VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kumtesë: NGA PRIZRENI HEROIK MESAZH I QARTË PËR RIBASHKIM KOMBËTAR

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 10:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Kumtesë: NGA PRIZRENI HEROIK MESAZH I QARTË PËR RIBASHKIM KOMBËTAR
E Martë, 06.12.2012, 09:23am (GMT+1)

Në Prizren, Fronti BashkimitKombëtar Shqiptar si edhe Aleanca Kuq e Zi, organizuan një tribunë politikoartistike. Nga ky eveniment u përcollën disa mesazhe shumë të qarta. Vullnetine popullit shqiptar të të gjitha trojeve shqiptare duhet çmuar, respektuar dhemiratuar, e ajo është Ribërja e Shqipërisë Etnike.

Sot, këtu në Prizren jemi mbledhur së bashku për të përkujtuarnjë ndër datat më të rëndësishme në Historinë e popullit shqiptar. Siç poshihni në këtë eveniment jemi bashkuar nga të gjitha trojet shqiptare. Kjo datëhistorike ne shqiptarëve na ka bashkuar jo vetëm sot, por sot më shlirshëmshqiptarët kudo që janë, janë bashkuar rreth flamurit kuq e zi, flamurittonë kombëtar, shqiptarët sot kudo që janë bashkojnë mendjen, zemrat dhe idealine tyre për Ribashkim Kombëtar. Pikërisht sot mbushen 134 vjet qysh kur umbajt një takim me karakter politik e ushtarak në Prizrenin e bukur. Pra,10 Qershori 1878 ishte momenti më domethënës në Historinë Heroike të popullit shqiptar. Në atë kohë të gjitha energjitë e popullittonë, patriotizmi i tij i pashoq, dashuria për atdheun, për tokën, për gjuhën,përpjekjet e tij politike dhe diplomatike e bashkuan atë si një grusht të vetëmpër t'i bërë ballë popujve me apetite grabitçare për trojet shqiptare, sepsearmiqtë tanë për rreth nesh, ishin organizuar kundër nesh dhe trojeve tona.

Këtë ngjarje të madhe historike,siç ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit e përkujtojmë me admirim dhe nderimtë jashtëzakonshëm, sepse ishte, është dhe do të jetë frymëzim përkryengritjet dhe luftërat e mëvonshme, ishte Kuvend i pashembullt se siduhet organizuar dhe dalë në mbrojtje të atdheut.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit nukishte vetëm një mbledhje udhëheqësish të shquar politik dhe një mbledhjeidealistësh, por ajo përfaqësonte vullnetin e gjithë Kombit Shqiptar. Ata nuk ukufizuan në ndonjë memorandum shterpë. Ata shumë heret e kishin kuptuar sepushtuesit dhe tradhtarët, cilët do qofshin ata, me çdo petk dhe ngjyrë që tëvishen dhe me çfarëdo ideologjie që të mbulohen, çështjen e madhe të popullitshqiptar nuk do të mund ta shuajnë dot kurrë. Ajo çdo ditë që po kalon poforcohet dhe po rrënjoset në zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Kongresi iBerlinit dhe vendimet e tij ishin ato të cilat i sakatoi dhe i përgjysmoi tokatShqiptare. Në këtë Kongres morën pjesë përfaqësuesit e gjashtë fuqive të mëdha,të cilët përkrahën copëtimin dhe aneksimin e tokave shqiptare, në favor tëfqinjve sllavo-ortodoksë. Ndonëse në Kongresin e Berlinit do të flitejedhe për fatin e popullit shqiptar, delegacionin të cilin e dërgoi LidhjaShqiptare e Prizrenit, nuk u pranua të fliste në Kongres. Në ketë mënyrë,Kongresi i Berlinit e trajtoi Shqipërinë si plaçkë tregu dhe e bëriobjekt copëtimi në favor të shteteve fqinje ballkanike. Këto vendime cenoninrëndë të drejtat dhe interesat kombëtare të popullit shqiptar.Prandaj, ato e shtuan edhe më tepër zemërimin e shqiptar. Nga të katër anëtpati protesta masive kundër copëtimit të trojeveShqiptare. Njëqindmijë kilometra katrorë, 134 vite robëri, prandaj ishinbijtë e shqipes që ishin atëherë dhe do të dalin përsëri edhe sot, t'ishërojnë plagët e robërisë, duke ia mbledhur tërësinë atdheut të copëtuare të nënshtruar. Veprat kundër popullatës shqiptare, antinjerëzore dhegjenocidale, nëpërmes luftërave, flakës së zjarrit, dhunës, vjedhjes dheterrorit, grabitqarët e tokave shqiptare gjithmonë kanë vepruar pa e pasurkujdesin dhe mirëkuptimin! Ndërsa, bota e civilizuar, BE-ja, asnjëherë nuk igjykoi dhe asnjëherë nuk u dha dënimin e merituar kësaj barbarie ndajpopullit liridashës shqiptar. Megjithatë, shqiptarët duke e pasur idenë dhekonsideratën për pavarësi dhe Ribashkim Kombëtar, i kanë dalë përballëgjithë këtyre makinerive vrastare dhe e kanë bërë kërkesën legjitime dhe tëdrejtë për Ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet, që do tëishte e drejtë juridike, historike dhe natyrore, e pse jo edhe njerëzore qëgjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet, një komb, një flamur, një gjuhë...,e kuptojmë se gjërat nuk do të ishin aq të thjeshta, por një çështje është esigurt:

1. Paqja dhe stabiliteti politike ekonomik në Ballkan dhe më gjerë do të jetësoheshin dhe stabilizoheshin.

2. Pretendimet gllabërueseterritoriale ndaj trojeve shqiptare do të ndërpriteshin.

3. Populli Shqiptar do të fitonterespektin dhe krenarinë, të cilën e meriton dhe e ka merituar që ta kishteshumë vite më parë, si populli me kulturë dhe lashtësi më të vjetër në Ballkandhe Evropë.

4. Shqiptarët do tëbëheshin një forcë ushtarake dhe ekonomike në Ballkan dhe Evropë, e cila do tëkishte rol vendimtar për qetësinë, paqen dhe stabilitetin në rajon.

5. Të drejtat e popujve përvetëvendosje nuk do të mateshin me kutin e

forcës, por me forcën e sundimittë Ligjit të së drejtës, respektimit të pakicave dhe të drejtat themeloreelementare të njeriut.

Prandaj, me plotë gojën mund tëripërsërisim atë që e ka thënë:

Prof. Dr. Noel Malkolm: citojmë " Bashkimi i shqiptarëve nuk e kërcënon, as nuk e rrezikonBallkanin, por përkundrazi e forcon paqen dhe stabilitetin".

Këtë vlerësim objektiv dhe tëqëndrueshëm, duhet ta kenë parasysh dhe ta mbajnë mirë në mend, jo vetëm klasapolitike tani në pozitë dhe opozitë, por edhe i gjithë faktori ndërkombëtar, enë veçanti ata që janë anti-bashkim qofshin shqiptarë apo të tjerë. Duke qenëse anti-bashkimi është simetrik me koherencën e robërisë kolonialiste sllavembi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja:Kush janë ata historianë, politikanë, diplomatë, shtetarë, shkencëtarë epublicistë dhe analistë shqiptarë që në forma të ndryshme janë dhe mbështesinanti-bashkimin? Do të citojaProf. dr. Mehdi Hysenin e nderuar, i cili ka thënë: Ribashkimikombëtar nuk është aksion gueril, as aksion humanitar fakultativ i vjeljessë "frutave të hershme" të politikësditore dhe të rishkrimit të historisë me porosi të huazi-historianëve, porështë postulat i detyrueshëm dhe i zbatueshëm gjithëkombëtar shqiptar. Pra,kërkesa shqiptare për ribashkimin e tyre nuk nënkupton kurrfarë rreziku,kurrfarë shfaqje të ndonjë konflikti të ri, por do të rindërkombëtarizonte dhepërshpejtonte zgjidhjen e konfliktit kolonial shekullor të tyre dhe gjysmës sëShqipërisë Etnike. Në fundFBKSH-ja u bënë thirrje parlamenteve dhe qeverive shqiptare, akademive dhe gjithësubjekteve politike, figurave të ndritura kombëtare, gjithë popullit shqiptar,pa dallim feje apo ideje, të bashkojnë fuqinë ekonomike dhe të mendjes, që tëpunojnë për ribërjen e Shqipërisë Etnike, sepse ua kemi borxh para Zotit dhepara popullit gjeneratave të ardhshme.

Rroftë e qoftë për jetë e mot Shqipëria Etnike!

Ibush Hetemi, FBKSH

Ibush Hetemi, FBKSH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZBULIME TË REJA NË BUTRINT (06.12.2012)
BRAHIM UKA I PODGURIT (06.12.2012)
KUJTESA E PËRBASHKËT E KA FORCUAR IDENTITETIN KOMBËTAR (06.11.2012)
ANIJA E ISMAIL QEMALIT NË NJË MONEDHË AUSTRIAKE (06.10.2012)
PERSPEKTIVA E BIZNESIT SHQIPTAR (06.09.2012)
SHQIPTARËT DHE EVROPA NË SHEKULLIN XXI (I) (06.08.2012)
SHTËPIA E HIVZI SULEJMANIT DO TË BËHET PUSHIMORE SHKRIMTARËSH (06.08.2012)
PEZULLOHET PESHËNGRITËSI SHQIPTAR QERIMAJ (06.08.2012)
NA KANË MUNDË NANAT SHQIPTARE (06.07.2012)
ZAGANJORI, RAST RISOR E VLEROR (06.07.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]