VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në Valbonë turizëm sipas traditës dhe biznes fitimprurësNga Riza Hoxha

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 03:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Në Valbonë turizëm sipas traditës dhe biznes fitimprurës
Nga Riza Hoxha

E Hënë, 07.20.2009, 11:23am (GMT+1)


 


 Valbona në këto ditë të paszgjedhjeve, kur politika vazhdon me zhurmën e saj, i ngjan një oazi të përkëdhelur dhe jo thjesht për faktin se këtu votat janë numëruar e procesi ka përfunduar, as për faktin se nuk u regjistrua asnjë incident, bile as për faktin se përfaqësuesit e forcave politike mirëkuptuan njëri-tjetrin për verdiktin që dha populli.

Valbona këto ditë dallon për tjetër gjë. I ngjan një metropoli, që bie në gjumë pas mesnatës e ngrihet herët në mëngjes, thënë më thjeshtë, i ngjan një metropoli të pagjumë. Sepse, gjithçka dallon në rrugën që lidh Valbonën me Bajram Currin, ku rruga jo vetëm e asfaltuar, me trotuare, por dhe e ndriçuar, ndeshet rrallëkund në zonat rurale.

 

"Jemi kthyer si qytetet metropol, ku nuk ka gjumë, sepse miq të shumtë po na shtohen nga dita në ditë", thotë kryetari i komunës, Rexh Biberaj. Dhe të mendosh se vetëm pak vite më parë këtu vinin rrallë vizitorë që largoheshin shpejt, pasi mungonte energjia elektrike, nuk kishte të paktën një telefon për t'u lidhur me pjesën tjetër të botës. Ndërsa tani jo vetëm këto aksese që nuk mungojnë, por pritet që së shpejti të instalohet interneti.

Janë këto ndryshime që valbonasit edhe pse jetojnë në një fshat, sikurse e ka statusin Valbona, thonë se i ngjajnë një metropoli.

 

Investimet ndryshuan Valbonën

 

Vitet e fundit investimet nga buxheti i shtetit nuk kanë munguar dhe ky fakt ka nxitur edhe investimet e banorëve në ngritjen e banesave të reja. "Janë mbi 500 milion lekë të investuara nga buxheti i shtetit këto vitet e fundit", tregon Rexha. Veçanërisht ndërtimi i rrugës e kthimi i saj nga një në dy-kalimëshe, asfaltimi dhe ndriçimi kanë bërë që të ndryshohen shumë mentalitetet e vizitorëve vendas dhe të huaj. Ndërsa ndërtimi i ujësjellësit të ri me fondin 20 milion lekë financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të zgjidhjë përfundimisht furnizimin me ujë të pijshëm në gjithë këtë zonë piktoreske.

 

Në Valbonë gjithçka ka marrë për mirë. Një investim tjetër interesant është dhe ndërtimi i rrugës Valbonë-Ragam me fondin 25 milion lekë. "Ndërtimi i rrugës me gjatësi 7 kilometra do të bashkojë dy zona piktoreske për të krijuar një zonë të madhe, e cila do të jetë në shërbim të vizitorëve në të gjithë muajt e vitit", thotë Sherifi. Falë ndryshimeve, tani në Valbonë po mendohet për argëtimin sa më të mirë të turistëve, ku duket se ndihma e FZHSH-së është e mirëseardhur, pasi me fondet e saj po ndërtohet një sallë shfaqjeje me kapacitet për 300 persona. Ndaj Sherifi thotë se, nuk do të jetë e largët dita kur këtu do të vijnë këngëtarë, apo kineastë. Se do të gjejnë një treg të virgjër ku fitimin e kanë të garantuar.

 

Valbona, "oazi" i përkëdhelur

 

Dalë ngadalë turizmi është kthyer në biznesin më fitimprurës për banorët e zonës, të cilët në këtë funksion, kanë rritur interesin për të mbjellat dhe mbarështrimin e blegtorisë. Dhe po në këtë funksion, nga vetë banorët vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja vazhdon të mos preket, ç'ka në të vërtetë i ka dhënë Valbonës namin e mirë dhe ka nxitur edhe në këtë drejtim interesin e të huajve. Por edhe qetësia, aq sa shumëkush nuk e beson se dhe nga trazirat e vitit '97, Valbona doli e paprekur. Fshati i Valbonës me shtëpi të shpërndara dhe me rreth 300 banorë buzë lumit me të njëjtin emër në lartësi prej rreth 810 metra mbi nivelin e detit, tashmë ka hyrë gjithë dinjitet në guidat turistike. Kjo bën që në muajt e verës, fshati të "përmbytet" jo vetëm nga turistë të huaj e kosovarë, por edhe të ardhur nga zonat fushore të vendit. Ajri i pastër, gurgullimat e zhurmshme të lumit që të shoqërojnë thuajse përgjatë gjithë rrugës nga Bajram Curri në Valbonë, gjelbërimi dhe lulet shumëngjyrëshe, majat e thepisura të maleve krijojnë peisazhin magjepës. Këto ditë në Valbonë janë rreth 200 turistë të huaj, kryesisht gjermanë, izraelitë, austriakë e italianë, pa përmendur kosovarët që janë të përditshëm këtu për disa orë, për një apo dy ditë. Të huajt vështirë se i ndesh në orët e ditës. "Janë mjaft të pasionuar pas alpinizmit dhe gjuetisë ndaj që në orët e para të mëngjesit u ngjiten maleve të shoqëruar nga një vendas e kthehen në mbrëmje", na tregon Selman Selimaj, që ka në shtëpinë e tij 6 gjermanë. Tashmë mbi 10 familje kanë në dispozicion të turistëve në banesat e tyre 80 shtretër.

 

-Po të tjerët ku e kalojnë natën?- pyesim. "Këto banesa janë ndërtuar enkas në funksion të turizmit, por turistët e tjerë pushojnë në shtëpitë e fshatarëve që kanë një, apo dy dhoma të përgatitura enkas për turistët", shpjegon Selmani. Në përfundim e sipër janë edhe 4 banesa të tjera, me synim që të vihen në dispozicion të turistëve në muajin gusht. Të gjitha banesat turistike janë të tipit alpin, si një karem që "kap" më shumë turistë të huaj. Alfred Selimaj ka një shtëpi dy-katëshe në mes të fshatit. "Thuajse asnjë ditë nuk e kam bosh, sa ikin një palë vizitorë, vijnë të tjerët. Ne vetëm a mundemi t'i kënaqim", thotë ai me të qeshur. Tradita mbetet edhe në mobilimin e shtëpive, pasi të gjitha orenditë janë prej druri, që nga shtretërit e deri të karriget e tryezat. Në këto banesa mungojnë kolltuqe, apo gjëra të tjera, që sot vlerësohen si bashkëkohore. Bile, një prej banorëve të Valbonës provoi të vinte dritare prej duralumini, por u kritikua shpejt nga specialistët e turizmit. Por pronarët e shtëpive turistike janë kujdesur edhe për pushimin sportiv të turistëve, duke ngritur pranë tyre fusha volejbolli e basketbolli, ndërsa për futboll nuk ka nevojë, mjaftojnë vetë livadhet e shumta. Ndeshjet në orët e mbrëmjes janë të përditshme mes djemve të fshatit e turistëve.

 

Guzhina e turistëve? Tradicionale e zonës

 

 

Banorët "kanë shpëtuar" nga sikleti i mësimit të librave të guzhinës, se vetë turistët e huaj, por dhe vendas kërkojnë ushqimin tradicional. Ata e duan mishin e thatë, fasulen, çorbën, apo gjizën me spec djegës brenda. "Kështu dhe kënaqen më shumë. Na e kanë thënë vetë që mjedisi këtu u ngjan si një oaz ekzotik që i largon nga zhurma e pluhuri i qyteteve të mëdha nga vijnë", tregon kryetari i komunës. Padyshim, edhe djathi, mjalti e buka e gatuar nga vetë fshatarët janë të preferuar. "Ka prej tyre që rrinë gjithë kohës, duke parë kur nëna gatuan bukën", tregon me të qeshur Alfredi. Ndërsa nuk e gatuajnë më aq shumë troftën. "Rrallë shumë, se e kemi ndaluar gjuetinë e saj. Me mirëkuptimin e banorëve e bëmë këtë gjë, kur pamë se me ritmet e peshkimit, rrezikohej të zhdukej", thotë Rexha. Por kuptohet, është ndaluar gjuetia me tritol, apo pesticide, por jo me grep, që është një lloj sporti si për banorët vendas, edhe për vetë turistët. Sepse me grep zë ndonjë në ditë, sa për qejf, por jo për të gostitur miqtë. Është kjo jeta në Valbonën turistike në këto ditë vere, në këtë park kombëtar që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj. Llogaritet që vetëm në 6-mujorin e parë Valbonën e kanë vizituar më shumë se 15 mijë vizitorë, aq sa ishin në total gjithë vitit të kaluar. Dhe kjo është Valbona, të cilës tashmë po i rikthehen edhe bijtë e larguar ndër vite. Kthehen se ndjejnë se fshati është bërë një mundësi e mirë për një biznes mjaft fitimprurës.

 

Riza HOXHA

Riza Hoxha


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sul Demollari kapiten i futbollit shqiptarNga Agron SEJAMINI (07.20.2009)
Kosove: Nxirren 11 trupa nga varri masiv - mes tyre edhe 4 femije (07.15.2009)
Letër drejtuar Kryeministrit Sali Berisha: E gezofshi fitore (07.09.2009)
Bisedë me zemër "të hapur"Nga Rozi Theohari - Boston (07.06.2009)
Përurohet restaurimi i Teqesë së Dervishit të Luzhës, monument kulture, vepër e Azem Hajdarit (06.27.2009)
"Vatra" kërkon nga votuesit shqiptarë të respektojnë me rigorizitet standartet demokratike të zgjedhjeve (06.26.2009)
Kombi shqiptar, Europa dhe ZvicraNga Alfred Papuçiu (06.19.2009)
Gjimnazistët e Prizrenit sërish të suksesshëm në provimin e diplomës gjermane (06.17.2009)
Gordon: Në 16 muaj pavarësi Kosova suksese të jashtëzakonshme (06.17.2009)
Intervistë me Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi (06.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]