VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARBËRESHËT NË ITALI MES TRADITËS DHE MODERNESNga ENRIK MEHMETI

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 01:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

ARBËRESHËT NË ITALI MES TRADITËS DHE MODERNES

Nga ENRIK MEHMETI


E Djelë, 04.29.2012, 09:05am (GMT+1)

KËTA S'TË LËNË AS TË VDESËSH Botuar në gazetën "SHEKULLI", në shtator 2010 Nga ARDIAN KLOSI
E Shtunë, 04.28.2012, 07:57am

ITALI - Një vizitë në shtetin fqinj, nuk kishte si të përfundonte pa ndalur në Frasnita aty ku prej mëse 5 shekujsh jetojnë arbëreshët. Sapo hyn në territor, pamja që të ofrohet të bën të ndihesh si në shtëpi. Thuajse asnjë ndryshim nga qytetet karakteristike, rrugët e kalldrëmta, shtëpitë, madje edhe vargmalet që ngjajnë me ato të Krujës, për të cilët vetë shqiptarët e këtyre viseve flasin me mjaft krenari.

"Frasnita është një qytet arbëresh, katund sic i themi ne këtu. Malet janë njëlloj sic janë në Krujë. Janë 50 komunitete arbëreshe",- shprehet një banor arbëresh në Frasnita.

Gjuha shqipe, ndonëse jo plotësisht e njëjta me atë që flasin shqiptarët në Shqipëri, të ngroh shpirtin. Teksa sytë të shohin ngjyrat kuq e zit ë flamurit kombëtar. Atë simbol që arbëreshët e ruajtën me fanatizëm prej ikjes nga territoret shqiptare. Por, për mjaft prej banorëve mbetet shqetësim që më të vegjlit, flasin më pak shqip dhe më shumë italisht. Kjo i bën ata të ndihen të frikësuar për ruajtjen e mëtejshme të traditave.

"Ky muze i kostumeve u hap rreth viteve 1990. Kemi bërë të mundur të shtojmë detaje nga tradicionalet e arbëreshëve, ndryshimet për të ruajtur vlerat, si në atë linguistik dhe atë estetik. Ka objekte të pa ekspozuara ende, sidomos materialet fotografike, ka edhe dokumente shkencore që konfirmojnë prejadhjen e arbëreshëve dhe nga ilirët",- theksoi Carmela Aversa, përgjegjëse e Muzeut

"Këtu jemi në fshatin e katundit Çifti. Ruhet tradita shqiptare mirë, por problemi është se fëmijët e vegjël flasin pak arbëreshë. Gjuha arbëreshe është gjuha e zemrës, gjuha e mëmës. Ky fshat ka mëse 10 mijë vizitorë në vit",- rrëfeu për NEWS24 Demotrio Emanuele, banor i katundit Çifti.

Demotrio Emanuele e hasëm dhe në dhomën e tij të kthyer në muze me objekte të trashiguara, teksa na rrëfeu për prejardhjen e tij. "Pjetër Emanuele, ka qënë kapedan i Skënderbeut. Luftoi bashkë me Skënderbeun",- u shpreh Demotrio Emanuele.

Fati deshi që grupi i gjirimit të rastiste në një ditë feste, që ndezi atmosferën me këngë dhe veshje me motive popullore shqiptare. E kjo nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e turistëve, të cilët kureshtar ndaleshin pranë grupeve të arbëreshëve për të ndjekur gëzimin që u lexohej në fytyrë, cdo detaj tradicional.
"Janë biskota, kemi verën pranë, sepse Frasnita është një katund që prodhon verën dhe bukën",- tregon një tjetër banor.

Në mes të festimeve, ku spikatin dhe gatimet tradicionale shija e birrës Korca, vec emrit të saj bëri kurioz jo vetëm arbëreshëtv që nuk e kishin provuar më parë shjen e saj, por edhe turistët, të cilët u gjetën përballë një lidhje të fortë mes bashkëkombasve që ndonëse jetojnë në dy shtete kanë më tepër të përbashkëta, edhe pse kanë kaluar mbi 5 shekuj nga ndarja e tyre. "Kjo është birrë nga Shqipëria, është shumë e mirë. Komplimente. ",- shprehet një banor vendas, pasi shijon birra Korca.

Më andej, vëmendja e publikut përqëndrohet edhe në shfaqjen teatrale në qendër të Frasnitës, ku protagonist është Skëndërbeu. "Është një emocion shumë i madh për ne, sepse ne ja tregojmë edhe atyre që nuk e njohin historinë tonë. Është një histori shumë e vjetër. Janë 500 vjet që ne jemi këtu",- shprehet një banore.

Jo shumë larg shfaqjes dëgjohen dy zëra femërore që këndojnë në gjuhën shqipe, një këngë të vjetër të trashëguar brez pas brezi. Festa vijon deri në mbrëmje, ku kryefamiljaret kanë shtruar tryezat me gatime dhe speacialitete të vecanta, duke mbledhur të rinjtë nga njëra shtëpi në tjetrën deri sa nata kulmon me serenata poshtë ballkoneve. Kjo serenatë ishte pak më ndryshe se të tjerat, pasi i dedikohej një djali dhe një vajze që do të lidhnin kurorë një ditë më pas.

"Kjo traditë ka shumë vjet. Bëhet para se të rinjtë të vënë kurorë. Djali këndon bashkë me të tjerët. Jemi shumë të gëzuar që ndodheni këtu",- tha nënkryetari i bashkisë së Frasnite-s. Emocionet janë të mëdha në këtë familje që përcjell në Kishë, vajzën e veshur nuse, por jo me fustan të bardhë. Rozamaria ka zgjedhur të kujtojë përherë, ditën më të vecantë të jetës së sja, përmes një ceremonie krejtësisht tradicionale.

"Jam shumë e lumtur, dhe për mua është është e rëndësishme të vishem me veshje arbëreshe se kështu vishem që e vogël. Edhe pse jetoj prej 20 vitesh në Bolonja kthehem këtu dhe vishem kështu. Ne do të këndojmë këngët tona arbëreshe. Këto veshje trëshëgohen nga stërgjyshet edhe pse burri im që është nga veriu i Italisë nuk e priste këtë gjë, është shumë i kënaqur dhe provoi të këndonte në shqip",- rrëfen Rozamaria. Ndërkaq, urimit për një jetë të lumtur mes Rozamarisë dhe Stefanos, nusja zgjodhi ti përgjigjej në gjuhën shqipe: "Përshëndetje Shqipëri, përshëndetje NEWS24".

ENRIK MEHMETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËTA S'TË LËNË AS TË VDESËSHBotuar në gazetën "SHEKULLI", në shtator 2010Nga ARDIAN KLOSI (04.28.2012)
PAPAFINGOJA E KRISMËS SË THATËSIVËLLAIT TIM ARDIAN KLOSINga EDI RAMA (04.28.2012)
SHKRIMI I FUNDIT I ARDIAN KLOSIT: NJË MIJËVJEÇAR E GJYSMËKa dalë para pak kohësh pranë shtëpisë botuese Pusted në Regensburg të Gjermanisë një vepër e përmasave të mëdha p� (04.27.2012)
ME PASAPORTË SHQIPTARE NËPËR AEROPORTET E EUROPËSNga BORANA SHALA (04.26.2012)
NOCIONI "EPIR I VERIUT" DHE NOCIONI "ÇAMËRI"Nga THIMI SAMARXHIU (04.25.2012)
KRAHINALIZMI: 118... ME 2!-…një plagë e pashëruar e shoqërisë shqiptare- Nga ZEQIR LUSHAJ  (04.25.2012)
GJERMANIA MBËSHTET TURIZMIN SHQIPTAR (04.25.2012)
Për dijeni: -"kushërinjve" të kryeministrave të dy shteteve shqiptare!VORRE KRAJLASH JENA NGINga ZEQIR LUSHAJ (04.21.2012)
ÇFARË ALTERNATIVASH IU OFROHEN FASIONISTËVE SHQIPTARË DHE SI MUND TË JETOJË KJO INDUSTRI? (04.20.2012)
BURRI URTAK I POLITIKËS SABRI GODONga KËZE KOZETA ZYLO (04.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]