VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AS NË TOKË DHE AS NË QIELL APO "TOKËN E ASKUJT"?!...Nga AGRON SHABANI

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

AS NË TOKË DHE AS NË QIELL APO "TOKËN E ASKUJT"?!...

Nga AGRON SHABANI


E Djelë, 06.17.2012, 03:40pm (GMT+1)


´Lehtësia e padurueshme´ e një politike të ndodhur dikund mes " krimit dhe fasadës"?!

(Herakliti: Njeriut natën, në errësirë...Në pandehje e sipër pas fijes së hollë të dritës, rastësisht i fikët të pamurit në sy).


Në pasëditen e vonë të këtij qershori me vapë dhe plot zjarmi në një metropolë të njohur dikund në Gjermani me një të njohurin dhe mikun tim bisedojmë mbi dorëzimin e shumëpritur të udhërrefyesit të shumëpërfolur mbi "liberalizimin e vizave" nga ana e Brukselit zyrtarë tek oranët e ndryshme zyrtare ose kompetente të qeverisë kosovare ditë me parë në Bruksel.Ku dorën në zemër, në kushte ose rrethana normale ose koherente, akti i mesipërm në fjalë vërtetë do duhej mirëpritur dhe përshëndetur unanimisht si nga njerëzit ose populli ynë në Republikën e Kosovës ashtu edhe nga shtetit dhe qeveria kosovare. Por, faktët dhe realitetët e njohura në terren flasin dhe dëshmojnë të kundërten.Në realitetin e përditshëm kosovar mundësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personit ose individit jo rrallë janë e kundërta e aspiratave dhe deshirave të njohura individuale dhe kolektive të njerëzve dhe popullit tonë atje. Sidoqoftë, " udhërrefyesi i famshëm" dhe "historik" mbi ´liberalizimin e vizave´ kësaj radhe me në fundi erdhi duke ia " bëhur triumfalisht" (lëxo: mbi kurrizin e njerëzve ose strehimkërkusve të shumtë shqiptar ose kosovar nepër vende të ndryshme të BE-së!) nga Brukseli në Prishtinë. Urime!...


Gjermania është Lokomotova kryesore e Bashkimit Europian dhe njëra prej ekonomive me të fuqishme të globit.Në anën tjetër ndërkaq, edhe përkunder ´arkitekturës´dhe një "infrastrukture të përbashkët" industriale, monetare,finansiare, ekonomike, politike etj. Bashkimi ose Unionin Europian ( BE-së ose UE-së) në disa fusha dhe segmente të caktuara politike, fiskale, monetare, finansiare, sociale,ekonomike ,konjukturale, manufakturale dhe të tjera vazhdon ti ngjajë një të të ashtuquajture " kulle të Babilonisë" ku krahu i djathtë i saj ( i tij) nuk di si të thuash asnjëherë se çfarë bën ose mendon i majti ose anasjelltas. Ndërkohë që krizat dhe recesionet e njohura finansiare dhe ekonomik në Greqi, Portugali, Spanjë, Itali, Francë etj...Edhe njëherë i bëjnë të qarta , sublime dhe tepër aktuale ose konkrete antagonizmat, aversonet,divergjencat, diskrepancat dhe disonancat e njohura konceptuale, ideologjike dhe metodologjike në nivele dhe relacione të ndryshme shtetërore ose qeveritare brëndapërbrënda "shtëpisë së përbashkët europiane" ( BE-së) ku ekzistojne "zona", "pakte" ose "modele" te larmishme industriale, finansiare,monetare, ekonomike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të cilat jo rrallë e kolidojnë, determinojnë dhe ekplipsojnë njëra tjetrën në shumë çështjë dhe aspekte të ndryshme gjeopolitike, gjeostrategjike dhe të tjera. Kështu si për shëmbull , përderisa Gjermania si shteti me i fuqishëm dhe Lokomotiva kryesore e Bashkimit Europian i takon të të ashtuquajturit " paktit" ose "Modelit të Rajnës" së bashku me Francën, Belgjikën dhe Luksemburgun që konsiderohen si "boshti kurrizor" ose ´centrifuga kryesore´ e BE-sË. Brëndapërbrenda Bashkimit Europan ekzistojnë edhe "paktet" ose "modelët " tjera si Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe,Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Austria, Holanda, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia, Greqia dhe Qiproja" , "Modeli shtetëve sllave ose juglindore" i përbërë nga Polonia,Çekia, Sllovakia, Sllovenia,Hungaria, Rumania etj.etj.Ndërkohë që Kroacia është shteti me i ri anëtarë i këtij Unioni.


Mbase gjithnjë fjala mbi udhërrefyesin e shumëpritur mbi liberalizimin e vizave për vendin ose popullin (kombin) tonë:Atëherë, pa të keq ndaj askujt, por rruga e shumëpritur dhe e preferuar e Republikës së Kosovës për në BE-së me tepër mund të thuhet se kalon nepër Berlin se sa nepër Bruksel.Sidoqofte, Brukseli është " kryeqytet i Europës" ,ndërsa Berlini metropola kryesore ose "kryeqyteti" i saj " nën hije" ose kujdestar.Do thoshte me këtë rast një e njohura dhe mikesha ime gjermane.Sidoqoftë, edhe njëherë urime për udhërrefyesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës nga ana e Unionit Europian.Ndërkaq, si, kur dhe me çka ose me çfarë do futët dhe anëtarësohet Kosova në BE-së këtë punë ndofta e dijnë vetëm Bajram Rexhepi me pjesëtarët tjerë të " ylemasë" ose "hyqymetit të naltë" në vendin tonë?!! Ndonëse, rregullave,ligjëve, principëve dhe standardëve të larta të Bashkimit Europian nuk po mund t´u bëjnë ballë edhe shtetët shumë me të zhvillura dhe me të fuqishme se vendi ynë si Italia, Spanja, Portugalia, Greqia etj. E lërë me ti Kosova.Por ...thonë se mosbesimi ose ateizmi i përgjithshëm politik ose diplomatik janë të arësyeshëm dhe akceptueshëm deri atëherë kur i zbulojnë dhe justifikojnë shkaqet dhe arësyetueshmerinë e një besimi të thellë.


Në këtë sfond të përgjithshëm, dorën në zemër, ajo që të binte në sy gjatë këtyre" ditëve të nxehëta festive" dhe tepër ekzaltuese dhe relaksuese për lidershpin e atjeshëm shtetëror ose qeveritar: ishte një deklaratë e pamatur,inkompetente, skandaloze , dubioze dhe tepër ireale e inkoherente e ministrit të brëndshëm në qeverinë kosovare, z.Bajram Rexhepi. I cili si të thuash në menyrë të pamatur, joprofesionale dhe tepër inkompaktibile e inkoherente do të deklaroi në Bruksel etj. se " Në Kosovë paskan pushuar së ekzistuari shkaqet ose motivet e ndryshme për azil ose strehim politik, ekonomik etj. në vendët e ndryshme europerëndimore." Kjo gjithnjë sipas mendimit të Bajram Rexhepit.Ndërkohë që në sytë e opinionot të përgjithshëm vendorë dhe atij ndërkombëtar Kosova rezulton të jetë njëri prej vendëve me të varfëra dhe me të pazhvilluara të globit dhe komntinentit tonë. Me shkallën me të lartë të papunësisë në Europë si dhe me nivelin e lartë të krimit të organizuar dhe një korrupsioni të çfarëdollojshëm frapant dhe tepër galopant që shtetin dhe shoqërinë e re kosovare i kanë sjellur si të thuash përballë një të të fikëti ose infrakti të përgjithshëm në një perudhë të fluidshme dhe tepër hektive të konsolidimit të zorshëm dhe tranzicionit.Por, si duket shifrat dhe statistikat e mesipërme trishtuese dhe tepër alarmante edhe kësaj radhe nuk i kanë mjaftuar ministrit të brëndshëm kosovar( Bajram Rexhepit) për t´u paraqitur edhe njëherë tjetër me "katolik se papa" para "burrave të fortë" të Brukselit. Mbase, kësaj radhe për ta marrur " udhërrefyesin e famshëm" mbi "liberalizimin e vizave" për Kosovën në kryeqytetin e Europës së Bashkuar, në Bruksel. Sebepi i Bajram Rexhepit pra!Apo, "Fjalë nusje " në Bruksel dhe "dasëm martesore" në Prishtine?!!! Për Bajram Rexhepin dhe " gocat" ose "çunat" tjerë "beqar" të shtetit dhe qeverisë kosovare sidomos.


Bajram Rexhepi përndryshe është bërë i njohur ,besa madje edhe tepër i " popullarizuar" me deklaratat e tij "spektakulare" dhe tepër "bombastike që përditë e demantojnë, kolidojnë dhe detërminojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme zyrtare dhe jozyrtare. Ndërkohë që Bajram Rexhepi siç dihet tani e një kohë shumë të gjatë vazhdon të lëngoi nga një semundje tepër e rëndë dhe kronike që mund të ketë pasoja dhe indikacione të ndryshme eksterne dhe ekplikative në funksionin dhe angazhimët e tij zyrtare ose publike.Ndonëse, në Kosovën e kontrastëve, paradokseve, turbulencave, mediokritetëve,anakronizmave, demagogjive, anomalive dhe patologjive të njohura shtetërore, institucionale, konstitucionale, politike, profesionale, kadrovike dhe të tjera...Bajram Rexhepi nuk është si të thuash zyrtari ose politikani i vetëm "pacient kronik" ose " akut" në shtetin dhe qeverinë kosovare.Por, vetëm njëri prej tyre.(...).


Kryesorja Bajram Rexhepi së bashku me miqtë , kolegët dhe familjarët e tij të shumtë në Prishtinë, Mitrovicë etj. vazhdojnë të jenë njerëzit me të pasur dhe me të korruptuar jo vetëm në Kosovë, por edhe me largë. Ku në saje të "xhunglës së madhe" të atyre "ligjëve të pashkelura" kushtetuese, administrative, juridike dhe të tjera në vendin tonë vazhdojnë ti gezojnë dhe shfrytëzojnë maksimalisht beneficionet e panumërta shtetërore dhe qeveritare në "stilin" dhe manirin e njohur të mogulëve, despotëve, mbretërve, sulltanëve, emirëve, sheikëve ose perandorëve të pakurorëzuar në një Kosovë të varfër dhe të shkatërruar e plaçkitur tërësisht nga lufta dhe masakrat e njohura serbomilitariste.Duke i gëzuar dhe shfrytëzuar kështu derin në pambarim lezetët dhe qelepirët e pakufijshme shtetërore, qeveritare, politike, karieriste, sociale, materiale, ekonomike dhe të tjera mbi kurrizin e një populli të shumëvuajtur dhe martirizuar siç janë njerëzit ose populli ynë shqiptarë në Kosovë.Si dhe duke i bërë në këtë vorbullë uzurpimin, klanizimin, privatizimin, fosilizimin, skeletizimin,komercionalizimin, instrumentalizimin dhe monopolizimin e tejskajshëm dhe të përdhunshëm të resursëve , pronës ( pasurisë) dhe morailt të gjithëmbarshëm shtetëror, nacional dhe politik në vendin tonë me anë të një aparati të madh shtetëror, qeveritar, politik, policor, agjenturorë, propagandistik dhe burokratik që do ia kishin zili madje edhe burokratët dhe oligarkët e njohur të Kremlinit ose Pekingut.Nejse...


" Njeriu ngritët , afirmohet dhe përparon nga edukata, kultura, arsimimi dhe humanizmi i tij. " Thoshte dikur Immanuel Kanti në kuader të shkrimit të tij të njohur me titull "Ideja mbi një histori të përgjithshme në botën e aspiratave të njohura shqoqërore ose qytetare" ( lëxo: "Idee zur Eiener Algemenie Geshichcte in Welt Bürgerlicher Absicht"). Ppër të konstatuar në vazhdim se : " Edukata, kultura, arsimimi dhe humanizmi janë pikërisht ato simbolet dhe elementet me të rëndesishme ose kryesore të ikjes ose largimit të domosdoshëm të njeriut nga faza e hershme e foshnjerisë ose adoleshencës së njohur intelektuale dhe shpirtërore qe dikur e ka fshehur dhe krijuar vet."


Ndërkohë që mirëqënja ( shëndeti ) dhe stabiliteti i përgjithshëm psikofizik , kulti i njohur personal, familja, kariera, përvoja, profesioni, përgatitja paraprake dhe kualifikimi i njohur përkatës ose profesional, harmonia dhe lumturia e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive e peronit ose individit , angazhimi dhe funksionimi i tij optimal ose maksimal etj.Paraqesin si të thuash indikatorët dhe predikatorët me të rëndësishëm ose kryesor në kuader të matjes dhe një testimi të përgjithshëm temporal, kronometrik dhe barometrik të figurave ose personalitetëve të ndryshme zyrtare ose publike.



Siç dihet jeta në mërgim është relativisht e rëndë. Mbase, me plot peripeti, travaje, krajata dhe mundime të ndryshme për ta siguruar ekzistencën ose kafshatën e bukës për vetëvetën dhe familjen këtu në mërgim ose atje në vendlindje. Ajo bëhet edhe me e rëndë kur populli ( kombi) dhe atdheu ynë e kanë vështirë apo kur ndodhën përballë sfidave, udhëkryqëve , fenomenëve, turbulencave ose anomalive të ndryshme objektive dhe subjektive që të lënë shpesh pa trohë gjumi në sy. Aty ( këtu ) janë edhe malli dhe nostalgjia e pashuar dhe përveluese që djeg e flet për një fjalë të amshuar mëmë, at, vëlla,motër, atdhe, vendlindje etj. Që krahas këtyre punëve dhe obligimëve të përditshme për bukën e gojës ose ekzistencën e përgjithshme jetësore ose familjare e bëjnë akoma me të rëndë jetën e mërgimtarit. Dhe..mos të flasim këtu për ´pellgun e madh´ të këtij gjaku të bërë ujë strehëve dhe këtyre udhëkryqëve të huaja ! Për dhëmbjet, frakturat, eklipset, plasjezemrat , plazmimet ose pezmatimet e ndryshme skeletore dhe gjenetike.Për gjakun e censuruar, palcën dhe limfën etj.etj. Balada mërgimtarësh...Apo, copëza ( fletëza ) të zbehëta të një jete të ndodhur dikund mës ditënetësh ose dritëhijesh të mistershme dhe tepër enigmatike që nuk u këputet kurrë toja. " Vëllaçko, deshëm apo nuk deshëm, kjo është ajo jetë jonë zeza që dikur e zgjodhem ose përzgjodhem vet për ´hatër ´ të ish pushtuesve ose armiqve tanë shekullor ose historik së bashku me hijet dhe stërhijet e saj ngjyrë morti dhe qefini . Një jetë e ndodhur mbase, dikund mes "krimit dhe fasadës" !?...Do me thoshte dikur një i afërmi dhe miku im poet dhe publicist i njohur që nuk ndodhët më në jetë. Ndjesë pastë. Nejse...



Dorën në zemër,në mos gabohem, mërgimtarët tanë shqiptarë të shkepur ose shkapërderdhur si " zogjë të strukur" dhe t´përbuzur shqiponjash dykrenare pothuajse në të të gjitha vendët ose merdianet e ndryshme të globit: Aq sa diten dhe aq sa munden dikur e dhanë angazhimin dhe kontributin e tyre për kombin dhe atdheun kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Gjatë kohës së luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së sidomos. Duke mos kursyer nga vetëvetja dhe këto punë të rënda të krahut, mërgimtarët shqiptarë asokohe i dhanë ndofta madje edhe qindarkat e fundit nga djersa e ballit dhe këta ´xhepa të shtjerrur´ të fatit për lirinë ( çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Shumë prej tyre atëbotë madje, e dhanë ( e falen) edhe jetën e tyre në themelët e njohura të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së popullit dhe atdheut tonë. Ranë për të mos vdekur kurrë në Altarin e Lartë të Lirisë dhe Pavarësisë të Republikës së Kosovës. Lavdi! Duke u ndodhur në ballë të togjëve, çetave, kolonave ose bataljonëve të ndryshme të UÇK-së në luftëra të ndryshme dhe beteja të lavdishme çlirimtare dhe heroike me armiqtë e egër dhe gjakatar serbian dhëmb për dhëmb, fyta fyt dhe ballë për ballë ! Shumë mërgimtar ose vullnetar shqiptarë nga vendët dhe meridianet e ndryshme të botës u bën madje, akter, personazhe të njohura ose protagonist të rëndësishëm dhe tepër sublim të ngjarjes së madhe ose ndodhjes. Respektivisht, heronjë dhe dëshmorë të përjetshëm të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët. Shumë prej syrësh ishin në lulen e jetës dhe rinisë kur ranë dëshmorë. Për t´u bërë Lulëkuqe të lirisë dhe UÇK-së. Respektivisht, lulet me të bukura ose kryesore në ´kopshtin´tonë kombëtar që nuk vyshkën as nuk venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përhershmë historike dhe patriotike të çdo shqiptari të vërtetë. Jo kurrë.Por...Fati i jetës dhe ardhmëria e përgjithshme e refugjatëve ose strehimkërkuesve të shumtë shqiptar ose kosovar nepër botë edhe kësaj radhe ( si dikur me herët në ish qeverinë fantome, imagjinare dhe fiktive te Bujar Bukoshit etj.) në " duart e pastërta" të Bajram Rexhepit & Company!!! Dhe..kjo në emër të "liberalizimit të vizave" !(...).



Se këndejmi, në këtë vorbullë të përgjithshme kurthash, intrigash , mashtrimësh dhe dredhishë të njohura ortodokse dhe bizantine të Delengjinjëve dhe Matrapazëve të ndryshëm shtetëror ose qeveritar në Kosovë: Angazhimet dhe kontributët e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike të shumë mërgimtarëve shqiptarë anëkënd globit sikur i shpartalloi dhe davarisi mengjesi?! Apo, mbase Ai Agu i shumëpritur i lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sa çel e mbyllë sytë nga ana e strukturave, nomenklaturave ose " par exelencave" të ndryshme shtetërore, qeveritare, politike dhe të tjera në vendin tonë sikur u harruan dhe injoruan tërësisht intelektualët, veprimtarët ose patriotët e njohur shqiptarë në mërgim. Dhe, së bashku me këta të fundit , edhe luftëtarët e lirisë së bashku me heronjët e lartëpërmendur nga diaspora e madhe shqiptare në Europë dhe Amerikë që luftuan ose ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës. Në vend të tyre në Kosovën e pasluftës, gjegjësisht, në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, turbulencave, anakronizmave dhe anomalive të sipërcekura shtetërore,nacionale, politike,diplomatike,kadrovike, administrative, juridike, institucionale, konstitucionale dhe të tjera...U ngritën dhe promovuan tregtarët,profiterët, matrapazët ose kontrabandistët e njohur dhe të panjohur të luftës dhe pasluftës së bashku me ´tregetarët e flamujve´dhe "stërshitesit e sofistikuar" të shpirtërave të pafajshëm dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë ose qytetar në vendin tonë. Në lirinë e zorshme dhe aq të kushtueshme të popullit dhe atdheut tonë, heronjët, dëshmorët, luftetarët, intelektualët, atdhetarët ose patriotët e vërtetë jo rrallë u harruan , u përbuzën ose injoruan me forcë dhe dinakëri të njohura ortodokse ose bizantine nga ana e strukturave ose nomenklaturave të ndryshme vendore e ndërkombëtare.. Apo, u burgosën, arrestuan, linçuan, kriminalizuan dhe pushkatuan shpirtërisht, moralisht , publikisht, familjarisht dhe në të gjitha format tjera të mundshme. Ndërsa, poltronët, sërvilët, bedelët, debilët,vasalët, kameleonët, çatipët, pseudopatriotët, antiprofesionistët, quaziinstitucionalistët,renegatët , matrapazët, profiterët, kontrabandistët dhe dezertorët e ndryshëm politik, ushtarak ose luftarak u ngritën dhe avansuan vazhimisht në "xhunglën e madhe" të atyre ´ligjëve të pashkelura´kushtetuese, politike,institucionale, kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera në kuader të "shtetit ligjor" dhe "demokratik" të Kosoves. Çudi e Madhe. Paradoks i pashëmbullt. Hipokrizi. Por...Ç´ti besh "fatit" ne fatekeqesi ?!!! Thotë populli ynë i pafajshëm dhe gjithmonë duarthatë.


Pa të keq këtu ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ish udhëheqësit të njohur politik të UÇK-së, z. Hshim Thaçi. Por, partneri i tij në koalicion, gjegjësisht, lideri i AKR-së dhe zevëndëskryeministri i parë në kabinetin qeveritar të z. Thaçi, z. Behgjet Pacolli gjatë këtyre ditëve të fundit do deklaroi botërisht dhe publikisht se në Kosovë nuk paskësh pasur luftë të armatosur në mes forcave çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe soldateskës e policisë serbe, por vetëm konflikt! Vallë a nuk është ky edhe një mohim, injorim dhe prolongim tjetër i ri ( në kontinuitet mbase) i gjakut të deshmorëve dhe sakrificave të njohura biblike ose titanike të Ushtrisë sonë Çlirimtare dhe Heroike?! Dhe, mbase i vlerave te larta ( epokale dhe monumentale) të luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UCK-së kunder soldateskës dhe falangave të tjera militare dhe paramilitare serbo-çetnike nga ana e Behgjet Pacollit etj?! Ku janë këtu edukata, kultura, arsimimi dhe etika e preferuar shtetërore dhe institucionale ju lutem shumë?!


Ndërkohë që minstri i drejtësisë dhe zëvëndëskryeministri tjetër i parë inflatorë në kabinetin qeveritar të z.Hashim Thaçi, z.Hajredin Kuçi ndodhët në vlug e sipër të ndërtimëve dhe projektëve të burgjëve ose kazamtëve ( lëxo: "gulagëve " ose "alkatrazëve kosovar") ndëshkuese ose korrektuese në vendin tonë. Se kënd e ka ndërmend ta ndeshkoi , "rehatoi" ose "korrektoi" Hajredin Kuçi hëpërhë askush nuk e di. Hashim Thaçin ose ish pjesëtarët dhe komandantët tjerë të UÇK-së, refugjatët e kthyer nga vendët e ndryshme europerëndimore apo dikënd tjetër atje...Nuk dihet?!



Ndryshe nga kjo, vet fakti se pjesën dërmuese ( shumicen ) të lidershipit të gjithëmbarshëm ose aktual në vendin tonë e përbejnë si të thuash ish refugjatët ose azilantët e dikurshëm shqiptarë në Zvicër, Gjermani dhe në vende të tjera europërendimore së bashku me ´ata ´ të Behgjet Pacollit dhe ish ´qeverisë fantome´ në ekzil te Bujar Bukoshit & Company : Të bën të interesuar dhe tepër kurioz ndaj apatisë, injorancës, animozitetit dhe një "etatizmi" arrogant dhe tepër amoroz të një pjese të konsiderueshme të shtetit dhe qeverisë kosovare ndaj mërgimtarëve të shumtë shqiptarë. Eklips moral. Apokalipsë njerëzore...Sfilatë turpi...Arenë gladiatorësh...Teatër absurd... Mungesë kuadrosh të edukuara dhe profesioniste në dikasterin e mërgatës ose diasporësh ...Apo, mos ndofta " Duke i shikuar ose soditur ata , vdekja me vjen prej syve të tille!" Preludi i njohur nga romani i famshëm i akademikut tonë të madh, Rexhep Qosja. Kush e di ?!...

Sidoqoftë, të flasësh apo të shkruash hapur ose publikisht kunder " engjëjve" ose "apostujve" të ndryshëm të " lirisë" ose të pasluftës. Gjegjësisht, të shtetit dhe qeverisë aktuale në vendin tonë që janë futur, involvuar dhe inkorporuar pothuajse në majat me të larta të pushtetit kosovar: Të ngjanë paksa në gogol të madh medial dhe politik. Apo, në " punë të rëndë" prej Sizifi. Për të mos thënë këtu në "salto mortale" ose në "fiskulturë akrobatike" mbi kalin e Trojës apo dikund tjetër në ndonjë litar të lagur.Dhe..kjo sidomos atëherë kur je me emër dhe mbiemër numër. Gjegjësisht, mërgimtarë shqiptarë ose kosovar tretur dhe i harruar dikund nepër botë. E pati puna.Jo vetëm shteti, partia dhe qeveria...Por, atëherë të shajnë, nemitin, mallkojnë dhe urrejnë të gjithë. I madh e i vogël i partive-shtet dhe i shtetit-parti. Të shajnë, urrejnë, mallkojnë, përbuzin dhe injorojnë madje, madje edhe Ata që deri dje iu ke besuar aq shumë. Edhe miqtë, kolegët ose të besuarit e deridjeshëm. Të gjithë. Shteti dhe pushteti ("hyqymeti" ) e kanë dorën e gjatë thotë populli. Ani..me "azilantët" ose strehimkërkuesit e ndryshëm shqiptarë mërgimi që siaps Bajram Rexhepit & Company e ´ kanë humbur të drejtën e tyre për të kërkuar strehim politik ose ekonomik në shtetët e ndryshme europerendimore!!! ( Sepse, Bajram Rexhepi ka vendosut t´u siguroi punë dhe streihm ose kulm mbi kokë në shtepinë ose familjen e tij.Apo?!!!) Bëhet puna lehtë. Njerëz numra...Jetima të pa nënë e të pa babë. Njerëz të pa vendlindje dhe pa atdhe!...Si "Joriku i përjetshëm" në ato ëndërralla të përdala vegimtare dhe vezullimtare tek "Hamleti" i Shekspirit...Apo, mos ndofta si " z. Kojner" në "parabolat e shkurtëra" të Berthold Brechtit?!...Apo, edhe me tutje "Asgjë të re në ´prokurorinë´dhe ´senatin bizantin ´ të Romës" ?!...Kush e di.


Një fjalë e urtë arabe thotë se ai që ia bën varrin ose gropën tjetrit, le ta mbajë vetën mbi supe.


Thonë se pjesën dërmuese të të ashtuquajturit " senatit bizantin" të Romës ( në kohën e sundimit të Neroinit etj.) atëbotë e përbenin spiujt e ndryshëm, gladiatorët, pedofilët, homoseksualët, të mundurit, renegatët e ndryshëm ose dezertorët, komplotistët e ndryshëm konspirativë dhe dekonspirativistë,vasalët, servilët, kameleonët, bedelët,debilët e ndryshëm nebuloz dhe intrigantët...Dhe, shumë rrallë romakët ose qytetarët dhe patriotët e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Kishte edhe profiter të luftës , demagog të ndryshëm ose tregtar flamujsh dhe shpirtërash të pafajshëm luftëtarësh dhe komandantësh të rënë në fushën e luftës .Apo, në frontët e ndryshme të perandorisë ( Romake...). Kishte madje, edhe alkimist,papus, guenon ose okultist të ndryshëm hedonist dhe ezoterikë që e përhapnin dhe propagandonin të " vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" mbi "pemën e bekuar" dhe "eliksirin" e "rinisë së përhershme" dhe "jetës së pasosur" përtej asaj "anës tjetër" teëvdekjës...Si "Sizifi mitik" i Homerit dikur me atë guri të rende mbi supe fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës gjatë asaj rruge të mundimshme për në Had!(...).

 

-Qershor 2012-

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI I ITALISË NAPOLITANO PËRGËZON DHE FALËNDERON DR. ZEF MULAJ, STUDIUES E POET SHQIPTARNga  Prof. MURAT GECAJ (06.17.2012)
TEUTA TOPI: NË DISA RASTE DO TË ISHA MË E ASHPËR SE BAMIRINga ERALDO REXHO (06.15.2012)
REVOLJA MBI TAVOLINË Nga ZEQIR LUSHAJ (06.15.2012)
PO NGADALËSOHEN GËRMIMET NË ZHILIVODË (06.14.2012)
STAFETA E POETËVE Nga ZEQIR LUSHAJ (06.13.2012)
Kumtesë: NGA PRIZRENI HEROIK MESAZH I QARTË PËR RIBASHKIM KOMBËTAR (06.12.2012)
ZBULIME TË REJA NË BUTRINT (06.12.2012)
BRAHIM UKA I PODGURIT (06.12.2012)
KUJTESA E PËRBASHKËT E KA FORCUAR IDENTITETIN KOMBËTAR (06.11.2012)
ANIJA E ISMAIL QEMALIT NË NJË MONEDHË AUSTRIAKE (06.10.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]