VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DËRGATA SHQIPTARE E PAVARËSISËNga RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 06:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

DËRGATA SHQIPTARE E PAVARËSISË

Nga RAMIZ LUSHAJ


E Premte, 03.02.2012, 10:17am (GMT+1)



1.

"Dërgata Shqiptare e Pavarësisë" me "pesëmbëdhjetë patriotë shqiptarë të njohur", në kryejavë, më 18 nëntor 1912, u fillanis me tren nga kryeqyteti perandorak, Vjena, e mbrrinë të nesërmen në qytetin-port të Triestes.

Ministri i Jashtëm i Perandorisë Dualiste Austro-Hungareze, konti Leopold von Berchtold, nisun nga kërkesa e liderit të shquar shqiptar, Ismail Qemal Bej Vlorës, në takimin e Budapestit më 8 nëntor 1912 dhe pasi ishin dhanë disa garanci diplomatike ndërkombëtare për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, kishte marrë masa të jashtzakonshme për përcjelljen e tyne deri në qytetin bregdetar të Durrësit me anijet e "Lloyd" austriak, një nga shoqëritë e lundrimit detar ma të mëdha të asaj kohe.

Nga "Grand Hotel" i Vjenës, në syçelje të dritës, para rrugëtimit, "gjeniu vizionar" Ismail Qemal Bej Vlora, ia nistoi në Vlorë një telegram me 32 fjalë tekst në turqisht në adresë të Komitetit Organizator për Shpalljen e Pavarësisë:

"Përpara së premtes arrij në Durrës. Mbledhja e përfaqësuesve në Durrës ose Vlorë është domosdoshmëri. Gjersa të vij unë mbani qetësi e bashkim. Çështja jonë politike u sigurua përfundimisht".

2.

"Flamurtari i Shqipërisë", Ismail Qemal Bej Vlora, 68 vjeçar, "trup ngjeshur, me tipare të gjalla, shëndet të shkëlqyer", bashkë me të vetët, aty kah mesdita, qëndroi për disa orë në "Excelsior Palace-Hotel" të Triestes.

Në stacionin e trenit kishin dalë për t'i pritun një grup shqiptarësh me banim në këtë qytet bregdetar. Iu printe kryetari i ri shqiptar i kësaj kolonie, zoti Marco Cacariggi, i njohun për studimet e tij mbi çështjen shqiptare. Ndër shqiptarët e ardhun aty kishte sysh edhe nga provinca të Italisë e të Kroacisë e deri nga Bukureshti i Rumanisë.

Ky përfaqësues i plotfuqishëm i Shqiptarëve, me mandate legjitim në Kuvendin e Taksimit në Stamboll (11 janar 1912) e së fundit në Kuvendin e Bukureshtit (5 nëntor 1912) dhe si i përzgjedhuni lider në nëntor 1912 nga disa Fuqi të Mëdha pati takime pune me diplomatë e politikanë nw Stamboll, Bukuresht, Vjenë e Budapest gjatë mesit të nëntorit 1912.

Një intervistë e tij dhanë gazetës vendase "Il Piccolo"në Trieste pati një jehonë të madhe në qarqe diplomatike, politike e fetare të kohës, ngaqë pyetjes së gazetarit: "Çfarë do të ndodh pas mbrritjes tuaj në Shqipëri?"iu përgjigj me deklaratën politike publike:

"Një gjë fare e thjeshtë, por që ne e dëshirojmë me zjarr: Shpallja e Pavarësisë të atdheut tonë. Ne duam ti paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ka mundësi që unë të jem në krye të saj".

Gjithçka në këtë rrugëtim biblik të Dërgatës Shqiptare tw Pavarwsisw drejt Durrësit e Vlorës me mision historik për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar dukej se kishte për filozofi të ditës "me i paraqit Europës faktin e kryer" dhe Pavarësia e Shqipërisë dukej si një "gjë fare e thjeshtë" pasi ishte "Urdhën" i kohës për Shpalljen e saj para Krishtlindjeve të vitit 1912.

3.

Në mënyrë ceremoniale, në orën 14.00 të së martës, më 19 nëntor 1912, "Dërgata Shqiptare e Pavarësisë" hypi në anijen "Bruenn".

Në bordin e saj u përhap fjala se midis pasagjerëve ndodhej "princi shqiptar" Ismail Qemali me shoqëruesit e tij.

"Në fakt, -shkruante një pasagjer i "Brüenn", - ne pamë se Ismail Qemal Beu udhëtonte në klasin e parë. Ai është një burrë i moshuar. I rrethuar nga një dyzinë shoqëruesish, ai duket serioz dhe simpatik... Unë pata rastin të bisedoj një çast me një nga shoqëruesit e princit, një burrë që fliste shkëlqyeshëm greqisht dhe italisht, nga i cili mora vesh se misioni i tyre ishte që t'i jepnin Shqipërinë Shqiptarëve"

Në anije udhëtonin lisnaja e Pavarësisë: Ismail Qemal Bej Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitër Zografi, Qazim Bej Vlora, Dhimitër Mborja, Spiridon Ilo, Kristo Petro Meksi, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo e të tjerë.

Qeveria Greke më 16 nëntor 1912 i transmetoi konsullit grek në Trieste qëndrimin e saj në lidhje me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë e njëherash e porosiste t'ia bante me dije Ismail Qemalit me rastin e pritshëm të ardhjes së tij. "T'i thuash - i rekomandonte ai, - se nuk ke marrë ende orientime nga qeveria jote, por je i mendimit se Qeveria Greke do të duhej të njihte kufijtë e Shqipërisë". Në pamje të parë të duket se një tekst i tillë, mbështet shqetësimin që kishte edhe Ismail Qemali, pra atë të kufijve. Përgjigja të krijon përshtypjen se Greqinë nuk e shqetësonte Akti i Shpalljes së Pavarësisë. Duket se kështu u kuptua ajo edhe nga vet Ismail Qemali, pasi në takimin që ai pati me konsullin austro-hungarez në Durrës, para se të nisej për në Vlorë, ia konfirmoi premtimin që Qeveria Greke i kishte bërë atij për Shpalljen e Pavarësisë.

4.

Gjatë lundrimit në Detin Adriatik anija e madhe "Bruenn" bani një ndalesë të jashtëzakonshme rreth orës 22.00 të natës së 20 nëntorit 1912, në afri "dy orë larg Durrësit", pasi Dërgata Shqiptare e Pavarësisë do të kalonte në anijen tjetër "Graf Ëurmbrand",(1894) moshatare me një nga delegatët e Kuvendit Kombëtar të Pavarësisë, Ahmet Bej Zogun e Matit.

Anija austriake "Graf Wurmbrand" (952 tonëshe) në vitin 1912 iu shit pronarit të ri Reeder D. Tripcovich e shërbente në linjën Trieste - Kotorr, prandaj nepërmjet "Lloyd" u muar me qira duke u vnue në dispozicion të Dërgatës Shqiptare të Pavarësisë, të cilët e kaluan natën në bordin e saj deri nësydritë të së enjtes më 21 nëntor 1912.

Në kthjelltësi të mëngjesit, të parët në bord të vaporit shkuan Dom Nikollë Kaçorri, Abas Efëndi Çelkupa, Haxhi Mustafa Aga, mbas tyne, vet i dytë, edhe Jahja Efëndi Ballhysa, të cilët disa ditë ma vonë si përfaqësues të Durrësit do të ishin ndër firmëtarët e Aktit të Pavarësisë të 28 nëntorit 1912.

Pas tyne ia mbrrini diplomati austriak Rudnej, nënkonsull i konsullatës austro-hungareze në Durrës, i cili hyni në bord të anijes për të bashkëbisedue me liderin shqiptar Ismail Qemal Bej Vlora e pas takimit e dijenon MPJ në Vjenë, vet kontin Berchtold, se "megjithëse ishte mëngjes herët ishin mbledh një numër i madh njerëzish".

Atdhedashës durrsakë e të rrethinave me të dalun të dritës u tubuan në portin e qytetit.

Nga paria e qytetit e disa krahina përrreth erdhën aty, ku një pjesë e tyne shkuan direkt e në bord te "Dërgata" e disa pritën në mol të portit. Në mes tyne ishin edhe mutesarifi i sanxhakut të Durrësit, krerë si Metropoliti ortodoks Jakov, myftiu, konsujt e huaj të atashuem në këtë qytet bregdetar etj.

Në bord u ban' ma shumë mikëpritësa se sa numri i misionarëve të Pavarësisë të ardhun me anijen "Wurmbrand" të shoqërisë austriake "Lloyd", ku disa prej këtyne, si diplomatë, fetarë a ushtarakë "për arsye të vetat" nuk i shoqëruan ata gjatë zbritjes në tokën shqiptare.

Kolonel Murat Bej Toptani, një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, kishte sjellë një repart rezervistësh, që ishin të pranishëm aty për të ruajt rend e qetësi, po, një numër i tyre, sipas rregullave ushtarake e pritën Ismail Qemal Bej Vlorën me një ceremoni protokollare të nivelit të lartë zyrtar.

Qyshce e vuni kambën e djathtë në tokën shqiptare, në portin e Durrësit, po pritej si ma i miri burrshtetas shqiptar.

5.

Durrës. E shtunë. 23 nëntor 1912.

Diplomati e politikani Ismail Qemal Bej Vlora, 68 vjeçar, "me tipare të gjalla, me një fizik të shkëlqyer", "fytyrë plaku simpatike, me mjekër e flokë të bardha, që i epnin autoritet", në bashkari ideimi praktik me Murat Bej Toptanin e Jahja Efëndi Ballhysen, e përzgjodhi udhënisjen nga "kulla" fetare e atdhetare (qela) e famulltarit të Durrësit, "iluministit e misionarit, klerikut e dijetarit, kryengritësit e paqëtuesit", Dom Nikollë Kaçorrit, për të shtegtue me guxim e ngutje drejt Kuvendit Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë.

Kjo qelë, sipas Mustafa Krujës, ishte një "votër, rreth së cilës çdo zemër shqiptari mblidhej me afsh atdhetarie dhe mund të shprehej lirshëm", e cila fatkeqësisht e barbarisht u dogj nga flakët e dallkaukut Haxhi Qamili më 2 shtator 1914 duke shkrumue bibliotekën private të Kaçorrit një nga ma të pasunat e kohës, gjithato thesare arkivore të Arqipeshkvisë së Durrësit, mjaft dokumenta të Pavarësisë së Shqipërisë (1912-1913).

Në përcjellje, jo rastësisht, nderonte me praninë e tij, edhe Kryearqipeshkvi patriot i Durrësit, Prend Bardh' Kamberi përndryshe i thirrun edhe Primo Bianco e disa famulltarë të

Në atë kohë të Pavarësisë e tevona, në oda malësore të sanxhakut të Durrësit, Dibrës (veçmas në Krej-Lurë), Elbasanit, Shkodrës, Manastirit, Prizrenit, jehonin vargje ujvarë të një kange epike:

Dom Nikolla, shqipe e malit,

n'krah të djathtë të Ismail Qemalit...


6.

Po në këtë ditë, më 23 nëntor 1912, aty kah vakti i drekës, në këtë qytet të lashtë, u organizue një tubim i madh i popullit të Durrësit me rrethina.

Në një tribunë të improvizueme enkas për këtë event, u ngjitën tue përshendet nxehtësisht përfaqësuesit e Pavarësisë nga të tre besimet fetare: Ismail Qemal Bej Vlora, Dom Nikollë Kaçorri, Abdi Bej Toptani, Mustafa Merlika Kruja, Dhimitër Zografi, Abas Efëndi Çelkupa, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Kristo Meksi, Mustafa Agë Hanxhiu...

Në shesh, në rradhë të parë, rrinin Arqipeshkvi patriot i Durrësit, Prend Bardh' Kamberi përndryshe i thirrun edhe Primo Bianco, Gjin Pjetër Mark Previzi i Skurajve - i ardhun nga Kurbini, Murat Bej Toptani, Jahja Efëndi Ballhysa1, Hafiz Ali Podgorica, Stefë Kaçulini, Hilë Kançi, Saida Kërtusha, ...

Ma i pari ligjëroi Dom Nikollë Kaçorri në emën të përfaqësueve të Durrësit për shpalljen e Pavarësisë:

"Sot asht dita ma e shënueme në historinë e kombit tonë. Për të ardhë në këtë ditë, asht' dashtë të bajmë shumë sakrifica të gjithë shqiptarët, muslimanë, ortodoksë e katolikë, që gjithëherë kanë qenë në krah të njeni tjetrit si vllazën, kur ishte fjala për çashtjen kombtare ..." tue e përmbyll fjalën me kushtrimin e tij historik: "O Sot, O Kurrë"!

Kur Ismail Qemal Bej Vlora po i jepte flatra idesë plebishitare të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë "më vete, të lirë e të mosvarme" as nga Perandoria Otomane e as nga ndonjë nga Fuqitë e Mëdha apo ndonjë shtet tjetër fqinjë si Italia... në vendtubim e nëpër rrugë ia befën turma të manipulueme nga Myftiu i Durrësit, nga Mytesarifi i Durrësit e nga Metropoliti ortodoks, Jakov. Ata silleshin si një turmë e irritueme dhe e çorganizueme në thirrje e në lëvizje të pakontrollueme. Diçka si në Mesjetë të Hershme, një farë "Haxhiqamilizimi" apo ndryshe, si "antimitingjet e fillimit të Demokracisë në Shqipëri" (!)

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PASOJAT E "HARRESËS" SË ÇAMËRISË SHQIPTARENga SALI BOLLATI (02.28.2012)
ALI OHRI KAVALIER I VËRTETËNga ZEQIR LUSHAJ (02.27.2012)
MARIE COLVIN: SHTËPITË E HESHTURA TË TË VDEKURVE NË KOSOVËTEK SHTËPIA E JASHARAJVE NË PREKAZ (02.25.2012)
ME 100 MIJË EURO BËHESH SHQIPTAR? (02.25.2012)
POLITIZIMI I SHOQËRISË NXIT INCIDENTET (02.25.2012)
BOKSIERI SHQIPTAR ORIAL KOLAJ KAMPION I RI ITALIAN I PESHAVE GJYSMË TË RËNDA (02.25.2012)
VEPRIMTARI NË SHENJË TË 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga ABAS FEJZULLAHI (02.24.2012)
CHRISTOPHER DELL: "SHTETIN NUK E BËJNË SIMBOLET POR USHTRIMI I SHTETËSISË" (02.24.2012)
HDPK NDAN MIRËNJOHJE PËR POLICINË E KOSOVËS (02.23.2012)
MJEKËT SHQIPTARË SHPËTOJNË MBI 200 PACIENTË NGA BORA (02.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]