VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Prishtina: 98 për qind e demarkacionit ka përfunduar

                                                                                      

E Shtunë, 05.11.2024, 03:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Prishtina: 98 për qind e demarkacionit ka përfunduar
E Enjte, 09.17.2009, 12:45pm (GMT+1)

 

 

Anëtarët e komisionit qeveritar të Kosovës për demarkacionin e kufirit, kanë deklaruar se 98 % e vijës kufitare me Maqedoninë deri më tani është përfunduar, por nuk shprehen optimistë që ky proces të përfundoj brenda këtij viti.

Prof. Murat Meha, anëtar i këtij komisioni, është shprehur se po punohet në aspektin teknik që të përfundojë edhe 2 % të vijës së papërcaktuar në vendin e quajtur Kodra e Furrës, vend ky i cili është vlerësuar si pikë më delikate gjatë tërë këtij procesi.

"Nuk ka asnjë ndryshim të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe i gjithë procesi i demarkacionit vlerësohet i suksesshëm", kanë deklaruar anëtarët e komisionit të Qeverisë së Kosovës për demarkacionin gjatë një vizite sot në Viti. Prof. Murat Meha ka deklaruar se 98 % e vijës kufitare me shtetin e Maqedonisë është përfunduar dhe se ky përkufizim nënkupton se interesi i shtetit është ruajtur, sikur se edhe interesi individual i banorëve të fshatrave kufitare. Ai tha se interes i yni kombëtar është që procesi i demarkacionit të përfundojë me të gjitha shtetet që i kemi përreth.

Për zonën e cila ka mbetur e papërfunduar në vendin e quajtur Kodra e Furrës e cila vazhdon të mbetet shqetësim për banorët e Debelldeut, prof Meha tha se kjo do të përfundojë së shpejti. "Pikërisht tani edhe këto 2 % të vijës kufitare që kanë mbetur të papërfunduar , jemi duke punuar në atë drejtim si në aspektin teknik por edhe sigurisht në nivele tjera do të merren me këtë çështje që të gjendet një zgjidhje e favorshme për të gjithë, tha Meha.

Deklarimet e mëhershme të palës maqedonase se kufiri ka përfunduar, për anëtarin tjetër të komisionit gjeneral Behar Selimin, procesi konsiderohet i përfunduar deri sa të filloj mirëmbajtja e vijës kufitare. " Nga trekëndëshi Kosovë-Shqipëri-Maqedoni deri në trekëndëshin Serbi-Kosovë-Maqedoni është përfundua 98 % e zonës kufitare, por procesi konsiderohet i përfunduar kur fillon mirëmbajtja e vijës kufitare. Duhet të shënohet, duhet të vendosen shenjat, të kryhet fotografimi, të bëhet nënshkrimi i procesverbaleve dhe protokolleve nga Parlamentet e të dy shteteve, atëherë mund të vlerësojmë se ka përfunduar i gjithë procesi i demarkacionit të kufirit Kosovë-Maqedoni", është shprehur Selimi.
 
Ai u shpreh me tej optimist se çështja e demarkacionit do të zgjidhet në favor të qytetarëve kosovarë, të cilët prej disa vitesh nuk mund te shfrytëzojnë tokat e tyre. Ndonëse ishte përcaktuar që shënimi i vijës kufitare të përfundoj më së largu deri në muajin maj, zyrtarët qeveritar për demarkacionin, shprehen skeptik të rrumbullakohet ky proces brenda këtij viti, për shkaqe të kushteve klimatike dhe çështjeve tjera teknike. (http://ina-online.net)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ivanov: Pas vendosjes së gurëve kufitarë Shkupi dërgon ambasadorin në Prishtinë (09.17.2009)
Strasburgu "zbarkon" në Shkup, dënimi i shqiptarëve nën lupën ndërkombëtare (09.16.2009)
Ende në morg mbetjet mortore të identifikuara (09.16.2009)
Pse na shohin si një bandë masive që duhet disiplinuarNga Albin Kurti (09.15.2009)
Ata po rrejnëNga Avni Zogiani (09.15.2009)
NOA: Përmbledhje - Protesta e Prishtinës, kundër protokolleve dhe hipokrizisë (09.15.2009)
Reportazh nga greva e urisë (09.14.2009)
Nënat e të pagjeturve prej sot kanë hyrë në grevë urie (09.14.2009)
Nënat e të zhdukruve paralajmërojnë grevë urie (09.14.2009)
OJQtë nesër (e hënë) demonstrojnë kundër protokollit EULEX - Serbi (09.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]