VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mukja kuvend bashkimi i të gjithë shqiptarëveNga Adriatik Alimadhi

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 06:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Mukja kuvend bashkimi i të gjithë shqiptarëve

Nga Adriatik Alimadhi


E Hënë, 08.03.2009, 07:57am (GMT+1)

 



Jo vetëm ne, por të gjithë shqiptarët të mos harrojnë tradhtinë e komunizmit, të dënojmë tradhtarët e kësaj marrëveshje prej sllavo-komunistëve, por nga ana tjetër duhet ta festojmë këtë ditë të madhe të bashkimit të shqiptarëve, këtë kuvend të madh të patriotëve shqiptarë. Kjo është ditë e bekuar e bashkimit për të gjithë shqiptarët.


Është një kënaqësi e veçantë të shkruash në emër të atyre burrave që i falën atdheut gjithçka që kishin më të shenjtë si: Mid'hat Frashëri, Vasil Andoni, Hysni Lepenica, Abaz Ermenjit, Hasan Dosti, Safet Butka, Skënder Muço, Tëfik Sfiri, Jup Kazazi, Zef Pali e dhjetëra nacionalistëve të tjerë, të cilët vunë në themelet e kombit tonë jo vetëm vuajtjet dhe sakrificat, por edhe gjakun e tyre për bashkimin dhe vëllazërimin kombëtar.
2 gushti i vitit 1943 nuk mund të vinte rastësisht, ai vinte nga fryma e bashkimit të shqiptarëve qysh nga Kuvendi i Lezhës, frymës kombëtare të Lidhjes së Prizrenit, të shtetit të parë shqiptar të vitit 1912, të Kongresit të Lushnjës (i cili ishte një guxim kombëtar), por dhe vazhdimësi e plotë e nacionalizmës shqiptare të prillit të vitit 1939. Në ditët e para të prillit 1939, populli shqiptar rrëmbeu armët dhe luftoi kundër okupatorit italian, duke treguar në këtë mënyrë se ai nuk mund të duronte robërinë e zezë. Edhe në këto momente të vështira, i biri i Abdyl Frashërit, Mid'hat Frashëri e patriotë të tjerë ideojnë nacionalizmën e parë shqiptare të përbërë nga tetë pika, që më vonë u quajt organizata e Ballit Kombëtar, në të cilën i bënë thirrje kombit shqiptar që të bashkohej në luftë kundër okupatorit për një Shqipëri të lirë e demokratike, për një Shqipëri të bashkuar dhe të vëllazëruar. Në mënyrë të veçantë, ne vitet 1942-1943 ishin çetat nacionalistë ato që patën zhvilluar disa luftime të ashpra kundër okupatorit italian, ku në ndonjë rast nuk mungoi dhe bashkëpunimi me krerët e frontit nacional-çlirimtar.


Çetat nacionalistë të Hysni Lepenicçs, Safet Butkës, Abas Ermenjit, Abdullah Allarupi, Tofik Sfiri, Ismail Golemi si dhe çetat e tjera të Kavajës, Shkodrës, Skraparit, Lushnjës, Mallakastrës, Beratit, Kuçovës, Fierit, Elbasanit, Korçës, Durrësit e deri në Malësi të Madhe etj, shfaqën asaj kohë jo vetëm trimërinë dhe guximin atdhetar, por edhe vizionin e tyre perëndimor, të cilit i përkisnin. Në këto kushte, prijësit e nacionalizmit shqiptar e panë plotësisht të arsyeshëm bashkëpunimin me komunistët, duke kërkuar bashkimin si një trup i vetëm në luftën kundër okupatorit dhe më pas vendosjen e pluralizmit politik ne Shqipëri. Ka qenë kjo arsyeja që Mid'hat Frashëri e përgatiti me kujdes këtë takim dhe me përgjegjësinë e plotë për fatet e kombit. Mukja u kuptua prej burrave të atëhershëm të kombit tonë, si moment kyç në historinë e gjithë shqiptarëve. Dua të kujtoj se dy kanë qenë momentet në të cilat përfaqësuesit e nacionalistëve dhe ata të frontit nacional-çlirimtar zhvilluan debate të ashpra. Problemi i parë lidhej me Kosovën, përfaqësuesit e fronit nacionalçlirimtar ngulen këmbë që kjo çështje të anashkalohej dhe të lihej për më vonë, ndërsa nacionalistët vendosen me argumente serioze se çështja e Kosovës patjetër duhej të vendosej për zgjidhje, duke legjitimuar edhe nëpërmjet Proklamatës. Gjithashtu, çështja e regjimit pas fitores ndaj okupatorit u kalua përmes debatesh të ashpra, ku nacionalistët ishin të prirur të ndiqnin modelet dhe praktikat perëndimore të funksionimit të shtetit, ndërsa nacionalçlirimtaret u gjenden të papërgatitur përballë kësaj situate.


Të dy këto shqetësime, më vonë morën përmasa të mëdha, për shkak se komunistët shqiptar donin të shisnin Kosovën tek Beogradi, ndërsa pushtetin e donin për vete, pa e ndarë me askënd. Ndriçimi që i është bërë Mukjes deri me sot më ngjan se komentet duhet të jenë sa më të pakta. Shteti i ardhshëm shqiptar, ashtu siç e përfytyronin dhe donin nacionalistët, do të ishte një shtet i popullit, i realizimit të aspiratave të tija etnike dhe demokratike, një shtet me struktura krejtësisht perëndimore. Dhe, pikërisht në aspiratën etnike të tij, Balli Kombëtar do të goditej rëndë prej flirtit të komunistëve shqiptarë me ata jugosllavë. Partia Komuniste Jugosllave kurrsesi nuk munde të lejonte që pikërisht PKSH-ja, ajo krijesë e saj, të bashkëpunonte me nacionalizmin e kulluar shqiptar. Karta e Atlantikut për vetëvendosjen e kombeve do të ishte për ta vetëm një kartë demagogjike, që luhej deri në përfundimin e luftës. Por, nacionalizmi pansllav kishte përgatitur taktika e strategji të reja, duke nisur që nga shtabi Ballkanik e deri tek bashkimi i Shqipërisë e Kosovës si republikë në kuadër të Jugosllavisë federale. Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, ata që dikur Enver Hoxha i quan profesorët e vet të pagabueshëm, ishin në fakt ideatorët e gjithë asaj tragjedie, e cila për nga përmasat e saj do të mbetet sigurisht në ekstremin e një vëllavrasjeje të paragjykuar.
Se çfarë ishin këta komunistët shqiptarë të asaj kohe, vështirë ta përfytyrojë dikush që nuk e ka jetuar katrahurën shqiptare në ato vite. Në emër të gjeneralizmit Tito, këta dy kriminelë sllavë jepnin urdhra për krijim batalionesh e brigadash partizane, i udhëhiqnin këta "nga fitorja në fitore" dhe godisnin me çdo mjet dhe mënyrë nacionalizmin e ndershëm shqiptar.


Fatkeqësia e disa shqiptarëve të mjerë në vitet 1944-1945, ishin se u bindën plotësisht që Shqipërinë e çliroi "shoku Tito" dhe aspak gjaku i shqiptarëve. Dy kriminelë sllav, me të marrë vesh ç'ndodhi në Mukje (atëherë ata merreshin me formimin e brigadës së Mehmet Shehut), u alarmuan menjëherë dhe vrapuan të shkundin Enver Hoxhën nga gjumi. Shumë pjesëmarrës të veprimeve komuniste pas Mukjes dëshmojnë edhe sot për atë që ka ndodhur. Por, ndërsa sot është e qartë se kush e denoncoi Mukjen si tradhti, njihet gjithashtu se cili inicioi luftën vëllavrasëse duke përpjekur të vriste dy zogj me një gur. Ky ishte pikërisht Dushan Mugosha, i cili këmbëngulte që të goditej Balli Kombëtar nga njëra anë, dhe të luftohet edhe armiku nga partizanët shqiptarë si në Shqipëri dhe në Jugosllavi.


Lidhur me fillimin e luftës civile, në librin e tij titulluar, "Fitorja e hidhur", ser Rexhinald Hilbert, pjesëmarrës në misionin anglez në Shqipëri 1943-1944, shkruan: "Është gjetur ai që ka ndezur luftën civile në Shqipëri. Siç është shprehur në vlerësimin e fundit të përdyjavshëm, ai është një i huaj komunist serb dhe quhet Ali Dushanovic...". Në vlerësimin e tij, Hilbert mbështetet në një dokument të publikuar më 9 janar nga një punonjëse e shërbimit të fshehtë anglez, Margaret Hezlak, e cila me këtë rast informon eprorët e vet. Lufta vëllavrasëse e nisur në shtatorin e vitit 1943, përfundimisht shënon vijën e demarkacionit midis dy forcave të vetme politike shqiptare, të Ballit Kombëtar dhe komunistëve. Madje, kjo vijë demarkacioni do t'i ngjante një humnere gjigante ardhur jo për shkak të tërmetit natyror, por si rrjedhojë e internacionalizmit "bamirës" proletar, të përqafuar përjetësisht prej bolshevikëve shqiptarë. E keqja është se kjo luftë vëllavrasëse, e cila u iniciua prej kriminelëve sllavë, u përhap me shpejtësi të madhe në të gjithë shtetin amë si dhe në Kosovë e Maqedoni, e në të gjitha trevat shqiptare.


Të udhëhequr prej partisë "nënë" jugosllave, shqiptarët komunistë i drejtuan armët vëllezërve dhe baballarëve të tyre. Në këto kushte, mjaft djem të prirë për të përqafuar sllavizmin u zhgënjyen, të tjerët në radhët e çetave nacionaliste u vranë, u masakruan e pushkatuan. Në mesin e shekullit 20, idealet merrnin jetë njerëzish të pafajshëm në Ballkanin gjaknxehtë.


Balli Kombëtar u përpoq me të gjitha format edhe mbas prishjes së kësaj marrëveshje nga sllavo-komunistët, që në Shqipëri të mos ndodhte gjakderdhje, që vëllai të mos vriste vëllanë, që djali të mos vriste babanë, por kjo ishte e pamundur. Kriminelët komunistë filluan luftën vëllavrasëse me një egërsi shtazore, ata vranë në të katërta anët e Shqipërisë .


E filluan nga Gjirokastra, duke vrarë Rukmedin Dino me katër vetë, tradhtuan çetën e Hysni Lepenicës, duke vrarë 34 komandantë çetash.
Vranë në Devoll shqiptarin nga Kosova, Zia Gashin, Hadi Kazimatin me 6 të tjerë, vranë me atentat sekretarin e rinise së Ballit Kombëtar, Hazis Shara, masakruan ne Matjan të Lushnjës 67 ballistë. Serisht vranë në Gjirokastër avokat Emin Kokolarin, Tajar Carcanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushuin, Sefedin Haderri, Boco Kalo, 70 vjeç, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun, me gjithë të birin 15 vjeç, Vasil Shainin, Dino Matua dhe Hajlo Lato.


Sërish në Korçë, çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjvica masakroi në mënyrë më barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenë hundët dhe veshët, u nxorën sytë, u thyen krahët. Në Kavajë kapin dhe vrasin dy djelmoshat, Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo, sërish në Korçë ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskovin me gjithë të birin. Në Tiranë vrasin Azis Çamin. E pra, të gjithë këta ishin shqiptarë, por tragjedia vëllavrasëse arrin kulmin e saj në përroin e Shipskës, në Voskopojë të Korçës. Zbulohet krimi i radhës, kufomat e shqiptarëve arrijnë në 180 vet, gjetur pas 3 muajsh të masakruar barbarisht, prerë krahë, këmbë e kokë, të cilët ishin nga qytetet Vlorë, Berat, Korçë etj. Në Tiranë, më 14 nëntor 1944, në hotelin "˜Bristol', sot Muzeu Kombëtar, vrasin 14 vetë: Isamil Petrela, tre vëllezërit Kokolari, Lluka Xhumari, Nebil Cika dhe kunati i tij, së bashku me pesë të tjerë.


Këto janë disa nga statistikat të cilat tashme janë të dokumentuara, por nga arshivat tona mund të themi me siguri se janë 4000 deri në 6000 shqiptarë. Këto krime barbare kanë kryer komunistët në luftën vëllavrasëse, ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë në vitet 1943-1944. Ishin me dhjetëra burra nacionalistë, që duke mos duruar dot gjakderdhjen e shqiptarëve, u larguan për të vazhduar luftën dhe punën e tyre në mërgim kundër ideologjisë komuniste, por eshtrat e tyre treten akoma në dhe të huaj. Dëshmorët e Ballit Kombëtare janë me qindra e me mijëra, duke rënë për çështjen kombëtare. Mbas pushtimit të Shqipërisë nga komunistët, serish vazhduan të merrnin udhë pushkatimet, vrasjet, burgosjet, internimet dhe dëbimet për 50 vjet ndaj kësaj shtrese më fisnike të kombit shqiptar.


Prandaj menduam ta bëjmë këtë shkrim me titull: Të mos harrojmë tradhtinë e komunizmit, por të festojmë Mukjen, si kuvendin e bashkimit të shqiptarëve.


Edhe sot, fryma, mentaliteti komunist po shoqërojnë politikën shqiptare, fyerjet, sharjet, pabesia, tradhtia, kërcënimet, shpifjet, gënjeshtrat po i mbajnë të përçarë shqiptarët, thjesht për interesat e tyre personale dhe partiake. Gjej rastin në këtë ditë të shënuar të bashkimit dhe vëllazërimit të shqiptarëve, t'i bëj thirrje politikës shqiptare të përcjellin frymën e bashkimit, dhe jo të përçarjes, frymën e vëllazërimit, dhe jo të ndarjes, frymën e dashurisë, dhe jo të urrejtjes. I bëj thirrje qeverisë shqiptare, historiografisë shqiptare, që në tekstet shkollore të historisë të largojnë frymën dhe mentalitetin komunist, duke e zëvendësuar atë me frymën kombëtare, që brezat e rinj të edukohen me ndjenjën e atdhedashurisë, patriotizmit dhe historia e Shqipërisë të futet në shtratin e plotë të saj kombëtar. Në historinë e Shqipërisë të vendosen dhe të trajtohen disa dokumente, fakte dhe ngjarje. të cilat janë në përputhje me frymën kombëtare si "˜Nacionalizma Shqiptare', prill 1939, "˜Dekalogu i Ballit Kombëtar', i vitit 1942, "˜Marrëveshja e Mukjes', gusht i vitit 1943.


I propozoj qeverisë shqiptare që në Mukje të ngrihet muzeu i këtij Kuvendi kaq të rëndësishëm, për t'ju përcjellë vizitorëve dhe gjithë shqiptarëve frymën e Bashkimit dhe Vëllazërimit Kombëtar. Ky pra, është dhe duhet të jetë misioni fisnik i çdo shqiptari të ndershëm, për t'i shërbyer forcimit dhe lartësimit të kombit tonë. Në mbështetje të kësaj fryme, i bëj thirrje Presidentit të Republikës, z.Bamir Topi dhe i kërkoj të vlerësojë kontributin e të gjithë patriotëve shqiptarë dhe nga ky proces shqiptarët do të dalin më të bashkuar drejt rrugës së pajtimit kombëtar. Nëse nuk realizohet kjo, pajtim kombëtar nuk do ketë.

Adriatik Alimadhi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ligji i ri për gjuhën shqipe në MaqedoniNga Qeriman Bekteshi (08.02.2009)
Parlamenti i ri: mbi gjysma deputetë për herë të parë (07.29.2009)
Në Prishtinë u mbajt konferenca "Kosova dhe vendet arabe: Të arriturat dhe Pritjet" (07.29.2009)
Prurje të mëdha pushuesish nga Kosova e Mali i Zi (07.29.2009)
Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009Nga Abas FEJZULLAHI (07.26.2009)
Në Valbonë turizëm sipas traditës dhe biznes fitimprurësNga Riza Hoxha (07.20.2009)
Sul Demollari kapiten i futbollit shqiptarNga Agron SEJAMINI (07.20.2009)
Kosove: Nxirren 11 trupa nga varri masiv - mes tyre edhe 4 femije (07.15.2009)
Letër drejtuar Kryeministrit Sali Berisha: E gezofshi fitore (07.09.2009)
Bisedë me zemër "të hapur"Nga Rozi Theohari - Boston (07.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]