Përgjigje çjerrjeve të Kristo Papës, dhe jo hasëm për luftë, por vëllezër të
një gjaku dhe gjuhe
Deputeti i Agimit të Artë Kristo Papa vazhdon të bëjë deklarata ekstremiste
duke provokuar kombin dhe shtetin shqiptar. Por nga buron urrejtja e Kristo Papa
i cili është shqiptar ortodoks, që e di shumë mirë gjuhën shqipe, gjuhën e
heronjve të revolucionit të 1821, gjuhën që e flisnin dhe e flasin shumë
personalitete të Greqisë?
Kristo Papa lindi në vitin 1962 në Athinë, ai është i pagëzuar me emrin e gjyshit
që ishte prift, origjina e tij është nga fshati Lipa që i përket zonës së Lakka
të Sulit, krahinë që historikisht është banuar dhe banohet nga arvanitas ose
grek me origjinë shqiptare. (Greqia duke patur popullsi nga kombet e tjera si
arvanitas, sllavë, ortodoks nga Azia e vogël, çdo 10 vite u ndërron fshatrave
se kujt Prefekturë duhet ti përkasin, kjo bëhet me qëllim për të bërë
ngatërrimin e studiuesve të statistikave për popullsinë në Greqi). Fshati Lipa
nga është origjina e vërtetë e familjes Kristo Papa është themeluar si fshat
midis shek.16-17 nga suljotët dhe ndodhet 51 km larg qytetit të Janinës. Lipa
ka rreth 50 banorë sot dhe i përket komunës së Sellon të Bashkisë së Janinës.
Ka një kala të vjetër dhe një kishë.
Në vitin 1997 Kristo Papa bashkë me familjen rikthehet në Janinë ku hapi një
biznes për shitjen e mobiljeve COCO-MAT. Është babai i tre fëmijëve.
Kristo Papa që në fëmijëri u edukuar me frymën e heronjve revolucionar të 1821
që ishin nga Suli, të cilët prej shumë vitesh ishin kundërshtarët më të mëdhenj
të Perandorisë Osmane dhe të pushtetit të Ali Pash Tepelenës. Figurat e
heronjve shqiptar të Sulit u bënë objekt frymëzimi të poetëve me famë në ato
vite. Babai i Kristos, Ilia Kristo Papa ka lindur në vitin 1924, dhe ishte
fëmija i pestë i një prifti të thjeshtë dhe një mësuese. Në moshën 17 vjeçare
ju bashkëngjit trupave të Napolon Zervës. Majori Ilia Kristo Papa merr pjesë
direkt në ndërhyrjen ushtarake të kolonel Gjeorgjio Papadhopulos i cili
instalojë diktaturën ushtarake në Greqi nga viti 1967-1974. Ushtaraku Ilia Papa
u caktua në trupat e besueshme të sigurisë së Papadhopulit të cilin e emëroi më
vonë Komisioner i qeverisë në Bankën Greke. Pas rënies së diktaturës më 1974,
edhe pse u arrestua me akuzë për tradhti nga deputeti i PASOK, Evangjelo
Janopulos, ai i shpëtojë burgut falë bashkëpunimit që vazhdojë me Kostandin
Karamalisin. Në vitin 1975 doli në pension bashkë me qindra ushtarak që i
kishin shërbyer sistemit diktatorial të Gjeorgjio Papadhopulos. Në moshë të
thyer 89 vjeçare Ilia Papa vazhdon të jetë aktiv i organizatës Agimi i Artë dhe
të propagandojë tek rinjtë frymën e juntës diktatoriale të Papadhopulos dhe të
ideologjisë naziste Hitleriane.
Diktatori Papadhopulos ishte arvanitas, shpeshherë intelektualët arvanitas në
fillim të viteve 1980 arrestoheshin nga sigurimi grek me pretekstin se po
ringjallin ideologjinë e Papadhopulosit, këtë e ka deklaruar i ndjeri Aristidh
Kola në një intervistë që ja mora dy muaj para se të vdiste ku thotë: "Në
fshatin e parë që shkuam, na pritën me lot në sy arvanitasit. Bëmë një takim të
bukur, ku merrnin pjesë mbi 2.000 veta, por u zgjuan sigurimsat e shtetit grek
(ASFALIA) dhe SFEVA (organizatë për çlirimin e Vorioepirit). U futën brenda në
godinë, duke bërë rrëmujë, na bllokuan dhe përzunë popullin arvanitas të
fshatit. Të nesërmen, të gjitha gazetat e majta dhe të djathta shkruanin për
ne, duke na sharë dhe thënë "njerëzit e Papadhopulit u zgjuan".
Figura më e dashur e
Kristo Papës është Skënderbeu, Kolokotroni dhe Ali Pasha, këtë ma kanë thënë
disa miq të afërt të Kristos të cilët janë arvanitas dhe me deklaratat e kohëve
të fundit të tij antishqiptare janë habitur dhe distancuar.
Megjithatë mendimi im është se deputeti Papa po bënë një punë të lavdërueshme
me deklaratat ekstremiste duke i treguar botës perëndimore se Greqia mbetet një
vend primitiv ku feja ngatërrohet me kombësinë si në mesjetë, ku në Greqi ka
forca të ideologjisë naziste të cilat rrezikojnë të përhapen në vendet e BE si
oktapod. Besoj se problemet e brendshme të Greqisë bëjnë që klasa politike e
saj të gjejë ngushëllime duke reflektuar me dhunë kundër emigrantëve dhe
shqiptarëve në veçantë. Kjo është një metodë e njohur për ne që kemi jetuar
disa vite të jetës në atë vend.
Deklarata tej ekstremiste e Kristo Papës se nëse Agimi Artë vjen në pushtet do
i shpalli luftë Shqipërisë është bërë për marketing politik prandaj unë
publikisht do ta pyesja se kundër kujt do luftojë Kristo Papa? Kundër nipave të
Marko Boçarit (1790-1823) që jetojnë në Vlorë, kundër nipave të të Kiço
Xhavellës (1801-1855) që jetojnë në Leskovik dhe Tiranë me mbiemër Tasho apo
kundër nipave të Gjeorgjio Llalla- Karaiskaqit (1782-1827)që jetojnë në
Gramsh-Elbasan dhe Tiranë!?
Dua të sqarojë lexuesit se arvanitasi Kiço Xhavella është ish-kryeministër i
Greqisë, një pjesë e fisit të tij jetojnë në Shqipëri, pjesë nga Fisi i
Boçarëve jetojnë në Vlorë, ndërsa Gjeorgjio Karaiskaqi është djalë i Dhimitër
Isko Llalla.
Gjergj Llalla i parë nga Suli kishte djalë Dhimitër Isko Llalla që bënte pjesë
në trimat më të besueshëm të Ali Pashait. Dhimitër Llalla përdhunoi Zoinë në
vitin 1781, një grua e ve, por shumë e bukur e cila kishte lidhje me Ali
Pashain. Nga ky përdhunim lindi një fëmi që do të quhej Gjergj Llalla, i
pakëzuar me emrin Gjeorgjio Karaiskaqi (1782-1827), hero i Revolucionit grek të
1821. Pra, Gjergj Karaiskaqi është djali i Zoisë dhe i Dhimitër Llalla, edhe
emrin Gjeorgjio e ka nga gjyshi, Gjeorgjio Llalla. Në moshën të rritur Gjergji
Llalla i dytë u pagëzua i krishterë nga Ndre Karaisko i cili i dha mbiemrin e
tij Karaiskaqi. Këtë e shkruan Dhimitër Grillo në librin e tij për Arvanitasit.
Mbas përdhunimit Ali Pashai ndjek Fisin Llalla, dhe morën rrugën për në Malin e
Tomorrit, u vendosën në krahinën e sotme të Sulovës e cila duhet ta ketë marrë
emrin nga Suli i Janinës sepse pothuajse e gjithë popullsia e kësaj krahine
kanë mbiemra që i ndeshim edhe ne Sulin e Ali Pashait. Këto të dhëna i gjejmë
në arkivën e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë të botuar në vitin 1984.
Dua të shtoj se mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së
krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morën
drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorit duke u vendosur disa në Leskovik
dhe afër qytetit të sotëm të Gramshit, formuan fshatrat: Shën Mëri, Shën
Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj. Nëse do vëreni disa
fshatra kanë emrat të krishterë, por që janë mysliman sot, kjo tregon për
origjinën e tyre të vjetër. Duhet të dimë se ekziston ende një rrugë nga
Janina-Leskovik-Korçë-Gramsh, kjo rrugë nuk është e re, por e hershme.
Banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e gardës të Gjergj Kastrioti
Skënderbe. Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, rreth 200 luftëtarë
arvanitas me familjet e tyre formuan fshatin e Sulit afër qytetit të Janinës
dhe luftonin kundra turqve për lirinë e tyre. Më vonë Suli u zgjerua nga një
fshat në krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamë. Ata, për t'i
shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të
Çamërisë rreth viteve 1500-1600 dhe u vendosën në Sul të Janinës, krijuan
fshatra të rinj me emra shqiptar. Që një pjesë e popullsisë së suliotëve janë
çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik "Suljotët janë një farë e Çamërisë,
njëra prej katër degëve të Shqipërisë". Ndërsa studiuesi Ciapolini thotë-
"Suljotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e
dialektit të Çamërisë". Mundeni këto ti gjeni në disa arkiva, por edhe në
Institutin për Çështjen Çame në Tiranë.
Më vjen keq që historianët tanë i anashkalojnë me qëllim disa gjëra të vërteta
rreth shqiptarëve të Greqisë, nëse ne do ishim marr më seriozisht me këto
çështje grekët dhe shqiptarët do ishin më afër duke mos i ngritur kurthe
njeri-tjetrit.
Kristo Papa ideologu nazist
Nëse do shohim organizata e Agimit të Artë nuk janë vetëm nazistë, as
neonazistë, por janë diçka tjetër për të cilët bota duhet të trembet. Ata janë
një organizatë e errët, e tmerrshme të cilët promovojnë ushtrinë naziste të
Hitlerit për të cilën bota e sotme ndjenë ende dhimbjet që i shkaktojë ajo
ushtri me ideologjinë e saj vrasëse deri në zhvarrosje të kombeve.
Kristo Papa që ne e shohim duke dhënë deklarata për një luftë midis Greqisë dhe
Shqipërisë ishte drejtuesi i shtypit dhe propagandës së Agimit të Arta, në
shkrimet që shkruante Papa ngrinte lartë figurat e nazistëve gjerman me një
përkushtim patologjik. Agimi i Artë si organizatë u themelua për të dobësuar
partitë e majta në Greqi, jo kundër shqiptarëve, bile shpesh herë në revistën e
tyre botoheshin shkrime ku thuhej se grekët dhe shqiptarët janë vëllezër. Por
pas viteve 2000, kjo organizatë u bë kundërshtarja më e fortë e emigrantëve
shqiptar dhe Shqipërisë. Mendoj që këtu duhet të kenë gisht Lobi sllavë në
Greqi që është shumë i fuqishëm dhe kisha ortodokse.
Nëse do shohim nga e kanë origjinë shumica e deputetëve të Agmit të Artë do
vërejmë se shumica e tyre vijnë nga fshatrat arvanitas si p.sh Nikolaos
Mihalolakos, Eleni Zarula, Kristo Papa, Mihail Arvaniti, Nikolaos Mihas
(mbiemri këtij ka qenë Bythkali para shumë viteve sepse e njoh familjen e tij),
Dhiumitrios Kukuçi, Estathios Bukuras(edhe një kushëririn e këtij e njoh,
flasim shqip shumë mirë), Ilias Kacidharis etj. Lirisht mund të them se po tu
bëhet ADN do dali se e kanë të njëjtë me shqiptarët, por për fat të keq shteti
shqiptar nuk ka Institucione që të merren më seriozisht me këto gjëra dhe
ministria e jashtme nuk ka diplomatë që kanë njohuri për arvanitasit. Kjo më
dhemb shumë, prandaj ftoj publikisht ndonjë historian dhe studiues të më
kundërshtojë këto që shkruaj.
Agimi i Artë përdor simbolet e vjetra shqiptare
Në përgjithësi organizata "Agimi i Artë" përdor simbolet e vjetra shqiptare,
ajo si ngjyrë kryesore ka fushën e kuqe me shkronja të zeza dhe shqiponjën dy
krenare që është simboli i familjes së Kastriotëve. Por pasi fitoj disa vende
në Kuvendin e Greqisë ndryshojë ngjyrat nga e Kuqe e Zi në të Kaltër me të
Bardhë, kjo u bë pasi partitë majtiste i akuzuan se janë me origjinë shqiptare
dhe përdorin ngjyrat e flamurit të Skënderbeut.
Në numrin e revistës të Agimi i Artë të Tetorit 1986 shkruhej me shkronja të
madh: "Grekët dhe Shqiptarët, një popull, një racë, një atdhe". Shkrimit në
fjalë revista i kishte kushtuar dy faqe të saja ku jepeshin të dhëna mbi
lidhjet e dy popujve. Shkruesi i atikullit thotë se shqiptarët dhe arvanitasit
janë e njëjta gjë. Ai jep disa të dhëna në lidhje të ngjashmërisë së gjuhës së
Omerit me gjuhën shqipe si dhe flet për Pirron, Kostandinin e Madh,
Justinianin, Kolokotroni etj., të cilët ishin ilirë. Me interes është fakti se
autori i shkrimit të botuar në revistës e "Agimit të Artë" është njeri nga
themeluesit dhe drejtuesit kryesor i cili ka vënë iniciale FAETHON.
"Grekët dhe shqiptarët janë vëllezër të një racë" shkrimi i mëposhtëm u botua
më Tetor 1986, në revistën e Agimit të Artë dhe vjen në gjuhën shqipe i
shkurtuar.
* * *
Përkundër fraksioneve të degjeneruara koleriane dhe institucioneve, opinioni
jonë i ndershëm dhe krenar gjithmonë nuk ka injoruar çmimin e sakrificës. Në të
njëjtat ritme përtërimë origjinën tonë, duke prekur një çështje të nxehtë
kombëtare, duke përcaktuar gjakun e hershëm dhe prejardhjen, rezultat i
botëkuptimit të racës sonë dinamike. Duke hedhur tutje propagandën e partive
politike të injorantëve dhe të aparatçikëve, të cilët i referohen me pasion
patriotik historisë duke predikuar ngjashmërinë e patundur të grekëve me
shqiptarët apo Arvanitasit. Mendimi, dokumentimi, tradita e lashtë dhe
njohuritë shtrihen në ditët e sotme dhe kanë përqafuar çdo fushë të kulturës
sonë. Përtej ngjashmërisë dhe afrimitetit të grekëve të lashtë me ilirët,
nëpërmjet origjinës indo-evropiane, vëzhgimi i kujdesshëm i historisë përforcon
identifikimin e ekzistencës kombëtare. Duke njohur vlerat e luftës dhe
përpjekjeve të heronjve tanë shprehim drejtësi historike duke nderuar
përpjekjet e tyre pavarësisht origjinës së tyre të specifike. Në njohjen e
gjerë të Greqisë do të duhet të shtojmë dhe shpërthimet e kësaj historie, duke
kujtuar këtu luftërat e Pirros, të Teutës, të Farias, të Gentit kundër
Perandorisë Romake. Por, edhe në vijim dhe ato të periudhës së Perandorisë
Bizante, strategët ilir si, Velisari dhe Vranajt, por dhe vet perandorët
Konstandini i Madh (nga Dardania), Anastasi, Juliani dhe Leon Zguri, i japin
historisë një përgjigje më të plotë. Vlerësimi se, vitaliteti me të cilin kanë
vaditur nënën Greqi këto fise të pasur të atdheut është jo vetëm e nevojshme,
por edhe e vërtetë. Sepse luftëtarët e zjarrtë që lanë gjurmë me aktet e tyre
heroike dhe dhanë jetën në More, Rumeli, në zonën e "˜Shtatë Ishujve', në Epir
dhe në zona të tjera padyshim i dhanë një shtysë të madhe me qëllim që të
ndihmojnë vëllanë e jugut, i cili ishte rebeluar kundër osmanëve, kështu që me
të drejtë përshkruhen si Dorët (fisi ilir) e helenizmit modern. Prapa
fanatizmit dinak dhe tkurrjeve të pakuptueshme që qëllimisht fshehin një nga
elementët më të bukur të historisë sonë, shfaqet sakrifica dhe trimëria
Arvanitase gjatë kohës së revolucionit kombëtar më 1821. Sakrifica e familjes
Gjika në Moldavi, besalinjtë dhe burrëritë e Buajve, Grevenarëve e mbrojtësit
të madh të familjes së Shkurtëve, Buzara, e Bardhëve, Llallave dhe Suliotëve si
dhe shpallja e shpërthimi i revolucionit grek në Mesini në Mars të 1821-t nga
Dredhët, luftëtarët e panumërt në mbrojtje të ishujve të Idrës dhe Speces.
Figura të pakthyeshme me kalimin e kohës si Kokali, Andruço, Kaçioni, Grindali,
Plaputa, Kaçandoni, Mjauli, Kolokotroni, Spiromilo, Bubulina, Karajskaqi,
Kundurioti, Boçari etj. Të gjithë këta kanë qenë eksponentë të luftës
anti-turke dhe pasardhës të Aleksandrit të Madh të Ballkanit, Gjergj Kastriot
Skënderbeut së bashku me figurën shumë të keqkuptuar të labit Ali Pashë
Tepelena...
(Dielli)