VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Strasburgu "zbarkon" në Shkup, dënimi i shqiptarëve nën lupën ndërkombëtare

                                                                                      

E Shtunë, 05.11.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Strasburgu "zbarkon" në Shkup, dënimi i shqiptarëve nën lupën ndërkombëtare
E Mërkurë, 09.16.2009, 05:59pm (GMT+1)

 

 

Së shpejti, përfaqësues të Gjykatës së Strasburgu do të vijnë në Maqedoni. Në mesin e tyre është edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Ata kanë njoftuar se do të kërkojnë të dhëna, fakte, dhe informacione shtese për rastet në fjalë, për të zbardhur të vërtetën për fatet e njerëzve që po kalben nëpër burgjet e Maqedonisë.

 

Lajmi bëhet i ditur nga Forumi Ndërkombëtarë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) me seli në Frankfurt të Gjermanisë. Kjo organizatë kohë më parë i ka dërguar pranë Gjykatës së Strasburgut rastet e njohura të dënimit me qindra vite burg të shqiptarëve në Maqedoni.

"Lëndët janë pranuar nga Gjykata e Strasburgut dhe se së shpejti përfaqësues të këtij institucioni të drejtësisë do ta vizitojnë Maqedoninë, për të grumbulluar fakte dhe informacione shtesë për këto lëndë, saktësisht për Rastin e Sopotit, Brodecit, dhe Manastirit", ka theksuar Idriz Sinani, nga përfaqësia e IGFM-së në Maqedoni.

Rasti i Brodecit dhe Sopotit janë të njohura për opinionin, ndërsa rasti i Manastirit ka të bëjë me një rast të montuar për vrasje, ku si të akuzuar dhe të dënuar me nga 12 vite burg janë vëllezërit Klenja nga Manastiri.

Kryetari i IGFM në Maqedoni, Idriz Sinani ka deklaruar për agjencinë e lajmeve INA se këtyre ditëve ka marrë një telefonat nga Strasburgu përmes së cilës është konfirmuar se kërkesa për shqyrtimin e lëndëve të lartpërmendura është pranuar, por se nevojiten informacione shtesë.

"Së shpejti përfaqësues të Gjykatës së Strasburgu do të vijnë në Maqedoni. Në mesin e tyre është edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Ata më kanë njoftuar se do të kërkojnë të dhëna, fakte, dhe informacione shtese për rastet në fjalë, për të zbardhur të vërtetën për fatet e njerëzve që po kalben nëpër burgjet e vendit", ka nënvizuar Idrizi.

Prania e përfaqësuesve të gjykatës ndërkombëtare do të nxjerrin fakte dhe dëshmi lidhur me këto raste, që u ndoqën me dënime të larta për shqiptarët, të akuzuar për vepra terroriste. (http://www.noa.al)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ende në morg mbetjet mortore të identifikuara (09.16.2009)
Pse na shohin si një bandë masive që duhet disiplinuarNga Albin Kurti (09.15.2009)
Ata po rrejnëNga Avni Zogiani (09.15.2009)
NOA: Përmbledhje - Protesta e Prishtinës, kundër protokolleve dhe hipokrizisë (09.15.2009)
Reportazh nga greva e urisë (09.14.2009)
Nënat e të pagjeturve prej sot kanë hyrë në grevë urie (09.14.2009)
Nënat e të zhdukruve paralajmërojnë grevë urie (09.14.2009)
OJQtë nesër (e hënë) demonstrojnë kundër protokollit EULEX - Serbi (09.13.2009)
OJQtë thonë se do të protestojnë më 16 shtator kundër nënshkrimit të protokollit (09.13.2009)
A duhet t'ia shesim shpirtin Evropës?Nga Milazim Mustafa (09.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]