VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUJTESA E PËRBASHKËT E KA FORCUAR IDENTITETIN KOMBËTAR

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 12:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KUJTESA E PËRBASHKËT E KA FORCUAR IDENTITETIN KOMBËTAR
E Hënë, 06.11.2012, 03:59pm (GMT+1)

 

 

Nga ISMAIL BAJRAKTARI, Kryetar i FBKSH për Kosovë

Në determinimin e vlerave permanente të popullit shqiptar në raport me realitetetkomplekse të Kontinentit Evropian, rol të veçantë , nëpër të gjitha epokat,padyshim ka patur Kujtesa jonë e Përbashkët.

Koncepti i Kujtesës së Përbashkët ka sforcuar identitetinkombëtar. Kujtesa kolektive e një qytetërimi, pra edhe e qytetërimit shqiptar,ndjek ligjshmëri të veçanta logjike. Ajo ka ritmet, format, shenjat e simbolet,ritualet e monumentet e veta të cilave u referohet përjetësisht. Datime eshenja, dokumente e monumente të Kujtesës së Përbashkët janë gravuar thellë nëVetëdijën tonë Kombëtare. 28 Nëntori1912, (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë), është një nyjëtim i përjetshëmnë procesin historik të ngritjes së popullit shqiptar në subjekt relevant brendarealiteteve komplekse në kontinentin e Evropës. 17 Shkurti 2008 , ( shpallja e Kosovës shtet sovran e të pavarur),e ka shndërruar realitetin politik shqiptar nga një subjekt relevant nëpozicionin e Aktorit të patjetërsueshëm në ngjarjet e kontinentit. Vetëdijakombëtare dhe qytetare e popullit shqiptar ndërkaq, duke iu përmbajtur normave etike pretendon që subjektin relevant të pozicionuar tashmë brendarrjedhave të gjeopolitkës së kontinetit ta tejkaloj në etapën përmbyllëse tëprocesit historik të Çështjes Shqiptare:nga roli i Aktorit në rrafshin eFaktorit.

FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPËTAR ka qenë dhe ështëplotësisht në dijeni mbi kompleksitetin e procesit të finalizimit të ÇështjesKombëtare Shqiptare. Duke patur parasysh dhe duke provuar të hulumtojsistematikën e konjukturave globale të gjeostrategjisë dhe filozofisë politiketë Bashkimit Evropian, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar në qendër të platformëssë vet ka patur Ribashkimin Shqiptar. Ideja e Ribashkimit Shqiptar ndërlidhetme modelet e të argumentuarit shkencor. Profesor Ukshin Hoti, në fillim të vitevetë 90-ta shekullit të shkuar argumentonte:"Shqiptarët edhe si popull, edhe si komb-shtet, janë shndërruar në një realitetpolitik të Evropës së sotme. Aty ata kanë peshë të caktuar të veçantë dheobjektivisht, dmth. edhe sikur të mos donin vetë ata, e luajnë një rol tëcaktuar në raportet gjithë evropiane".

FBKSH-ja nuk ka pretenduar dhe as që paragjykon të shpikëprojekte të cilat do të cenonin stabilitetin e brishtë të arkitekturësinstitucionale të Bashkimit Evropian. Është madje e kundërta: modelet esendërtimit politik, ekonomik e socio-kulturor brenda ndërtesës së Bashkimit Evropian, FBKSH ka bërë përpjekje t'ua afroj për shqyrtim dhe për zbatim elitavepolitike shqiptare. Fronti i Bashkimit Kombëtar Shqiptar ka pretenduar të luajrolin e një Forumi Gjithëkombëtar.

Konceptin programor dhe vizionin e Fronti Bashkimitkombëtar Shqiptar e përbëjnë tre rrafshe: rrafshi i elementeve thelbësore nëplanin brendakombëtar; rrafshi i elementeve përbërëse në planin e dinamikës së konstelacionit të të gjithasubjekteve relevante,atyre brenda shqiptare në korelacion me subjektetndërkombëtare; rrafshin e elementeve plotësuese në interaksionet konkrete nëpërmbylljen e procesit historik të Çështjes Shqiptare.

A. Në planinbrendakombëtar FBKSH është e përcaktuar:1) rreptësisht kundër çfarëdo negociatash rreth ricopëtimit të hapësirës përjetë të popullit shqiptar; 2) i gjithë territori i Republikës së Kosovës tëvendosët nën kontroll të Qeverisë,- të shmanget retorika e zbrazët, tëndërmerren veprime konkrete;3) diskutimet dhe dilemat mbi konceptet e tëekzistuarit të një "Kombi Kosovar" konsiderohen si një debat destruktiv mekonsekuenca të paparashkiueshme. Siujdhesa e Ballkanit ka qenë në të kaluarën,por vazhdon edhe sot të mbetet një zonë e një darvinizmi agresiv në dimensionet politike dhe ekonomike, socialee kulturore. Fragmentarizmi i Kujtesës dhe Vetëdijes së Përbashkët Shqiptare kapërmbajtje thellësisht negative;4) mbështesim unifikimin e politikave ekonomikemes Shqipërisë dhe Kosovës;5) të shqyrtohen mundësitë reale të krijimit të njëtregu të përbashkët mbarëkombëtar;6) të mbarështohen dimensionet teknike tëzyrtarizmit të një Asambleje Gjithëkombëtare;7)gjendemi në midis të proceseveglobale ku kërkohet të rezonuarit institucional në kontekst mbarëkombëtar.

B. Në relacion mesubjektet ndërkombëtare FBKSH-ja shtron kërkesën e rivështrimit tëMarrëveshjeve Historike të cilat gjatënjë shekulli ndikuan në deformimin e thellë administrativ të hapësirës shqiptare.

C. Interaksionikonkret brenda procesit të përmbylljes së Çështjes Shqiptare ka të bëjë me ngritjene komisioneve të përbashkëta të Kryeqendrave Shqiptare me Vashingtonin dheBrukselin për shqyrtimin e të gjitha modaliteteteve që dalin nga Kushtetuta eBashkimit Evropian në raport me Procesin Historik të Ribashkimit Shqiptar.

Shqiptarët bartin mbi vete një histori plot dramacitet.Qytetërimi shqiptar ka dëshmuar vlera permanente brenda Familjes Evropiane. Megjithatë,triumfit historik është e domosdoshmet'i bashkëngjitet edhe triumfi në rrafshet tjera të ekzistencës, pra, në planinpolitik, gjeostrategjik, kulturor e socio-psikologjik.

Liria dhe Bashkimi Shqiptar janë dy shtyllat e ekzistencës së qytetërimittonë. Kujtesa dhe Vetëdija jonë e Përbashkët është themeli i kësaj ekzistence.

Rroft Shqipëria e Ribashkuar

ISMAIL BAJRAKTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANIJA E ISMAIL QEMALIT NË NJË MONEDHË AUSTRIAKE (06.10.2012)
PERSPEKTIVA E BIZNESIT SHQIPTAR (06.09.2012)
SHQIPTARËT DHE EVROPA NË SHEKULLIN XXI (I) (06.08.2012)
SHTËPIA E HIVZI SULEJMANIT DO TË BËHET PUSHIMORE SHKRIMTARËSH (06.08.2012)
PEZULLOHET PESHËNGRITËSI SHQIPTAR QERIMAJ (06.08.2012)
NA KANË MUNDË NANAT SHQIPTARE (06.07.2012)
ZAGANJORI, RAST RISOR E VLEROR (06.07.2012)
HESHTJA E BARDHËCikël poetik nga libri "Heshtja e bardhë" e autorit GJIN GJONPALIPërgatitur për botim nga ZEQIR LUSHAJ (06.05.2012)
-TE LUMTE DORA, QAZIM MANI (Mustafaj) Nga ZEQIR LUSHAJ (06.04.2012)
NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË KOMBËTARE - SHKOLLA "ISMAIL QEMALI" VLORË MBUSH 50 VJET (06.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]