Jugut duke e baptisur "vorioepir"


Këtu nuk mund të moskujtohet koha e Mbretit Zog, që me perpjekje diplomatike të pandërprera, luftoi për të drejtat e Shqiptarëve të Çamërisë që

Në KOSOVË e ÇAMËRI të VALONTE përsëri FLAMURI KUQ E ZI!!

Fatëkeqësia e "harresës" filloi me komunistat internacionalistë, më 1949 kur ata burra Çamë që I shpëtuan reprezalieve greke,mbas pritjes së përzemërt nga vëllezërit e një gjaku, refuzuan urdhërat e Byrosë politike për t'ju bashkangjitur ushtrisë së komunistave grekë; morrën për "shpërblim" nga komunistat e Enverit, internimin e 900 çamëve në Gramsh-Lozhan. Dhe pastaj e mbyllën Çështjen Çame më 1960.

Në të njëjtën kohë ,ardhacakëve grekë në fushat e bejlerëve shqiptarë të Dropullit, ju dhanë të drejta si ne asnjë vend tjetër, që nga shkollat, ministra e deri në Kryesinë e Kuvendit. Me këto veprime "demokratiko komuniste", ju krijoi mundësinë të quheshin me të padrejtë "minoritet etnik grek". Kështu u pregatit terreni për "megalidenë greke"

Megjithëse ambasadori I pare shqiptar foli shqip me Kryetarin e Bashkise së Gumenicës dhe u njoftua prej tij se jane në Çamëri mbi 40 fshatra që flasin vetëm Shqip; E.Hoxha e bllokoi këtë lajm për të mos e përmendur më Çamërinë!

Dhe bashkë me porositë e tjera, politikanët e këtyre vjetëve të "demokracisë" e mbajnë si të shenjtë, pa shkelur, por edhe as përmendur Çamërinë Shqiptare.

Në fillimin e proçeseve demokratike u krijua Shoqëria Atdhetare Çamëria, por kjo nuk e gjeti anjëherë mbështetjen e qeveritarëve të Tiranës. Përkundrazi me vendosjen e antishqiptarit Janullatos në krye të KOASH, dhe me dhënien e tapive ardhacakëve grekë filluan të gjallërohen edhe më tepër pretendimet mesjetare greke për tokat e tjera të Shqipërisë së Jugut, duke e larguar Çamërinë akoma më shumë nga Trungu Shqiptar.

Me hapjen e shkollave greke edhe aty ku nuk ekzistonte asnjë greko folës dhe krijimin e varezave greke me kocka shqiptarësh të çvarosur, ju lehtësua shumë veprimtaria e janullatosit për greqëzimin e mbarë Shqipërisë ,duke ju hapur oreksi "vorioepirot".

Në Konferencën e PD për Tiranën në tetor 1997, si I ftuar I Shoqërisë Çamëria, ju drejtova me këto fjalë S.Berishes:

Dihet se ne Çamët kemi qënë mbi 95% antikomunista e me krijimin e PD u bëmë të gjithë me të, por qëkur pranove në Shqipëri janullatosin, ju dhe tapitë e tokave shqiptare ardhacakëve dhe vjet firmose Paktin e miqësisë me Greqinë ,megjithë kundërshtimin tonë për harrimin e Problemit Çam; nuk jemi më me ty! S.Berisha më pyeti, tashti mos je me Nanon, unë ju përgjegja se në rast se më fton Nano, do të di si ti përgjigjem edhe atij!"


Mbas marjes së Bashkisë, z.Rama duke I dorëzuar çelësin e Tiranës janullatosit, I krijoi mundësinë për të ngritur një bunker të bizantizmit mesjetar duke vendosur në themele gur me gërma greke

Kur në prill 2004 Parlamenti Shqiptar votonte, Rezoluta Çame humbi për dy vota. Faktikisht do kishte fituar me një votë në rast nuk do ishin larguar para votimit S.Berisha, J.Topalli dhe B.Mustafaj??!( ishte rekomandim alla janullatos!)

Ndërsa Kryeministri F.Nano kishte marrë "lejen e zakonshme" për të vizituar arbreshët në Itali, pavarësisht se të krishterët Çamë ndodheshin më afër.

Më 2005 në një takim të organizuar nga VATRA ne Fordham University këtu në NY I dhurova S.Berishes dhe F.Mediut nga një kopje të librit "Gjurmë Çame" me moton:"Mos haroni se Çamëria është Shqiptare".Por për çudi të dy librat "u harruan" mbi tavolinën e presidiumit të takimit?!

Me një letër dashamirëse, Organizata Shqiptaro Amerikane Çamëria, në emër të 27 Shqiptarëve të lindur në Çamëri e të strehuar kohët e fundit këtu në Amerikë, drejtuar Presidentit, Kryetares së parlamentit dhe Kryeministrit S.Berisha; midis të tjerave shkruhej:


Kohët e fundit jemi shqetësuar shumë për disa ngjarje të atjeshme që dëmtojnë jo vetëm traditat por edhe të ardhmen e Shqipërisë. . Në të gjitha trevat etnike ne shqiptarët kemi jetuar në harmoni të plotë me njeri tjetrin, pavarësisht besimit fetar. Kjo është një karakteristikë shumë dalluese për të cilën me shumë të drejtë krenohemi para gjithë botës së qytetëruar. Jemi të mendimit se përfshirja e pyetjeve të tilla gjatë regjistrimit të popullsisë është e dëmshme për sot e për të ardhmen e vëndit. Jemi të shqetësuar për më tepër, se disa qarqe nacionaliste greke të sponsorizuara edhe nga elemente grekofile këtu në Amerikë, këmbëngulin padrejtësisht në këtë drejtim, ne një kohë që as në Greqi dhe as në SHBA nuk bëhen të tilla pyetje. Theksojmë se para disa vitesh ish Drejtori i CIA-s, z. G. Tenet deklaroi haptas solemnisht se: "ne grekët jemi komplotista të lindur"! Duke vështruar në këtë prizëm shohim se greko-amerikani tjetër z. N. Gage (Gaxojanis), duke u krenuar si kryetar i fantazmës "vorioepir" hyn e del ne Shqiperi duke ngjallur ndjenja antishqiptare me mendime bizantino-mesjetare. Kur këto mendime antishqiptare shprehen haptas edhe nga Konsulli zyrtar i Greqisë në Korcë, me të drejtë na ka lindur pyetja: Mos-abrogimin e ligjit të luftës të vitit 1940 nga Greqia, sot ndoshta dikush përpiqet ta vejë në veprim?!

Por, për çudi, përgjigje nuk morrëm prej asnjërit nga drejtuesat në Shqipëri.

Aspak nuk u çuditëm, por u gëzuam pa masë, kur Departamenti I Shtetit na dërgoi konfirmimin për arshvimin e kopjes së letrës së më sipërme!!

A megjithë mend qeverinë e Tiranës nuk e shqetëson konsulli irredentist grek?!

Këto ditë kur pjesa më e madhe e Shqipërisë vuan nga dëbora e madhe , ministri I Çështjeve Sociale I qeverisë së Tiranës Ksera e gjen më të nevojshme të vejë në Athinë për të falenderuar konsullin grek dhe bashkimin e forcave për të drejtat e tyre si dhe inkurajimin e "ambasadorit" për të ashtuquajtur "vorioepir" për të mbledhur fonde nga grupet antishqiptare këtu në Amerikë??!

Dhe nuk e ka për të parën herë ,para tre vjetësh, (ishte atëhere prefekt I Gjirokastrës-nomeklaturë direkte e S.Berishës), po kyKsera kishte vajtur në Greqi për të lobuar po për të njetin "vorioepir", megjithëse si zyrtar I lartë, duhet ta dinte dhe ta mbante mend mirë se fjala ishte për Shqipërinë e Jugut!!

Ashtu si ish konsullit të Korçës me xhup kinezi edhe ministrit të Tiranës nuk u hyn as edhe një gjemb për thirjet irredentiste në favor të Greqisë-"mikes strategjike"??!,bile

krenohemi se jemi së bashku antarë të NATO-s!

Në fund, ose si I thonë amerikanët "least but not last" po rikujtoj letrën e 16 deputetëve të Partisë greke-LAOS,që para disa ditësh ju drejtuan ministrit të punëve të jashtme greke me kërkesën:

Si e stimuloni nxitjen e çështjes së bashkimit të Vorio epirit me nënën Greqi?

Kam bindjen se është koha për ne që kemi gjetur mikëpritjen e perzemerte në këtë vend të madh të lirisë,-mikun më të madh të Shqiptarizmës, ashtu si paraardhësit tanë para 100 vjetësh, të bashkuar dhe ndërgjegjësuar të ngrejmë fuqishëm zërin jo vetëm për ruajtjen e integritetit të minishtetit shqiptar të 1912, dhe atë që u arrit për Kosovën Shqiptare ta realizojmë për të gjitha Trojet Etnike Shqiptare.

S.Bollati NY, shkurt 2012

SALI BOLLATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALI OHRI KAVALIER I VËRTETËNga ZEQIR LUSHAJ (02.27.2012)
MARIE COLVIN: SHTËPITË E HESHTURA TË TË VDEKURVE NË KOSOVËTEK SHTËPIA E JASHARAJVE NË PREKAZ (02.25.2012)
ME 100 MIJË EURO BËHESH SHQIPTAR? (02.25.2012)
POLITIZIMI I SHOQËRISË NXIT INCIDENTET (02.25.2012)
BOKSIERI SHQIPTAR ORIAL KOLAJ KAMPION I RI ITALIAN I PESHAVE GJYSMË TË RËNDA (02.25.2012)
VEPRIMTARI NË SHENJË TË 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga ABAS FEJZULLAHI (02.24.2012)
CHRISTOPHER DELL: "SHTETIN NUK E BËJNË SIMBOLET POR USHTRIMI I SHTETËSISË" (02.24.2012)
HDPK NDAN MIRËNJOHJE PËR POLICINË E KOSOVËS (02.23.2012)
MJEKËT SHQIPTARË SHPËTOJNË MBI 200 PACIENTË NGA BORA (02.22.2012)
20-21 SHKURT 1272: 740 VJETORI I SHPALLJES SË TË PARËS MBRETËRI TË SHQIPËRISËNga THOMAS FRASHËRI (02.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]