VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TEUTA TOPI: NË DISA RASTE DO TË ISHA MË E ASHPËR SE BAMIRINga ERALDO REXHO

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

TEUTA TOPI: NË DISA RASTE DO TË ISHA MË E ASHPËR SE BAMIRI

Nga ERALDO REXHO


E Premte, 06.15.2012, 02:37pm (GMT+1)

TIRANE - Një rrëfim i jashtëzakonshëm, nga një grua me vlera të jashtëzakonshme...Teuta Topi, Zonja e Parë e Shqipërisë, ka pranuar të ndajë me ne në përfundim të mandatit të të shoqit si President eksperiencën e këtyre 5 viteve. Emocionet që e kanë shoqëruar përgjatë këtij rrugëtimi, ku si momentet më mbresëlënëse veçon ato që ka kaluar mes njerëzve në nevojë...Takimet me "˜homologet' e saj në botë, dhuratat që ka shkëmbyer me to, si dhe ndryshimet e vogla që pësoi jeta e saj...Themi të vogla pasi thelbi qëndroi i njëjtë. Zonja Topi, nuk e la punën në Ministrinë e Bujqësisë, nuk ndryshoi as stilin e të jetuarit, as shtëpinë, madje ajo megjithëse nën komoditet e Zonjës së Parë ka gatuar shpeshherë vetë gjatë këtyre viteve, duke qenë se nuk ka dashur që t'ia heqë kënaqësinë e të shijuarit ushqime nga duart e nënës dhe gruas, vajzave dhe bashkëshortit...E meqë jemi këtu, Zonja Topi ka ndarë me ne edhe opinionin që ka për qëndrimet e Zotit President. Mes rreshtave që do të pasojnë ajo rrëfen gjithashtu për marrëdhënien me të bijat dhe "˜dhëndurët', të cilët i konsideron si djemtë e saj...
Zonja Topi, së pari ju falënderojmë që e pranuat ftesën për këtë intervistë. Do doja që në fillim të përqendroheshim tek emocionet tuaja në këto 5 vite si Zonja e Parë e vendit...Çfarë ju ka lënë më shumë mbresa? Kujtimi më i bukur?
Ka qenë një nder dhe privilegj për mua që gjatë këtyre 5 viteve të isha Zonjë e Parë e vendit, duke e konsideruar këtë status si një simbol të përfaqësimit të gruas shqiptare, në mënyrë sa më dinjitoze. Emocionet më kanë shoqëruar që nga dita e parë e vazhdojnë deri sot. Por duhet të theksoj se çdo event ka pasur emocionet dhe rëndësinë e tij. Gjatë kësaj periudhe, jam hasur me realitete të ndryshme të shoqërisë shqiptare, kam takuar dhe kam diskutuar me grupe të ndryshme shoqërore duke filluar nga njerëzit e thjeshtë e në nevojë, deri tek njerëzit në nivele të larta shoqërore. Kam takuar grupmosha të ndryshme, nga fëmijët e deri tek mosha e tretë. Por mbresat dhe emocionet më të forta i kam përjetuar me shtresat e thjeshta, ku ndonjëherë jam ndjerë dhe e pafuqishme për të plotësuar kërkesat e tyre. Ato janë të shumta, por dua të përmend disa prej tyre...Gjatë një udhëtimi studimor të punës sime profesionale në fshatin Surroj të rrethit të Kukësit, kam parë nga afër se si fëmijë të moshave të ndryshme, zhvillonin mësimin në klasa të përbashkëta, ku vendi që zhvillohej mësimi vetëm shkollë nuk mund të quhej, ku vështrimi dhe sytë e atyre fëmijëve më kanë mbetur akoma në mëndje; -gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike Speciale (për fëmijët me aftësi të kufizuara); -gjatë takimeve me pleqtë e braktisur, në Shtëpitë e Pleqve; -gjatë takimeve me banorë të Shkodrës, në periudhën e përmbytjeve, etj. Ndihma ime për të gjithë ka qenë e pakursyer. Në shumë raste, kjo gjë është bërë edhe në mënyrë spontane dhe pa praninë e medias, pasi unë kam parimin, për të kontribuar realisht në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, për të cilat njerëzit kanë pasur nevojë. Por nuk mund të lë pa përmendur ditën e ceremonisë zyrtare, kur për herë të parë familja Topi u bë familja presidenciale e Shqipërisë, dhe unë ndjeva krenarinë dhe njëkohësisht përgjegjësinë që mbart ky status, përgjegjësi kjo që më ka ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve.
Cilat kanë qenë momentet më të bukura dhe ato më të pakëndshme në aktivitetin tuaj si Zonjë e Parë?
Momentet më të bukura në aktivitetin tim si Zonjë e Parë kanë qenë ato ku unë kam dhënë kontributin tim dhe mbështetjen time të pakushtëzuar ndaj njerëzve në nevojë. Të ndodhesha afër njerëzve me nevoja speciale, të rinjve me aftësi të kufizuara, të moshuarve në Shtëpitë e Pleqve anembanë Shqipërisë. Gjithashtu jam ndjerë veçanërisht krenare kur kam shoqëruar bashkëshortin tim në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët dhe në evenimente të ndryshme ku përfaqësohej Shqipëria. Në përgjithësi ka qenë një eksperiencë pozitive për mua.
Në listën e njerëzve të rëndësishëm që keni takuar, cili ju ka lënë më shumë mbresa?
Gjatë periudhës time si Zonjë e Parë kam pasur nderin të takoj disa personalitete si zj.Laura Bush, zj.Michelle Obama, zj.Cherie Blair, dhe shumë Zonja të Para nga vende të ndryshme të botës. Kam mbetur veçanërisht e frymëzuar nga takimi me Papën në Romë. Duhet të them se më ka bërë shumë përshtypje, thjeshtësia e tyre në sjellje dhe komunikim si dhe respekti që ato ofrojnë. Të gjitha këto karakteristika njerëzish të mëdhenj.
Zakonisht mes liderëve të shteteve dhe zonjave të tyre ka shkëmbime dhuratash. Cilat janë dhuratat që keni marrë ju dhe çfarë dhuratash keni bërë, nëse mund të veçoni ndonjë?
Jemi përpjekur që me dhuratat që kemi ofruar gjatë takimeve të përcjellim traditën dhe historinë shqiptare. Mund të përmend albume që evokojnë arkeologjinë e vendit tonë, albume të Institutit të Studimeve Albanologjike, me kostume tradicionale të trevave të ndryshme të Shqipërisë, punime dore tradicionale shqiptare, ose albume me fotografi me pamje nga Shqipëria, të realizuara nga Alket Islami, etj. Pra jam munduar nëpërmjet tyre të promovoj vendin tim. Nga dhuratat e marra, që më ka lënë mbresë të veçantë për origjinalitetin e saj, është ajo e zj. Michelle Obama. Ajo kishte përgatitur si dhuratë një shportë me produkte ushqimore biologjike për të promovuar fushatën e saj kundër obezitetit.
Kemi raste në botë, si Hillary Clinton, kur gratë e Presidentëve bëhen vetë aspirante në politikë. Ju keni ndonjë ambicie të tillë?
Asgjë nuk është e sigurt, megjithatë unë kam investuar shumë vite dhe kohë pune për formimin tim profesional dhe jam në rrugën e përsosjes së mëtejshme. Për këtë arsye nuk jam shkëputur nga profesioni im edhe gjatë kohës kur kam ushtruar aktivitetet si Zonjë e Parë.
Eshtë folur se bashkëshorti juaj, zoti President do të kthehet aktiv në politikë duke konkurruar në zgjedhjet e ardhshme. Po ju, do të jeni pjesë e strukturave të "FRD"-së?
Mund të them vetëm se bashkëshorti im ka shumë plane për të ardhmen dhe do të vazhdojë të jetë aktiv në politikë dhe se unë do të gjendem gjithmonë pranë tij për ta mbështetur.
Sa i keni mbështetur qëndrimet e bashkëshortit tuaj në këto vite që ka qenë në krye të shtetit shqiptar? A keni pasur ndonjëherë një qëndrim të ndryshëm nga ai?
Kam qenë gjithmonë përkrah tij duke e dëgjuar e duke shkëmbyer mendime. Megjithatë ndonjëherë po të kisha qenë në vend të tij do të kisha mbajtur një qëndrim më të ashpër.
Zonjat e Para janë të angazhuara shumë në jetën sociale të vendit, madje disa prej tyre edhe pas mbarimit të mandatit drejtojnë fondacione në ndihmë të njerëzve në nevojë. Ju keni ndonjë plan të tillë?
Eksperienca si Zonjë e Parë më ka përfshirë në shumë aktivitete dhe më ka njohur me njerëz e situata ku kontributi im ka qenë i nevojshëm. Shkëputja nga to nuk është e lehtë për mua kështu që do të gjej mënyrën për të qëndruar pranë tyre dhe të vazhdoj kontributet e mia sa herë që ato të kenë nevojë.
Sakaq pavarësisht angazhimeve si Zonjë e Parë, ju nuk e keni lënë punën tuaj në Ministri. Si ia dolët të gjenit balancën mes angazhimeve, shtëpisë dhe punës?
Është e vërtetë që për asnjë moment nuk kam reshtur së përndjekuri karrierën time dhe nuk kam reshtur kujdesin për familjen time. Jam munduar të jem sa më prezente në jetën e familjes time, në aktivitetet si Zonjë e Parë dhe duke përmbushur detyrimet e mia në zyrë. I kam përkushtuar të gjitha këtyre shumë kohë, duke privuar nga vetja.
A ndryshoi relata juaj me kolegët pasi fituat statusin e Zonjës së Parë. Në mos ndryshuat ju në marrëdhënie me ta, a ndryshuan kolegët komunikimin me ju?
Kam fatin që njerëzit që më kanë rrethuar e vazhdojnë të më rrethojnë më njohin prej vitesh dhe me miqtë e kolegët e mi kam ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme, e cila ka vazhduar e tillë edhe gjatë kohës kur unë kam qenë Zonjë e Parë. Ato janë njerëz të thjeshtë të shoqërisë shqiptare, intelektualë nga fusha të ndryshme me të cilët jam konsultuar, më kanë mbështetur e vazhdojnë të më mbështesin.
Çfarë i dha familjes Topi kjo Presidencë?
Kjo Presidencë e forcoi shumë familjen Topi, pasi bashkë ne kaluam shumë sprova dhe momente të vështira, duke u përpjekur të mbanim një qëndrim qytetar. Fituam një eksperiencë që se kishim pasur kurrë më parë, fituam miq e dashamirës anë e mbanë botës. Duhet të them që morëm shumë dashuri e respekt nga shqiptarët kudo që ata jetojnë.
Si ndryshoi jeta juaj? Pavarësisht se nuk zgjodhët të jetonit në Presidencë, besoj se në thelb ka pasur ndryshime...Fakti që gjatë gjithë kohës ju qëndrojnë rojet nga mbrapa p.sh.
Unë dhe vajzat kemi zgjedhur të jetojmë një jetë sa më të thjeshtë dhe normale. Nuk jemi shkëputur nga njerëzit, jemi të pranishëm midis tyre. Megjithatë kemi pasur më shumë detyrime dhe përgjegjësi që vijnë nga statusi i rëndësishëm që kishim.
A vazhdoni të gatuani ju, apo të merreni me punë shtëpie? Mendoj se më parë e keni bërë këtë...
Nuk ia kam privuar vetes time kënaqësinë e gatimit për fëmijët dhe bashkëshortin tim edhe gjatë kohës që kam qenë Zonjë e Parë. Gatimi është një nga pasionet e mia të hershme, që më bën të ndihem akoma më afër me familjen time.
Po fakti që çdo gjë duhet ta bëni sipas protokollit, jua ka kufizuar pak lirinë. A vazhdoni të dilni me mikeshat tuaja për kafe?
Detyrat e mia si Zonjë e Parë kanë limituar disi kohën time të lirë megjithatë sa herë që jam më pak e angazhuar gjej kohë për të vizituar mikeshat e mia.
Na tregoni pak për marrëdhëniet me vajzat. Ç'marrëdhënie keni me to?
Gjatë gjithë kohës u kam qëndruar shumë pranë vajzave të mia. E ardhmja e tyre ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme për mua dhe bashkëshortin tim. Jam krenare të them se ato i kanë kaluar pritshmëritë e mia dhe marrëdhënia ime me to është më e fortë se kurrë.
Gjatë këtij mandati të Zotit Topi, jeni bërë edhe "˜vjehrrë'. Po ju quajmë kështu duke qenë se marrëdhëniet e vajzave tuaja, janë bërë publike edhe në media dhe ju i njihni të dy djemtë dhe familjet e tyre. Ç'marrëdhënie keni me to?
Është kënaqësi për mua t'i mbaj ata afër si fëmijët e mi. Futja e tyre në familjen tonë erdhi natyrshëm dhe mund të them se jam e kënaqur me zgjedhjet e vajzave të mia.
Po me krushqit?
Marrëdhëniet tona janë një respekt dhe mirëkuptim reciprok. E rëndësishme për ne është që ndihemi mirë me njëri-tjetrin dhe që fëmijët tanë të jenë të lumtur.
Në përfundim të këtij "˜mandati' si Zonjë e Parë, për çfarë mendoni se do t'ju marrë malli nga Presidenca dhe për çfarë jo?
Le t'ia lëmë kohës se për çfarë do të më marrë malli.
Si për fund këshilla që do t'i jepnit zonjës që do t'ju pasojë, cila do të ishte?
Do t'i uroja një veprimtari të suksesshme, pa dashur të jap këshilla, sidoqoftë mbajtja e lidhjeve me jetën normale, mendoj se është gjithmonë mirë.

ERALDO REXHO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REVOLJA MBI TAVOLINË Nga ZEQIR LUSHAJ (06.15.2012)
PO NGADALËSOHEN GËRMIMET NË ZHILIVODË (06.14.2012)
STAFETA E POETËVE Nga ZEQIR LUSHAJ (06.13.2012)
Kumtesë: NGA PRIZRENI HEROIK MESAZH I QARTË PËR RIBASHKIM KOMBËTAR (06.12.2012)
ZBULIME TË REJA NË BUTRINT (06.12.2012)
BRAHIM UKA I PODGURIT (06.12.2012)
KUJTESA E PËRBASHKËT E KA FORCUAR IDENTITETIN KOMBËTAR (06.11.2012)
ANIJA E ISMAIL QEMALIT NË NJË MONEDHË AUSTRIAKE (06.10.2012)
PERSPEKTIVA E BIZNESIT SHQIPTAR (06.09.2012)
SHQIPTARËT DHE EVROPA NË SHEKULLIN XXI (I) (06.08.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]