VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në Prishtinë u mbajt konferenca "Kosova dhe vendet arabe: Të arriturat dhe Pritjet"

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Në Prishtinë u mbajt konferenca "Kosova dhe vendet arabe: Të arriturat dhe Pritjet"
E Mërkurë, 07.29.2009, 05:58pm (GMT+1)

 

 

Klubi për Politikë të Jashtme organizoi konferencën në temën "Kosova dhe vendet arabe: Të arriturat dhe Pritjet". Veton Surroi tha se konferenca ka për qëllim nxitjen e një komunikimi intelektual dhe të sinqertë për të arriturat dhe pritjet që kemi në procesin e ndërtimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe shteteve arabe Ndryshe, pjesëmarrësit nga vendet arabe theksuan nevojën e intensfikimit të diplomacisë parlamentare dhe kontakteve ekonomike dhe kulturore në mes Kosovës dhe popujve arabë.

 

Veton Surroi, kryetar i Klubit për Politikë të Jashtme, tha se qëllimi i konferencës ishte tejkalimi i paragjykimeve që ngritën ndaj shteteve arabe dhe nxitja e një komunikimi intelektual. Sipas Surroit edhe vendet arabe janë shoqëri në tranzicion dhe më këto shtete na lidhë edhe procesi i shtetndërtimit.

Deputeti i Parlamentit irakian Alaa Makki, tha se kishte ardhur në Kosovë që të përkrahë popullin e Kosovës dhe të ndihmojë në thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
"Duhet të forcojmë marrëdhëniet mes dy parlamenteve të intensifikojmë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe ato kulturore. Iraku ka përkrahur anëtarësimin e Kosovës në BB dhe do ta përkrah edhe anëtarësimin e saj në OKB", ka deklaruar deputeti irakianë Alla Makki
Deputeti në Parlamentin Egjiptian, Gamal Zahran, tha se ndihet i turpëruar që shteti i tij ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke ditur edhe kontributin që ka dhënë Mehmet Ali Pasha në krijimin e shtetit modern të Egjiptit.

"Unë mendoja se Egjipti do të jetë shteti i parë i cili do ta njihte Kosovën.
Për fat të keq jam shumë i turpëruar. Do të kërkoj në Parlament që Egjipti ta ketë në prioritet njohjen e Kosovës, marrë parasysh lidhjet e thella historike në mes të dy popujve tanë", ka thënë deputeti Zahran.
Oraib Al-Ratavi drejtor i qendrës Al Kuds nga Jordania, tha se ngecjet për njohjen e pavarësisë së Kosovës janë rezultat i neglizhencës së dyanshme. Sipas tij bota arabe nuk ka qëndrim të përbashkët jo vetëm për Kosovën, por për asnjë çështje tjetër, përfshi Palestinën.

"Amir Musa përpiqet të flasë në emër të botës arabe, por kjo nuk është e vërtetë. Në këto shtete nuk ka demokraci, por sisteme centraliste ku mbi 20 vjet udhëheqin sundimtarë të njëjtë", ka theksuar z. Al Kuds.

Delegacioni arab tha se me kontakte më të shumta shpresohet të ngritët nivelit i komunikimit mes Kosovës dhe vendeve arabe.RTK
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Prurje të mëdha pushuesish nga Kosova e Mali i Zi (07.29.2009)
Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009Nga Abas FEJZULLAHI (07.26.2009)
Në Valbonë turizëm sipas traditës dhe biznes fitimprurësNga Riza Hoxha (07.20.2009)
Sul Demollari kapiten i futbollit shqiptarNga Agron SEJAMINI (07.20.2009)
Kosove: Nxirren 11 trupa nga varri masiv - mes tyre edhe 4 femije (07.15.2009)
Letër drejtuar Kryeministrit Sali Berisha: E gezofshi fitore (07.09.2009)
Bisedë me zemër "të hapur"Nga Rozi Theohari - Boston (07.06.2009)
Përurohet restaurimi i Teqesë së Dervishit të Luzhës, monument kulture, vepër e Azem Hajdarit (06.27.2009)
"Vatra" kërkon nga votuesit shqiptarë të respektojnë me rigorizitet standartet demokratike të zgjedhjeve (06.26.2009)
Kombi shqiptar, Europa dhe ZvicraNga Alfred Papuçiu (06.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]