VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Përurohet restaurimi i Teqesë së Dervishit të Luzhës, monument kulture, vepër e Azem Hajdarit

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 08:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Përurohet restaurimi i Teqesë së Dervishit të Luzhës, monument kulture, vepër e Azem Hajdarit
E Shtunë, 06.27.2009, 08:53am (GMT+1)

 

 

 

Më 22 qershor, në fshatin Luzhë të Tropojës, u përurua përfundimi i punimeve të restaurimit të Teqesë së Dervishit të Luzhës, Monument Kulture, vepër e Liderit të Dhjetorit dhe Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Morën pjesë besimtarë e dashamirë të shumtë të Dervishit të Luzhës, përfaqësues të bashkësive fetare, nga Shqipëria e Kosova, autoritete shtetërore qendrore e vendore, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të ftuar të tjerë. Ndër të pranishmit e shumtë ishin edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet Av.Rasim Hasanaj, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Sajmir Rusheku, Kryetari i Kryesisë së Tarikatit Halveti të Shqipërisë Sheh Ali Pazari, Kryetari i Tarikatit Halveti të Kosovës Abedin Shehu, përfaqëuesi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Dervish Mikeli, djali i Liderit të Dhjetorit dhe Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, Kirjald Hajdari, Kryetari i Komunës Llugaj Qamil Hoxha e të tjerë.

 

Të gjithë personalitetet që morën fjalën gjatë ceremonisë, evokuan dhe vlerësuan lart figurën e madhe të Dervishit të Luzhës dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Liderit të Djetorit dhe Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, për promovimin e kësaj figure, duke filluar me ndërtimin e Tyrbes kushtuar atij. Dervishi i Luzhës ishte një klerik i shquar, bamirës i lindur, humanist dhe atdhetar i  madh, fort i dashur, i nderuar e i respektuar nga të gjithë tropojanët e më gjerë. Ai ka qenë i vetmi klerik në Shqipëri që edhe në kushtet e terrorit ateist komunist, ka vazhduar të kryejë misionin e tij në shërbim të fjalës së Zotit dhe të njerëzve, deri në vitin 1985, kur ndërroi jetë. Ky njeri, sa i madh aq edhe i thjeshtë e i afërt për këdo, ka komunikuar me të gjithë tropojanët; çdo familje tropojane, myslimane e katolike, ka pasur kontakte me të dhe ruan kujtime të çmuara prej tij. Të gjithë e kanë mbështetur dhe është meritë e të gjithë tropojanëve që Dervishi i Luzhës mundi të mbijetojë e të vazhdojë misionin e tij fisnik edhe në vitet e vështira të asaj kohe. Populli besimtar i Tropojës e deshi me shpirt Dervishin e Luzhës dhe nuk e braktisi atë për asnjë çast. Atdhetarizmi i Dervishit të Luzhës nuk njihte kufinj. Ai ka qenë aktiv në luftën për çlirimin e Kosovës, në vitet 1944-1945 dhe ka parashikuar Pavarësinë e Kosovës, duke mbajtur gjallë shpresat dhe besimin e njerëzve për ditën e madhe të Pavarësisë dhe Shtetësisë së saj. Mesazhet e mëdha të trashëgimisë shpirtërore të Dervishit të Luzhës ishin mesazhet e bashkimit e të bamirësisë, që janë gjithnjë aktuale për gjithë shoqërinë shqiptare. Shumë prej të pranishmëve sollën kujtime se si, gjatë gjithë jetës së vet, me paratë e mbledhura nga ndihmat e besimtarëve, ai kontribuonte për vepra të dobishme në shërbim të shoqërisë, si sigurimi i ujit për të gjithë, shkollimi i fëmijëve, ndihma për të varfërit etj. Çdokush që e ka njohur Dervishin e Luzhës, duke mbajtur parasysh mësimet e mesazhet e tij, duhet të japë diçka, për realizimin e ideve dhe synimeve të tij të ndritura. Duhen gjetur forma organizimi që të gjithë të kontribuojnë për të përjetësuar veprën e Dervishit të Luzhës dhe për edukimin e brezit të ri me mesazhet e tij. Lideri i Dhjetorit dhe Heroi i Demokracisë Azem Hajdari, e kishte idhullin dhe udhëheqësin e vet shpirtëror Dervishin e Luzhës, prandaj edhe ndërtoi Tyrben në nderim të tij, duke ndërtuar kështu objektin e parë fetar në Shqipëri, pas Lëvizjes së Dhjetorit. Në vazhdim, Qeveria Berisha e restauroi dhe e ktheu atë në Teqe, duke e futur në projektet e mëdha të qendrave të pelegrinazhit, që do ta bëjnë një kompleks të madh fetar kushtuar Dervishit të Luzhës, një qendër të madhe pelegrinazhi, ku do të vijnë mijëra njerëz nga Shqipëria, Kosova e gjithë Bota.

 

Qeveria demokratike po punon që 170 objektet e kultit monumente kulture në gjithë Shqipërinë si dhe vendet e shumta të pelegrinazhit fetar, ta bëjnë Shqipërinë një vend tërheqës për turistë dhe vizitues nga e gjithë Bota. Nga strukturat e specializuara të Qeverisë është hartuar një strategji e veçantë, për t`i bërë këto objekte fetare e qendra pelegrinazhi të vizitueshme për turistët vendas e të huaj, duke promovuar traditat tona të mrekullueshme fetare, sidomos harmoninë e mirënjohur ndërfetare në Shqipëri dhe njëkohësisht duke i bërë ato edhe një burim të ardhurash për qytetarët dhe shoqërinë shqiptare.  Teqeja e Dervishit të Luzhës është caktuar të jetë një nga qendrat kryesore të pelegrinazhit në Shqipëri, për të cilën ka interesim dhe mbështetje të veçantë nga Kryeministri Berisha, që ka premtuar se do të asfaltojë edhe rrugën për në këtë objekt që, së shpejti do të jetë pjesë e rëndësishme e Guidës së turizmit shqiptar. Në vazhdim të projekteve në këtë fushë në Tropojë, po planifikohet edhe ndërtimi i rrugës për në vendin e shenjtë të Shkëlzenit të Gashit që, siç dihet, historikisht ka qenë një qendër pelegrinazhi për Shqipërinë dhe Kosovën. Po kështu, do të lidhet me rrugë edhe Teqeja e Dervishit të madh Rexhep Beli, e cila gjithashtu do të marrë statusin e Monumentit të Kulturës. Edhe tek varret e Shalës do të ndërtohet një objekt përkujtimor, pasi aty ka jetuar për një kohë të gjatë Dervishi i Luzhës, duke kryer misionin e vet të shenjtë. Në fjalimet gjatë ceremonisë u vu në dukje kontributi i rëndësishëm i Kryetarit të Kryesisë së Tarikatit Halveti, Sheh Ali Pazari, i cili, me përkushtim e në vazhdimësi, po punon për ringritjen e infrastrukturës së këtij tarikati dhe në mënyrë të veçantë për kujdesin e tij për objektet që lidhen me emrin e madh të Dervishit të Luzhës.

 

Drejtoria Rajonale e Monumenteve - Shkodër, e drejtuar nga Zoti Ervin Gjini, ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për realizimin e kësaj vepre, në vazhdim të veprimtarisë së saj për të mbështetur restaurimin e objekteve fetare monumente kulture në këtë zonë, si edhe rehabilitimin e qendrave të pelegrinazhit fetar, në kuadrin e zbatimit të strategjisë së Qeverisë për zhvillimin e turizmit fetar edhe në Tropojë, ku gërshetohen dëshmitë historike dhe objekte fetare shumë interesante me natyrën e saj të mirënjohur për bukurinë e rrallë. Gjatë ceremonisë u  vu në dukje edhe puna shumë e mirë e firmës "TPLAN", e cila realizoi restaurimin e Teqesë së Dervishit të Luzhës.

 

Nga folës të ndryshëm u  shpreh mirënjohje për të gjithë ata që mbështetën Heroin  e Demokracisë Azem Hajdari në këtë nismë, si dhe për ata që punojnë për të promovuar veprën e madhe të Dervishit të Luzhës.

 

Pas përurimit të restaurimit të veprës, u krye edhe një ceremoni fetare e përbashkët nga Tarikatet Halveti të Shqipërisë dhe Kosovës.

...
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Vatra" kërkon nga votuesit shqiptarë të respektojnë me rigorizitet standartet demokratike të zgjedhjeve (06.26.2009)
Kombi shqiptar, Europa dhe ZvicraNga Alfred Papuçiu (06.19.2009)
Gjimnazistët e Prizrenit sërish të suksesshëm në provimin e diplomës gjermane (06.17.2009)
Gordon: Në 16 muaj pavarësi Kosova suksese të jashtëzakonshme (06.17.2009)
Intervistë me Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi (06.16.2009)
Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës "Dielli" (06.16.2009)
Xhejms Belushi hollivudian që mishëron përkryer temperamentin dhe shpirtin shqiptar (06.14.2009)
Dëshmori i Atdheut Azem Ali MeshiNga Ramiz LUSHAJ (06.11.2009)
Jakup Krasniqi: Apostulli Shën Pali dëshmitar dhe ungjillëzues i paraardhësve tanë (06.10.2009)
Shteti i ri një vit më pasNga Hashim ThaçiKryeministër i Republikës së Kosovës (06.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]